Qeveria duhet të rishikojë vendimin për kufirin e çmimit të konsumit të energjisë elektrike për familjarët në jo më pak se 1200 kilovat në muaj.
Kërkesa vjen nga Konfindustria, e cila deklaron se fasha 800 kilovat tejkalohet nga 130 mijë familje.
Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për familjet duhet të rishikohet. Shqetësimi vjen nga Konfindustria e cila vlerëson se pragu i 4-fishimit të çmimit duhet të jetë 1200 kilovat në muaj.
Kjo pasi, për këtë institucion, kufiri prej 800 kilovat konsum në muajt e ftohtë tejkalohet nga jo më pak se 13-20% e abonentëve, ose 90-130 mijë familje.
Pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare sidomos në zonat urbane ngrohjen gjatë muajve të dimrit e kanë mbështetur kryesisht te energjia elektrike.
Goditje më të fortë do të marrin buxhetet e familjeve me të ardhura të mesme. Njëkohësisht do të preken edhe më tej familjeve me të ardhura të ulëta dhe shtresat në nevojë.
Qeveria ka deklaruar se çmimi 42 lekë për fashën mbi 800 kilovat do të aplikohet deri në dhjetor, dhe më tej do të rishikohet për një vendimmarrje të re.