• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
1 Qershor, 2023
  • KREU
  • EKONOMI

    Dita Ndërkombëtare e Agroturizmit/ Krifca: Mbështetje financiare dhe promovim agroturizmit, përmes paketave fiskale favorizuese

    OBT: Shqipëria e treta në botë për rritjen e numrit të turistëve, me 54% më shumë se në 2019

    Krifca: Kërkesë e lartë për naftë pa taksa nga fermerët, nisëm shpërndarjen e 34 mijë kartave

    Kufizimet e investimeve amerikane në Kinë, rrezikojnë ekonominë globale

    Komiteti i përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan/ Shahbazov: Shqipëria, plane ambicioze në energjetikë me ndikim rajonal

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Pritet rënie e inflacionit në gjysmën e parë të 2024

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama: Ushtria serbe në kufi të Kosovës ka fuqi zero, hezitimi për njohjen reciproke prodhon këto situata

    Ministrja Balluku: Bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut për pikëtakimin kufitar të Korridorit 8

    Meta: Dënoj sulmet e pajustifikuara ndaj KFOR-it, gazetarëve dhe institucioneve. Vuçiçi duhet ta largojë ushtrinë nga kufiri i Kosovës

    Presidenti Begaj reagon per tensionet ne Kosove: Autoritetet kosovare të kenë me shumë maturi dhe koordinim të ngushtë me partnerët tanë

    Tensionet në Kosovë, reagon Tirana zyrtare: Të dëgjohen aleatët për të mos u futur më thellë në shtegun e rrezikshëm

    Presidentja e Hungarisë, Katalin Novák do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri

    Presidenti Begaj shpallet “Qytetar Nderi” nga Komuna e Roshanos

    Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Itali, takohet me Presidentin Mattarella

    Miratohet paketa e ligjeve të reformës së pagave/ Dyfishohet paga për administratën, deputetët dhe qeveritarët,

  • SOCIALE / KULTURË

    Qeveria transferon Studimet Albanalogjike në Akademinë e Shkencave! Ministrja Kushi: Nuk plotëson kriteret për IAL

    Roland Garros, heroi i qiellit në Olimpin e Tenisit !

    Ashpërsohet Kodi Penal, rëndohen dënimet për dhunë në familje. Burg përjetë kush vret fëmijë

    Histori suksesi – Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar

    Prezenca e OSBE-së thirrje qytetarëve të votojnë më 14 maj: Bëje zërin tënd të dëgjohet, çdo votë vlen

    Bregu: Ulja e çmimeve roaming nis me 1 Tetor, do mbërrijmë në tarifat “fol si n’shpi” mes Ballkanit dhe Europës

    “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Kryezot i Arbërit”/ Rikthehet opera shqiptare në skenën e TKOB

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ Ambasadori i RMV-së në Shqipëri, z. Danço Markovski: Kryesimi i OSBE-së një projekt me rëndësi kombëtare për Maqedoninë e Veriut

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Z. Zlatko Kramaric: Miqësia, marrëdhëniet tona të mira politike duhet të vërtetohen me veprimtari konkrete, jo me fjalë!” 

    Përvjetori i parë i emërimit Arqipeshkv në krye të Kishës Katolike/ Mons. Arjan Dodaj: Vetem Zoti mund të jetë autori i ecjes sonë!  

    Ambasadori i Azerbajxhanit z. Anar Huseynov: Vizita e Presidentit Aliyev në Shqipëri hapi një faqe të re në marrëdhëniet tona dypaleshe

    Ministri i Brendshëm i RMV-së, Z. Oliver Spasovski: Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit plotesojnë njëri-tjetrin për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor  

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kinës në Shqipëri Z. Zhou Ding: Kina e Shqipëria duhet të shikojnë nga historia për të ndërtuar të ardhmen!

    Gjashtë muaj nga pushtimi rus i Ukrainës, Ambasadori Shkurov: “Lufta filloi me Krimenë dhe do të përfundojë me Krimenë, ukrainasit do ta mbrojnë pavarësinë e tyre deri në fund”

  • OP/ED

    Kina hap “rrugën drejt paqes” në Ukrainë

    G-7 me 5 mesazhe madhore gjeopolitike!

    Zgjedhjet presidenciale në Turqi…koha për ti dhënë fund Epokës Erdogan!

        Ohri me 4 dështime në 45 ditë!

    Devijimi i G7 nga një grup ekonomik drejt një grupi që përcakton interesat gjeopolitike

    POLONIA GJITHMONË NË ANËN E LIRISË

    Kina dhe Shqipëria në një marrëveshje monumentale për heqjen e vizave

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kryeministri Kurti nga Bratislava: “Ka koordinim me aleatët, por jo çdo herë pajtohemi për çdo gjë”. Ndërtesat komunale i përkasin Kosovës,

    Diplomacia perëndimore bën përgjegjëse qeverinë e Kosovës për trazirat me Serbinë

    Macron: Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat në veri

    Ministrja Balluku: Bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut për pikëtakimin kufitar të Korridorit 8

    Presidenti i ri i Malit të Zi vizitë në Bruksel/ Millatoviç: Qeveria e re duhet të jetë e orientuar drejt Evropës

    KFOR: Palët të marrin përgjegjësi për situatën në veri të Kosovës

  • MAGAZINË

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

    Suedezja Loreen fiton Eurovision Song Contest 2023

    Tenisti serb, Novak Gjokoviq fiton për herë të 10-të në Australian Open

    Ndahet nga jeta legjenda braziliane e futbollit, Pele

    Ndahet nga jeta, njeriu që frymëzoi filmin e Tom Hanks/ Jetoi 18 vjet në aeroportin e Parisit

    Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria nuk do të marrin pjesë në “Eurovision” 2023

    500 vjet më parë: Udhëtimi i Magelanit rreth botës

    25 vjet pa Princeshën Diana

    Seria më e re e telefonave të palosshëm Samsung Galaxy Z prezantohet në Tiranë

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Fitore historike e SHBA-ve, Perëndimit dhe demokracisë

11 Nëntor, 2020
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Jorgji KOTE

Më në fund, mes një makthi të paparë, senatori Joe Biden triumfoi bindshëm në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit; me 300 vota elektorale dhe 74,5 milionë vota popullore në favor, shifra më e lartë në historinë e demokratëve, me pjesëmarrje 66 për qind, më e madhja e shekullit, me shumicën e Kongresit e me shumë të ngjarë dhe të Senatit. Nisur edhe nga problematikat ulëritëse të katër viteve të fundit, brenda dhe jashtë SHBA-ve kjo shënon një fitore historike jo vetëm për Joe Biden, por për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Aleancën dhe demokracinë perëndimore! Sepse tani shmanget tendenca e rrezikshme kur pas BREXIT, Trumpizmi mund të kthehej në frymëzim dhe model për gjithë forcat populiste në botë dhe sidomos në Europë. Këto zgjedhje do të vazhdojnë të jenë objekt i analizave të shumta; gjithsesi, qysh tani, mund të nxirren këto përfundime “flash”.

Pa mohuar disa hapa në fushën e ekonomisë dhe pa hyrë në shifra apo “germa”, do thënë se fryma e presidencës “Trump” ishte e zymtë dhe pa të ardhme. E keqja u rrit nga brenda në shumë drejtime, dhe mbi të gjitha në klimën dhe atmosferën negative, polemizuese, ndarëse dhe tejet përçarëse. Objektivi që “ngjiti” aq shumë në fushatën e vitit 2016 “Ta bëjmë Amerikën prapë të madhe” ngeci në baltë. Gjithsesi, “armiku” më i madh por që i nxori sheshit “petët e lakrorit trumpist” ishte COVID-19. Për ironi të fatit, ajo “përlau” SHBA-të si asnjë vend tjetër, kur Trump kishte anuluar reformën madhore shëndetësore ose “Obama Care”. Ishte hera e parë në 75 vitet e fundit, që shteti më i madh dhe më demokratik i botës jo vetëm nuk ishte lider, por mbeti i fundit, duke dhënë një shembull negativ të menaxhimit të saj; me papërgjegjshmëri të habitshme, injorim të ekspertizës shëndetësore, ndryshime të shpeshta të qëndrimeve dhe fajësimin e të tjerëve.

Për pasojë, edhe ata tregues të paktë pozitivë lihen në hije përballë dukurive të tjera të theksuara negative gjatë presidencës “Trump”. Sidomos ndarja dhe përçarjet e mëtejshme të dhunshme të shoqërisë amerikane, qëndrimi armiqësor ndaj shtetasve me ngjyrë dhe myslimanë, forcimi i tendencave ekstremiste dhe raciste; këto të fundit i dhanë hov shpërthimit të lëvizjes masive të protestave “Black lives mater”, të mbështetur nga politikanë, artistë, sportistë dhe personalitete të artit, kulturës dhe muzikës nga e gjithë bota përparimtare. Dukuri e theksuar negative e Trumpizmit ishte abuzimi me “fake news” dhe krijimi i një bote dhe realiteti krejt ndryshe nga ai në terren “me fakte alternative”. Për të ardhur te shqetësimet dhe dyshimet e mëdha që Trump krijoi ende pa përfunduar zgjedhjet e në vazhdim, duke tronditur vetë themelet e demokracisë – zgjedhjet e lira dhe të ndershme!

Për pasojë, Trump nuk e pati besimin e nevojshëm për të bindur me idetë e tij, se alternativë nuk kishte. Ndonëse agresive, fushata e tij ishte në përgjithësi pa nerv, pa ritëm dhe pa mesazhet/logon e katër viteve më parë. Për më tepër kishte përballë Biden, të përforcuar nga një zonjë me personalitet dhe rrezatim të veçantë, si Kamala Harris, zv.presidentja e parë amerikane grua, me ngjyrë dhe afro-aziatike. Pa u zgjatur më tej, Trump dëshmoi se populistët kanë politikanë por jo politika. Ata janë të fortë në opozitë, sepse dinë vetëm të mohojnë, të denigrojnë, të çmontojnë, të qahen dhe ankohen, të flasin mbarë e mbrapsht. Mirëpo, kur vijnë në pushtet e sidomos në momente krizash, del sheshit se ata nuk dinë të drejtojnë, nuk kanë alternativa dhe zgjidhje të vërteta dhe të qëndrueshme, nuk ndjejnë dhe nuk mbajnë përgjegjësi, por mjaftohen duke sajuar armiq të brendshëm dhe të jashtëm; duan t’i bëjnë gjërat “tak-fak”, por kjo u kthehet në bumerang.

Efekt negativ patën dhe kundërshtarë të shumtë, ish-aleatë të Trump, përfshirë dhe nga familja e vet biologjike, ish-këshilltarë të lartë etj., që ai i shkarkonte si pa gjë të keq me një “Twitter”.

Trump pati përballë dhe një kundërshtim të fuqishëm nga veteranët dhe ish-ushtarakët e shumtë, të indinjuar nga injorimi i tij në shumë raste, duke përfshirë dhe idhujt e tyre. Sepse ai nuk e kishte për gjë që heronjtë dhe “të rënët” t’i quante thjesht të vdekur. Tejet domethënëse ishte mungesa e hapur e mbështetjes nga paraardhësi i tij G. W. Bush, kandidati i mëparshëm presidencial Mitt Romney dhe nga të tjerë republikanë elitarë. Ndërsa Joe Biden u mbështet fuqishëm dhe publikisht nga ish-presidenti, 95-vjeçari Carter, Clinton dhe Obama. Madje ai pati mbështetje edhe nga personalitete të shquara republikane. Ndikim po aq të madh pati “embargoja e plotë Anti-Trump” e komunitetit të madh e me peshë të artistëve dhe sportistëve me famë botërore, duke i “dhënë besën” Joe Biden.

Pasojat e keqqeverisjes së brendshme ndikuan ndjeshëm edhe në politikën e jashtme, ku “Amerika e Para” nuk u pa gjëkundi. Përkundrazi, ajo u kthye në “Amerika vetëm”. Kjo për tre faktorë madhorë që e rënduan tej mase presidencën “Trump” përballë opinionit publik dhe elektoratit të gjerë amerikan, i cili mbetet i angazhuar dhe mbështetës në këtë fushë jetike me shumë tradita. Ai e filloi duke goditur rendin botëror në themelet e tij – multilaterizmin ose marrëdhëniet shumëpalëshe – OKB dhe sistemin e saj. Dihet se ajo u krijua mbi 75 vite më parë nga emblematiku Roosevelt dhe Truman. Mirëpo, në përshëndetjen me rastin e 75-vjetorit të krijimit të saj, në tetor, ndryshe nga gjithë homologët e tjerë, Trump bëri thirrje që të përqafohet modeli i tij “Amerika e para” dhe shtetet të vënë mbi gjithçka interesat kombëtare, ndërsa multilaterizmin, kur dhe nëse do t’u vijë për mbarë! Dhe këtu Trump sillej si populistët tipikë, të cilët duan kryesisht marrëdhënie “tek e tek”, sepse kështu e kanë shumë më të lehtë të mohojnë e denoncojnë sesa në grup.

Trump u tërhoq në mënyrë të nxituar dhe të pajustifikueshme nga 7 organizata dhe traktate ndërkombëtare, pa paraqitur kurrfarë opsioni ose alternative tjetër më të mirë dhe konsensuale. Tani, “të rrimë shtrembër e të flasim drejt”, mund t’i kritikosh OKB-në dhe filialet e saj nga mëngjesi deri në darkë, por jo të largohesh prej tyre. Përvoja e 7 dekadave të fundit tregon se asnjë shtet, sado i madh dhe i fuqishëm të jetë, nuk mund të përballojë i vetëm, por vetëm në bashkëpunim shumëpalësh, sfida të tilla globale si mjedisi, klima, ngrohja globale, pandemitë, terrorizmi, krimi e korrupsioni. Kjo logjikë vjen dhe nga fakti se Trump sheh vetëm ose kryesisht interesa në marrëdhënie me aleatët, kur në fakt, aty mbizotërojnë vlerat dhe parimet e përbashkëta strategjike. Ndaj Trump habitej dhe bënte pyetjen naive “përse një ushtar amerikan duhet të shkojë të mbrojë edhe Malin e Zi?”, ashtu siç kanë bërë dhe 80 vite më parë amerikanë e kanadezë duke zbarkuar në Europë!

Momenti i dytë negativ ishte tërheqja pa konsultim paraprak me aleatët strategjikë nga disa pika të nxehta të globit, ku SHBA-të kanë qenë jo vetëm të pranishme, por u “kanë dalë për Zot” situatave. Përmendim këtu Sirinë, Libinë, Irakun, Afganistanin etj. Për pasojë, aktorë të tjerë të mëdhenj ndërkombëtarë të njohur kanë mbushur këto hapësira gjeopolitike dhe si i thonë fjalës “gjejnë shesh dhe bëjnë përshesh”. Po ashtu, vendimi për përgjysmimin e trupave në bazat ushtarake në Gjermani muajt e fundit dhe si ndëshkim politik ndaj saj ishte fare pa vend. Jo vetëm se ato janë baza të NATO-s e jo vetëm të Gjermanisë, por shërbejnë edhe si ura e blloqe miqësie tradicionale mes aleatësh.

Që t’i japim hakun, presidenca “Trump” pati demarshe pozitive, por kryesisht në momentet fundore, si i thonë fjalës “më tepër nga halli se nga malli”, d.m.th. nga nevoja për të mbuluar dështime diplomatike në fronte të tjera, sidomos me Korenë e Veriut, Iranin, Kinën, Rusinë etj. Këtu veçojmë Marrëveshjen e Paqes midis Izraelit dhe Palestinës, që gjithsesi “as të ngroh dhe as të ftoh” dhe që është hedhur poshtë nga Palestina. Vërtet që tre shtete arabe njohën Izraelin, por ajo është shumë larg frymës së Marrëveshjes së mëparshme të Paqes. Ndërsa dokumenti i 4 shtatorit për Serbinë dhe Kosovën në Shtëpinë e Bardhë nuk ishte as marrëveshje dhe as historik, por kryesisht një “tullumbace elektorale”. Sepse sërish nuk i shkohet në themel krizës atje që mbetet politike, ndaj dhe pa zgjidhur atë “nyje gordiane”, sikur nami të bëhet nuk do të kemi dot rezultatet e dëshiruara.

Megjithatë, dështimi i turpshëm i Trump ishte kryesisht për meritë të sfidantit të tij Joe Biden dhe zëvendëses Kamala Harris. Pavarësisht nga mëdyshjet dhe rezervat fillestare, me përvojën e tij gati 50-vjeçare në politikën amerikane, sipas Planit të 100 Ditëve të para, Biden do të sjellë ndryshimet e nevojshme për përballimin e sfidave madhore. Brenda vendit, ai do të tentojë të kurojë plagët e shumta sociale në shoqërinë amerikane, të zbusë konfliktet, të forcojë kohezionin social, të bëjë pajtimin dhe bashkimin nëpërmjet përfshirjes dhe jo përjashtimit, strategjive “hyrëse” dhe jo “dalëse”. Këto ai i shqiptoi qartë në fjalimin e parë pas fitores më 7 nëntor, kur deklaroi se “Nuk jemi armiq, por amerikanë”. Po ashtu, ai do të rivendosë raportet dhe ekuilibrat e prishur midis pushteteve, do të rigjallërojë ekonominë, do të mbrojë më mirë shtresat e goditura rëndë nga krizat e kohëve të fundit, e sidomos COVID-19, me Task-Forcën që e ka krijuar pa pritur inaugurimin e tij më 20 janar etj. Gjithashtu, ai do të anulojë ligjet absurde mbi moslejimin e hyrjes në SHBA të qytetarëve nga disa vende myslimane, do të bëhet sistemimi i 11 milionë azilkërkuesve që janë pa dokumente, ndërmjet të cilëve 700.000 të rinj etj.

Në politikat e jashtme, si një euro-atlantist i sprovuar, Biden ka premtuar të bëjë të kundërtat e Trump, duke filluar nga rikthimi te Traktati Botëror i Klimës dhe OBSH-ja qysh në ditën e parë si President dhe në traktatet e tjera; do t’u japë përparësinë e duhur raporteve me BE-në, i ndërgjegjshëm se Brukseli, Parisi dhe Berlini peshojnë më shumë se Londra dhe kushdo tjetër. Në përgjithësi do të ndërtojë raporte shumë më të mira bashkëpunimi me aleatët në NATO dhe do të forcojë lidershipin amerikan kudo në botë, duke u dhënë përparësi demarsheve për zgjidhjen konsensuale shumëpalëshe të konflikteve dhe krizave dhe jo acarimit të tyre, ca më tepër në mënyrë të njëanshme.

Këtu vlen të theksohet përparësia e madhe që Biden/Harris do t’i kushtojë forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në të gjitha aspektet e saj, në SHBA dhe jashtë saj. Nisur nga dëmet e mëdha që i janë shkaktuar gjatë 4 viteve të kaluara dhe përshkallëzimit të prirjeje postfashiste dhe populiste brenda dhe jashtë SHBA-ve, nën kujdesin e tij do të organizohet së shpejti Samiti Global i Demokracisë.

Biden është njohës “par excellence” i rajonit e sidomos Kosovës, duke qenë aktiv qysh në fillim të viteve ‘90 si senator dhe në terren. Ai do të shkojë shumë më thellë e më larg se Trump, duke vlerësuar dhe nxitur faktorin shqiptar në rajon. Biden është kundërshtar i fortë i tezave për ndryshime/korrigjime territori me rastin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë. Po ashtu, SHBA-të do të ndikojnë më shumë e më pozitivisht për forcimin e demokracisë pluraliste dhe shtrembërimeve të saj në vendin tonë dhe jo më kryesisht për stabilitet, çka mund të shfrytëzohej nga liderë autokratë e demonë të demokracisë.

Me gjithë vështirësitë jo të pakta, duke pasur parasysh entuziazmin dhe jehonën e madhe që ka shkaktuar fitorja e Joe Biden në SHBA, Europë dhe gjetkë, ka shumë vend për optimizëm. Mbi të gjitha, fitorja e demokratëve në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit konsolidon më tej besimin te demokracia liberale dhe dinamikat e saj të suksesshme./gsh

Të afërta

Tags: bidenJorgji KoteTrumpusa

Related Posts

OP/ED

Kina hap “rrugën drejt paqes” në Ukrainë

31 Maj, 2023
Kryesore

G-7 me 5 mesazhe madhore gjeopolitike!

24 Maj, 2023
Kryesore

Zgjedhjet presidenciale në Turqi…koha për ti dhënë fund Epokës Erdogan!

11 Maj, 2023

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Erdoğan bisedon me Kurtin dhe Vuçiçin: Avancimi i dialogut, rruga e vetme për paqe

31 Maj, 2023

BE me nismë të re për Ballkanin/ Von der Leyen: Propozojmë katër shtylla për të përshpejtuar rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së

31 Maj, 2023

Kina hap “rrugën drejt paqes” në Ukrainë

31 Maj, 2023

G-7 me pesë mesazhe madhore! Turqia Erdoganiste! Shtyhet fitorja historike! Shumë zhurmë por asgjë!

31 Maj, 2023

Qeveria transferon Studimet Albanalogjike në Akademinë e Shkencave! Ministrja Kushi: Nuk plotëson kriteret për IAL

31 Maj, 2023
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.