• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

    Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama përcakton prioritetet politike për vitin 2027

    Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, detyrime të reja për institucionet e gjoba deri në 10 milionë lekë

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike iraniane

    Rama në Paris: Europa duhet të përballet me “djallin” e medieve sociale

    Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

    Presidenti Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

    SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Greqisë po i çahet thesi i minoriteteve

27 Shkurt, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Të vërtetat historike, sado që disa qeveri apo një shtet të mundohen t’i mbyllë e t’i varrosë për dekada e shekuj, vjen një ditë dhe ato shpërthejnë kur nuk e pret, sepse historia i ka pjekur kushtet për të dalë në dritë. Ndaj shkaktoi një tërmet politik, publik dhe historik reportazhi profesional i prestigjiozes britanike BBC, i transmetuar në datën 24 shkurt 2019, me titullin: “Minoriteti i padukshëm i Greqisë-maqedonasit sllavë”.

BBC, të cilën e dëgjon dhe e beson e gjithë bota, shprehet: “Duke ratifikuar një marrëveshje me Republikën e Maqedonisësë Veriut të sapoemërtuar, Greqia në mënyrë të nënkuptuar njohu ekzistencën e gjuhës dhe të etnicitetit maqedonas. Ajo ka përgënjeshtruar ekzistencën e minoritetit të saj maqedonas për dekada. A do të ndryshojë diçka tani?”.

Pra BBC nuke shtron çështjen e ekzistencës së minoritetit maqedonas në Greqi, por shtron çështjen a do të ndryshojë Greqia qendrimin e saj mohues të deritanishëm për minoritetet. BBC citon historianin grek Leonidas Embiricos që vlerëson se numuri i maqedonasve sllavë, që jetojnë në rajonin grek të quajtur “Maqedoni” është mbi 100 mijë vetë.

Alarmi politik, publik dhe shtetëror grek erdhi për shumë arsye.

Së pari, sepse u komprometua në arenën ndërkombëtare bllofi zyrtar i mosekzistencës së minoriteteve në Greqi. Së dyti, sepse është një realitet historik dhe kontemporan, që Greqia duhet ta përballojë dhe ta pranojë dhe të sillet si një shtet vërtet europian dhe demokratik.

Është e kuptueshme se pas një politike të stazhionuar zyrtare dhe kombëtare të mosnjohjes dhe të represionit e të asimilimit të minoriteteve të huaja në Greqi është e vështirë të merret kthesa dhe të dalë përpara botës si një demokraci me hije të zeza. Ndaj siç shkruante “Protothema” në 25 shkurt, “raportii BBC shpërtheu një seri të reaksioneve serioze politike në Greqi”.

Raporti e vendosi qeverinë e kryeministrit Aleksis Cipras në një pozitë të vështirë përballë opozitës dhe qarqeve nacionaliste greke, por edhe përballë opinionit publik ndërkombëtar. Një zyrtar i lartë i qeverisë i deklaroi agjencisë greke të lajmeve “ANA” se raportika pikëpamje të shtrembëruar dhe të gabuar, dhe njoftoi se qeveria greke po planifikon t’i dërgojë një letër BBC me qëllim që të përgënjeshtrojë pretendimet.

Partia kryesore e opozitës “Demokracia e Re”, akuzoi qeverinë se me Marrëveshjen e Prespës ka hapur kutinë e Pandorës për kërkesa dhe pretendime antihistorike ndaj Greqisë. Ambasadori grek në Londër në 25 shkurt i dërgoi një letër proteste BBC, duke i shkruar se çështja e minoritetit maqedonas në Greqi nuk ekziston, formula e njohur qeveritare greke edhe për çeshtjen çame.

Përtej përdorimit dhe keqpërdorimit politik dhe elektoral të ditës, çështja e minoritetit maqedonas në Greqi përbën një të vërtetë dhe një realitet, para të cilit nuk mundet më Athina zyrtare të mbyllë sytë. BBC ka takuar dhe folur me shumë njerëz konkretë, që afishojnë përkatësinë etnike dhe linguistike maqedonase. Ndër të intervistuarit është një jurist i vjetër, që deklaron se gjuha e tij e nënës është maqedonishtja.

Sipas raportit, në vitin 1936 diktatori grek Metaksa ndaloi gjuhën maqedonase dhe detyroi maqedonisht-folësit të ndryshojnë emrat e tyre në emra grekë. Deri në vitin 1951 ata janë regjistruar si sllavisht-folës. Por represioni dhe asimilimi bënë të tyren.

Realiteti dhe koha kërkojnë që Athina të rishikojë kursin e saj antidemokratik dhe antihistorik të mosnjohjes së minoriteteve. Greqia është përpjekurme të gjitha instrumentet e detyrimit që ta mbajë të mbyllur thesin e minoriteteve. Por tani në shekullin e demokracisë dhe të integrimeve europiane, në shekullin e globalizmit dhe të teknologjisë moderne të informacionit, të internetit e të rrjeteve sociale me shtrirje ndërkombëtare, thesi i minoriteteve ka filluar të çahet dhe nuk ngjitet dot më.

Para 10 vitesh, në 18 shkurt të vitit 2009, në Asamblenë e Përgjithme të OKB, është shërndarë një raport i OKB, i hartuar nga ekspertja e pavarur ndërkombëtare e çeshtjeve të minoriteteve, juristja amerikane Gay McDougall, ku i bëhet thirrje Greqisë të njohë minoritetin turk dhe maqedonas dhe “të përqendrohet në mbrojtjen e të drejtës për vetë-identifikim, për lirinë e shprehjes dhe lirinë e shoqatave për ato komunitete”. Athina e neglizhoi raportin e OKB, por rrota e historisë lëviz përpara.

Greqia ka realisht disa minoritete. Kemi një minoritet turk në Greqi dhe kjo ishte një temë e bisedimeve midis presidentit turk Erdogan dhe kryeministritgrek Cipras, gjatë vizitës së këtij të fundit në fillim të shkurtit në Turqi. Kemi një minoritet maqedonas, që ndodhet në Greqi dhe i cili po lëviz prej kohësh fizikisht që të kërkojë të drejtat e tij njerëzore, gjuhësore dhe kulturore. Herët a vonë, është një çështje, që nuk do të mund të shmanget në bisedimet zyrtare midis dy shteteve.

Portali grek “in.gr” në 5 dhjetor 2018, pra gjashtë muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, shkruante se kryeministri i Maqedonisë sëVeriut, Zoran Zaev, në konferencë shtypi u kishte deklaruar gazetarëve: “Ju flisni për maqedonasit në Greqi. Le të pyesim veten çfarë kemi bërë për ta në 27 vitet e fundit. Zgjidhja e këtij problemi, që kemi pasur për 27 vjet, ishte një barrë për shpatullat tona. Tani kemi shansin që fëmijët tanë në Greqi të mësojnë gjuhën maqedonase. Deri tani ka qenë një tabu”.

Pra kryeministri maqedonas evidenton se marrëveshja e Prespës sjell një element të ri trajtimi në çeshtjen e minoritetit maqedonas në Greqi. Në fakt kjo kërkesë e Shkupit është në përputhje me normat ndërkombëtare dhe me të drejtën e minoritetit maqedonas në Greqi, që në një të ardhme do të duhet të pranohet në dosjen e marrrëdhënieve midis dy shteteve për problemet e pazgjidhura midis tyre.

Marrëveshja e Prespës krijoi një raport të ri midis dy shteteve fqinjë dhe hoqi pengesën e madhe për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në BE. Është një zhvillim pozitiv, që normalisht duhet të ndikojë edhe në kapërcimin e paragjykimeve të vjetra dhe të mentaliteteve të ngurosura nacionaliste, që kanë karakterizuar Athinën në qëndrimet mohuese ndaj minoriteteve. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në BE do të bëjë që ky problem të shtrohet akoma më me force në marrëdhëniet midis dy shteteve.

Dëshmia e re ndërkombëtare e realitetit të minoritetit maqedonas është në vazhdën e procesit të ndërkombëtarizimit të çeshtjes së minoriteteve në Greqi, proces, që ka nisur prej disa kohësh. Të gjithëve u kujtohet, (me përjashtim të diplomacisë shqiptare), akti i madh historik i Komisionit Europian, kur Komisioneri i lartë i BE për zgjerimin, Johannes Hahn, në shtator të vitit 2016 afishoi në parlamentin europian qendrimin e Komisionit Europian për ekzistencën e çeshtjes çame në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Është një minoritet shqiptar në Greqi, i cili në periudhën midis dy luftrave botërore, është pranuar zyrtarisht nga qeveritë e Greqisë. Është një minoritet shqiptar, të cilin Greqia zyrtarisht e ka pranuar në Lidhjen e Kombeve.Është vërtetë antihistorike, që presidenti i Greqisë sot, Prokopis Pavlopoulos, e ka shpallur devizë personale fushatën e urrejtjes së tij ndaj minoritetit çam në Greqi.

Në një deklaratë në datën 24 shkurt në ceremoninë e përvjetorit të 106 të pushtimit të Konicës shqiptare nga forcat greke, (ngjarje që në mediat e mjera shqiptare u quajt “ditë e çlirimit” të Konicës), presidenti grek  kërcënoi Shqipërinë se nuk do ta lejojë të hyjë në zonën europiane se “nuk ka hedhur tej ato kërkesa të pakonceptueshme të gjoja të drejtave të çamëve kriminelë, bashkëpunëtorë të nazistëve”.

Pas represionit të jashtëzakonshëm të qeverive greke ndaj popullsisë çame në Greqi, është e kuptueshme se Athina do të këmbëngulë që të mos hapet dosja e çeshtjes çame. Tragjizmi në rastin e minoritetit çam në Greqi është se Shqipëria nuk arriti dot asnjëherë të ngrihej as në nivelin e Shkupit në përpjekjet për njohjen statusit të minoritetit çam në Greqi dhe për realizimin e të drejtave të tij të humbura.

Sepse është vërtet skandaloze që në vitin 2017 Tirana pranoi që qeveria greke të mos lejonte përfshirjen e çeshtjes çame në të ashtuquajturën paketë të çështjeve të pazgjidhura në bisedimet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Nuk duhet harruar se ky qëndrim i papranueshëm ishte në kundërshtim me vetë programin zyrtar të qeverisë socialiste, të miratuar në Kuvend në shtator të vitit 2013, ku afishohet çeshtja çame si çështje politike e dosjes së bisedimeve midis dy vendeve.

Historia vonon, por nuk harron për të nxjerrë nga dheu të vërtetat e groposura. Edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare ka diçka të ngjashme me arkeologjinë. Të varrosura në dekada e shekuj, dalin në dritë artefaktet e pamohueshme, që dëshmojnë nevojën e koregjimeve dhe të rivendosjes së historisë dhe të së drejtës. Kështu po ndodh e do të ndodhë edhe me çeshtjen e minoriteteve në Greqi. Don apo nuk don, Greqia po përballet me çeshtjen e minoritetit turk, maqedonas, shqiptar, etj.

Është pozitive që çeshtja e minoritetit maqedonas nëGreqi u bë temë dite e politikës dhe e publikut atje. Thesi i minoriteteve po çahet nga historia dhe procesi i njohjes së botës së qytetëruar me të vërtetat e brendshme të shoqërisë së sotme greke po zhvillohet. Do të ishte në të mirë të vetë Greqisë pajtimi me këto realitete dhe zbatimi i normave dhe standarteve demokratike për minoritetet, që përmbajnë konventat europiane, dhe që përbëjnë një nga bazat e BE, ku Greqia është anëtare/Dita

Related- Posts

OP/ED

Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

13 Nëntor, 2026
OP/ED

MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

7 Nëntor, 2026
OP/ED

“Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

1 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SHBA–Kinë–Rusi: Samit historik trepalësh në Shenzhen – A po hapet një kapitull i ri në diplomacinë e fuqive të mëdha?

14 Nëntor, 2026

Evropa përballë negociatave për Ukrainën: A rrezikon kontinenti të mbetet jashtë vendimmarrjes për sigurinë e vet?

14 Nëntor, 2026

Merz paralajmëron Trump për takimin me Putinin në Kinë: Mos përsëritni skenarin e Alaskës

14 Nëntor, 2026

Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

14 Nëntor, 2026

Kryediplomati kinez bën thirrje për dialog të vazhdueshëm mes Kinës dhe ShBA-së

14 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.