• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Hap i vogël në kaosin e madh libian

22 Janar, 2020
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr.Jorgji Kote

Ende pa mbaruar punimet Samiti i Berlinit mbi Libinë më 19 janar, shpërthyen diskutimet, dyshimet dhe hamendësimet me teprimet e rastit. Mirëpo, asnjë vlerësim i drejtë nuk mund të bëhet  pa një njohje sado të thjeshtë të situatës në Libi, të aktorëve dhe faktorëve të tij përcaktues. Pas përmbysjes së dhunshme të Gadafit më 2011 dhe  zgjedhjeve më 2014, ky shtet i dështuar me pozita strategjike kyçe në Lindjen e Mesme është zhytur në një kaos të paparë. Aty ka një qeveri të njohur nga OKB-ja me kryeministër El Sarraj që zotëron vetëm Tripolin dhe disa “xhepa” të vegjël rreth tij;  shumicën dërmuese të territorit prej 1,8 milionë km katrore e sundojnë me zjarr dhe me hekur milicët e gjeneralit rebel Haftar, ish-bashkëpunëtor i Kafadit në grushtin e shtetit më 1959 e pastaj kundërshtar  i tij. Madje, në prill, ai u priu milicëve  drejt kryeqytetit për të përmbysur qeverinë; por u ndal përpara portave të Tripolit pas trysnisë ndërkombëtare. Libia renditet në prodhuesit dhe eksportuesit kryesorë të naftës bruto tejet cilësore në botë; por, vitet e fundit prodhimi i saj ka rënë nga 3 milionë në 800.000 fuçi në ditë. Për pasojë, edhe GDP-ja e vendit, ku nafta jep mbi 50 për qind të saj ka rënë në masën 60 për qind, papunësia ka kërcyer nga 8 në mbi 30 për qind, etj. Për pasojë, Libia është bërë dhe pika më e madhe e tranzitit të qindra- mijëra azilkërkuesve që vijnë dhe nga vende të tjera  për në Lampeduza dhe Evropë.

  Dr.Jorgji KOTE

Mjaftojnë këto të dhëna trishtuese për të treguar se sado i vogë,Berlini ishte  një hap i rëndësishëm përpara drejt paqes ende të largët në Libi. Sidomos pas dy samiteve të dështuara në Paris dhe Palermo. Në radhë të parë falë formatit më të lartë dhe gjithëpërfshirës që siguroi Merkel si mikpritëse e tij; aty ishin sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Guiteres, drejtuesit më lartë të BE-së, Von der Leyen, Michel dhe Borrell,  presidentët dhe ministrat e jashtëm të shteteve të mëdha, të përfshira dhe me interesa direkte dhe anëtarë të KS të OKB-së; në veçanti, Presidenti Macron, Putin, Erdogan, Al Sisi, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, Kryeministri britanik Johnson dhe ai italian Conte, etj.

Arritje tjetër e dukshme ishte dalja me një deklaratë të përbashkët me 55 pika ku shtjellohen të gjitha aspektet e procesit të paqes e stabilitetit në Libi. Thelbi i kësaj Deklarate ishte dakordësimi për një zgjidhje politike të krizës libiane; e cila kërkon paraprakisht vazhdimin e embargos së armëve të vendosur nga OKB-ja vite më parë, mosndërhyrjen e të tjerëve në punët e brendshme të Libisë dhe vendosjen e  një armëpushimi të qëndrueshëm të vendosur  më 19 Janar me ndërmjetësimin ruso-turk. Ndër pikat e pakta konkrete, u vendos krijimi i një Komiteti Ushtarak i përbërë nga pesë anëtarë nga secila palë ndërluftuese, të cilët do të mblidhen së shpejti në Gjenevë për të filluar nga puna.

Ja pse, nga këndvështrimi i realpolitikës e jo thjesht i vullnetit të mirë, Samiti nuk ishte as fitore dhe as fiasko, por  një hap në drejtimin e duhur. Të kërkosh më shumë  është si të “kërkosh qiqra në hell”. Në fund të fundit, siç pohoi politilogu i njohur gjerman Wolham Lacher ” Samiti ishte produkt i një politike të të dobësuar amerikane dhe evropiane”

Tani sfida reale dhe shumë më e vështirë se Samiti  është zbatimi i kësaj marrëveshjeje në terrenin përcëllues në Libi, duke filluar me vëzhgimin e armëpushimit kur ai të realizohet. Vërtet që OKB-ka ka një mision prej 280 vetash, por dhe ai punon nga Tunizia pa mundur të futet dot në Tripoli. Me përjashtim të Turqisë dhe Rusisë, vendet e tjera, duke filluar nga Gjermania e Franca  nuk kanë as dëshirë dhe as “këllqe” për të dërguar trupa ushtarake në terren; të cilat gjithsesi vetëm se do ta rëndonin dhe më shumë situatën, dhe do ta spostonin në kalendat greke, dialogun politik që do të çonte në  një paqe të qëndrueshme.

Vështirësia kryesore e zbatimit të Marrëveshjes së Berlinit qëndron te  “lojtarët “ e shumtë, të mëdhenj dhe të ndërlikuar politikë e ushtarakë të përfshirë në Libi dhe përplasjen e interesave të tyre, shpesh të papajtueshme. Në fakt,  “Mbretërit” e situatës aty janë Turqia dhe Rusia. Pas suksesit të arritur në Siri pas ndërhyrjes ushtarake disa muaj më parë, Libia përfaqëson për Erdoganin frontin më të madh të gjeopolitikës aktuale turke. Kjo nisur nga pesha dhe rëndësia e Libisë në gjithë kontinetin, për luftën e ashpër për konkurrencë ndërmjet mes  Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Rusisë për shtrirjen e hegjemonisë turke dhe së fundi, por dhe kryesorja përfitimet e majme ekonomike dhe tregtare turke. Këto të fundit burojnë nga kontratat gjigande qysh në epokën e Gadafit dhe më vonë; ndaj Turqia nxitoi dhe nënshkroi disa kohë më parë marrëveshjen me qeverinë e njohur nga OKB-ja për kërkime dhe shfrytëzimin e vend burimeve të naftës e të gazit në Mesdheun Lindor, duke acaruar ndjeshëm marrëdhëniet me Greqinë, Qipron greke dhe vetë BE-në.  Në këtë ofensivë të madhe strategjike, Erdogan po shfrytëzon mjeshtërisht boshllëkun e madh të krijuar atje pas tërheqjes amerikane. Po ashtu,  Erdogani përfiton dhe nga pozicioni i deritanishëm “ jashtë loje”  apo “ as mish dhe as peshk” i BE-së dhe i disa prej vendeve të saj anëtare, përfshi Gjermaninë dhe Francën.

Nga ana tjetër, ky synim dhe kjo “ lojë strategjike turke mund ta ndihmojë shumë Erdoganin për forcimin e pozitave të tij të dobësuara ndjeshëm brenda vendit. Qershorin e kaluar ai humbi pothuajse të gjitha qytetet e mëdha, përfshirë Stambollin e tij; imazhi dhe pesha e AKP-së ka rënë ndjeshëm; tre prej ish miqve të tij më të ngushtë politikë kanë krijuar parti të reja politike, duke rrezikuar pozitën dhe imazhin e tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Për pasojë, duke mos pasur alternativë tjetër brenda vendit, kalimi i tij në politikën e jashtme në zona të tila nevralgjike për gjithë botën është shumë më tepër se  një “kamerdare  shpëtimi” për pushtetin që Erdogan mban prej 17 vitesh. Nga ana tjetër, duke mbështetur qeverinë libiane dhe duke pasur “çelësat” dhe fatet e miliona azil-kërkuesve, ai tenton t’i mbyllë gojën BE-së, ose ta detyrojë atë të “bëjë një sy qorr dhe një vesh shurdh” për standardet demokratike.

Një aktor tjetër madhor me peshë në rritje tanimë dhe në Libi është Rusia, e cila, ashtu si Turqia e fitoi këtë rol dhe falë ndërhyrjes së saj efektive në Siri. Ajo ka atje interesa të mëdha ekonomike, për shkak të kontratave të nënshkruara në miliarda Euro qysh në kohën e Kadafit dhe tani; Së dyti, për shtrirjen e zonës së saj të influencës në Lindjen e Mesme pas Iranit, Sirisë, Iranit, tani dhe në Libi. Ndonëse ajo mbështet  Gjeneralin Haftar, javën e kaluar Putin ftoi në Moskë atë dhe kryeministrin zyrtar libian, në përpjekje për një marrëveshje të qëndrueshme armëpushimi. Veç të tjerash, Putin synon të “ luajë dhe me nervat” e BE-së, që të jetë në gjendje t’i kërkojë asaj lëshime të reja, sidomos në rastin e Ukrainës, por dhe në zona të tjera, përfshi Ballkanin Perëndimor. Me praninë e tij në Berlin për Libinë, Putin konfirmoi se pa Rusinë nuk mund të bëhet asnjë hap përpara për paqe e stabilitet në botë.

Natyrisht që veprimet dhe interesat ruse, turke dhe të aktorëve të tjerë në rajon mund të  bien ndesh me synimet e BE-së dhe të vendeve të saj anëtare, çka mund të ndërlikojë situatën; gjithashtu, BE-ja do të kërkojë të riparojë dëmet e indiferencës dhe dështimit në Lindjen e Mesme. Sepse ka pjesën e saj të madhe të  përgjegjësisë për çka ndodhi në Libi; veç kësaj, drejtuesit e rinj më të lartë të BE-së e kanë shpallur synimin e tyre për një Evropë më të fortë dhe me përgjegjësi më të mëdha. Libia është ”prova e parë e zjarrit” për të. Pastaj, BE-së i qëndron si “ shpata e Demokleut” mbi kokë kërcënimi i madh nga Libia lidhur me valët e reja të mundshme të emigrimit masiv  me ardhjen e pranverës.

Së fundi, ky Samit ishte sukses dhe tregues i rolit drejtues politik dhe diplomatik gjerman, me gjithë venitjen e yllit politik të Kancelares Merel; kur Franca dhe Macron, me gjithë demarshet e shumta, po tregon se do ta ketë tejet të vështirë, për të mos thënë të pamundur, të zëvendësojë Gjermaninë dhe Merkel; kjo ngre pikëpyetje të mëdha për lidershipin e ardhshëm evropian pas largimit të saj më 2021; por ky është problem tjetër./gsh

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kroacia ngre shqetësime për armatosjen e Serbisë

3 Tetor, 2026

PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

3 Tetor, 2026

G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

3 Tetor, 2026

Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme: Vuçiç kërkon një rol të ri politik

3 Tetor, 2026

3 Tetori 1990: Si u bashkua Gjermania dhe si ndryshoi Europa

3 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.