Një zëdhënës nga MPJ-ja kineze tha të shtunën që Kina shpreh keqardhje të fortë dhe kundërshtim të vendosur ndaj fjalëve negative mbi Kinën nga sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth, në Dialogun e 22-të Shangri-La.
Zëdhënësi tha që Hegseth ka shpërfillur enkas thirrjet për paqe dhe zhvillim nga vendet e rajonit dhe ka promovuar mentalitetin e Luftës së Ftohtë të konfrontimit në grup, ka përbaltur Kinën me akuza të pabaza dhe e ka quajtur Kinën gabimisht me fjalën “kërcënim”.
“Këto fjalë janë mbushur me provokime dhe tentojnë për të sjellë ndarje. Kina shpreh keqardhje dhe kundërshtim të vendosur për to dhe ka protestuar fort ndaj SHBA-së,” theksoi zëdhënësi.
Sipas tij, asnjë vend në botë nuk mund të quhet fuqi hegjemoniste përveç SHBA-së, e cila është gjithashtu faktori kryesor që minon paqen dhe qëndrueshmërinë në rajonin e Azi-Paqësorit. Për të përjetësuar hegjemoninë e vet dhe për të çuar përpara të ashtuquajturën “strategji e Indo-Paqësorit”, SHBA-ja ka vendosur armë sulmuese në Detin e Kinës Jugore dhe ka vazhduar t’i hedhë benzinë zjarrit e të krijojë tension në rajonin e Azi-Paqësorit, të cilat po e kthejnë këtë rajon në një fuçi baruti dhe po i bëjnë vendet e rajonit të shqetësohen thellësisht.
Duke theksuar që çështja e Tajvanit është krejtësisht punë e brendshme e Kinës, zëdhënësi tha që asnjë vend nuk duhet të ndërhyjë në këtë çështje.
“SHBA-ja nuk duhet të mendojë kurrë që ta shfrytëzojë çështjen e Tajvanit si një levë ndaj Kinës. SHBA-ja kurrë nuk duhet të luajë me zjarrin në këtë çështje. Kina e nxit SHBA-në të zbatojë plotësisht parimin e një Kine dhe tre deklaratat e përbashkëta Kinë-SHBA dhe të ndëpresë mbështetjen dhe inkurajimin për forcat separatiste të ‘pavarësisë së Tajvanit’,” tha zëdhënësi.
“Në Detin e Kinës Jugore, nuk ka pasur problem për lirinë e lundrimit dhe fluturimit,” tha zëdhënësi, duke theksuar që “SHBA-ja është faktori kryesor që po prish paqen dhe qëndrueshmërinë në Detin e Kinës Jugore”./cgtn