• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Le ta themi: Trump po e menaxhon CoVid-19 si një diktator

8 Prill, 2020
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Michael Hobbes, Huffington Post

Presidenti Donald Trump po e menaxhon koronavirusin më shumë si ata sunduesit autoritarë nëpër botë sesa si liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Që nga fillimi i krizës, demokracitë e përparuara – madje edhe ato të qeverisura nga partitë e ekstremit të djathtë – iu kanë vënë veshin ekspertëve të shëndetit publik dhe kanë ndërmarrë masa drastike për të mbrojtur si qytetarët ashtu edhe ekonomitë e tyre. Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, Partia Konservatore e Boris Johnson i ofroi punonjësve të pushuar 80% të pagave të tyre nëse punëdhënësit e tyre vazhdojnë ti mbajnë në bordero.

Ndërsa udhëheqësit autoritarë nëpër botë, e kanë menaxhuar COVID-19, sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi, me ditirambe paranojash dhe mohimesh. Jo më larg se javën e kaluar, Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro e quajti koronavirusin thjesht një “të ftohur të vockël”. Vladimir Putin tha se Rusia kishte kryer 200,000 teste, por kishte gjetur vetëm 495 raste të COVID-19. Në Turqi, Presidenti Rexhep Erdogan e vonoi urdhrimin e një bllokimi të plotë të veprimtarive ekonomike dhe shoqërore, duke këmbëngulur se “ingranaxhet duhet të vazhdojnë të punojnë në çfarëdo rrethane apo kushti.”

Një logjikë racionale të thotë që udhëheqësit autoritarë do duhej ta përdorin krizën e koronavirusit për të rritur popullaritetin e tyre. Në vend të kësaj, ata kanë ndjekur një rrugë që do t’i lejojë COVID-19 të vrasë popullsinë nën sundimin e tyre dhe të shkatërrojë ekonomitë e tyre – të dy rgjëra të cilat rrezikojnë të nxisin lëvizje popullore kundër tyre.

Trump po bën të njëjtën gjë. Ndonëse angazhimi kundër koronavirusit dhe ndihma në para për punëtorët ka të ngjarë ti rrisë shanset e tij për të fituar zgjedhjet në Nëntor, Trump i shpenzoi dy muajt e fundit fillimisht duke mohuar ekzistencën e virusit, pastaj duke e minimizuar rëndësinë e tij, dhe në fund duke nënshkruar një paketë lehtësuese shumë më të vogël në krahasim me atë që nevojitej.

Efektet e këtij keqmenaxhimi tashmë po duken në sondazhe. Gjatë 30 ditëve të fundit, pothuajse çdo lider botëror, demokratik apo jo, ka parë një rritje të vlerësimit dhe miratimit të punës së tyre. Rritja e vlerësimit për Trump ishte një nga më të voglat – dhe tashmë ka filluar të venitet.

Për shumicën e njerëzve, kjo paraqet një paradoks. E përse do ta menaxhonte Trump COVID-19 në një mënyrë të tillë që pothuajse do ti garantonte shkaktimin e një numri shumë të lartë vdekjesh, irritimin e shumicës së votuesve, dhe rritjes në maksimum të shanseve të tij për të humbur zgjedhjet?

Megjithatë, për studiuesit e autoritarizmit modern, veprimet e Trump nuk janë edhe aq të pashpjegueshme. 30 vitet e fundit i kanë dhënë hapësirë daljes në skenë të një tipi të ri udhëheqësi dhe një mënyrë të re të të bërit politikë. Nga Rusia e Putinit tek Brazili i Bolsonaro, tek Hungaria e Viktor Orbán, që përfaqësojnë një tendencë globale të largimit nga demokracia, ka ndryshuar mënyrën se si studiuesit e shkencave politike mendojnë për diktaturat.

Ronald Inglehart, profesor i shkencave politike në Universitetin e Miçiganit dhe autor i “Evolutioni kulturor: Motivimet e njerëzve po ndryshojnë, dhe riformësojnë botën,” thotë se po të verifikohen të gjithë treguesit një për një, Trumpi përputhet me përshkrimin klasik të një autoritari populist. “Mesazhi është gjithnjë i njëjtë: mblidhuni dhe vihuni prapa liderit të fortë, i cili është mundësia e vetme për t’ju mbrojtur nga të huajt e rrezikshëm. Ky ka qënë mesazhi i Trump që kur ai filloi fushatën e tij”.

NJË TIP I RI AUTORITARIZMI

Diktaturat nuk janë më ato që kanë qenë më parë. Që me mbarimin e Luftës së Ftohtë, regjimet autoritariste kanë ndryshuar në dy mënyra të rëndësishme me implikime të jashtëzakonshme për përhapjen globale të koronavirusit.

Së pari, diktatorët modernë kanë më shumë prirje të imitojnë karakteristikat e vendeve më liberale. Sipas Erica Frantz, studiuese e shkencave politike në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, sot, shumica e diktaturave këto ditë pretendojnë të jenë demokratike. Por më parë ato nuk e çanin kokën të bënin kështu. Ndryshe nga liderët autoritarë të shkollës së vjetër, si Adolf Hitler, Mao Ce Duni, apo Jozef Stalini, diktatorët modernë ka më shumë gjasa të mbajnë zgjedhje të rregullta apo dhe të lejojnë protesta popullore. Qëllimi i tyre nuk është të terrorizojnë popullin e tyre. Ata thjesht duan të bindin popullin, përmes propagandës dhe dezinformimit shtetëror, se ata po bëjnë një punë të mirë. Sipas Frantz, kjo është një formë më e fshehur dhe më e rafinuar autoritarizmi.

Në të kaluarën, diktatorët nuk e çanin shumë kokën dhe të përpiqeshin për të mashtruar njerëzit e thjeshtë se regjimi i tyre ishte shtypës. Sot, kur bëhet fjalë për gjëra të tilla si kufizimin e pavarësisë së gjyqësorit apo mbylljen e gojës së opozitës politike, sunduesit autoritarë janë të kujdesshëm për të ruajtur besueshmërinë e mohimit që bëjnë. Diktatorët e rafinuar kanë nga pas një numër të madh të qytetarësh që nuk mendojnë se jetojnë në një diktaturë. Në ditët e sotme, diktatorët i realizojnë qëllimet e tyre shtypëse jo përmes terrorit masiv, por përmes procedurave dhe teknikave administrative në dukje të padëmshme. Në vend të anullimit të zgjedhjeve, ata sabotojnë qëndrat e votimit në zonat ku ata janë jopopullorë. Në vend të vrasjes së kundërshtarëve të tyre politikë, ata iu kërkojnë atyre të mbledhin një numër të pamundur firmash për t’u shpallur kandidat dhe rregjistruar emrin në fletëvotime. Në vend të censurimit të gazetarëve, ata i padisin për shpifje ose iu dërgojnë për kontroll auditimet tatimore.

Ndonëse vërtet ekzistojnë disa përjashtime, si në Korenë e Veriut, Myanmar, dhe Iran, diktaturat e sotme, së jashtmi ngjasojnë shumë me demokracitë: Ato janë bërë pjesë e ekonomisë globale, janë antare të institucioneve ndërkombëtare, dhe janë mjaft të zotët për tia fshehur natyrën e tyre të vërtetë shumicës së popullit të vet.

Kjo strategji është e shkëlqyeshme për të qëndruar në pushtet, por është e tmerrshme për menaxhimin e një krize si kjo e COVID-19. Shumica e liderave autoritaristë në kohët e sotme janë shumë më të shqetësuar të “duken kompetentë” sesa “të jenë vërtet kompetentë”. Në rrethana normale, ata mund të përdorin propagandën, mediat sociale apo qoftë edhe konferencat dhe deklaratat ditore për shtyp për t’i bërë qytetarët të besojnë se po i japin dërrmën korrupsionit ose se po e menaxhojnë ekonominë në mënyrë mjeshtërore. Dhe për një farë kohe, ata edhe ia arrijnë të krijojnë një iluzion për suksesin e lidershipit të tyre. Por ky iluzion nuk zgjat shumë. Sepse deklaratate tyre publike me përmbajtje rozë shumë shpejt fillojnë të mos përputhen me gjëndjen e popullsisë së tyre në jetën e përditshme reale, dhe vlerësimet për lidershipin e tyre fillojnë ti afrohen gjithnjë e më shumë realitetit. Sipas Pippa Norris, profesor i shkencave politike në Universitetin e Harvardit, në planin afatgjatë, nëse vdekjet vazhdojnë të rriten dhe situata do të jetë me të vërtetët aq fatkeqe saç thonë parashikimet, kjo do ti bjerë shumë shpejt në kokë Trumpit.

Ky është moment kur edhe gjërat fillojnë të bëhen të rrezikshme. Deri më tani, liderët autoritaristë të kohëve tona i janë përgjigjur rënies së mbështetjes popullore për ta përmes miratimit të legjislacionit “të gjëndjes së jashtëzakonshme” që forcon pushtetin e tyre dhe mbyt çdo zë kundër. Turqia ka filluar të përndjekë qytetarët që kritikojnë Erdoganin në mediat sociale. Rusia ka ndaluar shpërndarjen e “lajmeve të rreme”,  dmth të çdo lajmi që e bën Putinin të duket keq. Javën e fundit, si në përsëritje mahnitëse të viteve 1930, Orbán i Hungarisë I dha të drejtën dhe fuqinë vetes për të sunduar pafundësisht përmes thjesht nxjerrjes së VKM-ve. Këto gjëra, sipas Frantz, janë pikërisht ato që amerikanët duhet të kenë mëndjen të shikojnë tek Trump. Nëse rritja për vlerësimin e lidershipit të tij rezultojn afatshkurtër dhe fillon të venitet, Trump mund të ndërmarrë hapa të dëshpëruar për të mbrojtur veten nga përgjegjësia dhe llogari-dhënia. Gjërat që amerikanët duhet të të kenë kujdes tek Trump janë zgjerimi i fuqive të Presidentit në rastin e gjëndjes së jashtëzakonshme, ndryshimin e kohës së mbajtjes së zgjedhjeve, si dhe gjithçka tjetër që do përpiqet ti anashkalojë zërat kritikë. Këto kanë gjëra që ne do të shohim në shumë në vende të tjera dhe po ashtu duhet të kujdesemi nëse do ti shohim të ndodhin edhe në Amerikën e Trump.

AUTORITARISTËT VLERËSOJNË BESNIKËRINË MBI KOMPETENCËN

Ndryshimi i dytë që ka ndodhur me rregjimet autoritariste është ajo që studiuesit e shkencave politike e quajnë “personalizim i qeverisjes”: diktatorët e sotëm i qeverisin vendet e tyre më shumë si një kult dhe vullnet individual sesa si ekip qeverisës.

Deri në fillim të viteve 2000, një diktator tipik ishte një udhëheqës ushtarak, një monark, ose edhe kryetari i një partie politike të konsoliduar. Kur diktatori fitonte pushtetin, ai sillte me vete në postet qeverisëse një hierarki të tërë. Ajo që i bëri udhëheqës si Stalini, Hitleri, apo Maon aq të rrezikshëm nuk ishin edhe aq vetëm politikat e tyre të genocidit, por edhe kompetenca e tyre për ti zbatuar ato deri në fund. Por pas viteve 2000, liderët autoritaristë mishërues të së keqes ne gen janë bërë një specie e rrallë. Gjenerata e re e diktatorëve ka më shumë të ngjarë të shfaqen në modelin që Inglehart dhe Norris e quajnë “autoritaristë populistë”, udhëheqës karizmatikë që premtojnë të jenë busulla dhe zgjidhja politike për zhgënjimet kulturore dhe ksenofobinë e mbështetësve të tyre.

Sipas Norris, autoritaristët populistët e përshkruajnë veten si njerëz që vijnë nga jashtë sistemit apo elitave politike. Bolsonaro në Brazil, Erdogani në Turqi, dhe Orbani në Hungari, erdhën në pushtet duke u mburrur për mungesën tek ata të përvojës politike, duke fajësuar grupet të ndryshme për problemet e vendit të tyre, dhe duke premtuar rivendosjen e vlerave tradicionale – a nuk tingëllon si këngë e njohur? “Autoritarizmin e ushqen pasiguria, frika ,dhe tribalizmi. Shumica e liderëve autoritaristë populistë në botë iu drejtohen atyre shtresave të popullsisë që janë më të moshuara, më rurale dhe konservatore, apo asaj shumice që mendojnë se po humbasin kontrollin e tyre mbi pushtetin. Këto grupe mendojnë se statusi dhe fuqia e tyre janë nën kërcënim dhe ata janë të gatshëm të votojnë për dikë që premton të flasë për ta.

Por sidoqoftë, ndryshe nga diktatorët tradicionalë, autoritaristët e ditëve tona shpesh nuk kanë aftësi – ose, shpesh herë dhe interes – të vënë në jetë me kompetencë axhendën e tyre. Në vend që të punësojnë administratorë me përvojë, liderët autoritaristë zakonisht emërojnë në në poste besnikë ndaj tyre apo dhe anëtarë të familjes. Kur liderët autoritaristë nuk arrijnë të mbajnë premtimet që kanë bërë në fushatë elektorale, mosrealizimet i justifikojnë nga njëra anë me komplotet kundër tyre dhe nga ana tjetër me sabotatorët brënda agjencive të tyre qeveritare.

Pippa Norris, studiues i shkencave politike në Universitetin e Harvardit thotë se populistët autoritaristë nuk iu besojnë shkencës dhe ekspertizës në përgjithësi dhe po ashtu ata i shohin me mosbesim faktet shkencore. Ky qëndrim përfaqëson një filozofi që përcakton se si ata e shohin dhe konceptojnë gjithçka që bëjnë. Kjo shpjegon pse liderët autoritaristë të kohëve të sotme i janë përgjigjur situatës së COVID-19 me paranojë dhe mohim: Ata i kanë pastruar me ndërgjegje administratat e tyre nga cilido që guxon t’iu tregojë atyre të vërtetën e hidhur për performancën e tyre. Reagimi i Trump ndaj COVID-19 tregoi të njëjtën dinamikë: mohoi shkencën, spastroi vigjëluesit dhe deklaruesit e të vërtetës nga administrate, dhe instaloi në pozicionet kryesore anëtarë të familjes të pakualifikuar për të mbajtur postin. Sipas Franz, kur liderdët spastrojnë institucionet dhe heqin qafe njerëz që nuk janë besnikë ndaj tyre, kjo çon në sjellje të plot gabime. Sepse ata izolohen nga informacioni. E rrethojnë veten me njerëz që iu thonë vetëm “po, si urdhëron”. Dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse një recetë paaftësie.

Perktheu A.C / Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026
FOKUS

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026
FOKUS

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.