• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Highlights

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se Shqipëria do ta bëjë amnistinë fiskale

15 Korrik, 2022
in Highlights, NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit sot në Tiranë për amnistinë fiskale, në përgjigje të pyetjes së zv.ambasadorit të BE-së në vendin tonë, Alexs Hupin, se paratë e shqiptarëve që jetojnë në BE duhet fillimisht të vërtetohet që janë të ligjshme dhe më pas të futen në Shqipëri, tha se “ne jemi të gatshëm të punojnë me ekspertët e BE-së, por nuk duhet t’i thonë mos guxoni ta bëni amnistinë fiskale”.

“Dua ta them drejtpërdrejtë. Ajo që ju thatë është muzikë për veshët tanë. Kjo është gjithçka që kemi kërkuar, për t’u ulur dhe për ta bërë realitet, në mënyrën më të mirë, por jo që të na thuhet, a priori, pa filluar ende, “jo nuk duhet ta bëni”, “jo nuk mund ta bëni”, “jeni shumë të ndërlikuar si njerëz”, “jeni një vend i dyshimtë”. Kjo është e papranueshme”, u shpreh Rama.

Për pjesën tjetër, vijoi kryeministri, “jemi tërësisht të hapur, të ulemi me ekspertët tuaj më të mirë dhe sa i takon ekspertëve BE-ja është plot për plot me të tillë dhe nuk do të jetë problem për të na ndihmuar dhe ne do të kontrollojmë çdo detaj dhe do të miratojmë ashtu siç kemi miratuar shumë gjëra. Është një draft ndryshe nga ai që kishim vite më parë dhe kemi trajtuar pika të rëndësishme që janë ngritur nga BE dhe nga të tjerë në takimet informale”.

“Më lejoni të jem shumë i qartë. Nuk po kërkojmë mbështetje nga ju, nga të tjerë, e jo më nga Manyval. Ne e dimë që ju kurrë nuk do të thoni bëjeni, se kjo është një gjë e shkëlqyer për t’u bërë. Ne po kërkojmë vetëm respekt dhe për atë mundësinë e dyshimit, siç e tha miku ynë britanik, çka nënkupton që zbatimi do të tregojë se sa të aftë jemi për të bërë saktësisht atë që është shkruar në ligj”, tha ai.

Rama theksoi se, “ne e meritojmë të na jepet mundësia dhe fakti është që ne jemi në shtëpinë tonë këtu, jemi në vendin tonë. Është një vend ku jeni të mirëpritur si askund tjetër ndoshta. Është një vend ku nuk kemi sekrete, nuk kemi axhenda ndryshe nga partnerët tanë euroatlantikë. Por është vendi ynë dhe është mirë kjo të mbahet përherë mend, në kuptimin që ne e mirëpresim këshillën, kritikën tuaj, ndihmën dhe monitorimin tuaj, ne e mirëpresim edhe që ju, në kuptimin metaforik, të na kritikoni në mënyrë bërthamore, por ju duhet edhe të na respektoni ne. Ne do ta bëjmë këtë. Kemi nevojë për ndihmën tuaj dhe natyrisht do të shohim, do të ketë gjëra që do të funksionojnë shumë mirë, por do të ketë gjëra që nuk do të funksionojnë aq mirë, por mbetet për t’u parë”.

“Një gjë, – vijoi më tej kryeministri, – për atë çka ju ngritët është pak me yçkël. Është mënyra e BE-së për t’i thënë dhe bërë gjërat me yçkël. Ju thatë ata tatimpagues në BE që duhet të provojnë ligjshmërinë e parasë që sjellin këtu. Po sigurisht, por pyetja është si? Do t’ju them se ata sjellin para këtu, nuk është puna se nuk sjellin këtu. Ka institucione financiare që nuk janë banka, të cilat e bëjnë të mundur që deri në 10 mijë euro ti t’i dërgosh dhe të mos i thuash askujt asgjë dhe këtë gjë mund ta bësh disa herë”.

“Ndërkohë më duhet t’ju them se ka diçka që quhet kriptomonedhë dhe njerëzit me shumë lehtësi mund t’i këmbejnë paratë e tyre me kripto dhe të vijnë me një usb në aeroport, e ti kenë paratë e tyre në telefon e çfarë të bëjmë pastaj. Le të punojmë së bashku për të gjetur rrugën më të mirë për ta bërë këtë, le të vazhdojmë atë çka jemi mësuar të bëjmë: ne punojmë, ju na monitoroni dhe na thoni kjo është mirë dhe kjo jo. Por mos na thoni dhe mos guxoni të na thoni se kjo nuk është mirë”, deklaroi Rama.

Në konsultimin publik për projektligjin e amnistisë fiskale, Rama tha se “ne kemi konsultuar popullin shqiptar për këtë”.

“E kemi bërë Këshillimin e parë Kombëtar dhe kemi ftuar gjithë shqiptarët në anonimitetin më të plotë të japin opinionin e tyre. 66 % e thuajse gjysmë milion shqiptarë kanë kërkuar që emigrantët shqiptarë të formalizojnë paratë e tyre. Por e gjitha kjo kundërshti vjen si rezultat i të marrit pak si lehtë të Shqipërisë dhe gjithë përfaqësuesve të këtij vendi, si rezultat i asaj që ne i bëjmë vetes”, shtoi Rama.

“Ne bëjmë këtu raporte për organizma ndërkombëtare dhe ne këtu shqiptarët nxijmë, shkatërrojmë komplet imazhin e vendit tonë dhe jua hedhim atyre dhe ata i nxjerrin me emrat e tyre këto lloj raportesh, nuk kanë faj ata se janë raporte ‘bio’ nga Shqipëria. Por kjo është temë tjetër”, tha Rama.

“Dua të jemi shumë të hapur me njëri-tjetrin dhe nuk kemi si e bëjmë për budalla njëri- tjetrin. Ne jemi një vend që po e tregojmë çdo ditë se sa seriozë jemi në marrëdhëniet me ndërkombëtarët, me partnerët, çdo ditë po e tregojmë. Por, nuk vëmë njeri para kur vjen puna për respekt. Në pastrimin e parave jo vetëm kemi bërë progres, por kemi bërë gjëra që nuk i kanë vendet e tjera. Na kërkonin një ndryshim, i thamë kush e ka që ta marrim dhe na thanë: jo, s’e ka vend tjetër, por duhet ta bëni ju”, shtoi ai.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se një nga objektivat e amnistisë fiskale dhe penale të subjekteve që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive, është rritja e të ardhurave tatimore, ndërsa siguroi se tanimë janë të ngritura sistemet që do ta parandalojnë fenomenin e informalitetit në të ardhmen.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë zhvilloi sot një konsultim të gjerë publik “Për projektligjin e amnistisë fiskale”, pas aprovimit të idesë së saj nga publiku në Këshillimin e Parë Kombëtar, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

“Situata në të cilën ne ndodhemi, kriza ekonomike globale, e cila ka prekur jo vetëm Shqipërinë, por të gjitha vendet e botës i ka vendosur ekonomitë në kushte jo normale për funksionimin e tyre, për gjetjen e financimeve për investime. Kjo është një krizë, e cila ka gjetur të papërgatitur shumë shtete dhe pikërisht tani është e rëndësishme rritja e kapitaleve për të financuar projektet e parashikuara”, deklaroi ministrja gjatë konferencës.
Ministrja vuri në dukje se nevoja për një amnisti fiskale vjen edhe për faktin se në Shqipëri kemi një historik prej 30 vitesh me normë informaliteti të lartë dhe një shumë parash jashtë bankave.

“Është e nevojshme që të ngrihen strukturat dhe kapacitetet e shteteve, në mënyrë që të krijohet një vit “zero”, ku të mos ketë më mundësi që këto para të qarkullojnë jashtë bankave apo që evazioni të materializohet. Dhe pikërisht viti “zero” është ky. Nëpërmjet kësaj amnistie, ne do të bëjmë të mundur që këto para të legalizohen dhe i japim mundësinë çdo shqiptari që të gjitha paratë e krijuara nga puna e padeklaruar, apo bizneseve me pasqyra financiare të padeklaruara të krijuara në një historik 30-vjeçar të pasigurisë së ekonomisë që kemi përjetuar, ti legalizojnë”, deklaroi Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se në situatën ekonomike në të cilën ndodhemi është e rëndësishme që ekonomia të marrë inpute dhe të zhvillohet nëpërmjet këtyre kapitaleve që do të futen në sistem përmes ligjit.

Nga ana tjetër, ministrja tha se pr/ligji ka për synim përmirësimin e pajtueshmërisë me taksat në të ardhmen.

“Shumë prej jush kanë deklaruar se ky projektligj dekurajon pagesën e taksave. Në fakt, literatura ndërkombëtare, por edhe studimet e FMN-së, tregojnë se duhet që shtetet të marrin programe të deklarimit vullnetar të të ardhurave. Por kur do t’i ndërmarrin këto programe? Atëherë kur ato të jenë gati me sisteme dhe reforma, në mënyrë që të parandalohet në të ardhmen krijimi i mundësisë për evazion apo për punë të padeklaruar. Dhe është pikërisht kjo që qeveria ka bërë”, deklaroi ministrja.

Sipas saj, qeveria ka marrë reforma të rëndësishme për forcimin e shtetit ligjor, në luftën kundër korrupsionit, luftës kundër pastrimit të parave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, luftës kundër informalitetit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj

Ministrja theksoi se amnistia fiskale dhe penale parashikohet të mbyllet brenda një afati 9-mujor, pra subjektet do të kenë një afat kohor 9 muaj të deklarojnë vullnetarisht. Njësia Speciale e ngritur posaçërisht pranë administratës tatimore do të duhet që brenda një afati kohor 5-ditor të analizojë të gjitha subjektet nëse do të mund të përfshihen në procesin e amnistisë, ose jo.

“Gjatë viteve të fundit ne kemi ndërmarrë investime të jashtëzakonshme në infrastrukturën digjitale, qoftë pranë administratës tatimore, qoftë edhe pranë institucioneve të lidhura me të. Administrata tatimore gjatë viteve të fundit ka qenë totalisht e angazhuar për zbatimin e procesit të fiskalizimit. Por jo vetëm kaq. Ka qenë e angazhuar në zbatimin e krijimit të llogarive bankare, QKB ka krijuar regjistrimin e pronarëve përfitues”, shtoi Ibrahimaj.

Sipas saj, të gjithë këta regjistra do të ndërveprojnë me njëri-tjetrin me qëllim që të parandalohet në të ardhmen krijimi i parasë informale dhe evazionit.

“Pra jemi në kushtet për të pasur një amnisti të tillë për të lejuar të gjithë individët apo taksapaguesit të legalizojnë atë para informale që kanë krijuar në të kaluarën dhe për të parandaluar krijimin e saj në të ardhmen”, deklaroi ministrja.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë nxori sot në muajin qershor për konsultim publik draftligjin “Për amnistinë fiskale dhe penale të subjekteve që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive”, i cili lejon deklarimin vullnetar të një pasurie në vlerë monetare deri në 2 milionë euro. Tatimi i përcaktuar në draftligj për vlerën e deklaruar është 7-10 %.

Ky ligj përcakton rregullat, garancitë, veprimet e subjekteve që përfitojnë nga procesi i deklarimit vullnetar të pasurive, kompetencat e organeve të administratës publike dhe organeve jopublike, që marrin pjesë në këtë proces, si dhe veprimtaritë e lidhura me këtë proces.

Subjekte të këtij ligji janë individët, shtetas të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nëse janë rezidentë tatimorë ose jo në Republikën e Shqipërisë, personat fizikë dhe juridikë, tatimpagues rezidentë në Republikën e Shqipërisë, si dhe individët rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht shtetësisë së tyre./ata

Argumentum.al

Related- Posts

FOKUS

Evropa rishikon hartën e zgjerimit: Kush po afrohet dhe kush po mbetet pas?

4 Nëntor, 2026
NGJARJE

Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

4 Nëntor, 2026
JO VETEM LAJM

SHBA investon mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

4 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

4 Nëntor, 2026

Evropa rishikon hartën e zgjerimit: Kush po afrohet dhe kush po mbetet pas?

4 Nëntor, 2026

Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

4 Nëntor, 2026

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

4 Nëntor, 2026

SHBA investon mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

4 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.