• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
20 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

    Nushi: U sekuestrua karikatori me fishekë luftarakë, Renea doli pas një telefonate për protestues të armatosu

    Zv.ministrja e Brendshme Ruseti apel prindërve: Fëmijët të mbahen larg përplasjeve gjatë protestave

    Rama refuzon dorëheqjen dhe akuzon për ndërhyrje të huaja në protestat në Tiranë: “Janë kundër Shqipërisë europiane”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Forca e Rusisë qëndron në unitetin dhe diversitetin e saj!

3 Nëntor, 2023
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Artikulli i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, kushtuar kremtimit tё Ditës së Unitetit Kombëtar

Çdo vit, më 4 nëntor, në Rusi kremtohet festa shtetërore – Dita e Unitetit Kombëtar. Kjo festë lidhet me çlirimin e  Moskës më 4 nëntor 1612, me ndihmën e milicisë vullnetare popullore me në krye Kuzma Minin dhe knjazin Dmitry Pozharsky, nga pushtuesit e huaj dhe përfundimin në Rusi të Periudhës së Zymtë (Smuta) – periudhë që u karakterizua nga dobësimi i pushtetit qendror në fund të shek. XVI dhe fillim të shek. XVII, nga qeverisja e të vetëshpallurve, nga intervencioni polak dhe suedez, nga lufta e çifligarëve për pushtet, si edhe nga bastisja e vendit.

Në fillim të shekullit XVII Rusia ishte në prag të humbjes së sovranitetit të saj dhe mund të zhdukej përgjithmonë nga harta e Evropës dhe botës. Në vitin 1612 shteti më i fuqishëm në atë kohë në Evropën Lindore – Rech Pospolita – pushtoi gjithë pjesën perëndimore të Rusisë. Fisnikët polakë plaçkisnin qytetet ruse, vrisnin dhe torturonin banorët e tyre. Tokat veriore ishin zënë nga suedezët, ndërsa qytetet tej Moskës ishin shkatërruar nga lufta civile. Rusia ndjente një nevojë të mprehtë për njerëz të aftë që mund të bashkonin popullin në luftë kundër pushtuesve. Protesta spontane kundër sundimit të polakëve shpërthyen në shumë qytete, por ishin tregtari nga Nizhny Novgorod, Kuzma Minin dhe knjazi Dmitry Pozharsky që me të vërtetë ngritën popullin në luftë. Nën udhëheqjen e tyre në qytetin Jaroslavl u krijuan trupa popullore vullnetare, në thelb mbarëkombëtare, në të cilën u përfshinë përfaqësues të shtresave, kombësive dhe besimeve të ndryshme. Si rezultat i betejës së zhvilluar në verë të vitit 1612 pranë Moskës, trupat popullore vullnetare korrën fitore dhe shpejt, më 4 nëntor, hynë triumfalisht në portat e Kremlimit të Moskës, të çliruar nga polakët.

Kanë kaluar më shumë se katër shekuj, por kjo vepër e popullit vazhdon të mahnisë me forcën e saj të madhe patriotike. Në një situatë kritike, njerëz të besimeve dhe kombësive të ndryshme arritën të kuptonin se fati dhe e ardhmja e Atdheut të tyre varej nga vetë ata. Ngjarjet dramatike të asaj kohe mbeten një mësim i përjetshëm historik, një mësim për të gjithë brezat. Një rregull për të ruajtur dhe për të mbrojtur me shenjtëri interesat tona kombëtare, një kujtesë se harrimi i tyre mund të çojë në humnerën e shpërbërjes, në shkatërrimin e vendit, që sovraniteti i tij ka të njëjtën vlerë themelore, si liria dhe demokracia. Sot Minin dhe Pozharsky nderohen në Rusi si heronj. Një monument në nder të tyre është vendosur në qendër të kryeqytetit rus – në Sheshin e Kuq, pranë Katedrales së Shën Vasilit të Bekuar.

Shembuj, në të cilët njerëz të kombësive, besimeve të ndryshme u bashkuan për shpëtimin e Atdheut të tyre dhe vendeve e popujve të tjerë vëllezër, në historinë ruse ka jo pak. Këtu mund të përmend edhe rezistencën kundër pushtimit të Napoleonit në vitin 1812, edhe zmbrapsjen e ndërhyrjes ushtarake të vendeve të Antlantës (Britani e Madhe, Francë) gjatë Luftës Civile 1917-1922, edhe luftën kundër pushtuesve gjermanofashistë në vitet e Luftës së Madhe Patriotike në 1941-1945. Rimëkëmbja e vendit në periudhën e pasluftës ishte mbarëkombëtare, po ashtu ishte rikthimi i tij në vendin e denjë mes fuqive kryesore botërore pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në 1991.

Sot Rusia sërish po përballet me sfida të vështira. Asaj, në thelb, iu shpall luftë, dhe kjo ndodhi jo në shkurt të vitit 2022, madje as në vitin 2014, por shumë më herët. Perëndimi po përdor Ukrainën si një mjet, duke e armatosur atë me çdo mënyrë. Rusia sot po lufton për të drejtën e rusëve për të folur në gjuhën e tyre, për të shkuar në Kishën Ortodokse Ruse, për të jetuar në një mjedis të sigurtë dhe për të mos patur frikë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Pas një pushtimi me forcë nga nacionalistët ukrainas të pushtetit në Kiev, në vitin 2014, dhe fushatës agresive të nisur kundër çdo gjëje ruse, përplasja e Rusisë me regjimin e ri, të formuar në territorin e Ukrainës, ishte e pashmangshme. Rusia nuk mund të mbyllte sytë ndaj shkeljes barbare të të drejtave të qytetarëve rusë dhe rusishtfolës (pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik këta të fundit u gjendën jashtë kufijve të territoreve autoktone ruse) për të patur gjuhën, kulturën, zakonet dhe traditat e tyre, të cilat regjimi i Kievit u përpoq t’ua rrëmbente me forcë. Të ashtuquajturit “miq” të Ukrainës e çuan situatën deri në atë pikë, sa ajo u bë vdekjeprurëse për popullin rus dhe vetëvrasëse për popullin ukrainas. Kjo është e qartë edhe nga karakteri i veprimeve ushtarake gjatë kundërsulmit të dështuar të Kievit verën e këtij viti. Komandantët e forcave të armatosura të Ukrainës i hodhën ukrainasit e thjeshtë si dru në sobë, pa përfillur humbjet e mëdha.

Në vrullin rusofob Perëndimi po ushtron përpjekje titanike për izolimin e Rusisë, demonizimin e udhëheqjes së saj, po bën gjithçka për “anulimin” e kulturës, shkencës, sportit rus. Nën pretekste të ndryshme të trilluara ndaj Rusisë po vendosen gjithnjë e më shumë sanksione të reja. Megjithatë, siç ka ndodhur jo një herë në historinë e vendit, populli rus iu përgjigj të gjitha këtyre sfidave me konsolidimin e shoqërisë, me ngritjen morale dhe shpirtërore.

Çdo komb i jep botës mësimin e tij dhe krijon trashëgiminë e tij unike. Për Rusinë, kjo është bashkëjetesa e paqtë shumëshekullore, bashkimi i përfaqësuesve të kombësive dhe besimeve të ndryshme për sigurimin e një zhvillimi të pavarur dhe përparues. Në territorin e Rusisë bashkëkohore jetojnë 190 popuj dhe kombësi (rusë, tatarë, bashkirë, çuvashë, çeçenë, kabardinas, jakutë, kallmikas, hantë, karelë, etj.), të cilët flasin në 280 gjuhë dhe dialekte. Forca e Rusisë qëndron në unitetin dhe diversitetin e saj. Kështu ishte, kështu është, kështu do të jetë gjithmonë.

/Argumentum.al

Related- Posts

FOKUS

Quo vadis, Albania et albaniens?-Ku po shkoni, Shqipëri dhe shqiptarë?

20 Tetor, 2026
FOKUS

Shqipëria mbi të gjitha

19 Tetor, 2026
FOKUS

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 10 efektivë të plagosur nga sulmi ndaj Komisariatit nr. 3,

18 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Avokati i Popullit: Pretendime për dhunë ndaj të miturve gjatë protestës, 11 ankesa për shkelje të të drejtave

20 Tetor, 2026

Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

20 Tetor, 2026

Shqipëria dhe Turqia në stërvitjen e NATO-s “Neptune Strike 26-4”

20 Tetor, 2026

SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

20 Tetor, 2026

Quo vadis, Albania et albaniens?-Ku po shkoni, Shqipëri dhe shqiptarë?

20 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.