• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

    Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Shqipëria nuk frikësohet dhe qëndron në anën e lirisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SHQIPËRI

Zbulime nga Vatikani, 5 shekuj është shkruar shqip (Foto)

11 Nëntor, 2019
in SHQIPËRI, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitet 1600-‘700 janë përgatitur 206 shqiptarë në studimin e shqipes në Kolegjin Ilirik të Loretos dhe të Fermos në Itali, i cili qëndroi i hapur deri në vitin 1746.
“Arbënor i dashur, këtë gramatikën e shkrova për zotninë tënde”….. Edhe sot pas 4 shekujsh, kjo e shkruar e Andrea Bogdanit, që la amanet botimin e gramatikës shqipe, mund të transkriptohet lehtë në gjuhën e sotme shqipe. Janë qindra si këto dokumente që plotësojnë hendekun e atyre pseve për mungesën e shkrimit shqip gjatë pesë shekujve të pushtimit osman. Për studiuesin Mark Palnikaj është fakt që në pesë shekuj shkollat dhe gjuha shqipe janë në një vijimësi të pandërprerë. Ai argumenton me një seri dokumentesh në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” vijimësinë e tyre gjatë pesë shekujve nën sundimin osman, deri në 1905-n- kur u mor vendimi për çeljen e shkollave tërësisht në gjuhën shqipe. Osmanët e luftonin gjuhën dhe shkollën shqipe, por shqiptarët sakrifikuan dhe i mbajtën gjallë, duke u bërë ruajtës të identitetit tonë. Mark Palnikaj është aq entuziast pas zbulimit të çdo dokumenti që flet për çelje të shkollave shqipe që nga Shkodra, në Shkup, në Mal të Zi e deri në Prevezë; nga ‘500-a në ‘600-n e nga ‘700-a, në ‘800-n e 900-n. Por, dje, duke përshëndetur nga Vatikani, ku po kërkon arkiva të reja Mark Palnikaj tha: “Kam gjetur plot gjëra, por këtë herë jam mërzitur… sesa pak dimë për historinë tonë”.

Ndërsa në intervistën për Shqiptaren, ai rrëfen për dokumente e shkolla të njohura e të panjohura, duke na tërhequr fort vëmendjen e duke e plotësuar mozaikun e njohurive mbi këtë temë. -Zoti Palnikaj, ju shkoni shpesh në Arkivat e Vatikanit, e sot që po flasim jeni aty. Përveç dokumenteve në latinisht që lidhen me historinë tonë, ju nuk reshtni së reklamuari zbulimet e dhjetëra dokumenteve të shkruara në gjuhën shqipe përgjatë shekujve, nga 1500-a deri në fundin e 1800-s. Çfarë rëndësie historike kanë dokumentet e zbuluara? M. Palnikaj: Me këto dokumente unë dua të zbulojë të plotë historikun e shkrimit të gjuhës shqipe dhe të shkollave shqipe në trevat shqiptare. Për historikun e shkollave shqipe janë mbajtur një numër shumë i madh konferencash madje edhe kongrese dhe janë botuar shumë libra dhe studime ku janë identifikuar kontributet e të parëve tanë arbëror për shkollat dhe shkrimin shqip qysh nga shekulli XIII e këtej.

Edhe studiuesit shqiptarë e shumë studiues të huaj kanë sjellë të dhëna për shkrimet e para në gjuhën shqipe dhe për shkollat e para në trevat arbërore, para se të formohej shteti shqiptar. Por nga studimet e kryera vitet e fundit, sidomos nga viti 1930 e deri më sot, është zvogëluar roli i shkollave shqipe të hapura nga klerikët tanë të nderuar deri në shekullin XIX, me pretendimin se “ato kanë qenë shkolla fetare”. Një mendim i tillë më duket shumë i padrejtë sepse në të gjithë kontinentin evropian shkollat e para janë hapur në fillim nga institucionet fetare. Në trevat shqipfolëse të asaj kohe vetëm priftërinjtë kishin arsimin e nevojshëm për të mundësuar lëvrimin e gjuhës shqipe të asaj kohe dhe ata klerikë ishin kryesisht shqiptar, por në ndonjë rast, kontribute me rëndësi dhanë edhe klerikët me kombësi jo shqiptare që shërbyen në Shqipëri. Barleti, Beçikemi, Dhimitër Frangu, Buzuku, Bardhi, Bogdani, për shekujt XVI dhe XVII, na kanë lënë monumente me rëndësi në këtë fushë duke na dhuruar veprat e pavdekshme të historive për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeu, “Mesharin”, Fjalorin Latinisht Shqip, Doktrinë dhe vepra të tjera të prezantuara dhe të njohura në shumë punime të mëparshme. Sipas burimeve arkivore na faktohet se Stublla e shqiptarëve të Malit të Zi pati shkollën e parë shqipe që në vitin 1584, e qe vijoi deri me 1 shkurt të vitit 1905, kur u shpall famulli më vete. Ishte filial i Letnicës. Data 5 shkurt, ndërkaq shënon fillimin e semestrit të dytë të vitit shkollor 1904 – 1905, tashmë të Stubllës së pavarur nga Letnica. Komuna e Vitisë datën 5 shkurt e ka futur në Statutin e Komunës si ditë feste të Shkollës Shqipe. -Ndërkohë ka një opinion në popullsinë e gjerë se shqip është shkruar pas themelimit të Alfabetit të Manastirit 1908. Ndërsa në rrethet akademike ka pasur një studim të kufizuar në fakte si Formula e pagëzimit e Pal Engjëllit dhe “Meshari i Gjon Buzukut” (1555). Cilat janë shembujt më të parë që do të sillnin fakte për një shkrim të pandërprerë të shqipes gjatë shekujve? M. Palnikaj: Unë mjafton t’ju kujtoj disa shkolla prestigjioze të shekujve të kaluar ku mësohej shqip. Përmend këtu kolegjin ilirik të Loretos, që është hapur në vitin 1555 e që përgatiste klerikë për Ballkanin dhe rajonin e pushtuar nga turqit. Një pjesë e shqiptarëve përgatiteshin për ritin grek ortodoks dhe një pjesë përgatiteshin për ritin latin, kishën katolike romane, që përfshinte zonat nga Shkumbini e sipër e deri në Prevezë, e deri në Shkup. Të gjitha këto vende ishin pjesë e ritit latin. Universiteti i Loretos ka përgatitur kuadro për të shërbyer në Shqipëri, si klerikë apo ipeshkvij.

Pra, pesë shekuj me radhë, pa asnjë ndërprerje shqiptarët kanë shkruar shqip, e janë shkolluar në shkolla shqipe. Dokumente të tilla ka shumë, sepse nuk janë të rastësishme, për kohën kanë qenë normale. Ndaj argumenti për zanafilla të shkrimit shqip me alfabetin e saj nder pese shekuj, nuk ka pse të mbështetet në dokumente aq të rrallë, që ju i përmendët. Në këtë kohë, me sa duket Selia e Shenjtë për të ruajtur besimin e krishterë të ritit roman, pra jo ortodoks të Kostandinopojës, zgjodhi si strategji të saj arsimimin e besimtarëve nga trevat ballkanike të pushtuara nga turqit, për t’i bërë ballë ekspansionit të dhunshëm të fesë dhe kulturës islame. Për këtë qëllim, për studentët e këtyre trevave ajo ka hapur disa shkolla. Në fillim, në vitin 1584 u hap Kolegji Ilirik i Loretos i cili me ndërprerje të shkurtra ndenji i hapur deri në vitin 1860. Sipas regjistrit themeltar të studentëve të regjistruar në këtë kolegj, nga trevat e Arbërisë, Dioqezës së Shkupit dhe të Tivarit, të cilat ishin me popullsi shqipfolëse, në këtë kolegj u regjistruan 124 persona.

Në vitin 1663 është hapur Kolegji Ilirik i Fermos në Itali, i cili qëndroi i hapur deri në vitin 1746. Nga trevat shqiptare të përmendura më sipër, gjatë kësaj kohe në këtë kolegj u regjistruan 82 shqiptar nga të cilët 10 prej tyre arritën në postin e Ipeshkvit në ipeshkvi të ndryshme në trevat shqiptare. Në vitin 1627 është hapur Kolegji Urban pranë Propagandës Fide në Vatikan i cili me ndërprerje të shkurtra ka qëndruar i hapur deri në vitin 1931. Edhe këtë kolegj e mbaruan shumë persona të ardhur nga Arbëria, Tivari dhe Kosova. Numrin e saktë për personat që e mbaruan këtë kolegj nuk e kemi por edhe këtu një numër i madh shqiptarësh kanë studiuar gjatë kësaj kohe.Mbas marrëveshjes midis Perandorisë Austriake dhe Vatikanit të vitit 1837 në kolegjet dhe universitetet e Austrisë u dërguan për të studiuar një numër i konsiderueshëm i studentëve nga Shqipëria. Zanafilla e shkollave në gjuhën shqipe është mbas krijimit të urdhrit të Jezuitëve të cilët shkollimin e besimtarëve e shikonin si nevojë të dorës së parë. Ata vunë themelet e arsimit modern evropian, ku pikat themelore ishin hartimi i programeve shkollore që deri atëherë ishin të panjohura, arsimimin falas dhe arsimimi edhe për fëmijët e familjeve të varfra. Jezuitët hapën shkollat fetare më në zë në kontinentin evropian dhe disa nga figurat më të rëndësishme në lëmin e shkrimeve shqipe të shekullit XVII si Frang Bardhi, Pjetër Bogdani e të tjerë mbaruan pikërisht këto shkolla. Në trojet shqiptare ky urdhër fetar u paraqit vetëm në vitin 1841. Në traditën treqindvjeçare të tyre për arsimimin e besimtarëve, ata hapën në Shkodër Kolegjin Saverian, njërën nga shkollat më prestigjioze që është hapur në historinë e këtij qyteti. Ata e mbajtën gjallë këtë vend dhe nëse kemi 124 prej tyre e 84 që mbaruan Loreton, këta e mbajtën gjallë kombin shqiptar, gjuha shqipe është bërë nga ata. Një tekst gjuhe me 274 faqe nuk kemi sot në shkollat tona. Jemi në fillimet publikimit se i ka mbuluar harresa -Cila ishin disa nga emrat? M. Palnikaj: Janë shumë.

Andrea Bogdani kishte hartuar një gramatikë të gjuhës shqipe, por ajo humbi në mënyrë aksidentale pa u botuar nga nipi i tij, Pjetër Bogdani. -A mund të gjendet në arkiva kjo gramatikë? M. Palnikaj: Jo nuk e besoj. Sepse ka qenë për përdorim nga studentët dhe mund të jetë shkatërruar. Por në dokumente të tjera të Arkivave të Vatikanit, flitet gjithnjë e më tepër për ekzistencën e saj. Hartimi i kësaj gramatike dhe i Fjalorit të Frang Bardhit tregon se në mesin e shekullit XVII ishte kërkesë e kohës mësimi i gjuhës shqipe në stil të gjerë. Siç do ta shohim më poshtë, në shekullin XVIII lëvrimi i gjuhës shqipe merr përmasa edhe më të mëdha me hartimin e gramatikës dhe të fjalorit shqip nga Maria da Leçe në vitin 1716, hartimi i gramatikës shqipe nga dom Pal Zogaj në vitin 1776, nga funksionimi i disa shkollave në trevat arbërore etj. Për arsimimin e klerikëve shqiptar para vitit 1584 kemi pak të dhëna të shkruara. -Çfarë faktori i ka fshehur të dhënat? M. Palnikaj: Kujtojmë se viti 1479 përkon me pushtimin osman të Shkodrës dhe trevat shqiptare të përfshira në dioqezat e Shkupit dhe ato arbërore u pushtuan nga osmanët. Ndaj, jeta kishtare për besimtarët katolik ka qenë shumë e vështirë. Pushtuesi ka shkatërruar pothuaj të gjitha kishat dhe ka propaganduar si fe zyrtare fenë islame, ku mendohet të jenë djegur dhe dokumente të çmuara. Por edhe ndihma nga ana e Selisë së Shenjtë për këta besimtarë ka qenë minimale në këto kushte. Në vitin 1555 është botuar në gjuhën shqipe Meshari i Gjon Buzukut. Ky veprim nuk mund të konsiderohet një rastësi, sepse në atë kohë botimi i një libri të tillë nga një prift pa mbështetjen dhe sponsorizimin e institucioneve më të larta fetare, ka qenë absolutisht i pamundur. Ka një hendek këtu nëse kujtojmë se shkolla ka pasur edhe më herët si shkolla nё Ulqin (1258) dhe nё vazhdim nё Durrёs (1278), dy shkolla nё Shkodёr (1345 dhe 1395), në Tivar (1349), në Pult (1367), në Drisht (1396), duke vazhduar nё shekujt XV-XVIII me shkolla tё tjera nё Shkodёr, Lezhё, në Stubёll (1584), Trafandinё, Kunavi, Dibёr, Prizren, Shkup, Elbasan, Ohёr etj. Kёto tё dhёna dёshmojnё se nё ato shekuj tё shkuar, kisha katolike albaneze me françeskanёt nё vijёn e parё, i zhvillonin tё gjitha ritet fetare nё gjuhёn albaneze, andaj populli i frekuentonte kishat e kuvendet me dёshirё, duke marrё pjesё aktive nё meshat, pagёzimet, katekizmat, kresmat, nё celebrimin e martesave etj. Jo vetёm kaq, por françeskanёt kontribuan dhe nё hapjen e shkollave nё gjuhёn albaneze.“ si më 1416 shkolla në Shkodër. Dokumentet e zbuluara shkruajën për këto shkolla, ja nëjri prej tyre: “La scuola overo frataglia de Santa Barbara; la scuola overo frataglia de San Mercurio; la scuola overo frataglia de Santa Croce.(shkolla e vllaznve të ”Shen Barbara”; shkolla e vllaznve të ”Shen Merkurit”; shkolla e vllaznve ” Kryqi i Shenjtë” – e përshtati nga italishtja në shqip – Bep Martin Pjetri). Në vitin 1584 u themelue Shkolla shqiptare nga klerikë katolikë në Stubllë(afër Gjilanit- fshat i Malësisë së Karadakut) i njohun si Kolegji i Shën Lukës në Kosovë. Në vitin 1632, hapja e shkollës shqipe të Kurbinit nga Imzot Gjon Kolesi.

Në vitin 1638, Etërit Françeskanë hapën një shkollë në Shkodër dhe në Pllanë. Në vitin 1639, Fretërit e Troshanit hapën shkolla në Blinisht dhe në Zadrimë. Krijimi i këtyre shkollave në gjysmën e parë të 600-ës rrjedh nga një interes i ndjeshëm për zhvillimin e arsimit. Arqjipeshkvi Pjetër Mazreku nga Prizreni në raportet e tij (të shkruem në vitet 1632-1633) (thekson) rolin e shkollës dhe nevojën e shkollimit të shqiptarëve. Më 1698, Padër Filip Shkodra çeli shkollë në familjen Kamsi, në Shkodër. Në vitin 1885 në Prizren, gjejmë një shkollë fillore shqipe për vajza. Më 1858-n në Kushë Micja u çel shkolla për vajza shkodrane. Në vitin 1861 françeskanët çelin më të parën shkollë fillestare publike në Shkodër. -Pra, shkolla shqipe janë ngritur pa ndërprerje, nën peshën e rëndë të sundimit të gjatë osman? M. Palnikaj: Sigurisht që vijon pa ndërprerje. Për çdo shkollë të çelur ka dokumente në Vatikan. Vijojmë me shkollën në gjuhën shqipe më 1874, ku u çel shkolla e Parë Laike e Kohës së Rilindjes, ku mësohet Gjuha Shqipe E Arithmetika e Shirokës nga Dom Zef Ashta. më 1879 Motrat Stigmatine çelin më të parën shkollë fillore për varza e, ma të parën shkollë për punësimin. Aty u rritën me kujdes, jo vetëm zonja shtëpijash, por edhe nëna shqiptare. Këto shkolla mund të thuhet, se poqën mendimin për themelimin e një shkolle publike femnore. Më 1882 françeskanët çelën një kolegj për ata që dëshironin me u ba fretën. Mësimet ishin të rregullueme mbas programit të gjimnazeve të Austrisë e më 1905-n shkollat u bënë krejt në gjuhë shqipe…..

Related- Posts

NGJARJE

Dita e 12-të e protestës, të rinjtë marshojnë në Tiranë: “Nesër më shumë”

11 Qershor, 2026
Kryesore

“Shqipëri e Re”/ Protesta për Zvërnecin në ditën e nëntë në kryeqytet

8 Qershor, 2026
Kryesore

Protesta hyn në ditën e pestë, qytetarët paraqesin 5 kërkesa kundër projektit në Zvërnec

4 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Shqiptarët u rebeluan,jo kundër flamingove, por kundër një epoke qeverisjeje denigruese

13 Qershor, 2026

Ekspertët amerikanë: Boshti Rusi-Kinë-Iran paraqet sfidë të madhe

12 Qershor, 2026

Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

12 Qershor, 2026

Nënkryetari i KMT-së, Chang Jung-kung, do të marrë pjesë në Forumin e Ngushticave

12 Qershor, 2026

Ku po shkon Bosnja dhe Hercegovina?

12 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.