Një raport i UNICEF-it mbi situatën e COVID-19 gjeti se tendencat në rritje të infeksioneve janë pjesërisht për shkak të mjeteve mbrojtëse të personelit mjekësor, kapacitetit të kufizuar të sistemit shëndetësor dhe numrit të ulët të testimit. Gjithashtu u ngritën shqetësime se popullsia është bërë “më moskokçarëse” ndaj mbajtjes së maskave dhe distancimin social.
Raporti gjithashtu vuri në dukje se qeveria shqiptare kishte njohur pamundësinë e të fëmijëve për të ndjekur mësimin online për shkak të mungesës së aksesit në internet, televizion ose pajisje të tjera.
Ky ishte një shqetësim i madh gjatë mbylljes së COVID-19 pasi rreth 153,000 nxënës nuk ishin në gjendje të vazhdojnë studimet e tyre në distancë për shkak të mungesës së internetit. Në të gjithë rajonin, fëmijët romë ishin veçanërisht të rrezikuar nga nga mungesa e internetit.
UNICEF gjithashtu po ofron mbështetje për transmetimin e 2100 mësimeve gjatë periudhës së verës. Qëllimi është të lejojë studentët të marrin atë që mund të kenë humbur më parë.
Gjatë periudhës COVID-19, furnizimet të nevojshme për higjienës ju dërguan rreth 17,438 personave në 12 bashki në Shqipëri. Trajnim në internet ju ofrua gjithashtu dhe nënave e reja për rekomandimet e OBSH për ushqyerjen me gji, si dhe trajnime nga IPC.
UNICEF gjithashtu prodhoi video të animuara në shumë gjuhë (shqiptare, maqedonese, rome) kryesisht për fëmijë në televizionin kombëtar mbi masat parandaluese dhe mbrojtëse kundër COVID-19.
Një tjetër fokus kryesor i UNICEF ishte mbrojtja e grave dhe fëmijëve në kushte të vështira. Gjatë pandemisë, UNICEF paraqiti disa shënime udhëzuese për të parandaluar abuzimin në internet të grave dhe fëmijëve në Shqipëri, si dhe paketë trajnimesh për punonjësit e shëndetit mendor dhe shërbimet sociale./h.e