• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
7 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

    Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

  • SOCIALE / KULTURË

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

    RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Roli i ri amerikan në Ballkan

26 Prill, 2022
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dragan Biseniç [i]

Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Sulmi rus në Ukrainë e ka ndryshuar rolin amerikan në Ballkanin Perëndimor. Përfshirja e Bosnjë e Hercegovinës në lëvizjen gjithëeuropiane për vënien e sanksioneve dhe ndëshkimin e Rusisë është bërë tashmë prioritet amerikano-europian. E gjithë kjo përcillet me aktivitetin intensiv të përfaqësuesve amerikanë, gjë të cilën Beogradi e ka mirëpritur me një gjest jo të zakontë. Ambasadori amerikan, Kristofer Hill i dorëzoi letrat kredenciale, që në aerodrom, me të zbritur nga avioni, çka përbën rast unik në diplomacinë bashkëkohore, gjë e cila i mundësoi atij, praktikisht që në orën e parë të arritjes në Beograd, të jetë plotësisht operativ në detyrën e tij si ambasador.

Pala amerikane i ka përcjellë Serbisë mesazhin  se ajo është tërësisht përgjegjëse për stabilitetin rajonal dhe se i nevojitet bashkëpunimi i saj për çlirimin e rajonit nga ndikimet e huaja, në fillim të Rusisë, pastaj të Kinës. Ky, në njëfarë mënyre është edhe mesazhi i ambasadorit të Serbisë në Uashington, Marko Gjuriç gjatë takimit me presidentin Bajden në fillim të këtij muaji. Serbia “do të vazhdojë të realizojë me vendosmëri politikën e stabilitetit rajonal, duke qënë për paqe, begati dhe përparim ekonomik të të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”, informoi pas takimit Gjuriçi.

BALLKANI I “BRISHTË”:

Kjo valë nisi me vizitën e muajit mars në Beograd të ndihmëses së sekretarit të shtetit për Europën Karen Donfrid, dhe e fundit deri tani në këtë radhë, vizita e javës së kaluar e tre senatorëve amerikanë, të cilët pikërisht në Beograd filluan turneun e tyre ku përshiheshin edhe Sarajeva, Prishtina dhe selia e NATO-s në Bruksel. Tre senatorë aktivë në komisionet për politikë të jashtme dhe forcat e armatosura, Kis Marfi, Xhin Shejhin dhe Tom Tilis, të cilët, në fillim të vizitës së tyre në rajon, deklaruan se mesazhin e këtij turneu e shohin si “pohim të mbështetjes së ShBA-ve për partnerët në Ballkan”, sepse “përjetojmë një situatën më të panjohur ushtarake në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Vlerësohet se Ballkani është “i brishtë” ndaj përzierjes ruse nëpërmjet së cilës Putini dëshiron të dobësojë Perëndimin.

“Putini ka qënë për një kohë të gjatë në anën e atyre që vazhdojnë të groposin unitetin dhe integritetin territorial në Ballkan dhe në këtë moment ai nuk do të dëshironte tjetër veçse të shohë thellimin e këtyre ndasive”, vlerësuan senatorët, duke shtuar se paqa në Ballkan nuk mund të merret “e sigurtë njëherë e mirë”.

Të tre senatorët i përkasin grupit të më aktivëve për dënimin e veprimtarisë së presidentit rus Putin dhe Rusisë, janë mbështetës të njohjes së pavarësisë së Kosovës, kanë qënë iniciatorë të miratimit të Rezolutës me rastin e 30-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Bosnjë e Hercegovinës në të cilën theksohet mbështetja për “Bosnjë e Hercegoviën demokratike, të begatë dhe pluraliste”.

Bazat politike të vlerësimit amerikan të gjendjes në Ballkan i ka vënë në fillim të këtij muaji i dërguari amerikan për Ballkanin dhe zëvendësndihmnsi i sekretarit të shtetit për Europën dhe Azinë, i cili gjithashtu drejton edhe sektorin për shtypin dhe diplomacinë publike, Gabrijel Eskobar. Ai tha se Serbia nuk është tema më e vështirë e rajonit, por është Bosnjë e Herceëgovina, e cila nga ana e saj nuk ka problem “etnik” por “korrupsional”. Ai është sfida më e madhe për Ballkanin Perëndimor dhe vendet të cilët kanë përmbushur më pak premtimet dhënë Perëndimit.

Ka disa kohë që vazhdojnë problemet në Bosnjë e Hercegovinë, më saktë me Republikën Srpska dhe antarin e saj në Presidencë, Millorad Dodikun, pakënaqësia amerikane tani është forcuar shumëfish pas sulmit rus në Ukrainë. Veprimtaria e Dodikut vlerësohet si manifestim i ndikimit rus dhe atij të Putinit, e kësisoj në Rezolutën e mësipërme për Bosnjë e Hercegovinën ai është shenjuar si njeriu që shkatërron sovranitetin e vendit dhe, me rastin e takimit në Sarajevë, në të cilin merrnin pjesë Dodiku dhe senatorja Shejhin, kjo e dyta tha se është e “zhgënjyer” dhe se nuk është dakord me qëndrimet e Dodikut.

RRUGA “EUROPIANE” E SERBISË: delegacioni i senatorëve më sa duket ka shpalosur edhe njëfarë mirëkuptimi për raportet e veçanta që ka Serbia me Rusinë dhe nuk ka shfaqur atë padurim që kanë për këtë politikanët europianë. Senatori Marfi tha se “Serbia është aleat dhe partner i ShBA-ve” dhe se “ne e kuptojmë se Serbia ka lidhje kohëgjatë me Rusië”,  por “ky është një moment kur ekziston rrezik i madh dhe ne si bashkësi demokratike japim mesazhin unik mbi pasojat e sjelljes së Rusisë në Ukrainë”. Marfi deklaroi se ShBA-të do të jenë “përkrah Serbisë javët dhe muajt e ardhshëm me synimin që ti japim një mesazh të qartë Rusisë”, ndërsa senatorja Shejhin paralajmëroi gjithashtu se vendosja e sanksioneve kundër Rusisë do të jetë temë e bisedimeve në të ardhmen.

“Sikurse tha edhe presidenti Vuçiç, e ardhmja e Serebisë është sëbashku me pjesën tjetër të Europës, në Perëndim, dhe ajo lëviz në këtë drejtim. Nëse ky është synimi, atëherë edhe politika e saj e jashtme duhet të jetë e harmonizuar me atë të Bashkimit Europian”, deklaroi ajo.

Natyrisht këto bisedime nuk kaluan edhe pa shpërblime eventuale në  rast se Serbia bashkëpunon. Me fjalë tjera, Uashingtoni mund të ndihmojë që të hiqen të gjitha “barrierat dhe poengesat” dhe të përshpejtohet rruga drejt antarsimit të Serbisë në BE. Mund të thuhet se qëndrimi më i nuancuar dhe më delikat amerikan është rezultat i vlerësimit të lartë që i bëri administrata amerikane qëndrimit të Serbisë në OKB. U vlersua shumë pozitivisht sjellja e Serbisë në OKB, ku ajo votoi dy herë në përputhje me ShBA-të dhe shtetet europiae, duke e dënuar sulmin e Rusisë në Ukrainë dhe duke mbështetur përjashtimin e saj nga Këshilli për të drejtat e njeriut. Gabriel Eskobari këtë e quajti “ndryshim sizmik” në politikën e Serbisë.

Nuk da dyshim se politika amerikane është e orientuar drejt  nxitjes së këtij qëndrimi dhe absorbimin gradual të Serbisë në taborrin e shteteve të tjera europiane. Ndërsa në deklaratat e senatorëve vihej theksi në përbashkimin e Serbisë me politikën e BE-së ndaj Rusisë, domethënë vënien e sanksioneve, presidenti i Serbisë theksoi një problem krejt tjetër të cilin senatorët amerikanë, gjatë vizitës në Beograd, as që e përmendën – Bosnjë e Heërcegovinën dhe Republikën Srpska. Vuçiçi deklaroi se Serbia respekton integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës dhe të Republikës Srpska brenda saj. Ai shtoi se interesi themelor i Serbisë është ruajtja e stabilitetit në rajon dhe forcimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat, në mënyrë të veçantë një atë të ekonomisë, sepse vetëm kështu rajoni mundëson një zhvillim të qëndrueshëm të Serbisë.

Rezoluta e Parlamentit Europian të cilën e përgatiti Vladimir Bilçiku (Raportuesi i BE-së për Serbinë. Shën. i përkth.) dhe e cila me 21 prill 2022 u shpall para Këshillit për politikë të jashtme, në një masë të madhe është në mospërputhje me intonacionet e bisedimeve që zhvilluan në Beograd senatorët amerikanë. Në këtë Rezolutë Serbisë i mvishet  rol destabilizues dhe, pushtetit serb i kërkohet “të ndërpresë çdo retorikë dhe veprimtari që gërryen integritetin e vendeve fqinjë” dhe kërcënon “stabilitetin dhe pajtimin rajonal”.

Është e qartë se këtu gjithçka ka lidhje me Bosnjë e Hercegovinën. Çfarë po ngjet në Bosnjë e Hercegovinë gjë e cila i tërheq kaq shumë vëmendjen ShBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian?

Faza e fundit e  zhvillimit të ngjarjeve filloi me 5 prill, kur në Fletoren Zyrtare të Republikës Srpska u shpall Urdhëri i kryeministres së Republikës Srpska, Zheljka Cvijanoviç mbi shpalljen e Ligjit për pronat e patundshme që përdoren për funksionimin e pushtetit publik. Me këtë Urdhër parashikohet që pronat e patundshme në pronësi të shtetit të Bosnjë e Hercegovinës shndërrohen në prona të Republikës Srpska. Sipas tij, në rregjistrin e pronave të Republikës Srpska duhet të rregjistrohen të gjitha pronat  që përdorin instiutucionet e këtij entiteti, njësitë e administratës lokale, ndërmarrjet publike dhe shërbimet e tjera publike themelues të të cilëve janë organet e Republikës Srpska ose njësitë e administratës lokale të saj.

BOSNJA DHE HERCEGOVINA TË RËNDËSISHME PËR STABILITEIN RAJONAL TË BALLKANIT: Me 11 prill 2022, Britania e Madhe i vuri sanksione Millorad Dodikut, ndërsa Përfaqësuesi i lartë i Bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjë e Hercegovinën, Kristjan Shmid, me 12 prill, duke u mbështetur në komptencat e Bonit (Kompetencat e Bonit janë kompetenca që rrjedhin nga takimi i dhjetorit të vitit 1995, mbajtur në Bon-Gjermani, ku u përpunuan kompetencat e Përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjë e Hercegvinën, në përputhje me Aneksin 10 të Marrëveshjes së Dejtonit. Sipas këtyre, Përfaqësuesi i lartë ka të drejtë të largojë nga detyra nëpunësit publikë – qofshin këta edhe të zgjedhur nga populli, në Bosnjë e Hercegovinë të cilët shkelin ligjet dhe detyrimet e ndërmarra nga Marrëveshja e Dejtonit – madje pa të drejtë ankimimi, imponon ligje themelore nëse ata nuk i miratojnë organet e mandatuara të Bosnjë e Hercegovinës si dhe pezullon ligje që nuk janë në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit. shën. i përkth.), shfuqizoi Urdhërin e mësipërm të Zheljka Cvijanoviçit deri me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës. Në prag të kësaj lëvizjeje të Shmidit, kulmi arriti me zërat që u përhapën dhe arritën deri në kryeqytetet europiane mbi gjoja planet  e NATO-s për arrestimin e Dodikut, gjë të cilën më vonë Kfor-i e demantoi.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës  është specifike për faktin se në të bëjnë pjesë edhe tre gjykatës ndërkombëtarë, kësisoj vendimet e saj, nga pikëpamja e Republikës Srpska, janë të parashikueshme.

Politikanët nga Republika Srpska nënvizojnë se, meqënëse Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës nuk e njeh pronën shtetërore të Bosnjë e Hercegovinës, pyjet, livadhet dhe të tjera, kjo gjykatë vendosi se Bosnjë e Hercegocina është pronare e kësaj “prone shtetërore” kushtetueshmërisht jo ekzistuese, përfshirë edhe pronat e ish RFSJ-së dhe të ish Republikës Federative Socialiste të Bosnjë e Hercegovinës, por edhe e të gjithë të mirave publike, e kësisoj kompetenca për rregullimin e kësaj çështje bën pjesë në fushën e kompetencave të Asamblesë parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës, gjë nga e cila del se Sarajeva është pronare e Banja Llukës. 

Meqënëse prona shtetërore nuk është në Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës, por gjithsesi në të ekziston neni III, paragrafi 3, i cilit thotë shprehimisht: “Të gjithë funksionet shtetërore dhe kompetencat që nuk u janë besuar me këtë Kushtetutë institucioneve të Bosnjë e Hercegovinës u takojnë entiteteve”, pra është e qartë se problemet e pronës automatikisht janë kaluar në kompetencë të entiteteve, pra edhe atij të Republiës Srpska.

Në muajin shtator të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese shpalli jokushtetues Ligjin për pyjet, ndërsa një vit e gjysëm më parë, Ligjin  për tokën bujqësore në Republikën Srpska. Zyrtarët e Republikës Srpska, në shumë raste, kanë theksuar se, duke patur parasaysh se Gjykata Kushtetuese mbron  një Kushtetutë që nuk ekziston, statusi i këtij organi nuk ka kuptim.

Ambasadori amerikan në Sarajevë, Majkell Marfi e mbështeti Shmidin, ndërsa ky i dyti, menjëherë pas marrjes së vendimit, të cilin e shoqëroi me deklaratën se “disa njerëz duhet ti thërrasin arësyes”, erdhi në Beograd, ku u takua me Vuçiçin, i cili, sikurse u njoftua, “i shprehu mosprovimin e qartë për vendimin e fundit dhe zbatimin e kompetencave të Bonit”.

Po atë ditë Dodiku, lidhur me ardhjen e Shmidit në Beograd, deklaroi se “udhëtimi i tij turistik nuk do ta legjitimojë atë si Përfaqësues të lartë. Nuk është puna  se ku ka qënë dhe me cilin është takuar dhe për çfarë kanë folur. Kjo është një çështje që zgjidhet me procedura sipas të cilave kanë ardhur Përfaqësuesit e lartë në Bosnjë e Hercegovinë. Këshilli i Sigurimit nuk ka aprovuar emërimin e tij, gjë që e bën person i cili e quan veten Përfaqësues të lartë, ndërkohë që emri i tij nuk gjendet në asnjë Rezolutë të Këshillit të Sigurimit”, tha Dodiku me 14 prill, duke shtuar se “djemtë më të mirë të Republikës Srpska nuk janë vrarë për atë që njëfarë gjermani i pazgjedhur të tallet me atë për të cilën ata kanë dhënë atë që është më e vlefshme”.

Të nesërmen Dodiku erdhi në Beograd ku presidenti i Serbisë e njoftoi për çka kishte biseduar me “gjermanin e pazgjedhur”, por në deklaratën e shkurtër theksi u vendos te paqa në rajon.

“Paqa dhe stabiliteti i rajonit janë interesi thelbësor i Serbisë dhe i Republikës Srpska, si dhe qëndrim unik mbi problemet më të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, por edhe për Europën”, nënvizoi presidenti i Serbisë.

Përse është interesante e gjitha kjo?

Kryetari i Komisionit përt politikën e jashtme të Bundestagut gjerman, socialdemokrati Kristjan Roth, e kritikoi me 7 prill Dodikun dhe vlerësoi se retorika e   tij  “është njëlloj si ajo e Putinit”. Pak ditë më vonë, politikani serb Nenad Çanak                             pak a shumë kështu theksoi se Dodiku “mbështetet te rregjimi i Vladimir Vladimiroviç Putinit” dhe se e tërë historia me Dodikun është “në fakt  histori mbi Rusinë”.

Dodiku një gjë të tillë e pohoi edhe vetë me 19 prill, të njëjtën ditë kur senatorët amerikanë ishin në Beograd, në një konferencë mbi luftën në Ukrainë dhe se çfarë do të thotë neutraliteti serb, duke deklaruar se ai nuk ka për të hequr kurrë dorë nga bashkëpunimi me Rusinë dhe se asnjëherë nuk do ti vendosë sanksione Rusisë.

Kuptohet se kjo nuk është retorika që ShBA-të duan të dëgjojnë në këtë moment dhe do të këmbëngulin që ajo të mos e turbullojë harmoninë europiane në raport me Rusinë.

Për këtë mund të priten, në një të ardhme të afërt, zhvillime ngjarjesh vendimtare vendimtare për stabilitetin rajonal në Ballkan.

/Argumentum.al

[i] https://www.danas.rs/nedelja/nova-americka-uloga-na-balkanu/

Tags: balkanBeogradchristopher hillsenatoret

Related- Posts

FOKUS

Samiti i BRICS 2025: Çfarë e pret bllokun, ndërsa udhëheqësit mblidhen në Brazil?

6 Korrik, 2025
FOKUS

Arsyet kryesore për sulmin e Moskës ndaj Bakusë – Çfarë ndodhi në korridorin e Zangezurit?

3 Korrik, 2025
FOKUS

Ndërsa të varfërit vuajnë urie, të pasurit argëtohen: tregtia globale e mallrave luksoze nuk ndërpritet

3 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Samiti i BRICS 2025: Çfarë e pret bllokun, ndërsa udhëheqësit mblidhen në Brazil?

6 Korrik, 2025

”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

6 Korrik, 2025

Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

6 Korrik, 2025

Forumi i Alumni-ve nga Universitetet Saudite në Ballkan

6 Korrik, 2025

Gjenden vegla druri 300.000-vjeçare në Kinën Jugperëndimore

6 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.