Këshilli i Evropës i ka drejtuar një thirrje Shqipërisë që të respektojë parimin e vetë-deklarimit të minoriteteve kombëtare. Ky rekomandim u kërkon autoriteteve që të ndalojnë referimin vetëm mbi të dhënat arkivore dhe regjistrin e gjendjes civile në lidhje me verifikimin e personave të vetë-deklaruar si anëtarë të një minoriteti.
Në fakt kjo është një nga çështjet delikate në marrëdhënieve mes Tiranës zyrtare dhe Athinës. Në mënyrë të vazhdueshme, presidenti grek, Prokopis Pavlopulos ka kërkuar respektimin e minoritetit grek në vend, në mënyrë që t’i hapet rrugë Shqipërisë në integrimin evropian.
Por pretendime për minoritete kombëtare ka edhe nga Serbia e Bullgaria. Në vitin 2011, u realizua censusi i parë ku në të u përfshi edhe kombësia. Këto rezultatet u kundërshtuan prej Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
Sakaq në vitin 2020 do të pritet të realizohet një tjetër regjistrim, por këtë radhë përcaktimi i kombësisë do të jetë i detyrueshëm. Në raportin e fundit, Këshilli i Evropës, ka dalluar lehtësisht se komunitetet rome dhe egjiptiane vazhdojnë të ndeshen me pabarazi dhe diskriminim, sidomos në nivel vendor.
Raporti bën thirrje për më shumë përpjekje për të përmirësuar kushtet e jetesës së këtyre komuniteteve, sidomos në lidhje me qasjen në punësim, arsimim dhe shëndetësi, si dhe duhet të nxitet integrimin e tyre shoqëror.
Rekomandimet për autoritetet shqiptare përfshijnë edhe mundësimin e librave shkollorë në gjuhën e minoriteteve.