• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

    Kryeminstri Rama: Dronë superinteligjentë “Made in Albania” për mbrojtjen e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s

    Debati për konsullatat, Hoxha: Ende nuk ka dakordësi mes Shqipërisë dhe Serbisë

    Bushati: Hapja e Konsullatës së Serbisë në Shkodër do të ishte një gabim strategjik

    Shqipëria dhe Vietnami nënshkruajnë memorandum për punësimin e qytetarëve vietnamezë

    Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm kroat, në fokus partneriteti strategjik dhe integrimi në BE

    Shqipëria dhe Kroacia forcojnë partneritetin strategjik, Zagrebi riafirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

    Kuvendi miraton me 74 vota pro marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në, opozita bojkoton seancën

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosova dhe Franca nënshkruajnë pesë marrëveshje, Haddad: Marrëdhëniet dypalëshe hyjnë në një fazë të re

    Abdixhiku thërret kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së pas kërkesës për shkarkimin e tij

    A do ta bllokojë Kroacia anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

    BE kritikon vendimin e Kosovës për prokurorët serbë

    Çfarë pret SHBA-ja për të nisur Dialogun Strategjik me Kosovën?

    Kosova e shpall ministren serbe person “të padëshirueshëm” pas deklaratave të saj për “spastrim etnik”

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Prof. Muhaj dhe “Historia e Retushuar”: Kur Pushtimi 5-shekullor serviret si Bashkëjetesë.

18 Korrik, 2025
in FOKUS, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Një reagim ndaj deklaratës së Prof. Dr. Ardian Muhajt mbi “vëllazërinë historike” shqiptaro-turke dhe nevojës për ndershmëri akademike ndaj kujtesës kombëtare.

Nga Marjana Doda

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore për 15 Korrikun, Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar në Turqi, në Tiranë u mbajt një panel diskutimi me temë “Emri i Fitores: Turqi”, i organizuar nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë. Ndër panelsitet ishte edhe Prof. Dr. Ardian Muhaj, përfaqësues i Institutit të Historisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Prof. Muhaj theksoi se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe turqve kanë qenë “vëllazërore ndër shekuj”, një deklaratë që, përtej dëshirës për ndërtimin e marrëdhënieve të mira dypalëshe në kohën e sotme, përbën një devijim serioz nga e vërteta historike.

Kjo deklaratë u përforcua edhe nga disa analistë të tjerë  pjesëmarrës në panel qe nenvizuan ”bashkejetesen 600-vjeçare”, por kur një historian e thotë këtë publikisht, nuk mund të qëndrojmë në heshtje.

E gjendur në atë sallë, nuk mund të mos habitesha që një deklaratë e tillë vinte nga një profesor i nderuar, akademik dhe, siç e theksoi ai vetë, anëtar i disa akademive brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pas përfundimit të aktivitetit, ia bëra të ditur se ajo që ai deklaroi ishte e pasaktë dhe se, si historian, ai kishte detyrimin të respektonte historinë e Shqipërisë.

Megjithatë, do të doja të shprehja edhe zhgënjimin tim përballë këtyre rasteve, kur profesorë të nderuar, me tituj dhe përfaqësime akademike të rëndësishme, hedhin deklarata që në këndvështrimin tim janë të papërgjegjshme dhe të dëmshme për faktet historike.

Kur flasim për marrëdhëniet tona me Turqinë, vetëdija jonë kolektive priret menjëherë të përqendrohet te raportet e sotme ose ato të dekadave të fundit, duke lënë në hije të kaluarën historike, e cila ka qenë shumë më e ndërlikuar dhe shpeshherë e dhimbshme.

Gjatë shekullit të fundit, Shqipëria dhe Turqia kanë ndërtuar marrëdhënie strategjike dhe bashkëpunim të ndërsjellë, si dy shtete të pavarura, mbi baza të barabarta dhe interesa të përbashkëta. Megjithatë, këto janë zhvillime të kohëve moderne dhe nuk duhet ngatërruar me marrëdhëniet historike mes shqiptarëve dhe Perandorisë Osmane.

Është e rendësishme të bëjmë dallimin mes Perandorisë Osmane dhe Republikës së sotme të Turqisë. Janë dy entitete të ndryshme, me sisteme, ideologji dhe qëllime të ndryshme, njëra ishte pushtuese, tjetra është partnere. Çdo përpjekje për t’i bashkuar këto dy periudha nën një narrativë të vetme “vëllazërore” përbën një falsifikim të qëllimshëm të historisë.

Perandoria Osmane ishte një pushtuese që për pesë shekuj mbajti nën sundim trojet shqiptare. Ajo shtypi kryengritje shqiptare, përçoi politikë të asimilimit, ndaloi gjuhën shqipe dhe pengoi përpjekjet për vetëdije kombëtare. A mund të quhet kjo vëllazëri?

Të thuash sot, nga pozita e një akademiku dhe anëtari i Akademisë së Shkencave, se shqiptarët dhe turqit kanë pasur “lidhje vëllazërore ndër shekuj”, është të zëvendësosh historinë me diplomaci, në funksion të interesave të tanishme politike. Kjo nuk mund ti falet një historiani.

Unë nuk jam historiane, por jam ithtare e historisë. Në librat historikë shqiptarë kam mësuar se Perandoria Osmane ishte pushtuesja jonë, që vrau, mori peng që në djep fëmijët shqiptarë për t’i përdorur si ushtarë, jeniçerë, për etjen e saj për pushtet dhe zgjerim.

Kam mësuar gjithashtu se rilindësit shqiptarë u përpoqën me mund dhe sakrifica të mëdha për të ngritur, qoftë edhe një shkollë në gjuhën shqipe. Kjo u bë realitet vetëm në vitin 1887, kur pas më shumë se katër shekuj e gjysmë nën sundimin osman, u hap Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë. Ishte kjo një arritje historike, e realizuar në një kohë kur Perandoria Osmane po hynte në fazën e fundit të ekzistencës së saj, dhe megjithatë, shqiptarëve iu desh të përballen me pengesa të shumta për të siguruar të drejtën themelore për shkollim në gjuhën amtare

Kam lexuar dhe ndjerë në vargjet dhe prozat e Rilindasve, se shqiptarët luftuan, sakrifikuan dhe dhanë gjthçka për të patur një shkollë shqipe, një flamur, një gjuhë, një atdhe.

Për çfarë “bashkëjetese” flisni ju, z. Muhaj?

Rilindësit tanë janë dëshmi e gjallë e përpjekjeve të shqiptarëve për liri, për gjuhë, për arsimim, për atdhe. Gjuha shqipe, për të cilën u derdh gjak ndër breza, është shenjtëri kombëtare.

Naum Veqilharxhi, Jeronim De Rada, Kristoforidhi, Zef Jubani, Pashko Vasa, Hasan Tahsini, etj, janë prova se nuk kishim liri, nuk kishim gjuhë, nuk kishim shkolla, sepse osmanët nuk na i lejonin.

Këto i kam mësuar në shkollat shqiptare. Në ato libra që, ju Prof. Muhaj dëshironi t’i hidhni në erë me një fjali. Duhet ta kemi të qartë: ajo histori nuk ka penguar kurrë ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha me Republikën e Turqisë, të cilën e njoh si një aleate të rëndësishme strategjike për Shqipërinë, sidomos në rajon.

Por a mundet që një akademik shqiptar, historian, të deklarojë se shqiptarët kanë pasur një bashkëjetesë historike me Turqinë, ndërkohë që Shqipëria ka qenë për 500 vjet nën pushtimin osman?

Më shqetëson kjo retorikë e dëmshme, veçanërisht kur vjen nga figura akademike, anëtarë i departamentit të historisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Në fakt, historia është një test i rëndësishëm për vetë Akademinë e Shkencave, e cila ende nuk e ka përmbushur misionin e saj. Kjo mungesë reflektimi dhe përgjegjësie institucionale e zbeh edhe më tej besueshmërinë e saj në sytë e publikut.

Të quash “bashkëjetesë” marrëdhënien mes shqiptarëve dhe Perandorisë Osmane gjatë pesë shekujve pushtim është një keqinterpretim i rëndë historik dhe moral. Pushtimi osman solli me vete kryengritje të njëpasnjëshme për çlirim, nga koha e Skënderbeut deri te lëvizjet e Rilindjes Kombëtare, shtypje të identitetit kombëtar, ndalim të gjuhës shqipe, konvertime të detyruara dhe imponim të një sistemi juridik e fetar të huaj. Shqiptarët shpesh u shfrytëzuan si burim njerëzor për administratën dhe ushtrinë perandorake, por kjo nuk përbën as emancipim, as zhvillim kombëtar.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu figura më e lartë kombëtare e historisë sonë, heroi ynë kombëtar, është njohur si i tillë falë qëndresës dhe betejave të tij kundër Perandorisë Osmane. Ky është një fakt historik i pakontestueshëm. Është e vështirë të thuhet nëse do të kishte luftuar kundër osmanëve nëse do të kishim pasur një bashkëjetesë vëllazërore me ta, por realiteti historik është se ai i udhëhoqi shqiptarët në një rezistencë të lavdishme kundër pushtuesit. Një tjetër figurë madhore kombëtare është pa dyshim Ismail Qemali, i cili më 28 nëntor 1912 ngriti flamurin e pavarësisë në Vlorë, duke shpallur ndarjen përfundimtare nga Perandoria Osmane, pushtuesi ynë për pesë shekuj. Asnjë interes personal, politik apo meskin nuk mund ta zhbëjë këtë realitet historik. Kushdo që tenton të rishkruajë, të relativizojë apo të shtrembërojë historinë, është në thelb një tradhtar ndaj kombit dhe tokës që e ka lindur. Nuk ka emër tjetër për këdo që guxon të artikulojë të pavërteta për këtë çështje, veçse “Kalë Troje” i interesave gjeopolitike të huaja. Pavarësisht se bëhet fjalë për një periudhë 500-vjeçare, e cila përfshinte edhe episode të bashkëpunimit, ngritjes sociale dhe pjesëmarrjes së disa shqiptarëve në administratën osmane, kjo nuk mund të fshijë faktin historik bazë: shqiptarët ishin nën një pushtim të huaj, atë osman. Pushtim që solli me vete ndikime të thella strukturore, madje dhe shkatërruese për kulturën, identitetin dhe vetëvendosjen e popullit shqiptar. Ndryshimi i fesë, ndryshimet në sistemin juridik dhe shoqëror, shpërnguljet, represionet dhe asimilimi janë gjithashtu pjesë e kësaj historie.

Kjo histori e pushtimit osman të trojeve shqiptare është e qartë dhe e dokumentuar, dhe nuk mund të preket, apo të falsifikohet. Sepse kështu, shkelim mbi çdo përpjekje të atyre që ranë për atdhe, për fe, për gjuhë, për liri. Mohojmë ata që dhanë jetën për këtë tokë, mohojmë heroin tonë kombëtare, Skënderbeun, mohojmë Rilindasit, mohojmë Ismail Qemalin mohojmë vetveten.

Jo, i nderuar z. Muhaj, ne nuk kemi qenë asnjëherë vëllezër me osmanët apo turqit, as në kontekstin historik të pushtimit, as në raportet që përfaqësojnë realisht historinë tonë. Ne jemi shqiptarë. Dhe asnjë gradë shkencore nuk mund ta zhbëjë këtë të vërtetë historike.

Këtu duhet të bëjmë një ndarje të qartë dhe të sinqertë. Perandoria Osmane ishte një fuqi pushtuese që mbajti nën sundim territoret shqiptare për pesë shekuj. Republika e Turqisë, e formuar në vitin 1923 nga Mustafa Kemal Atatürk, është një shtet i ri, me një identitet tjetër politik, kulturor dhe gjeopolitik.

Marrëdhëniet strategjike mes Shqipërisë dhe Turqisë sot janë reale, të rëndësishme dhe pozitive, por ato nuk mund të shërbejnë si justifikim për të rishkruar ose relativizuar të kaluarën historike.

Këtë vit shënojmë zyrtarisht 102 vite marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë, një partneritet që është kthyer në një marrëdhënie të qëndrueshme, strategjike, miqësore dhe të dobishme për të dyja vendet

Por duhet të jemi të qartë: Kjo marrëdhënie, sado e ngushtë të jetë sot, nuk mund të shërbejë si justifikim për të ndryshuar të kaluarën historike.

Marrëdhëniet e shëndosha midis Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë nuk fillojnë në kohën e Perandorisë Osmane, por pas shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912, shpërbërjes së Perandorisë dhe krijimit të një rendi të ri ndërkombëtar.

Turqia sot është një aleat i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë, sidomos në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik.

Në këtë këndvështrim, dua të theksoj rolin e padiskutueshëm që ka Turqia si një vend mik dhe aleat i rëndësishëm për Shqipërinë dhe për gjithë rajonin e Ballkanit.

Padiskutim Turqia është një fuqi rajonale me ndikim global, dhe marrëdhënia me të është e rëndësishme për interesat tona kombëtare.

Por Perandoria Osmane është një tjetër realitet historik, dhe që nuk mund të ngatërrohet me shtetin modern turk.

Ky pushtim pesëshekullor nuk është as pengesë për marrëdhëniet e sotme, as arsye për konflikt. Ai është një fakt historik, që kërkon kujtesë, jo harresë; ndarje të qartë, jo relativizim.

Rreziku lind kur historianë të papërgjegjshëm përpiqen të ndërhyjnë në memorien kombëtare duke e zbutur, retushuar apo shtrembëruar të kaluarën në emër të “vëllazërisë historike”, që nuk ka ekzistuar kurrë gjatë pushtimit osman.

Nëse lejojmë që historia të përdoret për të justifikuar diplomacinë e ditës, atëherë po rrezikojmë vetë themelet e vetëdijes sonë kombëtare. Kjo është përgjegjësi e çdo shqiptari, por mbi të gjitha e historianëve.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

Bota

Samiti i APEC-ut mund të sjellë një takim trepalësh Trump–Xi–Putin

1 Gusht, 2026
FOKUS

Certifikimi i rënies: Si korniza e inteligjencës artificiale të Kinës shpërfaq proteksionizmin perëndimor

1 Gusht, 2026
FOKUS

Kriza kufitare në Ceuta shton presionin mbi qeverinë e Sánchez-it në Spanjë – dhe mbi unitetin evropian.

31 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Aliyev: Azerbajxhani dhe Azia Qendrore janë bërë një hapësirë e vetme gjeopolitike dhe gjeoekonomike

1 Gusht, 2026

Samiti i APEC-ut mund të sjellë një takim trepalësh Trump–Xi–Putin

1 Gusht, 2026

Kardinali Ernest Simoni kremton Meshën e Shenjtë në ish-burgun e Spaçit, 53 vjet pas martirizimit

1 Gusht, 2026

Sánchez kritikon mungesën e solidaritetit të Evropës për Ceuta në një letër drejtuar von der Leyen

1 Gusht, 2026

Certifikimi i rënies: Si korniza e inteligjencës artificiale të Kinës shpërfaq proteksionizmin perëndimor

1 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.