• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË

    Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

    Bullgari/ Spiropali takon Radev: Ndajmë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon

    Konferenca për Ukrainën në Romë/ Rama: Shqipëria, krah partnerëve europianë sa herë që Ukraina ka nevojë

    Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

    Lirohet nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji: Do të vijoj betejën në Strasburg

    Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë

    Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Maqedoni e Veriut/ Thellohen përplasjet me Bullgarinë, rritet skepticizmi

    Ndihmëssekretari i Shtetit do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

    Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë/ Ministri Hasani: “Shërbime më pranë qytetarëve dhe një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut”

    Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Pesë dekada diplomatike plot përkushtim dhe përgjegjësi!

31 Tetor, 2020
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Për GSH dhe ARGUMENTUM:

 Nga  Dr. Jorgji KOTE

 Të tilla janë vërtet 50 vitet  në marrëdhëniet me jashtë të Ambasadorit Dashnor Dervishi. Veç të tjerash, ka drejtuar 6 ambasada, sipas radhës, në Meksikë, Itali, Turqi, Izrael, Rumani dhe Greqi,  Drejtor i Përgjithshëm në MPJ për Rajonin, Këshilltar i ish – Kryeministrit, etj.

Eshtë ambasadori që ka shërbyer në më shumë vende fqinje dhe të Rajonit tonë,  në « fusha shpesh të minuara » e ku nuk e di se nga të vjen e keqja dhe goditja.

Për më tepër, ai shërbeu në momente kyçe dhe kthesash historike epokale në Shqipëri dhe në Europë, duke filluar nga Italia e deri te Greqia në vitet e stuhishme të falimentit më 2010 – 2016.

Ja pse promovimi i librit të tij «  50 Vjet marrëdhënie me jashtë » disa ditë më parë ishte ngjarje që tërhoqi vëmendje të gjerë publike dhe diplomatike.

Po shkruaj më shumë «  si aperitiv » disa mbresa pas leximit të këtij libri, me avantazhin që më jep njohja nga afër  me autorin e librit 53 vite më parë, kur ai sapo kishte nisur universitetin. Gjatë 15 viteve të mëpastajmë takoheshim në  aktivitete  me rininë dhe me të huaj; ndërsa pas viteve 80 e deri tani së fundi na bashkoi diplomacia profesioniste. Ndaj e them me bindje se vitet e para ishin një stazh i dobishëm për ambasadorin e ardhshëm; krahas aktivitetit rinor, fizika bërthamore që e përfundoi shkëlqyeshëm dhe instituti ku filloi punën ishte ndër kanalet e para dhe të pakta të marrëdhënieve me jashtë; e tillë ishte  dhe Revista rinore «  Shkenca dhe Jeta » të cilën ai e drejtoi në ato vite, me kontakte sado të kufizuara dhe informacione tërheqëse për atë kohë. Ashtu si marrëdhëniet dhe shoqërimi i studentëve të huaj palestinezë, kongolezë e vietnamezë që ishin në ato vite në Shqipëri, me pësimet dhe mësimet e para në këtë fushë.

Ishte kjo  një hyrje e natyrshme në diplomaci me përmasa publike, qytetare dhe kulturore, të cilën Dashnori  e zhvilloi brenda e jashtë vendit si specialist në Drejtorinë e Jashtme të KQ të PPSH-së për vendet e Amerikës Latine. Ai i referohet 11 viteve të punës aty me sinqeritet dhe guxim qytetar e diplomatik nëpërmjet fakteve, analizave dhe  ngjarjeve sa interesante aq dhe intriguese. Dhe pse një temë disi tabu kjo dhe e ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme,  për ne që e  njohin këtë fushë, ajo ishte një përvojë e mirëfilltë diplomatike. Analizat tërësore të situatave politike, ekonomike dhe sociale e në veçanti roli i forcave të majta e majtiste në Amerikën Latine janë burim i gjallë dhe i domosdoshëm për studiuesit, historianët dhe kronikat e kohës.

Mandatin e parë si ambasador e filloi në fund të vitit 1986 kur u emërua  ambasador në Meksikë, nga ku mbulonte dhe 6 vende të tjera. Ndonëse e shkurtër, veprimtaria në atë vend të largët paraqitet me shumë ngjarje, informacione dhe aktivitete të gjera, pa lenë mënjanë dhe aspektin njerëzor. Takimi në Acapulco-n e famshme me Ajetin, bashkëatdhetar i suksesshëm por më shumë i përmalluar  nga Kosova, miqësia me avokatin e  njohur Munoz e  sidomos  me Zv.Ministrin e Parë të Jashtëm, Rosenzweig Diaz që kishte lidhur jetën me një shqiptare nga Berati janë tejet mbresëlënëse. Vitet në Meksikë e ndihmuan që të vendoste lidhjet e para diplomatike, të cilat do t’i hynin shumë në punë në karrierën e tij. Duke filluar nga Roma, ku i pari që i uroi mirëseardhjen zyrtare më 1988 ishte kolegu dhe miku i tij në Meksikë, tanimë Shefi i Protokollit, ambasadori italian Franco Ferreti.

Me shumë të drejtë,  më shumë se gjysma e librit i kushtohet drejtimit të Ambasadës sonë në Romë ( 1988 – 1992) Ishin vërtet vetëm 4 vite, por jo në një vend do si kudo.  Italia është ndër shtatë shtetet më të zhvilluara të botës, bashkëthemeluese e BE-së dhe NATO-s, qendër e qytetërimit europian, fqinji ynë tradicional, në të mirë e në të keq, porta kryesore  kryesore hyrëse në Europë; prej andej  shume vende të mëdha  dhe vetë BE-ja mbulonin vendin tonë deri vonë. Pastaj, atëhere për ne nuk kishte Bruksel, BE e NATO, as KiE, OSBE, FMN e Bankë Botërore. Në Romë është dhe Vatikani me të cilin lidhjet mbaheshin dhe u vendosën marrëdhëniet po nëpërmjet Romës. Shkurt, vërtet të gjitha rrugët të çonin në Romë !.

Mbi të gjitha, ndryshimi i sistemit politik në vendin tonë u përplas vrullshëm si asnjëherë tjetër me të gjitha kërkesat, sfidat dhe problemet e tij pikërisht në Ambasadën tonë në Romë, si vendi më i afërt në të gjitha aspektet. Aty filluan të «  faleshin » dhe partitë, liderët e tyre, media, OJQ-të e deri te feja e sapodalë nga shtypja. E sërish, këto nuk do të ishin aq shumë pa krizën me familjen Popa që u zgjidh në Maj 1990 dhe fill pas saj vërshimet masive të mijra bashkëatdhetarëve me anije dhe gomone drejt brigjeve italiane në vitin 1990 dhe 1991. Ca më tepër, kur vetë Italia po lëngonte nga krizat dhe instabiliteti qeveritar dhe një tranzicion i njohur dhe i ashpër i sistemit politik. Konkretisht, Ambasadorit Dervishi iu desh të bashkëpunonte me 4 qeveri në Romë dhe po aq në Tiranë, me filozofi krejt të ndryshme politike. Kush ka punuar si diplomat e di mirë se sa «  kantjere » të shumta e të mëdha pune hapin këto ndryshime, sidomos kur jaanë «  sizmike »

Dhe prapë tablloja  nuk është e plotë pa përmendur se në Romë u zhvilluan në vitin 1990 negociatat për zgjidhjen e çështjes së arit dhe rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Londrën, e cila kishte aty Ambasadën e saj që mbulonte Shqipërinë. Në Romë u piketua dhe vendosja e marrëdhënieve me Izraelin, ku Ambasadori Dervishi do të shkonte ta hapte vetë ambasadën më 1998.  Libri i tregon më shumë vërtetësi rrënqethëse të gjitha këto momente me galeri të tëra portretesh nga të gjitha fushat.

Në këto rrethana unikale, lind natyrshëm pyetja se si u përballua një ngarkesë të tillë e paparë ndonjëherë ? Libri e shpjegon me hollësi se Ambasada jonë në Romë lançoi një diplomaci totale në të gjashtë dimensionet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare. Krejt natyrshëm, fillimisht  iu dha përparësi Aksesit diplomatik, në mënyrë që kur të trokitej te çdo portë në Romë dhe gjithandej, ato të hapeshin menjëherë, sa herë që ishe në hall dhe kur puna nuk priste. Sepse ky akses është « oksigjen » për diplomatin e vërtetë. Jo atëhere, por dhe sot,  pavarësisht nga dixhitalizimi dhe rrjetet sociale, në diplomaci parësore mbeten kontaktet, njohja dhe miqësitë personale me referencat përkatëse.

Në libër ka plot kujtime dhe ilustrime mbresëlënëse, si njohja dhe miqësia me  personalitetin e shquar politik dhe parlamentar,  Flaminio Piccoli,  i cili kishte qenë ushtar në Skrapar para Luftës së II Botërore dhe kishte mbresa tejet pozitive.

Ky akses u realizua nga niveli i ekspertëve te nivelet më të larta diplomatike deri te Ministri i Jashtëm, De Michelis Kryeministri emblematik Andreoti dhe Presidenti Cossiga. Veç të tjerash, kjo mundësoi organizimin e jo një, por disa takimeve të shpejta jashtë çdo protokolli në fillimin e viteve 90, si me ish deputetin Azem Hajdari dhe me liderë të tjerë partiakë.

Megjithë rëndësinë e saj, për më tepër në lëmshin e madh institucional të krijuar në Romë dhe zhvillimet e vrullshme demokratike në Tiranë u kuptua qartë se vetëm  lidhjet me diplomacinë do të ishin të  pamjaftueshme,  pa përparim dhe në  pesë dimensionet e tjera. Duke filluar nga Diplomacia Parlamentare nëpërmjet marrëdhënieve institucionale  dhe miqësore me shumë deputetë e senatorë me peshë. Autori përshkruan me shumë emocion miqësinë dhe bashkëpunimin me Zv.Presidentin e Senatit,  Emilio Paolo Taviani, dashamirës me rrënjë i vendit tonë, për të cilin Ambasadori  «  hëngri dhe   dackë » sepse i shkoi në studio, dhe pse i shoqëruar. Për rrjedhojë, Ambasada realizoi dhe përballoi kontakte të panumurta nga nivelet më të ulta deri te presidentët e parlamenteve tona në nivel kombëtar por dhe rajonal; Diplomacinë Ekonomike, duke venë në lëvizje krahas institucioneve shtetërore dhe kompanitë më me emër dhe personalitete elitarë të biznesit deri te Agnelli e të tjerë, me shumë nisma e marrëveshje të nënshkruara, pa përmendur programin e madh të ndihmave humanitare në vitin 1991 e më tej.

Me përparësi u zhvillua dhe Diplomacia Kulturore, nëpërmjet shumë aktiviteteve tingëlluese letrare e artistike në Tiranë, Romë dhe gjetkë. Ndonëse në libër dhe në televizionin italian ta asaj kohe tregohet modest, del qartë se me nismën e Ambasadorit u organizua mes disa vështirësive  vizita e Albano/Romina Power  në Tiranë dhe Koncerti i tyre madhështor në Shtator 1989 ; ndërsa në Nëntor shkoi në Tiranë superstari Bud Spencer. Po aq të rëndësishme ishin nxitja për vizita në Romë të personaliteteve më të shquara të artit dhe letërsisë sonë. Nuk mbeti pas Diplomacia Publike nëpërmjet vendosjes dhe shtimit të kontakteve mes të rinjve, studentëve, OJQ-ve, shoqërisë civile dhe veteranëve të Luftës të dy vendeve tona ; kjo e fundit  falë dhe  ndihmesës së mikut të shquar të vendit tonë Arturo Foschi. Tejet prekëse është lidhja miqësore me  Zonjën e Madhe Italiane  Maria Pia Fanfani, luftëtare kundër fashizmit, Presidente e Kryqit të Kuq, bashkëshorte e ish-kryeministrit të njohur Amintore Fanfani dhe dashamirëse e vendit tonë. Në vijim, nëpërmjet lidhjeve të vazhdueshme me drejtuesit dhe protagonistët të tij, Komuniteti Saint Edigio u bë pikëmbështetje e madhe ; ai ndihmoi në vendosjen e  kontaktit  me Nënë Tereza dhe realizimin e vizitës së saj historike në Tiranë, e piketuar në Ambasadën tonë në Romë.

Nga ana e vet, Diplomacia Qytetare, kryesisht  nëpërmjePest shërbimit tonë konsullor në Romë u erdhi në  ndihmë si vend qëndrimi dhe tranziti qindra bashkëatdhetarëve për t’u kthyer në Atdhe bashkë me  kujdesin e madh për komunitetin shqiptar pas rënies së « Perdes së Hekurt ».

Libri me « labirinthet » e tij tërheqëse pohon dhe thekson shumë vlera dhe mësime për figurën e diplomatit të sotëm; jo si zyrtar i mbyllur në zyrë, korrier dhe zbatues i verbër i udhëzimeve; që më tepër preokupohet si të «  jetë brenda » dhe ta mbajë mirë me partinë dhe me shefat, pa e ngritur zërin për hir të karrierës. Si kolegët e tjerë, edhe Dashnori ka qenë   i ekspozuar dhe ndaj kërkesave dhe urdhërave nga qendra që si diplomatë, pavarësisht nga dëshira dhe bindja personale duhet t’i zbatojnë. Gjithsesi,  kur e do puna, ai ka bërë objeksionet e rastit, duke marrë përsipër rreziqe dhe përgjegjësi, për të mos ua lënë të tjerëve fajin e përgjegjësinë ; veçse gjithmonë me takt diplomatik, «  me pambuk », sipas parimit që «  mishi të piqet dhe helli të mos digjet »

Dashi, siç e njohim qysh në rini shquhet për modesti, përulësi, mençuri, urtësi, pragmatizëm dhe komunikim me kulturë. Diplomat tipik  që bashkëbiseduesit nuk i thotë kurrë Jo; por dhe kur është i detyruar ta bëjë këtë jë, e thotë Jo-në « me ngadalë » e butë, madje  duke ofruar diçka si kompensim apo qetësim.

Në libër del qartë se 22 vitet e para të jetës së tij diplomatike që tregohen aty  ishin dhe mbetën  të lira nga çdo konflikt interesi, zenkat, mëritë dhe dukuri të tjera të njohura negative ; stafet ku ka shërbyer kanë qenë në harmoni të plotë.  Ndonëse në libër paraqitet  disi kalimthi, pse të mos e themi se  në përgjithësi në  kohezionin në ambasadë dhe mbarëvajtjen e punëve, ka meritën e vet dhe Zonja Elvira, bashkëshortja e Ambasadorit, dr.shkencash dhe intelektuale në kuptimin e plotë të fjalës. Si gjithë « koleget «  e saj, dhe Elvira ka shoqëruar bashkëshortin  në veprimtaritë e nivelit të lartë dhe në raste të tjera. Veçse ndryshe nga homologet e tyre të huaja që kanë staf ndihmës në shtëpi deri te dhe kuzhinierë, zonjat e Ambasadorëve tanë mbasi kthehen në shtëpi,  duhet të përveshin llërët si amvisa, të kujdesen për fëmijtë e vegjël dhe të bëjnë gjithçka tjetër si «  prapavijë » për tua lehtësuar ngarkesën bashkëshortëve të tyre.  Pa lënë pas dore dhe  projektet e ndryshme në profesionet e tyre.

Së fundi, të gjitha këto ngjarje dhe dukuri në libër tregohen natyrshëm, rrjedhshëm, me një stil tërheqës që të le pa frymë dhe nuk do që të mbarojë. Gjithsesi gëzohesh kur mëson se libri do të vazhdojë «  udhëtimin » e tij diplomatik në Turqi, Izrael, Tiranë, Bukuresht, Greqi, e pse jo dhe më tej. Ai përbën dhe një referencë tejet të besueshme për diplomacinë, për median, ekspertët, studentët e marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe për historianët, falë shembujve dhe dukurive të shumta mbi etapat më të rëndësishme  të historisë sonë dhe ndërkombëtare gjatë pesë dekadave të fundit. Për më tepër, të gjitha këto kronika historike të diplomacisë sonë në këtë libër  shoqërohen me shumë foto, dokumente dhe shënime origjinale.

Në fakt, deri tani, te ne i është mëshuar njohjes me përvojën e diplomatëve të huaj. Dakord, por ndërkohë, shembulli i Ambasadorit Dervishi dhe kolegëve të tjerë të  njohur na tregon se  tanimë kemi dhe ne elitat tona ambasadoriale. Madje, le ta themi troç, përvoja e tyre është më relevante për ne; sepse, veç të tjerash,  ata kanë punuar në kushte dhe rrethana ta pakrahasueshme me homologët e tyre lidhur me pagat, mini-personelin, infrastrukturën logjistike,  ndërhyrjet nga politika, etj. Në këtë kuptim, meriton përgëzime tradita domethënëse që krijoi «  Hysenbelliu Group » me caktimin e  Ambasador Dervishit si Kryetar i Bordit të Universitetit prestigjioz «  Luarasi » Urojmë që kjo praktikë të vazhdojë më tej, sepse ambasadorë të tillë si Dashnor Dervishi i kemi vërtet « si ujët e pakët ».

/argumentum.al

© Argumentum

Tags: dashnor dervishiJorgji Kote

Related- Posts

FOKUS

Kosova si Srebrenica?!

11 Korrik, 2025
FOKUS

Mbi prapavijën e marrëdhënieve të dëmtuara strategjike mes Rusisë dhe Azerbajxhanit

10 Korrik, 2025
FOKUS

Kryeministri Rama nuk i do shqiptarët.

9 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kosova si Srebrenica?!

11 Korrik, 2025

NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

11 Korrik, 2025

Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

11 Korrik, 2025
Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

11 Korrik, 2025

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

11 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.