Bruno Rukavina[i]
Kur politika ndërton kufinj, paraja ndërton rrugë të tjera.
Çfarë janë sanksionet?
Në marrëdhëniet ndërkombëtare saanksionet janë instrument i politikës së jashtme nëpërmjet të cilëve një ose më shumë shtete, organizata rajonale (p.sh. Bashkimi Europian), ndërkombëtare (P.sh. Kombet e Bashkuara) ndërmarrin masa të caktuara kundër shteteve të tjera, entiteteve ose individëve për arritjen e qëllimeve të caktuara politike, më së shumti me synim ndryshimin e sjelljes e cila konsiderohet kërcënim për paqen ndërkombëtare, të drejtat e njeriut apo shtetin e së drejtës.
Zbatimi i sanksioneve zakonisht vepron:
- Si përgjigje ndaj shkeljes së të drejtës ndërkombëtare, p.sh. invazionit, aneksimit të territorit, konflikt të armatosur pa miratimin e OKB-së
- Për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut, p.sh, represion ndaj pakicave dhe kundërshtarëve politikë,
- Me synim parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, siç është zhvillimi i programeve bërthamore
- Në luftë kundër terrorizmit ose kriminalitetit të organizuar.
Vendimin për vënien e sanksioneve e marrin organet politike të shteteve ose organizatave, p.sh. Këshilli i Sigurimit të OKB-së, këshilli i Unionit Europian ose parlamentet e qeveritë kombëtare.
Sanksionet kundër Federatës Ruse
Sanksionet e para serioze dhe të koordinuara të bashkësisë ndërkombëtare kundër Federatës Rusë në historinë moderne u ndërmorrën në vitgin 2014, pas aneksimit të Krimesë dhe shpërthimit të konfliktit të armatosur në Ukrainën Lindore. Atëherë bashkësia ndërkombëtare, e udhëhequr nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe aleatët e tjerë perëndimorë, reagoi ndaj asaj që ata e konsideronin shkelje serioze e së drejtës ndërkombëtare dhe e sovranitetit të Ukrainës. Me këtë nisi edhe cikli afatgjatë i izolimit ndërkombëtar të Rusisë.
Megjithatë, këto nuk ishin sanksionet e para. Që gjatë viteve 1990-të dhe në fillim të atyre 2000-jë, në kohën e tranzicionit dhe konsolidimit të pushtetit nën presidentin Vladimir Putin, disa shtete të caktuara demokratike dhe organizata ndërkombëtare shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut, lirisë mediatike dhe bërjes së luftarëve brenda Rusisë. Në mënyrë të veçantë në Çeçeni. Në këtë periudhë Rusia ishte objekt i kufizimeve të vogla, shumica siumbolike, kufizimeve dhe kritikave, por gjithsesi nuk ekzistonin sanksione gjithëpërfshirëse ndërkombëtare të koordinuara të cilat të ishin të orientuara ndaj aparatit shtetëror ose sektorë kyç të ekonomisë.
Një hap me rëndësi drejt sanksionimit individual të zyrtarëve rusë u ndërmorr në vitin 2012, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan të ashtuquajturin ligji Magnitsky Act. Ky ligj i quajtur kështu sipas Sergej Magnitskit, avokatit rus i cili zbuloi aferën korruptive, pas së cilës u arrestua dhe vdiq në burg. Ligji në fjalë në ShBA mundësoi vënien e sanksioneve ndaj zyrtarëve rusë që janë përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe ngrirjen e pronës së tyre dhe ndalimin e hyrjes në ShBA. Megjithëse ky ligj nuk kishte të bënte me Rusinë si shtet, por me individë, ai përbën pikë kthese në politikën amerikane ndaj Rusisë, sepse i hapi dyert konceptit liberal të mbarë perëndimit dhe përgjegjësisë së tyre në lidhje me përgjegjësinë për politikën represive të shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e disa aktorëve në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Nëse do të bëhej ndonjë përmbledhje eë shkurtër e klasifikimit të sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e Perëndimit, mund të shihet se bëhet fjalë mbi një proces të një lloji të veçantë nëpërmjet të cilit bashkësia ndërkombëtare liberale perëndimore i’u përgjigj (re)aksioneve në Ukrainë me vendosjen e sanksioneve të cilat u zgjeruan dhe u thelluan. Këto sanksione mund të rreshtohen sipas llojeve dhe fazave të implementimit tyë tyre.
Klasifikimi i sanksioneve ndaj Rusisë sipas llojeve
- Sanksione ekonomike
Sanksionet ekonomike orientohen në kufizimin e aftësive të Rusisë për t’u zhvilluar nga ana teknologjike dhe të financojë sektorë strategjikë, si puna e energjetikës. Përfshijnë:
- Ndalimin e eksportit të teknologjive të ndjeshme, në mënyrë të veçantë ato që kanë të bëjnë me industrinë e naftës dhe të gazit në kushte të ndërlikuara (përshembull: në shpimet në thellsitë e detit)
- Ndalimin e importit të disa produkete të caktuara,përfshirë pajisje ushtarake dhe mallra luksi.
- Ndalimin e financimit të bankave dhe kompanive ruse në tregjet e BE-së dhe ShBA-ve, gjë e cila kufizon likuiditetin e tyre dhe aksesin në kapitale
- Kufizimi i aksesit në teknologjitë dhe softverët kyç, si puna e gjysëm përçuesve, dronëve, infrastrukturës së avancuar elektronike dhe digjitale (përfshirë edhe kriptovalutat).
- Sanksione financiare
Qëllimi i këtyre sanksioneve është goditja e institucioneve financiare ruse. Masat përfshijnë:
- Ngrirjen e pronave dhe llogarive bankare të politikanëve rusë, oligarkëve, institucioneve shtetërore dhe entiteteve të lidhura me ata jashtë Rusisë.
- Përjashtimi i disa bankave ruse nga sistemi SWIFT (që nga vitit 2022) gjë e cila rëndon seriozisht pagesat ndërkombëtare.
- Ndalimi i investimeve në sektorin energjetik dhe infrastrukturor nga ana e investitorëve perëndimorë.
- Sanksione ushtarake dhe të sigurisë
Janë të orientuaranë zvoglimin e fuqisë ushtarake të Rusisë dhe pengimin e perfeksionimit të tyre teknologjik:
- Embargo ndaj eksportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake në Rusi
- Ndalimi i bashkëpunimit ushtarak dhe eksportimit të prodhimeve dhe teknologjisë me synime të dyfishta (civile dhe ushtarake).
- Sanksione politiko-diplomatike
Sanksionet në diplomaci kanë si qëllim izolimin politik
- Shtyrjen e takimeve dypalëshë dhe shumëpalëshe, pezullimin e bashkëpunimit në organizmat ndërkombëtare
- Ndalimi i udhëtimeve dhe dhënia e vizave për zyrtarët e lartë rusë, përfshirë edhe presidentin, ministrat dhe nëpunësit e sigurisë.
- Sanksione kulturore-sportive
Megjithëse nuk kanë efekt dirtekt në ekonomi, këto masa simbolizojnë dënimin e (re)aksioneve ruse
- Përjashtimi i sportistëve rusë dhe ekipeve kombëtare nga garat ndërkombëtare sportive (p.sh. Lojërat Olimpike, FFA)
- Ndërprerja e bashkëpunimit kulturor, përfshirë edhe hapjen e ekspozitave, ardhjen e teatrove dhe festivaleve kulturore, madje edhe ndalimi, për shumë veta kontravers, i disa shfaqjeve të caktuara klasike ruse dhe paraqitja e rusëve në ekspozitat e dramës, muzikore dhe llojeve të tjera të artit.
Klasifikimi i sanksioneve sipas fazave (zhvillimi kronologjik)
FAZA I: 2014–2021 – Marrja përsëri nën kontroll (ose aneksimi) i Krimesë dhe konflikti në Donbas.
Vënia e sanksioneve kundër Rusisë pas vitit 2014, bazohej në reaksionet ruse ndaj Euromajdanit. Bashkësia ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre, reaguan ndaj shkeljes së të drejtës ndërkombëtare, dhe për këtë i’u adresuan dokumenteve ndërkombëtare bazë: Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktit përgundimtar të Helsinkit (1975) dhe Rezolutave kryesore të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Këshillit të Europës.
Si përgjigje u vunë masa të ndryshme sanksionuese. Fillimisht u vendosën sanksione financiare dhe sanksione për vizat ndaj zyrtarëve rusë dhe oligarkëve të afërt me Kremlinin, nëpërmjet të cilëve i’u ngrinë pronat jashtë shtetit dhe i’u ndalua hyrja në disa shtete që ndërmorrën sanksionet. Shumë shpejt pas tyre erdhën edhe sanksionet sektoriale, të cilat goditën degët kyçe të ekonomisë: sektorin bankar, energjetikën dhe industrinë e mbrojtjes. Vëmendje e veçantë i’u kushtua edhe ndalimit të eksporteve të teknologjisë dhe shpimit të naftës, gjë me të cilën synohej të dobësohej aftësia afatgjatë e Rusisë për të zhvilluar sektorin energjetik.
Efektet e sanksioneve ishin të shumëfishta. Valuta ruse përjetoi një rënie të ndjeshme, ndërsa investimet e huaja u tërhoqën ose u pezulluan. Si përgjigje, Rusia ndërmori kundërsanksione, përfshirë edhe ndalimin e importit të ushqimeve dhe prodhimeve bujqësore nga nga ShBA-të dhe BE-ja, gjë me të cilën u hap një kapitull i ri në konfrontimin ekonomik. Kjo fazë shenjoi edhe fillimi e ndarjes serioze politike dhe ekonomike mes Rusisë dhe Perëndimit, e cila në vitet në vazhdim u bë edhe më e thukët.
FAZA II: 2022–2023 – Konflikti ndërshtetëror ruso-ukrainas
Në muajin shkurt të vitit 2022, Rusia nisi atë që Kremlini zyrtar e quan Operacioni Special ushtarak, ndërsa Perëndimi pothuajse njëzëri e përcaktoi si invazion ndaj një shteti sovran, kundër Ukrainës. Ky akt shenjoi edhe pikëkthesën në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe, nga ana e aspektit juridik perëndimor, u karakterizua si shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, Konventën e Gjenevës dhe parimet themeltare të sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve. Në këtë kontekst, sanksionet e vëna më parë (pas vitit 2014) nuk u konsideruan më të mjaftueshme dhe në vitin 2022 u zgjeruan dhe thelluan ndjeshëm.
Shtetet antare të Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Japonisë, Australisë dhe aleatët e tjerë i’u përgjigjën me vënien e paketave të shumëfishta sanksionesh. Deri në fund të vitit 2023, Bashkimi Europian miratoi 13 paketa sanksionesh, të cilat përfshinin me mijëra personash fizikë dhe juridikë, si edhe sektorët kyç të ekonomisë ruse. Një prej masave më të forta ishte edhe ngrirja e rezervave devizore të bankës qendrore ruse me vlerë rreth 300 miljardë dollarë amerikanë, gjë me të cilën u godit direkt aftësia e Rusisë për të stabilizuar valutën e saj dhe për të financuar operacionet luftarake. Akoma më shumë, shumica e bankave ruse u përjashtua nga sistemi SWIFT-i, gjë me të cilën u rënduan ndjeshëm pagesat ndërkombëtare dhe biznesi i financave. U ndërmorrën edhe restriksione ndaj çmimit të naftës bruto ruse, e njohur si price kap, në mënyrë që të zvogloheshin të ardhurat që orientoheshin në fiunancimin e luftës. Sanksionet përfshinë edhe ndalimin e eksportit të teknologjisë së avancuar, përfshirë mikroçipët, pajisjet për aviacionin, komponentët e Industrisë teknologjike dhe teknologjive të tjera kritike.
Efektet e këtij përshkallëzimi të sanksioneve u ndjenë shumë shpejt. Ndodhi rënia e menjëhershme e importit të teknologjisë së sofistikuar, gjë e cila goditi rëndë industrinë ruse, në mënyrë të veçantë sektorin e energjetikës, automobilëve dhe mbrojtjes. Si përgjigje Rusia forcoi importin nga Kina dhe nisi strategjinë e vetëmjaftueshmërisë teknologjike, duke këmbëngulur të zhvillojë komponentët dhe sistemet e saj. Sektori financiar ishte nën presion të fortë, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) shënoi rënie. Megjithatë, edhe përkundër goditjes serioze ekonomike, sistemi ekonomik nuk përjetoi kolaps të plotë, pjesërisht edhe në sajë të rezervave të mëdha devizore, të ardhurave nga energjetika dhe riorientimi i rrymave tregtare drejt Azisë dhe Jugut global.
FAZA III: 2024–2025 – Ruajtja dhe adoptimi i regjimit të sanksioneve.
Në periudhën që nga viti 2024 e deri tani, sanksionet kundër Rusisë nuk janë më përgjigje vetëm ndaj lëvizjeve individuale, por janë bërë instrument afatgjatë i presionit ndërkombëtar dhe izolimit strategjik të Rusisë. Në këtë fazë sanksionet fokusohen në proceset e anashkalimit të masave ekzistuese dhe ndaj aktorëve jashtë Rusisë që mundësojnë në mënyrë indirekte vazhdimin e sistemit ekonomik dhe ushtarak rus. Një theks i veçantë është vënë edhe në zgjerimin e sanskioneve ndaj vendeve të treta dhe kompanive që ndihmojnë Moskën për të anashkaluar sanksionet – përshembull nëpërmjet kanaleve paralele të importimit ose transfertave të teknologjisë nëpërmjet ndërmjetësve.
Një prej aspekteve kyçe të qëndrimit të ri është edhe zhvillimi i sanksioneve degjitale, të cilët përfshijnë kontrollim mbi sanksionet në kriptovaluta, inteligjencën artificiale dhe infrastrukturën kritike të softverëve. Me këtë synohet të poengohet Rusia për të përdorur mjete digjitale për anashkalimin e sanksioneve financiare. Krahas kësaj, sanksionohen edhe aktorët ndërmjetës, në mënyrë të veçantë ata kinezë, turq dhe indianë si dhe kompanitë e Azisë së Mesme, që marrin pjesë në të ashtuquajturin ri-eksport të mallrave të sanksionuara. Është fjala për të ashtuquajturit sanksione sekondare, të cilët janë të orientuar për nga entitetet e huaja- bankare, kompani logjistike, ndërmjetës tregtarë – të cilët bashkëpunojnë me Rusinë dhe me këtë mundësojnë shkeljen e regjimit të sanksioneve. Ky mekanizëm ka një efekt të fortë rezistence dhe nxit aktorët globalë të zgjedhin mes bërjes së biznesit me Rusinë ose aksesin në tregjet perëndimore.
Efektet e kësaj faze shihen në transfromimin e politikës së brendshme ruse. Rusia poa zhvillon me ngut modelin e të asdhtuquajturës fortësë ekonomike, me theks në prodhimin e brendshëm dhe pavarësinë teknologjike dhe zëvendësimin e importit me zgjidhje vendore. Duke patur parasysh aksesin e ulur në tregjet perëndimore dhe sistemet financiare, Rusia po zhvillon basahkëpunim gjeopolitik me shtetet që ndajnë interesa të përbashkëta ose të cilët janë edhe vetë nën sanksionet perëndimore- para së gjituash me Kinën, Iranin, dhe Korenë Veriore. Njëkohësisht po bëhen edhe ndryshime të rëndësishme në rrymat globale energjetike dhe tregtare, para së gjithash Rusia po e orienton eksportin e naftës, gazit, lëndëve të para dhe prodhimeve bujqsore drejt tregjeve të Azisë, Lindjes së Afërt dhe Afrikës, gjë me të cilën po formësohet rendi i ri multipolar tregtar.
Kompanitë Perëndimore anashkalojnë sanksionet e vëna Rusisë: interesat ekonomike dhe logjika e biznesit
Megjithëse qeveritë perëndimore kanë vënë sanksione të ashpra kundër Rusisë, një pjesë e kompanive perëndimore vazhdojnë, direkt ose indirekt, të bëjnë biznes me partnerë rusë. Kjo ndodh shpesh nëpërmjet vendeve ndërmjetësuese ose madje edhe me shkeljen direkte të sanksioneve, duke përdorur vrima të ndryshme ligjore dhe mekanizma mbulimi. Pas kësaj sjelljeje qëndrojnë një sërë shkaqesh ekonomike dhe financiare të cilat u ofrojnë biznesmenëve nxitje të fuqishme për të vazhduar bashkëpunimin edhe përkundër presioneve politike.
Rusia përbën treg të madh dhe të rëndësishëm me më shumë se 140 milionë konsumatorë, me sektorë të zhvilluar energjetikë dhe industrialë dhe me kërkesa të mëdha për teknologjitë perëndimore, ilaçe, automobilë dhe mallra luksi. Për shumë kompani, përfitimi nga biznesi me Rusinë i tejkalon rreziqet e reputacionit dhe ato politike. Prodhimet nga sektori i industrisë farmaceutike, energjetikës, makinerive dhe teknologjisë realizojnë marzhe të mëdha fitimi. Më tej, një sërë kompanish dëshirojnë të ruajnë aksionet e tregut, duke patur frikë se largimi i tyre do të krijonte hapësirë për konkurentët kinezë, turq apo indianë, të cilët nuk kanë detyrime ndaj sanksioneve perëndimore.
Sanksionet nuk përfshijnë të gjithë aktivitetet ekonomike. Disa sektorë të cakatuar, si puna e prodhimit të ilaçeve, pajisjeve mjeksore dhe mallrave të tjera, janë të përjashtuar në mënyrë eksplicite nga regjimi i sanksioneve. Disa shtete dhe kompani shfrytëzojnë vendet ndërmjetësuese si puna e Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Kazakistanit dhe Kinës në mënyrë që të vazhdojnë eksportet në Rusi, por pa gjurmë direkte në dokumentacione. Gjithashtu, disa kompani perëndimore kanë shitur formalisht degët ruse të biznesit të tyre te partnerët lokalë, por vazhdojnë të kontrollojnë direkt, duke ruajtur funksionet kyçe – administrimin, furnzimimin dhe know-how – në të ashtuquajturin model të drejtimit nën një flamur të ri (management under new flag).
Sanksionet shumë shpesh nuk implementohen me koherencë sepse shtetet që kanë vënë sanksionet gjithmonë shohin më parë interesat e tyre kombëtare. Mekanizmat kontrollues janë të ngadalshëm dhe të paharmonizuar, ndërsa qëndrimet e shteteve të ndryshme të Bashkimit Europin variojnë, disa vende janë të rreptë, të tjerë shfaqin më pak dëshirë dhe vullnet për kontrollin dhe përndjekjen e shkelësve. Sanksionet sekondare, që synojnë vendet e treta ose kompanitë që ndihmojnë Rusinë të anashkalojë sanksionet ende nuk janë të zbatueshëm në mënyrë sistematike e kësisoj anashkalimi bëhet shpesh ndodh pa pasoja. Duke marrë si shembull vetëm sektorin bankar dhe sanksionet financiare, jo të gjitha bankat ruse janë të përjashtuara nga sistemi SWIFT. Disa banka të caktuara kanë mbetur të lidhura me këtë sistem, qoftë për shkak të përjashtimeve të lidhura me pagesat energjetike, qoftë për shkak të realzimit të ngadalshëm ose statusit juridik të veçantë, si puna e Gazprombank, Raiffeisenbank Russia dhe UniCredit Bank Russia.
Shumë korporata ndërkombëtare kanë investime të mëdha në Rusi, përfshirë uzina, qendra logjistike, franshiza dhe rrjete shpërndarjeje. Tërheqja e plotë nga tregu do të sillte me vete edhe një humbje të stërmadhe financiare, krahas rrezikut të humbjes së përherëshme të pozitave. Duke qëndruar, qoftë edhe formalisht me status të ngrirë, kompanitë vazhdojnë të ruajnë vlerat e investimeve të tyre dhe të mbajnë praninë për periudhën e ardhshme, me shpresë se do të ndodhë përfundimi i shpejtë i konfliktit dhe do të vijë normalizimi i marrëdhënieve me Rusinë, të cilat shumë veta ne sektorin e sipërmarrjes, por edhe në atë politik, shkencor, kulturor dhe sektorë të tjerë i presin me padurim.
Disa kompani vlerësojnë në mëyrë reale se sanksionet nuk kanë për të zgjatur përgjithmonë dhe këmbëngulin të mbeten në gatishmëri për të ashtuquajturën një ditë më vonë, kur biznesi ndërkombëtar me Rusinë do të normalizohet përsëri dhe menjëherë, një ditë më vonë, do të kenë përparësi ata që janë të pranishëm në Rusi. Krahas kësaj, disa shtete të BE-së kanë një qëndrim të butë ndaj Rusisë, qoftë për shkak të interesave gjeopolitike apo vartësisë energjetikë (Hungaria). Më këtë krijohet hapësirë për tolerimin e heshtur të bërjes së biznesit, pa shkelje të hapur të regjimit të sanksioneve.
SPIEF – Prania e hapur dhe promovimi i kompanive perëndimore në Rusi
SPIEF – Forumi ndërkombëtar ekonomik i Shën Peterburgut – tradicionalisht ka qënë vendi ku takoheshin elitat globale të politikës dhe të biznesit me kreun rus. Edhe pas vitit 2022, përkundër sanksioneve të ashpra dhe ndarjes së thellë gjeopolitike, disa kompani perëndimore vazhduan të bashkëpunojnë haptazi ose indirekt në promovimin e këtij forumi. Prania e tyre, megjithëse më diskrete se më parë, dëshmon mbi ekzistencën e interesave pragmatike të biznesit, prioritetet ekonomike ndaj qëndrimeve politike dhe pritmëri nga normalizimi i ardhshëm i marrëdhënieve me Rusinë. Përkundër kufizimeve formale dhe kritikave publike, një numur i caktuar kompanish vazhduan të bashkëpunojnë. Kështu SPIEF-i mbetet shembull i ndërlikueshmërisë së rrymave ekonomike globale në të cilat logjika ekonomike shpesh tejkalon pozitat politike (herë herë vetëvrasëse).
Në vitet 2022 dhe 2023 shumica e politikanëve perëndimorë dhe përfaqësuesve të lartë të korporatave evituan pjesëmarrjen në SPIEF. Megjithatë, të dhënat e pjesshme dhe raportet sugjerojnë se rreth 150 kompani nga të ashtuquajturat “vende armike” (sipas cilësimeve ruse) ishin të pranishëm, në Forum. Emrat e tyre nuk u bënë publikë, ndërsa fjalimet e tyre ishin kryesisht diskretë, nëpërmjet përfaqësuesve lokalë, dhomave të tregtisë dhe nëpërmjet “kompanive bija” të cilat ende veprojnë brenda Ruysisë. Në vitin e kaluar-2024, SPIEF-i shënoi rritje të pjesëmarrjes, me më shumë se 21.000 pjesëmarrësh nga 139 vende të botës. Megjithëse theksi ishte te bashkëpunimi me partnerët nga Azia, Lindja e afërt dhe Jugu Global – India, Kina, Irani- disa kompani europiane vazhuan të ishin të pranishme, më së shpeshti nëpërmjet degave lokale, distributorëve dhe zyrave rajonale, por gjithsesi u sinjalizua ruajtja e interesave të biznesit në Rusi dhe logjika e sektorit të sipërmarjes, i cili është shumë më racional dhe pragmatik sesa aspekti tradicional i politikës së jashtme, gjë që është paradoksale, sepse historikisht diplomacia simbolizon gjithmonë sjelljen racionale dhe pragmatiste e cila shpie në paqe dhe bashkëpunim. Ndërkohë, diplomacia ka humbur shumë nga rejtingu i saj edhe si profesion për nga rezultatet kur bëhet fjalë për konfliktin ndërshtetëror ruso-ukrainas. Ndoshta diplomacia ka për të mësuar shumë gjëra nga sektori i sipërmarrjes private gjë që është temë e veçantë studimi. Informacionet për pjesëmarrjen në SPIEF-in e këtij viti, i cili do të mbahet me 18 deri me 21 qershor 2025, tregojnë se disa forma të caktuara bashkëpunimi mes kompanive Perëndimore dhe Rusisë, marrin pjesë përsëri në mënyrë të strukturuar në Forume si puna e SPIEF-it. Dhoma Amerikane e tregtisë në Rusi, (AmCham Russia), pohoi planet për pjesëmarrje në programin e biznesit të SPIEF-it 2025, përfshirë këtu edhe organizimin e tryezave të rrumbullakëta dhe paneleve. Disa kompani amerikane dhe europiane kanë shprehur gatishmërinë për hapjen e kontakteve të biznesit, duke theksuar krahas kësaj, neutralitetin ose karakterin humanitar të veprimtarisë.
Shkaqet kryesore për vazhdimin e pjesëmarrjes së kompanive Perëndimore në SPIEF bazohen mbi të gjitha në ruajtjen e interesave racionale ekonomike strategjitë për biznesin afatgjatë si dhe ndërtimin e raporteve ekonomike me Rusinë. Shumë kompani Perëndimore nuk duan t’a braktisin përgjithmonë tregun rus sepse frikësohen se mund t’i nxjerrin jashtë loje kompanitë nga vendet që nuk i kanë vënë sanksione Rusisë – kryesisht Kina, India dhe Turqia. Pjesmarrja në SPIEF u mundëson atyre ruajtjen e kontakteve të biznesit, njohjen e brendeve dhe pozitat në treg, madje edhe në kushtet e shitjes apo eksportit të kufizuar.
Edhe përkundër sanksioneve ekzituese, biznesi me Rusinë vazhon të jetë shumë fitimprurës. Sipas të dhënave të Financial Times, kompanitë amerikane dhe europiane kanë paguar rreth 3,5 miljardë dollarë tatim mbi fitimin në Rusi gjatë vitit 2023. Këto të dhëna tregojnë se vazhdojnë të realizojnë të ardhura të mëdha edhe përkundër destabilitetit gjeopolitik (Financial Times, 2025). Disa kompani mendojnë se situata e tanishme është e karakterit të përkohëshëm dhe se me kalimin e kohës do të vijë zgjidhja politike dhe heqja e sanksioneve. Me pjesëmarrjen nëpër forume të ngjashme me SPIEF-in, kompanitë pozicionohen për një rikthim të shpejtë dhe rinovim të raporteve të biznesit kur rrethanat të ndryshojnë. Përveç kësaj, SPIEF-i sot përbën një platformë të rëndësishme për lidhjen me partnerë nga vendet jashtë Perëndimit, në mënyrë të veçantë nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine, të cilat po marrin pjesë në mënyrë gjithnjë e më aktive në tregtinë dhe investimet ruse. Me këtë hapen edhe kanale aleternative për bashkëpunim, jashtë regjimit formal të sanmksioneve. Kur politika ndërton kufinj, paraja ndërton rrugë të tjera.
Përfundimisht, megjithëse numuri i kompanive Perëndimore që marin pjesë në SPIEF është zvogluar shumë pas vitit 2022, tërheqja e tyre e plotë e tyre ende nuk ka ndodhur. Shumë kompani kanë gjetur mënyra për të ruajtur praninë në tregun rus, qoftë nëpërmjet ndërmjetësve, degëve lokale apo dhomave të tregtisë. Pjesëmarrja e tyre flet më së miri për ndërlikueshmërinë e biznesit ndërkombëtar, në të cilin interesat ekonomike, konsideratat strategjike dhe pritmëritë për normalizimin e ardhshëm, shpesh i’a kalojnë lëvizjeve iracionale dhe kufizimeve formale nëpërmjet sanksioneve. Sipërmarrësit vërtetë të suksesshëm që duan të jenë të tillë edhe në të ardhmen, domethënë që shikojnë vetëm pamjen e tyre financiare, kanë në mendje vetëm shanset që u dalin përpara, përfshirë edhe Rusinë, sepse fitimi është si puna e ujit, ai gjen gjithmonë rrugën e tij.
Pjesëmarrjen nëpër forume ekonomike në mbarë botën e promovon edhe Bashkimi Europian nëpërmjet projekteve të tij të internacionalizimit nëpërmjet fondeve të BE-së (natyrisht në këtë moment jo në Rusi), sepse e ka konsatatuar rëndësinë e promovimit të prodhimeve europiane, të cilët kanë qënë përherë të aksesueshëm për qytetarët e Federatës Rusë sepse sanksionet anashkalohen prej vitesh. Sanksionet janë mure që vendosin shtetet, por paraja e gjen përherë derën sepse ajo nuk njeh flamuj kombëtarë, vetëm rrugë për t’u shumuar.
[i] https://www.geopolitika.neës/analize/paradoks-dok-politika-razornim-sankcijama-udara-moskvu-zapadne-tvrtke-sveprisutne-u-rusiji/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA