Holanda drejt rihapjes së shkollave

Holanda mund të rihapë së shpejti shkollat, si një hap drejt rikthimit në normalitet.

Ekipi i ekspertëve holndezë për pandeminë e covid-19 ka këshilluar kryeministrin Mark Rutte se mund të hapë shkollat dhe nxënësit ta frekuentojnë atë në orare të ndryshme gjatë ditës për të shmangur grumbullimin e të gjithë nxënësve në një fashë orare.

Ata sugjerojnë se fëmijët deri në moshën 12 vjeç mund të lejohen dhe të bëjnë aktivitete sportive tri herë në javë, pa qenë e nevojshme të mbajnë larg 1,5 metra larg.

Lidhur me hapjen e bareve, ekipi i rekomandoi kryeministrit mbajtjen e restoranteve, bare, kafeneve dhe aktiviteteve të tjera të hotelierisë të mbyllura deri të paktën në 16 maj, ndoshta më gjatë.

Po ashtu të gjitha organizimet në grup dhe tubimet duhet të anulohen deri në shtator ose tetor, këshilluan ekspertët. Kopshtet zoologjike dhe muzetë mund të lejohen të rihapen në kushte të rrepta.

Kryeministri Mark Rutte do të njoftojë zyrtarisht vendimin e qeverisë për zbutjen e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit në një konferencë për shtyp mbrëmjen e 21 prillit.

Related- Posts

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist