• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

  • POLITIKË

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Rama për “Financial Times”: Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë

    Dita e 23-të e protestës në Tiranë, organizatorët publikojnë pesë kërkesat kryesore

    Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Maqedonia e Veriut në NATO: Aleat formal, partner i diskutueshëm

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Kuvendi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, një diskutim mbi shqipen dhe sfidat e saj në shekullin e XXI

21 Nëntor, 2024
in JO VETEM LAJM, Kryesore, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në vigjilje të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nisi sot punimet Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin XXI”, me pjesëmarrjen e gjerë të akademikëve gjuhëtarëve, pedagogëve e mësuesve të gjuhës shqipe nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Dita e Alfabetit është festë e përmotshme e të gjithë shqiptarisë, e cila kremtohet edhe në Shqipëri.

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe, “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin XXI” Rama u shpreh se, “ky Kuvend vjen edhe si një produkt i Samitit të tretë të Diasporës që u mbajt në Tiranë në nëntorin e vitit të shkuar, ku shqipja ishte një nga temat, se s’ka si të jetë ndryshe, kryesore dhe nga ku ne dolëm së bashku me të gjithë atë komunitet me disa përfundime dhe morëm disa angazhime.

Rama gjithashtu lidhi këtë Kuvend me kujtimin e  politikanit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Arben Xhaferrit.

“Për më tepër shtoi Rama, ma ha mendja se është ky vendi për të lidhur këtë Kuvend me kujtimin e Arben Xhaferrit, i cili sot nuk jeton më, por ishte shqiptari që pati idenë që të kërkojë që Dita e Alfabetit 22 nëntori të jetë festë kombëtare për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe që prej nga ky vit është edhe festë e përmotshme e të gjithë shqiptarisë, e cila kremtohet edhe në Shqipëri”, tha Rama.

Rama shtoi se Dita e Kongresit të Manastirit është pjesë e zinxhirit të Besëlidhjeve të shqiptarëve

“Në zinxhirin e historisë sonë ka pasur disa Besëlidhje, pa diskutim i madh dhe i vogël me njëherë Besëlidhje e lidhin me Kuvendin e Lezhës, pastaj, kush është pak më shumë i interesuar për historinë e lidh me Lidhjen e Prizrenit, por unë besoj se padyshim pjesë e zinxhirit të Besëlidhjeve të shqiptarëve është edhe Dita e Kongresit të Manastirit. Dita e një Kongresi ku një grup shqiptarësh patën vizionin, patën guximin dhe patën vullnetin t’u japin shqiptarëve atëherë dhe përgjithmonë Alfabetin e tyre, në kushte në të cilat kjo nuk ishte aspak diçka e lehtë apo e diçka që do të ndodhte medoemos”, tha Rama.

“Kongresi ku At Gjergj Fishta, më katoliku i katolikëve, tha “Uluni ju burra, uluni këtu në shesh të zgjedhim një komision që të caktojë se ç’ka duhet të bajmë sot për të mirën e popullit shqiptar nesër”. Aty ku ku ortodoksi i ortodoksëve, Petro Nini Luarasi tha në kontekstin e alfabetit helen, “Ju lutem vëllezërve tanë, bashkombasve tanë myslimanë dhe katolikë, të mos vuajnë keq kur të shohin një pjesë e trupit shqiptar po vuan dhe po humbet dhe për qejf të klerit”. Ku Mit’hat Frashëri, arkitekti i Kongresit paraqiti vizionin e më myslimanit të myslimanëve, Hoxhës Hasan Tahsin për një alfabet të gjuhës shqipe, jo një alfabet arab, as një alfabet helen dhe aq më pak cirilik dhe të gjitha këto ishin opsione kërcënuese që peshonin mbi supet e pjesëmarrësve në atë Kongres”, tha Rama.

“Historia ka folur dhe historia ka treguar sesa e guximshme ishte vendimmarrja e atij Kongresi, për një alfabet të veçantë në gjendje për të shprehur bashkë me fjalët e veçanta dhe shpirtin dhe botëkuptimin unik të shqiptarit”, tha Rama.

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama:

Përshëndetje të gjithëve! Në fillim fare dua që t’i falënderoj me një shprehje shumë të ndjerë të mirënjohjes të gjithë ata që u angazhuan në organizimin dhe realizimin e konkursit të madh të gjuhës shqipe. Dhe ky është një falënderim që lidhet me një ndjesi befasie për hir të së vërtetës që unë realisht përjetova nga niveli i konkursit dhe nga fakti që, duke parë të gjithë ata nxënës të konkurrojnë në këtë lëndë jo të lehtë, aq më tepër kur ata jetojnë në kushtet e një presioni të llahtarshëm kundër gjuhës shqipe, kundër drejtshkrimit të gjuhës shqipe, kundër artikulimit të kujdesshëm të gjuhës shqipe, si rezultat i rrjeteve sociale, – ju them sinqerisht se mendova që ka ende shpresë, ka ende shpresë që gjuha shqipe t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli, e cila kërcënon gjerësisht gjuhët në tërësi dhe kërcënon gjerësisht vet rrënjët e njerëzimit në përgjithësi.

Në vitin 1972 dhe për ta lidhur me nxënësit unë aso kohe isha në klasën e dytë fillore, Eqerem Çabej ka publikuar një ese mbi origjinën e fjalës Shqipëri dhe për të gjithë ata që e njohin është një ese e gjatë që nis nga hartat antike të Aleksandrisë. Janë të parat që vendosin Albanoin dhe Albanopolosin e lartë në hartë dhe përfundon me Manastirin.

Por aty, në atë ese Çabej shkruan: Shqipëria ka pasur shumë emra, por gjuha ka qenë gjithmonë një. Përsa i takon emrit shqip, shqiptar, Shqipëri, Shqipni “ky emër – shkruan Çabej – mbetet me gurrë të dyshimtë. Mendime ka që të ketë dalë nga emri i shqipes duke e pasur pra shqiptarët emrin e tyre prej këtij shpendi qysh në kohën e Skënderbeut, duke e vënë në lidhje me anën tjetër këtë emërtim me fjalën e Plutarkut që Pirroja pas fitores që korri me makedonët u kremtua me epitetin shqiponjë”.

E megjithatë ne nuk kemi munguar asnjëherë që të kontestojmë deri dhe Çabejin e madh në kërkim të nxjerrjes prej të shkuarës të një lavdie që në fakt për hir të së vërtetës do të na mjaftonte që ta kërkonim dhe ta mbanim fort tek e vërteta dhe jo tek fantazitë dhe tek deliret e së sotmes.

Dhe sot ky kuvend kombëtar i gjuhës shqipe, i cili mund të duket modest në formatin e vet, por është përmbajtjesor për disa arsye të rëndësishme, në përvjetorin e 116 të ditës së miratimit të Alfabetit të shqipes në Kongresin e Manastirit lidhet edhe me një moment jashtëzakonshmit të rëndësishëm që është një moment kur shqipja bëhet faktikisht edhe përmes kësaj date të veçante një përkatësi e përbashkët e të gjithëve ne. Një përkatësi që është e jona, që askush nuk na e heq dot dhe nga askush tjetër nuk na vjen kërcënimi, përveçse nga vetvetja, lidhur me këtë përkatësi, por shumë shpejtë  do të jetë dhe një gjuhë zyrtare e BE, ku në mos gjuha më e lashtë e familjes së kombeve europiane, shqipja me siguri do të rreshtohet ndër më të rrallat dhe më të veçantat e gjuhëve  të BE.

E nga ana tjetër, dua të them se ky kuvend vjen dhe si produkt i Samitit të tretë të Diasporës që u mbajt në Tiranë në nëntor të vitit të shkuar, ku shqipja ishte një nga temat se s’ka si të jetë ndryshe kryesore dhe nga ku ne dolëm së bashku më të gjithë atë komunitet në disa përfundime dhe morëm disa angazhime.

Ë për më tepër ma ha mendja se është ky vendi për të lidhur këtë Kuvend edhe me kujtimin e Arbën Xhaferit, i cili sot nuk jeton më, por ishte shqiptari që pati idenë që të kërkojë që dita e Alfabetit 22 nëntori të jetë festë zyrtare për shqiptarët në Maqedoni dhe që prej nga ky vit është dhe festë  e përmotshme e gjithë shqiptarisë, e cila kremtohet edhe në Shqipëri.

Në zinxhirin e  historisë sonë ka pasur disa besëlidhje, pa diskutim i madh e i vogël menjëherë fjalën besëlidhje e lidh me kuvendin e Lezhës, pastaj kush është pak më shumë i interesuar për historinë e lidh me Lidhjen e Prizrenit, por unë besoj se padyshim pjesë e lidhjes së zinxhirit të shqiptarëve është edhe dita e Kongresit të Manastirit. Dita e një kongresi ku një grup shqiptarësh patën vizionin, patën guximin dhe patën vullnetin t’u japin shqiptarëve, atëherë dhe përgjithmonë alfabetin e tyre, në kushte në të cilat kjo nuk ishte aspak diçka e lehtë apo diçka që do të ndodhte medoemos, Kongresi ku At Gjergj Fishta më katoliku i katolikëve tha: “Ulnju burra, ulnju këtu në shesh të zgjedhim një komision, që të caktojë se çka duhet të bëjmë sot për të mirën e popullit shqiptar nesër”. Aty ku më ortodoksi i ortodoksëve Petro Nini Luarasi tha në kontekstin e alfabetit helen: ju lutem vëllezërve tanë, bashkombesave mysliman dhe katolik a do të mosvuajnë keq kur të shohin që një pjesë e trupit shqiptar po vuan dhe po humbet për qejf të klerit, ku Midʹhat Frashëri, arkitekti i Kongresit, paraqiti vizionit e më myslimanit të myslimanëve, hoxhës Hasan Tahsin për një alfabet të gjuhës shqipe. Jo një alfabet arab, as një alfabet helen dhe aq më pak cirilik dhe të gjitha këto ishin opsione kërcënuese që peshonin mbi supet e pjesëmarrësve në atë Kongres dhe historia ka folur dhe historia ka treguar se sa e guximshme ishte vendimmarrja e atij Kongresi për një alfabet të veçantë, në gjendje për të shprehur bashkë me fjalët e veçanta edhe shpirtin dhe botëkuptimin unik të shqiptarit dhe ishte pikërisht ai moment që e frymëzoi edhe Ndre Mjedën të shkruajë poezinë që na e mësonin atëherë përmendësh në shkolla, nuk e di sot, por që mu desh ta ri-kërkoj për ta sjellë këtu.

“Përmbi za që lshon bylbyli,

gjuha shqype m’shungullon;

përmbi er’ që jep zymbyli,

pa da zemren ma ngushllon.

Geg’ e tosk’, malsi, jallia

jan’ nji komb, m’u da, s’duron;

fund e maj’ nji a Shqypnia

e nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon”.

Është e hatashme të përjetosh sesi delirantë dhe injorantë me damkë për të gjithë ata që vijnë nga betejat për gjuhën shqipe, për të gjithë ata që njohin rrënjët e gjuhës shqipe, për të gjithë ata që jetojnë me respektin e palëkundur për Eqerem Çabej dhe të gjitha hapat e hedhur, sot e gjithë ditën proklamojnë gjithfarë lloj tezash në ndërkohë që borxhi ynë, borxhi i të gjithëve, borxhi i institucioneve në radhë të parë, bëhet gjithmonë e më i madh dhe duket gjithmonë e më i pashlyeshëm sepse krahas këtyre zërave që do të ishin përndryshe për të qeshur nëse nuk do të jetonim këtë kohë kur barbarizmat në fjalor dhe në sintaksë nuk do të gjenin shesh për të bërë përshesh, në hapësirat e pa ana të rrjeteve sociale, na bën që të jemi të alarmuar dhe të bëjmë çmos për të rezistuar.

Fatkeqësisht, është e pamundur të jemi në sulm sepse furia e gjithë kësaj barbarie dhe gjithë kësaj injorance e të gjithë këtyre delireve është shumë e fortë. Është shumë e fortë dhe mbështetet në atë të vërtetën e thjeshtë që populli e ka thënë me dy fjalë: “kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta akoma nuk ka veshur pantallonat”, por që të rezistojmë e kemi të domosdoshme dhe edhe ky kuvend është pjesë e kësaj rezistence.

Sot mungon këtu edhe dikush tjetër, një lëvrues aq i lartë i gjuhës shqipe saqë unë besoj që cilido që mund të preket nga dyshimi më i vogël se gjuha shqipe nuk i ka të gjitha kapacitetet për t’i thënë të gjitha në njëmijë e një mënyra, mjafton që t’i referohet faqeve të shkruara prej tij, Ismail Kadareja dhe e kujtoj vazhdimisht në ato biseda që kam pasur fatin të kem me të se sa ankth kishte nga sulmet që i bëhen gjuhës shqipe dhe këtu kam sjellë një thënie të tij me vargjet e tij.

“Kur panë se gjuhës si hodhën dot prangat, lëshuan drejt saj gjithfarë merimangash. Parashtesa e pjesëza e lidhëza së prapthi, të bukurën gjuhë ta bënin lesh arapi”.

Sot më vjen shumë mirë që si pjesë e kësaj rezistence, ne mund të themi që jemi në momentin historik, besoj unë, për sa i përket gjuhës të prezantimit të fjalorit të madh të gjuhës shqipe, që më në fund, pas gjysmë shekulli, përditësohet falë punës monumentale të bërë nën kujdesin e Akademisë së Shkencave dhe me pjesëmarrjen e gjuhëtarëve, akademikëve nga Shqipëria, nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut dhe nesër, në dijeninë time, do të prezantohet publikisht edhe drafti, le të themi, i këtij fjalori. Them drafti sepse fjalori do të hidhet në një konsultim shumë të gjerë publik dhe do të merren të gjitha ato opinione, të gjitha ato sugjerime, të gjitha ato vërejtje e të gjitha ato kontribute që me gjasë mund ta pasurojnë, por me siguri do ta konsolidojnë si një produkt të përbashkët të një rezistence të domosdoshme në një përpjekje ku, siç e thashë dhe më parë, ne nuk e kemi të mundur të jemi në sulm sepse jemi nën agresionin e barbarisë dhe të gjithfarëlloj injorantësh dhe delirantësh që gjejnë hapësirë falë botës së re të rrjeteve sociale, por e kemi detyrim të patjetërsueshëm që të jemi në mbrojtje dhe që të mos lejojmë që gjuha të degradojë në pikën e mos-kthimit.

Këtu, unë nuk dua të hyj në debatet e bëra lidhur me çfarë i bëri gjuhës Kongresi i Drejtshkrimit; i bëri atë që unë besoj, shërbimin më të madh historik dhe shërbimin më të madh kombëtar apo i bëri të kundërtën sepse unë besoj që nuk është fare detyra e politikës dhe nuk është misioni apo detyra e asnjë politikani që të hyjë në këtë territor dhe aq më pak pastaj të kontribuojë për të kundërtën e asaj që politika duhet të bëjë, që kujdeset për të krijuar një hapësirë sa më të gjerë dhe sa më pjellore për të gjithë ata që janë njerëzit e kësaj pune sepse patëm një orë të errët në historinë tonë bashkëkohore kur në 100 vjetorin e Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë inicioi një proces për të hapur debate që vendet e tjera të civilizuara i kanë mbyllur prej shekujsh dhe pa qenë në gjendje ta mbyllë me një thënie adekuate të njërit prej 36 atdhetarëve të Manastirit, dua ta mbyll me një albanolog të huaj, Maksimilian Lamberc, i cili shkruan se, “Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm atëherë kur shqiptarët të lejohen ta shkruajnë historinë e tyre”.

Tani u bënë shumë vite që nuk na pengon askush ta shkruajmë historinë tonë, por është dikush që nuk na lë ta shkruajmë historinë tonë, që jemi ne dhe në këtë përballje me vetveten, në radhë të parë, ne po përpiqemi, siç bëmë me fjalorin, që të mbështesim dhe e kemi mbështetur Akademinë e  Shkencave, për të shkruar librin e madh të historisë së shqiptarëve. Me sa jam informuar, kanë thuajse përfunduar ato volumet jo problematike, se deri tek Mesjeta merremi vesh përgjithësisht, duke përjashtuar këtu zëdhënësit e pellazgëve që janë një prurje më vete në këtë lëmë dhe duke folur për pellazgët, në fakt përpiqen të mbrojnë interesat e tyre, por tani vjen dhe pjesa e vështirë ose më e vështirë, por nuk është përsëri puna ime, nuk është puna e qeverisë të ndikojë se si do të dalë në librin e madh të historisë kjo pjesë tjetër, e cila vjen e afrohet shumë pranë të gjallëve që janë ende sot fatmirësisht në jetë dhe janë aktivë.

Me këto ndjesi dhe me këto copëza të mbledhura për këtë fjalë që jam shumë i nderuar sinqerisht ta mbaj këtu, duke përfituar nga fakti që mbaj detyrën e kryeministrit se përndryshe nuk mund të vinte kurrë radha që të mbaja një fjalim këtu edhe pse jam një dashnor i paepur i gjuhës shqipe,  që nuk pretendoj dot se jam si të gjithë burrat dhe gratë me certifikatë të gjuhës, ju falënderoj shumë për durimin. Mendova se do të bëja një fjalim më të shkurtër se zakonisht, por nuk ia dola dhe dua të falënderoj përpara se të lë foltoren, me shumë  respekt dhe me shumë mirënjohje, profesor Emilin dhe të gjithë kolegët e tij që janë këtu ose nuk janë të pranishëm por që janë ende gjallë dhe janë ende aktivë dhe që janë ende të paepur në radhët e rezistencës për të mbrojtur gjuhën shqipe nga barbarët.

Shumë faleminderit!

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Revolucioni Flamingo dhe Republika e Tretë, një shans i ri për ndërgjegjësim gjithëkombëtar

23 Qershor, 2026
EKONOMI

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

23 Qershor, 2026
Editorial

Revolucioni i Flamingove: Fundi i Tranzicionit të Stërzgjatur Shqiptar

23 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Maqedonia e Veriut në NATO: Aleat formal, partner i diskutueshëm

23 Qershor, 2026

Revolucioni Flamingo dhe Republika e Tretë, një shans i ri për ndërgjegjësim gjithëkombëtar

23 Qershor, 2026

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

23 Qershor, 2026
RUSSIA, MOSCOW - JUNE 23, 2026: Vladimir Putin, President of Russia, addresses graduates of higher military educational institutions during a meeting at the State Kremlin Palace. Mikhail Metzel/Russian Presidential Press and Information Office/TASS

Ðîññèÿ. Ìîñêâà. Ïðåçèäåíò ÐÔ Âëàäèìèð Ïóòèí âî âðåìÿ âñòðå÷è ñ âûïóñêíèêàìè âîåííûõ îáðàçîâàòåëüíûõ îðãàíèçàöèé âûñøåãî îáðàçîâàíèÿ Ìèíîáîðîíû, Ì×Ñ, ÔÑÁ, ÔÑÎ, Ðîñãâàðäèè, à òàêæå ÌÂÄ, Ñëåäñòâåííîãî êîìèòåòà è ÔÑÈÍ, â Ãåîðãèåâñêîì çàëå Áîëüøîãî Êðåìëåâñêîãî äâîðöà. Ìèõàèë Ìåòöåëü/ïðåññ-ñëóæáà ïðåçèäåíòà ÐÔ/ÒÀÑÑ

Putin: Perëndimi po përgatitet për luftë me Rusinë

23 Qershor, 2026
FILE - In this Nov. 9, 2016 file photo, President-elect Donald Trump speaks during a rally in New York. Here’s the idea: Swiftly pass a repeal of President Barack Obama's health care law, perhaps so Donald Trump can sign it the day he takes the presidential oath. Then approve new legislation restructuring the nation’s huge and convoluted health care system despite Republican divisions, Democratic opposition and millions of jittery constituents. (AP Photo/ Evan Vucci, File)

Trump këmbëngul se Irani ka rënë dakord për inspektime bërthamore

23 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.