• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

    Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

    Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

    Edi Rama fton protestuesit e Zvërnecit në bashkëbisedim publik: “Bujrum, ulemi e flasim”

    Kryeministri Rama mbron investimin në Zvërnec, teksa SPAK-u nis hetimet

    Hoxha: Shqipëria nuk do të tolerojë cenim të sigurisë së Kosovës

    Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë

    Rama: Partia Socialiste, zëdhënëse e pajtimit, jo e përçarjes dhe hakmarrjes

    Konferenca Shqipëri-BE, Rama: Krenar për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

    Diplomacia Shkencore dhe Liria Akademike: Një ndërlidhje strategjike për diplomacinë bashkëkohore

    Pesë sfida madhore gjeopolitike të BE-së! 

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosova e kërkon statusin e vendit kandidat nga BE-ja gjatë vizitës së Costas në Prishtinë

    Tivat 2026: BE-ja përballë zgjedhjes mes integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor dhe bllokimit strategjik të zgjerimit

    Pse diaspora e sheh Albin Kurtin ndryshe nga kosovarët që jetojnë në Kosovë?

    Xhandarmëria kosovare, nga iluzioni i mbrojtjes ndërkombëtare te ambicia për shtet relevant në rajon

    Montenegro flag waving on the flagpole on a sky background

    20 Vjet Pavarësi e Malit të Zi: Nga Referendumi Historik te Porta e Bashkimit Evropian

    RMV/ Bashkim Selmani heq kollaren në shenjë proteste, studentët po bëjnë atë që ne nuk arritëm

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Kur ngrihej Muri i Berlinit…

12 Gusht, 2020
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ekskluzivisht për ARGUMENTUM

 Nga Dr. Jorgji KOTE*

Kur isha fëmijë pushimet verore i kaloja në Libohovë, pranë Gjirokastrës, qytet-fshat i mrekullueshëm mes gjelbërimit të pa fund, me burime ujrash të ftohta, me lule dhe pemë të shumëllojshme; me plot tradita në historinë e saj dhe vendlindja e Avni Rustemit.  Shkoja gjithmonë me kënaqësi te gjyshërit nga mamaja të cilët më prisnin me aq shumë mall dhe dashuri.

Çdo pasdite luanim “ top” me shokët aty te një sheshi i vogël i lagjes “ Kalistà” Aty ishte dhe një tip mini – shpellë ku çdo pasdite mblidheshin  gjyshi im me shokët e vet; ata kishin qenë dhe jashtë vendit, pra kishin “parë dynja me sy” Kur vrapoja të kapja topin të mos binte në një përrua të vogël aty ngjitur, më zinte veshi si fëmijë kurreshtar copëza nga bisedat e tyre të gjata. Mirëpo, nga mesi i gushtit e tutje, e ndjeja se flitnin shumë më të  shqetësuar. Aty kam dëgjuar për herë të parë  emrat Amerikë, Berlin, Mur ( edhe pse të them të drejtën kujtoja se bëhej fjalë për ndonjë mur të prishur), Adenauer, Kenedi, Hrushov, Venizellos, Papandreu, por më shumë nuk kuptoja dot. Radion nuk e dëgjonim fare pasi rrinim gjithë ditën jashtë si fëmijë çamarokë dhe kur ktheheshim të lodhur, pasi hanim bukë, ia këputnim gjumit ” për shtatë palë qejfe”. Gjithsesi, nga shqetësimi i tyre arrita të nuhatja se Muri i Berlinit nuk ishte  lajm  i mirë. Ndaj, sa herë  dëgjoja të flitej për Murin, sidomos kur ai u shemb 28 vite më vonë, më  kujtohej biseda e  gjyshërve të paharuar dhe imagjinoja trishtimin e tyre të ligjsshëm.

Gati 50 vjet më vonë, më 2009, kur po përfundoja librin  «  Berlini pa Mure »  m’u dha rasti të shfletoja gjithë numrat e Gazetës «  Zëri i Popullit «  të periudhës Gusht – Dhjetor 1961. Nëpërmjet tyre, rregjimi i atëhershëm i bënte jehonë vendimit të qeverisë gjermanolindore për ngritjen e Murit,” si një masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë së kufijve, të së drejtës legjitime për mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të kërcënuar nga veprimet subversive e militariste të Bonit” etj.  Por Muri nuk përmendej asnjëherë; në çdo rast, me një gjuhë të thatë e skematike bëhej gjithnjë fjalë për “ masa për mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë”. Kësisoj, njerëzit nuk kishin një ide të qartë për zhvillimet në atë periudhë, sidomos në mungesë të mjeteve të informimit masiv dhe të izolimit të madh. Po ndodhte ajo që thoshte Mark Twain se «  po të mos lexosh gazetat, je i painformuar, por po t’i lexosh ato, do të jesh i keqinformuar »

Autori Dr.Jorgji KOTE

Në fakt Muri i Berlinit  që u ngrit në të gdhirë të datës 13 Gusht 1961 ishte shumë me tepër se emri i tij. Ai ishte një impiant gjigand ndarës dhe vdekjeprurës me një gjatësi 156 km; përbëhej nga katër breza ; brezi i parë 4 m i lartë ishte me beton dhe teela me gjemba ; brezi i dytë që njihej dhe si « zona  e vdekjes » shkonte 80 – 100 m thellësi dhe kushdo do të shkelte aty do të kapej ose do ta zinte korenti elektrik ; brezi  i tretë ishte plot transhe ndërsa brezi i katërt ishte një trase e pakalueshme. Muri vrojtohej në  gjithë gjatësinë e tij nëpërmjet  302 kullave të vrojtimit, nga të cilat 32 ishin në qytetin e Berlinit.

Ai Mur vërtet që kufizoi ndjeshëm arratisjen e gjermanolindorëve drejt perëndimit, por ndërkohë ishte katastrofal për imazhin e socializmit lindor.

Foto që “bëri xhiron e botës”

Gjatë 28 viteve të tij, Murin e kapërcyen me mijra vetë, por 134 prej tyre u vranë në përpjekjet e tyre në kërkim të lirisë. Dëshmori i fundit i Murit ra në 5 shkurt 1989, 20 vjeçari Christian Gueffroy, i pari ishte Peter Fechter më 17 gusht 1962 në “Bernauer Strasse”, ku ndodhet dhe Memoriali i Murit e ku zhvillohen homazhet në ditën e ngritjes dhe rënies së tij.

Ngritja e Murit u shoqërua me shumë incidente, aksidente por dhe momente emocionante, për të cilat janë shkruar me qindra libra, këngë, poezi dhe filma. Këtu po ndalemi në dy nga rastet më  të bujshme.

Kapërcyesi i parë i bujshëm i  Murit të Berlinit ishte roja kufitare në pjesën lindore të Berlinit, 19 vjeçari Hans Conrad Schumann. Më 15 Gusht 1961, vetëm dy ditë pas ngritjes së Murit me tela me gjemba  midis rrugës « Ruppiner dhe Bernauer Strasse » në qendër të Berlinit, Schumann kapërceu me guxim telat me gjëmba, i inkurajuar nga thirjet e vazhdueshme që vinin nga pjesa perendimore «  hajde këtu » i ndihmuar dhe nga një makinë policie patrullimi i RFGJ-së.  Pamja e tij e fotografuar nga  Peter Leibing me  një aparat «  Exact » që tregohet dhe më poshtë u botua te BILD dhe ato ditë bëri «  xhiron e botës » Schumann u indinjua kur nuk lejuan një vajzë të vogël që kishte shkuar te gjyshërit e saj në pjesën lindore të kthehej serish  te familja e saj. Më vonë u vendos në Bavari. Por jeta e tij u kthye në një kalvar vuajtjesh psikologjike, për shkak të presionit të vazhdueshëm nga pjestarët e familjes që e qortonin për veprimin e tij. Sepse dihen pasojat e hakmarrjes së rregjimit lindor ndaj tyre. Ra në depresion deri sa vdiq në vitin 1998 kur ishte vetëm  58 vjeç.  Gjithsesi, pavarësisht nga këto peripeci,  ai i qëndroi deri në fund  pohimit të tij se « vetëm kur kapërceva Murin jeta ime u bë plotësisht e lirë. »

“ Dy zonjushat e Murit”

Rasti i dytë por vërtet me një ”happy end” ndodhi më 13 Gusht 1961, kur dy vajza 15 vjeçare gjermane, shoqe shkolle në gjimnaz iu afruan njera tjetrës duke shtrënguar duart në formë lamtumire mbi murin që po ngrihej dhe po i ndante si shumë e shumë të tjera. E para nga e djathta e fotos më poshtë është Kriemhild Meyer, kurse tjetra nga e majta, Rosemarie Badaczevski. Kjo e fundit e kishte apartamentin në një godinë shumëkatëshe me ballkon nga pjesa perendimore; sipas planit të babait të saj që ishte në perëndim, ajo rrëshqiti poshtë ballkonit me litar më 19 Gusht 1961. Kriehild mbeti në lindje por u largua më vonë në perëndim.  Ai takim ato ditë bëri bujë të madhe. Fotoja e tyre kishte dekada që qëndronte në Muzeun Treptow në pjesën lindore të Berlinit. Vitet e fundit, Muzeu kishte bërë shumë përpjekje  për t’i  gjetur e bashkuar simbolikisht ato dy vajza.

Më në fund, të dyja “ zonjushat e Murit” siç njihen në publik u gjetën një e nga një në distance kohore, sepse Kriemhild banonte prej vitesh në Zvicër ku kishte punuar si dekoratore. Ndërsa Rosemaria jetonte  pranë Hamburgut, ku kishte punuar si sekretare në një universitet.

Më 15 Qershor 2019,  këto dy shoqe  u ritakuan pas 58 vitesh në katin e tretë të Muzeut Treptow, aty ku janë ekspozuar dhe fotot e tyre. E pamundur të përshkruhej gëzimi dhe emocioni i tyre, i stafit të Muzeut dhe publikut gjerman. Ai takim dhe fotoja pranë fragmentit  të Murit në po atë vend ku u ndanë 58 vite më parë, në Harzer Strasse, në kufirin midis lagjes Treptower dhe Neukëln, “ pushtoi” faqet e para dhe kronikat televizive gjermane të atyre ditëve dhe në vazhdim.

Në këtë 59 Vjetor të ngritjes së Murit  famëkeq të Berlinit, si shumë e shumë shembuj të tjerë të ngjashëm,  dhe rasti i “ dy zonjushave të Murit” dëshmon qartë e bindshëm se megjithë suksesin fare të përkohshëm, nuk ka mur, gardh, bunker dhe pengesë, sado të gjatë e të sofistikuar që të ndajë njerëzit.

  • Autori Jorgji Kote ka qenë si diplomat në të dy ish- Gjermanitë dhe në atë të ribashkuar përpara dhe pas shembjes së Murit të Berlinit; nga viti 2001 – 2006 ishte Ministër Këshilltar ose Numri 2 i Ambasadës sonë në Berlin. Autor i librit «  Berlini pa Mure » ( TOENA, 209) dhe i dhjetra shkrimeve mbi problematikën 

/argumentum.al

© Argumentum

Tags: germaniJorgji Kotemuri i berlinit

Related- Posts

OP/ED

Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

21 Maj, 2026
OP/ED

Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

18 Maj, 2026
OP/ED

Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

15 Maj, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Samiti i NATO-s në Ankara, Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, 

3 Qershor, 2026

Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

3 Qershor, 2026

Po ndryshon raporti i forcave në botë

3 Qershor, 2026

“Revolucioni i Flamingove”/ Në zemër të protestës për Zvernecin: Të rinjtë sfidojnë shiun, barrikadat dhe heshtjen

3 Qershor, 2026

Të paktën 1 i vrarë dhe 63 të plagosur në sulmin e Iranit në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit

3 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.