Presidenti Meta mori pjesë paraditen e sotme në seancën e dhurimit të gjakut, që organizohet në ambientet e Katedrales Katolike “Shën Pali” në Tirane, në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
Situata e rëndë, shkaktuar nga COVID-19, ka bërë që personat në nevojë, veçanerisht ata talasemike, të mbeten pa transfuzion gjaku duke rrezikuar kështu shëndetin e tyre.
Në dalje kreu I shtetit I bëri thirrje dhe qytetarëve të respektojnë të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore si dhe kufizimet pasi janë të rëndësishme për jetën e tyre.
“Çdo sjellje e pakujdesshme mund të rezultojë fatale. Nuk kemi nevojë për të bërë eksperimente. Është e rëndësishme të respektohen të gjithë udhëzimet e autoriteteve të shëndetit publik dhe kufizimet. Kufizimet nuk duhen konsideruar si privim por mbrojtje e domosdoshme në këto moment kritike“
A do të mbledhë Metë këshillin e sigurisë?
“Padyshim që do të ndodhë në kohën e duhur.”
E quan te drejte dislokimin e ushtrisë në terren.
‘Forcat e policisë dhe të ushtrisë janë në funksion të garantimit të një rregulle dhe disipline që I mbron qytetarët nga pakujdesia. Kjo situatë nuk mund të përballohet vetëm me doktorë, mjekë e infermierë por nga të gjitha strukturat shtetërore.”