Ish-presidenti rumun Ion Iliescu, i cili kryesoi tranzcionin kaotik të vendit nga komunizmi në demokraci, vdiq sot në moshën 95 vjeç.
Iliescu ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe ishte shtruar në spital në fillim të qershorit në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.
“Me keqardhje të thellë qeveria njofton ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Rumanisë, Ion Iliescu”, thuhet në një deklaratë qeveritare.
Iliescu ishte presidenti i parë i dalë fitues në zgjedhjet e lira në Rumani dhe shërbeu dy herë, midis viteve 1990-1996 dhe 2000-2004.
Ai u akuzua për krime kundër njerëzimit gjatë revoltës së dhunshme që rrëzoi regjimin komunist të Rumanisë në vitin 1989, por gjithmonë i mohoi akuzat.
I lindur në vitin 1930, në qytetin jugor të Oltenitës, Iliescu studioi inxhinieri në Rusi dhe më vonë u kthye në Rumani, ku u bashkua me Partinë Komuniste.
Pas zgjedhjes së tij si president në vitin 1990 me Partinë Social Demokrate, ai u rizgjodh për një mandat katërvjeçar, por pësoi humbje në vitin 1996.
Iliescu u rikthye në pushtet në vitin 2000 për një mandat të tretë dhe të fundit, gjatë të cilit Rumania iu bashkua NATO-s dhe nisi përpjekjen e saj për anëtarësim në BE.