Në emisionin “Leaders Talk”, do të shikojmë bashkë intervistën e posaçme nga ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Jennifer Mary Shipley.
Foto nga CMGNë mbi 100 vizita në Kinë gjatë 30 vjetësh, ajo ka dëshmuar reformën dhe hapjen e Kinës. Shipley tha zhvillimi i Kinës është një nga çështjet më të dukshme në kohën moderne.
Sipas saj, palët duhet ta përballojnë me gjakftohtësi gjendjen e trazuar botërore. “Posaçërisht në situatën e tanishme plot me paqartësi, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping ka shtjelluar si do të ecë Kina përpara: këmbëngulja në rrugën e zhvillimit paqësor, nxitja e ndarjes së fryteve të rritjes dhe përpjekjet për lulëzim,” u shpreh Shipley.
Foto nga CMGNë mars 2025, ajo sërish bëri vizitë në Kinë, duke marrë pjesë në forumin vjetor aziatik të Boaos. Ç’mendon ajo për modernizimin e stilit kinez? Si e vlerëson ajo rëndësinë e hapjes së Kinës për botën? Le të shikojmë bashkë intervistën nga Shipley./cgtn