• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Maj, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

    FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump holds a "Foreign Trade Barriers" document as he delivers remarks on tariffs in the Rose Garden at the White House in Washington, D.C., U.S., April 2, 2025. REUTERS/Carlos Barria TPX IMAGES OF THE DAY/File Photo

    Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

  • POLITIKË

    Zgjedhjet Parlamentare 2025/ Numërohen mbi 60% e kutive të votimit në rang kombëtar. Partia Socialiste kryeson me 83 mandate

    Mediat ndërkombëtare/ Votimet në Shqipëri, test për rrugën drejt BE-së

    Exit Poll i Albanian Post: Fitore bindëse e PS me 79 mandate 

    Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare.

    SPAK, BKH dhe forcat policore në terren për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

    Kryetari i KQZ-së mesazh qytetarëve për 11 majin: Merrni pjesë në këtë proces vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë

    Vota e Diasporës: 180,144 zarfe të mbërritura në KQZ

    Celibashi: Subjektet politike të respektojnë heshtjen zgjedhore, mediet mos të publikojnë spotet elektorale

  • SOCIALE / KULTURË

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

    Arkiva Marubi, shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    “Defender Europe 2025”/ Albin Kurti: Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

    AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

    Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

    “Si po (vazhdon të) zhbëhet shqipja në Maqedoni të Veriut. Dhe nga vetë shqiptarët.

    LDK fton partitë parlamentare në Kosovë për qeveri tranzitore

    Për të dhjetën herë dështon konstituimi i Kuvendit i Kosovës

    Hapet Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, Osmani-Ibrahim: Moment historik

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

20 Prill, 2025
in OP/ED
A A
enver bytyci
Share on FacebookShare on Twitter

Prof. Dr. Enver Bytyçi

Që prej 24 shkurtit 2022, kur Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën, kontinenti Europian ka filluar ndryshimin e madh. Për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore në kontinentin tonë ndodhi një sulm i papritur kundër sovranitetit të një vendi tjetër, ndonëse Karta e OKB-së ndalon kategorisht ngjarje të tilla. Rusia nisi pushtimin ushtarak të Ukrainës. Pyetja që u shtrua ishte kjo: – Çfarë do të ndodhë në botën e sotme, nëse të fuqishmit, atomikët, ato vende që kanë potenciale ushtarake të papërballueshme, do të nisin pushtimin e vendeve të tjera?! Më e pakta nuk do të kishte dhe nuk do të ketë më rregulla që përcaktojnë sjelljen e shteteve midis tyre. Sulmi ushtarak në Ukrainë ishte fillimi i një rendi të ri botëror, gjithashtu me rregulla të reja. Cilat do jenë ato rregulla? Ne ende nuk e dimë. Por e dimë se në gjeopolitikën e botës do të kemi rregulla dhe ekuilibra të tjerë nga ato që pati përcaktuar Konferenca e Jaltës në shkurtin e vitit 1945. Jaltës! Pikërisht të atij qyteti që ndodhet në Gadishullin e Krimesë. Zyrtarisht në territorin e Ukrainës, por qënë mars 2014 u aneksua prej Rusisë. A do të jenë edhe kësaj radhe tre vendimmarrës? Atëherë ishin Rusvelti, Çurçilli dhe Stalini. A do jenë kësaj radhe Donald Trump, Vladimir Vladimiroviç Putin dhe Xi Jinping? Të shohim! Por Europën mund ta shohim në rolin e Francës së De Golit të asaj kohe.

Ukraina u përsërit në Lindjen e Mesme, në Gaza. Më 7 tetor 2023 ndodhi akti terrorist i Hamasit. U morën peng qindra izraelitë dhe u vranë rreth 1200 të tjerë. Tel-Avivi u hakmor. Nisi sulmin mbi Gaza dhe e shkatërroi atë. Deri tani ka vrarë mbi 60 mijë të pafajshëm, prej të cilëve mbi 22 mijë fëmijë. Edhe këtu u rrënua rendi ndërkombëtar. Ishte dhe mbetet një luftë pa rregulla, pa limite. Të sulmosh brenda territorit të Izraelit, siç veproi Hamasi palestinez, e të shkaktosh viktima të shumta, ishte e paprecedentë. Ndërkaq reagimi joproporcional dhe masakrat mbi njerëzit e pafajshëm, përfshirë fëmijët e pambrojtur, edhe kjo përbën shkelje të çdo rregulli dhe norme ndërkombëtare. Dhe të dyja këto konflikte e luftëra duket se kanë diktuar dhe po shkohet madje drejt vendosjes së një rendi të ri. Qëllimi është që aktorët e këtij rendi të fuqizohen. Por është ende heret të mësojmë, nëse po shkohet ose jo drejt një lufte të re botërore pas këtyre ngjarjeve. Në Europë nesohet gjithnjë e më shumë se Lufta e Tretë është në nisje të saj. Popujt e këtyre vendeve po përgatiten madje për të përballuar një tragjedi të tillë, deri te udhëzimet që edhe në shkolla të flitet me nxëenësit për këtë.

Kësisoj situata gjeopolitike e sotme është një shqetësim në rritje për botën e sidomos për kontentin dhe Bashkimin Europian. Kësaj radhe shqiptarët janë më në avantazh sesa në çdo rast tjetër të vendosjes ose rivendisjes së rendit botëror, sidomos në shekullin e XX. Por për mirë apo për keqte ne ky shqetësim nuk ndjehet sa në vendet e tjera të Europës. Ndoshta se jemi mësuar me të keqen dhe duhet kohë të na dalë ajo. Ndoshta se valët e rrezikut vijnë te ne me vonesë, siç ka ndodhur thuajse në të gjitha kohët historike të mëparshme. Në u çliruam të fundit nga Perandoria Osmane dhe po ashtu të fundit në rajon krijuam shtetin e parë shqiptar. Në u pushtuam në Luftën e Parë Botërore nga pushtues të shumtë sa asnjë komb tjetër, por reaguam të fundit. Erdhën fillimisht serbët, pastaj grekët, më vonë austro-hungarezët, por edhe italianët dhe francezët. Dhe ne si popull aso kohe nuk reaguam si një organizëm me organizim e me hierarki. Prej italinanëve u çliruam të fundit, në qershorin e vitit 1920, gati dy vite pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Në Luftën e Dytë Botërore u pushtuam po ashtu të parët dhe pritëm të çliroheshim kur pushtuesit të thyeheshin nga Fuqitë e Mëdha. Në historinë tonë kemi bërë luftëra, por thuajse asnjëherë me një organizim mbarë kombëtar, përveçse në kohën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Kur Çerçiz Topulli luftoi kundër osmanëve më 1908, vetëm Gjirokastra ishte pjesë e kësaj lufte. Kur Dedë Gjon Luli luftoi në Malësi në krzyngritjet e vitit 1910-1911, mungoi solidariteti i pjesës tjetër të shqiptarëve. Kur në pranverën e verën e vitit 1912 ndodhi kryengritja e armatoisur kundër osmanëve në Kosovë e që nisi më Kuvendin e Junikut, zonat tjera të Shqipërisë heshtën dhe nuk u solidarizuan me atë që ndodhi në Kosovë. Për pasojë Serbia e pushtoi atë vit Shqipërinë deri në Shkumbin, përfshirë dhe Durrësin. Ajo masakroi sipas Aleksandër Leo Freundlich ose sipas Trockit së paku 25 mijë shqiptarë, kryesisht në Kosovë, Shkup, Kumanovë e Shqipërinë verilindore.

Të fundit ishim ne që shëmbëm diktaturën komuniste, ndonëse ofertën e morëm të parët përmes ish-kryeministrit bavarez, Josef Strauss. I vetmi rast kur kemi qenë unikë qe lufta e fundit në Kosovë. Dhe kjo falë mençurisë, urtësisë dhe vizionit të Ibrahim Rugovës. Për pasojë jemi i vetmi popull dhe i vetmi komb që nuk po orientohemi si duhet edhe në kohët e sotme. Na mungon jo vetëm koherenca, por edhe bashkëpunimi e harmonia për të qenë koshient për atë që ndodh pranë e rreth nesh. Në vend të vlerësojmë rreziqet që vijnë nga agresioni rus në Ukrainë, ne vazhdojmë dhe presim që “të mirat e kombit tonë të vijnë nga Amerika ose nga Europa”! Ne nuk kemi një qasje të balancuar dhe të unifikuar të politikës e madje as të të dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, për shumë çeshtje kardinale, strategjike dhe politike të përbashkëta. Ne vazhdojmë të jemi të përçarë, njësoj si në dekadën e parë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Në këto pozicione na gjejnë edhe zhvillimet e sotme gjeopolitike.

Gjeopolitika është shkencë që bazohet në dy komponentë, në gjeografinë, pra në teatrin e zhvillimeve praktike dhe në politikën që ndiqet për të përballuar sfidat e këtyre zhvillimeve. Teatri i zhvillimeve politike është kryesisht në kontinentin europian. Agresioni rus në Ukrainë synon pikërisht dobësimin e Europës dhe frocimin e Rusisë në raport me pjesën tjetër të kontinentit. Territoret dhe popullsia shqiptare janë pjesë e këtij teatri gjeografik të zhvillimeve politike dhe strategjike. Nëse Rusia e fiton luftën në Ukrainë, ka shumë mundësi që ajo të bëjë aggresion kundër vendeve të tjera të Europës Lindore. Polonia përgatitet për luftë. Po ashtu vendet balltike e deri te Bullgaria, Serbia, Greqia e Turqia. Por Serbia në anën e Rusisë. Ndërsa ne soditim dhe presim që fatin tonë ta përcaktojnë zhvillimet dhe konfliktet midis të tjerëve.

Ne vazhdojmë të jemi hipokritë me veten tonë. Ne vazhdojmë të ushqejmë kapriçiot, unin, egon tonë me kërkesën për prestigj fasadë. Ne mburremi me një anije të falur nga Italia, ndonëse ajo anije është ndërtuar para një shekulli. Ne luajmë me fasadën, mashtrimin dhe intrigën edhe në kushtet e emergjencës kombëtare për t’u mbrojtur nga agresioni rus ose serb kundër nesh. Ne vazhdojmë të shkujdesur në situatat e tmerrshme që po zhvillohen rreth nesh. Në vend të përgatisim njerëzit për të përballuar rreziqet që na kërcënojnë, në vazhdojmë të flasim e të t’i gënjëjmë shqiptarët me përrallat e “integrimeve”! Ne jetojmë në një botë tjetër, sepse duket se e kemi në gen atë që thoshte Max Weber etjen për pushtet dhe për prestigj.

Prandaj dhe ne nuk e lexojmë ose nuk duam ta lexojmë mirë gjeopolitikën. Nuk bëjmë llogari sa më të sakta për interesat, fuqinë, aleancat dhe mundësitë që krijohen në rrethana të caktuara gjeopolitike. Vitet e fundit Kosova e ka bërë këtë më mirë sesa Shqipëria. Shqipëria ka qenë e aftë të realizojë spektakle të shoubizit gjeopolitik me samite, konferenca, fjalime popmpoze, betime e stërbetime për të qëndruar besnik në aleancat euro-atlantike. Kosova ndoshta nuk e ka bërë këtë aq mirë sa Shqipëria. Por Kosova ka ndërtuar një ushtri funksionale e profesionale. Ndërsa te ne ende politika grindet për pronat e ushtrisë, në Kosovë ushtria, Forcat e Sigurisë, policia kanë ndryshuar imazhin e e vendit të tyre  me vepra konkrete. Ato po ndërtohen edhe në lokacione që askujt nuk ia merrte mendja para pak vitesh. Prej gati katër vitesh flitet te ne për ndërtimin e dy fabrikave të municionit ushtarak. Ndërsa në Kosovë një fabrikë përfundon këto ditë dhe tjetra nga fundi i këtij viti. Secila më moderne se tjetra. Ndërsa Kosova shpenzon 250 milion euro në vit për sigurinë dhe mbrojtjen, Shqipëria shpenzon më pak se gjysmën e kësaj shume.

Kuptimi i gjeopolitikës, sidomos për vendet e vogla si Shqipëria e Kosova, do të thotë të përgatitesh për sakrifica më të mëdha se vendet e fuqishme të globit. Më e vogla sakrificë do të ishte “më pak hajni e më shumë investim për sigurinë dhe mbrojtjen ”! Pikërisht ky element i rëndësishëm ne na mungon. Ndërkohë qëretorikën politike e kemi perfekt dhe harrojmë se kjo retorikë po shërben për të mos vënë re difektet në jetën praktike të qeverisjes. Më duket se investimi për sigurinë dhe mbrojtjen shihet si detyrë e NATO-s ose BE-së.

Gjeopolitika është e lidhur me rolin që ka vendi në një situatë të caktuar të konflikteve rajonale, kontinentale ose globale. Shqipëria dhe Kosova janë në pikën kyçe të zhvillimeve gjeopolitike në rajonin e Ballkanit. Shqipëria luan rolin e portës së Adriatikut, ndërsa Kosova është territory nga ku kontrollohet i gjithë Ballkani. Këtë e pohon gjithashtu ish-akademiku serb, Vasa Çubrilloviç, në memorandumin e tij, “Shpërngulja e shqiptarëve” të 7 marsit 1937! Po sa e si e shfrytëzojmë ne këtë pozitë favorizuese për të forcuar pozicionin tonë gjeopolitik? Mendoj se jo aq sa janë mundësitë për këtë. Kosova bën më shumë se Shqipëria edhe në këtë drejtim. Eleminimi ose paralizimi i grupit terrorist serb të Banjskës më 24 shtator 2023 ishte mesazhi kuptimplotë për mbrojtjen e territorit të Kosovës. Unë e kam krahasuar atë ngjarje, e cila u përballua me aq sukses nga policia e Kosovës, të ngjajshme me Luftën e Vlorën në verën e vitit 1920. Duhet ditur se Lufta e Vlorës dhe hedhja e forcave ushtarake italiane në det, bashkë me Kongresin e Lushnjës krijuan kushtet që në Konferencën e Parisit të hiqej nga rendi i ditës ricopëtimi i territoreve të Shqipërisë në favor të Greqisë. Suksesi i Banjskës ishte akt i ngjajshëm, me të cilin Kosova mbrojti pikën më strategjike të Ballkanit në veri të saj. Në vitin 1920 nuk bënë punë tri delegacione që shkuan të ndara në Konferencën e Parisit, aq sa bëri punë Lufta e Vlorës dhe Kongresi i Lushnjës. Në Kosovë e për Kosovën I përkeqësoi  punët procesi i dialogu më shumë se dhjetëvjeçar, por kthesën e shënoi qëndresa, profesionalizmi dhe suksesi i policisë dhe qeverisë së Kosovës në përballimin e situatës në Banjskë shkaktuar nga grupet terroriste të Serbisë.

 Përmenda këta dy shembuj për të ilustruar faktin se veprimi në terren, përgatitja dhe parapërgatitja për të përballuar rrethanat e gjeopolitikës, janë vendimtare dhe përcaktuese. Pra, nuk është retorika dhe fotografitë e samiteve “të mëdha” ato që e çojnë një vend në fitore në një moment kritik të konfliktit të interesave të më të mëdhenjve, kur pjesë e këtyre interesave bëhet edhe vendi ose vendet tona.

Ne shqiptarët luftojmë më shumë për protagonizëm, sesa për suksese praktike. Ne i shërbejmë më shumë egos dhe përpjekjeve tona për lavdi, prestigj e pasuri përmes pushtetit, sesa krijojmë harmoni e ekuilibër në marrëdhëniet tona mes vetit. Përçarja na ka lënë në bisht të situatave në çdo kohë të kthesave historike e gjeopolitike. Ne nuk jemi bashkë as për çeshtjet më thelbësore që kanë të bëjnë me interesat më jetike të atdheut, kombit e popullit tonë. Ne luftojmë në çdo rast e për çdo gjë kundër njëri-tjetrit. Ne përçjamë dhe përçahemni shumë lehtë. Te ne ideologjitë janë shkatërrimtare dhe jo udhërrëfyes motovues për përparim e prosperitet. Shihni se si është katandisur dekadën e fundit edhe marrëdhënia midis Kosovës dhe Shqipërisë. Edhesikur hasmi të donte ta bënte më të shëmtuar këtë marrëdhënie, nuk do të kishte arritur ta bënte kaq të egër. Së paku kishim një lloj tabuje sa i përket marrëdhënieve midis të dy shteteve tona. Ajo tabu njihte limite e kufij në kritikat, sharjet dhe kundërvëniet midis dy shteteve ose dy pjesëve të të njëjtit komb. Kjo tabu u thye dhjetë vitet e fundit. Tirana dhe Prishtina janë më larg njëra-tjetrës sesa ishin edhe në kohën e diktaturës. Dhe fatkeqësisht kjo konsiderohet nga glonbalistët si “emancipim”!

Po ashtu të përçarë jemi brenda kontureve politike të të dy vendeve. Lufta kundër njeri-tjetrit bëhet pa zgjedhur as mjetet. E ashpër, sikur luftojmë kundër një legjioni armiqësor. Sëmundja jonë quhet përçarje. Ndaj dhe askush nuk merret me çeshtjet themmelore të gjeopolitikës së sotme. Ndaj dhe të huajt nuk na marrin seriozisht e zor se na besojnë, pavarësisht fjalëve diplomatike me etikë që ata artikulojnë.

 Si përfundim mund të themi se:

Gjeopolitikën, zhvillimet  e saj i përcaktojnë Fuqitë e Mëdha. Ngjarjet gjeopolitike zhvillohen përmes konflikteve dhe zgjidhen në tavolinën e bisedimeve. Vendimmarrja është po ashtu në dorën e aktorëve të fuqishëm ndërkombëtarë. Në rastin e sotëm të SHBA-ve, Kinës, Rusisë dhe Fuqive Europiane. Kombet, shtetet dhe popujt e vegjël kanë në dorë vetëm të veprojnë me shkathtësi e me zgjuarsi. Të përgatiten për ta mbrojtur vendin e tyre dhe të luftojnë për këtë.

Nëse ndodhin konfliktet e të mëdhenjve, në një situatë si kjo e jona, ata krijojnë  aleanca me më të vegjlit. Në rajonin tonë është sërishmi Serbia ajo që mbështetet në aleancën e saj me Rusinë. Por popujt dhe kombet e tjera, falë zgjimit të madh në luftën e fundit gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë e kanë nxjerrë mësimin përfundimtar. Ata duhet të bashkohen kundër Serbisë, nëse kjo do të kërcënojë sovranitetin e fqinjëve të saj. Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova janë më të rrezikuarat. Por kjo nuk do të thotë që boshnjakët dhe kosovarët duhet të jenë vetëm në një përballje të mundshme nga agresioni serb. Aleanca ushtarake e lidhur javët e shkuara midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është modeli i rezistencës. Me shumë gjasa kësaj aleanmce do t’i bashkohet edhe Bullgaria.

Por kjo nuk mjafton. Ka shumë nevojë të flitet me opinionin publik për t’u përgatitur për më të keqen. Mbi të gjitha të lemë menjanë inatet, sherret, luftën e brendshme dhe urrejtjen kundër njëri-tjetrit. Ne nuk mund të kemi komoditetin e sharjeve dhe sherreve politike ekstreme për pushtet. Ne na duhet harmoni dhe eukulibër në marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Na duhet ajo që në teorinë e politkës quhet paqja sociale. Kosova e ka një eksperiencë të mrekullueshme dhe unike nga fundi i viteve 1980 e fillimi i viteve 1990 me pajtimin e gjaqeve dhe homogjenizimin e saj duke u bërë një me lidershipin e Ibrahim Rugovës. Shqipëria do të duhet të inicojë sa më shpejt një levizje si ajo e Kosovës e para 35 viteve.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

8 Maj, 2025
Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration
OP/ED

Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

7 Maj, 2025
OP/ED

Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

3 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Pas 47 vitesh luftë, përfundoi konflikti turko-kurd

12 Maj, 2025

Negociatat e Stambollit si pikë kthese e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

12 Maj, 2025
EP Plenary session - Conclusions of the European Council meeting of 19 December 2024

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve

12 Maj, 2025

Zelensky i gatshëm të takohet me Putinin në Stamboll për bisedime paqeje

12 Maj, 2025

Zgjedhjet Parlamentare 2025/ Numërohen mbi 60% e kutive të votimit në rang kombëtar. Partia Socialiste kryeson me 83 mandate

12 Maj, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.