• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Gusht, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

  • POLITIKË

    Trump letër Presdientit Begaj: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë, më të fortë dhe me të sukseshme.

    Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë

    Presidenti Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji

    Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje

    Rama thirrje qytetarëve: Denonconi shkeljet te “Hapësira ime publike”, autorët para drejtësisë

    Kryeministri Rama reagon pas protestës për lirimin e ish-krerëve të UÇK: Pse Kuvendi i Kosovës nuk ngre zërin me një rezolutë, pa dallime partish?

    Protesta në Prishtinë, Spiropali: Rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë

    Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte

    “Politico” artikull për kryeministrin Rama: Ambicia për Shqipërinë pa para në dorë deri në 2030-ën

  • SOCIALE / KULTURË

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

    Libër me vlera për  Arbëreshët e Zarës

    Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ngrihet akt-akuza e parë për dëbimin e 800 mijë shqiptarëve nga Kosova gjatë periudhës së luftës, 21 të pandehur

    Kushtetutesja në Kosovë: Votim i hapur për kryeparlamentarin

    Mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale: Drejtësi!

    Kosovë/ Ambasada britanike: Të respektohen pavarësia dhe vendimet e Kushtetueses

    Kryeministri Kurti priti në takim emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen

    Përplasja mes presidentit Milatoviq dhe zëvendëskryeministrit Gjeloshaj përfundon në Prokurori

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Retrospektive Diplomatike

Fillimet e hershme të diplomacisë zyrtare

7 Maj, 2021
in Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga libri  “ Diplomacia për të gjithë” e Dr. Jorgji KOTE  ( Toena, 2014)*

Dr. Jorgji KOTE

Diplomacia zyrtare njihet ndryshe si “diplomacia klasike, qeveritare, tradicionale, formale dhe profesioniste”, meqenëse zhvillohet nga ekzekutivi e, më konkretisht, nga Ministria e Jashtme dhe përfaqësitë e saj jashtë vendit.

Përkufizimi i saj më i njohur është: “Diplomacia – arti ose praktika e realizimit të marrëdhënieve ndërkombëtare nëpërmjet negociatave, traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”. Sipas njërit prej ekspertëve më të njohur të kësaj fushe, Ronald Peter Barston, “diplomacia zyrtare ka të bëjë me kujdesin për veprimtarinë ndërkombëtare të një shteti kundrejt një vendi, grup vendesh apo organizmash ndërkombëtarë e që realizohet nëpërmjet përfaqësuesve shtetërorë”. Sipas ekspertit tjetër të njohur të kësaj fushe, Fernando Pedro Meinero, katër funksionet dalluese të diplomacisë zyrtare janë: përfaqësimi, vëzhgimi, mbledhja e informacioneve dhe mbrojtja e interesave të shtetit dërgues.

Në kushtet e reja ndërkombëtare të krijuara pas viteve ’90, diplomacia zyrtare po ndeshet me sfidën madhore që në të gjithë veprimtarinë e saj të ushtrojë ndikim pozitiv, në mënyrë që të ndryshojë jo vetëm perceptimin, por edhe sjelljen e publikut ndaj saj; ajo po dimensionohet duke bashkëpunuar, bashkëvepruar, përvetësuar e ushtruar disa tipare të asaj që njihet si “diplomacia publike”, për të cilën do të flitet në krerët e mëposhtëm.

Që lexuesi i thjeshtë të kuptojë më lehtë e më mirë dinamikën e diplomacisë deri në ditët e sotme, po fillojmë me disa referenca fare të shkurtra historike.

Fjala “diplomat” vjen nga greqishtja, që do të thotë “një dokument me dy fletë”; në latinisht ka kuptimin “dosje”, ndërsa në Italinë e lashtë kishte kuptimin “dokument udhëtimi/pasaportë”. Pra, fillimisht kjo fjalë nënkuptonte “diploma dhe pasaporta”; më vonë ky term u fut dhe në diplomaci, duke nënkuptuar traktatet dhe marrëveshjet e ndryshme që nënshkruheshin ndërmjet shteteve.

Diplomacia ka lindur në Greqinë e lashtë në vitin 432 para erës së re. Krahas forcës ushtarake, Sparta përdori me shumë sukses diplomacinë efektive. Ajo themeloi të parën aleancë të tipit të NATO-s “Liga e Peloponezit”. Lidhur me “Kongresin e Spartës”, ku u morën vendime të rëndësishme për politikën dhe diplomacinë spartane në gjysmën e dytë të shekullit të 6-të të erës së re, një ndër diplomatët më të mëdhenj të kohës, britaniku Harold Nicolson, shprehet se “ky Kongres ishte ilustrimi i diplomacisë së organizuar nga qytetet-shtete të Greqisë së lashtë[1]. “Diplomacia u zhvillua më vonë në Kinë, Azi, vendet arabe e në Europë. Dinastitë e ndryshme në Kinë, e më vonë edhe India, Rusia, Perandoria Otomane etj., ndjenë nevojën që krahas ligjeve të forta, dhunës, forcës, luftës, konfrontimeve e sundimeve ushtarake, të përdornin edhe diplomacinë, si mjet paqësor për realizimin e qëllimeve të tyre ose për të dalë me sa më pak humbje nga situata të caktuara.

Nisur nga rëndësia dhe vështirësitë e misionit të tyre, për diplomatët u siguruan përfitime dhe privilegje të ndryshme materiale, financiare dhe morale; gjithashtu atyre u garantohej imuniteti lidhur me moscenimin e jetës dhe integritetit etj. Për këtë, ata pajiseshin me dokumente specifike udhëtimi, të cilat ishin të ngjashme me pasaportat e sotme diplomatike. Pasaporta e parë diplomatike, ose “paiza” siç quhej, ishte prodhuar në Perandorinë Mongole gjatë viteve 1206-1294. Mbajtësit e “paizave” kishin të drejtë të kërkonin ndihmë dhe mbështetje në fshatra, qytete dhe shtete të ndryshme ku shkonin për punë, si dhe për akomodim, ushqim, transport etj.

Më vonë filloi të praktikohej gjithnjë e më shpesh dërgimi për periudha të kufizuara kohe i emisarëve apo të dërguarve të posaçëm për realizimin e negociatave dhe marrëveshjeve dhe lidhjen e kontratave apo traktateve të ndryshme politike, ushtarake, juridike, ekonomike e tregtare. Ata vinin nga elita aristokrate e vendit dhe përfaqësonin sundimtarët apo të parët e shtetit, sepse bëhej fjalë për gjëra me rëndësi strategjike; për këtë qëllim atyre u jepeshin grada dhe emërtime të ndryshme diplomatike – atashe, konsull, ministër dhe më vonë ambasador, me qëllim që të kishin legjitimitetin dhe aksesin e duhur në oborret mbretërore të shteteve pritës.

Por, ndryshe nga sot, në atë kohë, këta emisarë qëndronin vetëm për periudha të caktuara e të shkurtra kohe, maksimumi një vit, deri në mbarim të negociatave apo traktateve dhe ktheheshin në vendet e tyre pas mbarimit të misionit të caktuar.

Në shekullin XIV filluan të hapeshin dhe ambasadat e para dhe të emëroheshin diplomatë për periudha kohore deri në 4 vjet. Konsullata e parë u hap në Milano dhe në Venecie. Kjo e fundit, si dhe Toskana, kanë pasur ndikim të ndjeshëm në zhvillimin e diplomacisë moderne. Kështu, Milano dërgoi më 1455 të parin përfaqësues të saj diplomatik në Francë.

Pas hezitimeve fillestare për shkak të mungesës së përvojës, frikës e drojës, pas shekullit XV, akreditimi diplomatik në ambasada dhe konsullata filloi të bëhej praktikë e zakonshme pune e vendeve më të zhvilluara. Spanja dërgoi  përfaqësuesin e saj diplomatik në Londër. Meqenëse jemi në këtë pikë, e shoh me interes të përmend “zbulimin” e profesorit të nderuar nga Kosova, Eqerem Zeneli; duke iu referuar kronikave të huaja dokumentare të asaj kohe, ai pohon se në vitin 1464, Skënderbeu dërgoi përfaqësuesin e tij diplomatik në Urbino të Italisë!

Grada më e lartë diplomatike u caktua Ambasador; këtyre të fundit u bëheshin mjaft favorizime dhe privilegje, duke filluar nga rezidenca e tyre e bollshme, me të gjitha pajisjet; u viheshin në dispozicion fonde të konsiderueshme për pritje e përcjellje, për lobing etj. Kjo praktikë dhe traditë vijon edhe në ditët e sotme, me gjithë kufizimet e diktuara nga kriza dhe vështirësitë financiare. Meqenëse ambasadorët, siç u përmend dhe më lart, vinin nga fusha e politikës dhe shumë pak merrnin vesh nga punët e diplomacisë, atyre u vihej në dispozicion një personel i konsiderueshëm me njerëz dhe profesionistë. Më vonë, meqenëse në këtë fushë kërkoheshin profesionistë të vërtetë, u çelën shkollat e para për diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Traktati mbi Paqen e Vestfalisë përbën pa dyshim një ndër pikat më madhore të referencës lidhur me evoluimin e diplomacisë. Kardinali i famshëm francez, Rischeleu, njihet për kontributin e tij të shquar për një qasje të re të diplomacisë moderne. Fundi i viteve 1700 shënon hapjen e selive të ministrive të jashtme. Por ato ishin tejet të vogla dhe me shumë pak drejtori e personel. Kështu, në vitin 1780, MPJ-ja e Francës, që ishte dhe më e madhja në Europë, kishte 70 punonjës, ndërsa homologet e saj në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani kishin vetëm dy drejtori që mbulonin kryesisht marrëdhëniet dypalëshe dhe protokollin.

Revolucioni Francez i vitit 1793 ndërpreu zhvillimet pozitive në këtë fushë. Perandori Napoleon Bonaparti njihet për predispozicionin negativ ndaj diplomatëve. Gjithashtu atij nuk i pëlqenin procedurat dhe lëvizjet e ngadalta që ishin dhe mbetën tipar karakteristik i diplomacisë. Ai shkoi deri aty sa të injoronte imunitetin diplomatik, duke urdhëruar burgosjen e diplomatëve britanikë.

Pas disfatës së tij në Vaterlo, Kongresi i Vjenës i vitit 1815 rivendosi dhe njohu ndërkombëtarisht imunitetin dhe sistemin e hierarkisë së gradave diplomatike. Tash e tutje, asnjë diplomat nuk mund të ndiqej e të dënohej nga shteti pritës për asnjë figurë krimi; më e shumta, ai mund të shpallej vetëm “person non-grata” (i padëshiruar) dhe i lihej shtetit dërgues që ta ndiqte penalisht sipas ligjeve të tij të brendshme. Ky “ligj ndërkombëtar” për diplomatët u sanksionua përfundimisht në Konventën e Vjenës të vitit 1961 për marrëdhëniet ndërkombëtare, një dokument ky i njohur botërisht dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjitha palët nënshkruese. Për hir të së vërtetës, do thënë se ai është respektuar edhe nga diktatorët më famëkeq, për t’u shkelur fatkeqësisht në ditët tona, për shkak të veprimeve të dhunshme barbare nga elementë dhe forca ekstremiste e terroriste. Për pasojë, mbyllja e ambasadave të vendeve të ndryshme, pas vrasjes apo sulmeve ndaj diplomatëve dhe ambasadorëve, po bëhet një dukuri e shpeshtë.

Diplomaci e fshehtë

Deri vonë, diplomacia zyrtare njihej dhe cilësohej si “diplomacia e fshehtë”. Kjo pasi fshehtësia ishte tipari themelor i kësaj diplomacie qysh nga krijimi i saj deri në prag të mbarimit të Luftës së Ftohtë.

Përmendet shpesh fakti që dikur, edhe pse lufta bëhej në front, ajo përgatitej në kulisat e fshehta. Një ndër autorët më të njohur të asaj periudhe dhe partizan i kësaj teorie ishte diplomati me emër i mbretit Luigji XIV, François de Callières, me librin e tij të famshëm në frëngjisht “De la manierès de négocier avec le souverain” – Mbi mënyrat e negocimit me sovranët. Kulme të kësaj diplomacie janë: Kongreset e Berlinit, Londrës, Vjenës, Versajës etj.

Shkrimtari, kritiku dhe eseisti progresist amerikan Randolph Bourne[2] e krahason diplomacinë me një luftë të fshehtë, ku shtetet kërkojnë të fitojnë me intriga, kompensime dhe veprime të mençura, objektiva këto që ata do t’i realizonin me vështirësi nëpërmjet luftës.

Siç është vënë me të drejtë në dukje edhe nga personalitete të njohura ndërkombëtare, megjithëse këto evenimente historike botërore lidhen me emra burrash shteti dhe diplomatësh të mëdhenj, rezultatet e tyre ishin zhgënjyese për njerëzimin. Fshehtësia e tyre vrastare çoi në alergjinë ndaj diplomacisë sekrete, sidomos kur filloi gjithnjë e më shumë të dilte në pah dimensioni publik i saj, ku rolin kryesor e ka pasur diplomacia amerikane, disa vende të tjera të mëdha dhe organizatat e njohura ndërkombëtare, si OKB-ja, BE-ja, NATO-ja e të tjera.

Nisur nga sa më sipër, diplomati supozohej dhe kërkohej të ishte njeri i pabesueshëm, tinëzar, hipokrit, që nuk e kishte për gjë të gënjente “sy më sy”. Machiavelli citohet të ketë thënë se “diplomacia është institut mashtrimi për të forcuar pushtetin e shtetit përkatës”[3]. Ndaj, diplomatin nuk e besonin as kur thoshte të vërteta fare të padëmshme për të dhe vendin që përfaqësonte.

Lidhur me këtë dukuri të zakonshme të diplomatit të atëhershëm, ish-kancelari i hekurt gjerman, një ndër themeluesit e “real diplomacisë”, Otto von Bismarck thoshte se i vinte të qeshte kur shihte se si habiteshin diplomatët kur ai u thoshte të vërtetën “copë në sy”; ata gjithmonë dukej se e dyshonin! Ka autorë që pohonin jo pa humor se e kishin gjetur mënyrën si të mashtronin diplomatët e asaj kohe – u tregonin të vërtetën dhe diplomatët raportonin të kundërtën!

Nga ana tjetër, koha, situatat, e mbi të gjitha zgjidhja e tyre, kërkonin që diplomati të ishte i thjeshtë, i ndershëm, i vërtetë, i qetë dhe të shfaqej vazhdimisht kudo me kortezinë karakteristike diplomatike. Diçka e vështirë kjo, kur siç u përmend dhe më lart, ambasadorët dhe diplomatët ishin të dërguar të sundimtarëve dhe mbretërve të tyre, pra dhe të synimeve të tyre pushtuese, aneksioniste dhe luftënxitëse.

Megjithatë, me kalimin e kohës, për shkak të ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në këtë fushë, shumica e këtyre thënieve dhe citateve që tregohen rëndom në raste takimesh e bisedash, e disa prej të cilave do t’i përmendim më poshtë, janë zbehur ndjeshëm ose të paktën janë bërë të diskutueshme; tanimë, ato shërbejnë më shumë si një pikë referuese për të kaluarën e diplomacisë sesa për të treguar tiparet e vërteta të diplomatit dhe diplomacisë së sotme. Kapitujt e mëposhtëm dhe faktet e shumta jetësore do ta dëshmojnë qartë një gjë të tillë.

Duke u kthyer te pasojat tejet të dëmshme të diplomacisë së fshehtë të periudhave të kaluara, për të qenë të drejtë, duhet thënë se nuk ishin diplomatët dhe diplomacia fajtorët e vetëm e kryesorë për të këqijat që kanë shkatërruar njerëzimin mbarë; ishin në radhë të parë politikat e mbrapshta dhe politikanët aventurierë ata që manifestonin dhe impononin edhe mbi diplomacinë dukuritë e mësipërme, që kërkonin luftëra dhe agresione dhe që ishin pushtuar nga deliri i madhështisë. Lidhur me këtë, eksperti i njohur amerikan i statistikave ndërkombëtare, Herbert F. Spirer citon Bismarck-un, kur thoshte me doza humori: “Ka dy gjëra që njeriu nuk duhet t’i shohë kur ‘gatuhen’ – salsiçet dhe politika”.

Dihet tashmë se diplomacia në atë kohë ishte pothuajse njësh me politikën dhe tërësisht e varur prej kësaj të fundit. Kështu që, “me hir apo me pahir”, diplomati dhe diplomacia reflektonte realitetin e asaj kohe, ashtu siç ishte, me të mirat dhe të këqijat e veta. Duke u dhënë atë që u takon diplomatëve që, në fund të fundit, ishin të paguar nga sundimtarët e tyre për t’u shërbyer me zell e pa kushte, nuk do harruar se qysh gjatë Luftës së Parë Botërore e më tej pati edhe intelektualë, profesorë, akademikë, artistë, shkrimtarë, filozofë dhe shkencëtarë me famë botërore, madje dhe nobelistë që dolën hapur në mbështetje të politikave të mbrapshta të asaj kohe, duke justifikuar dhe mbështetur gjoja qëllimet paqësore të asaj lufte. Siparin në këtë drejtim e çelën 93 intelektualët e shquar gjermanë me “Apel drejtuar botës së qytetëruar” të botuar më 13 tetor 1914 në gazetën “Berliner Tageblatt”. Të njëjtin manifest shpallën në prag të asaj lufte tashmë 100 intelektualë të shquar francezë, ndërmjet të cilëve shkrimtari nobelist Anatole France, kritiku Octave Mirbeau, piktori i famshëm Claude Monet etj. Lidhur me këtë dukuri, shkrimtari i famshëm francez, Romain Rolland, shprehej se “gjithë bota e letrave u mobilizua”. Nuk mund të dalloje më personalitete. Universitetet e asaj kohe ishin kthyer në “ministri të disinformimit të brendshëm”. Gjithsesi, këto dukuri negative tashmë i takojnë të kaluarës dhe më tepër shërbejnë për të nxjerrë mësime.

*“Diplomacia për të gjithë” është manuali i parë praktik i këtij lloji për çdo të interesuar,  pa dallim moshe, shtrese dhe profesioni; ai ndihmon për të kuptuar, vlerësuar dhe për të “ecur” në të gjashtë korsitë e diplomacisë së sotme – zyrtare, ekonomike, parlamentare, publike, të kulturës dhe  qytetare.  

Botime të tjera të autorit: “Glosar i Bankës Botërore për Ekonominë dhe Financat”; “Berlini pa Mure”; “Fjalor Frazeologjik për Diplomacinë”  “ Në Vetrrethim”.

Foto: Promovimi në Universitetin Europian të Tiranës, Prill 2014: Rektori Prof. Dr. Tonin GjURAJ, Prof. Dr. Ksenofon KRISAFI dhe autori i librit.

Promovimi në CERIS, Universitetin i Lirë i Brukselit, Tetor 2014; Paneli dhe Ambasadorja jonë në Belgjikë dhe BE, Suela JANINA duke përshëndetur pjesëmarrësit

Autori i librit Dr. Jorgji KOTE

©  Argumentum

Tags: diplomacia per te gjitheJorgji Kote

Related- Posts

Retrospektive Diplomatike

Hiroshima shënon 80 vjetorin e bombardimit atomik

6 Gusht, 2025
Retrospektive Diplomatike

80 vjet nga Konferenca e Potsdamit, çfarë ka ndryshuar dhe çfarë ka mbetur e njëjtë në rendin botëror?!

3 Gusht, 2025
Retrospektive Diplomatike

Daum:”Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime”

12 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia nuk mund ta pushtojë të gjithë rajonin e Donetskut nëse Ukraina nuk tërhiqet prej tij

18 Gusht, 2025
18 August 2025, Japan, Tokyo: German Foreign Minister Johann Wadephul (L) and Japan's Prime Minister Shigeru Ishiba (R) greet each other before their talks. Photo: Soeren Stache/dpa

Gjermania synon të forcojë lidhjet me Japoninë mes shqetësimeve në rritje të Kinës

18 Gusht, 2025
Palestinians look at the site of an Israeli strike on a house, amid the ongoing conflict between Israel and Hamas, in Rafah, in the southern Gaza Strip May 5, 2024. REUTERS/Hatem Khaled

Hamasi u thotë ndërmjetësve se pranon propozimin e fundit për armëpushim në Gaza

18 Gusht, 2025

Udhëheqësit evropianë kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë përpara bisedimeve të paqes në Ukrainë

18 Gusht, 2025

Trump thotë se ka “ndaluar 6 luftëra në 6 muajt e fundit”

18 Gusht, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.