• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home Bota

Fati i kontinentit europian në lojë. Skenari më i mundshëm dhe ku gjendet këtu Europa

27 Nëntor, 2025
in Bota, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter-geopolitikanews[i]

Gjendemi në udhëkryq i cili do të vendosë për të ardhmen e luftës ukrainase, dhe me këtë edhe fati i atyre që janë përfshirë në të, direkt apo indirekt.

Është në lojë fati i kontinentit europian. Dhe kur bëhet fjalë për të, mund  të flasim lirisht edhe për fatin e tërë botës të cilën në një mënyrë apo në një tjetër e ka arritur cunami europian. “Pjesa e mbetur të botës” kësaj here ndoshta do të mbijetojë fizikisht nga një luftë e re europiane (sepse nuk është më në pozita koloniale të nënshtruara ndaj sunduesve europianë sikurse ishte në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore të cilën e nisën europianët), por vetëm me kushtin që të mos përshkallëzojë në luftë bërthamore. Megjithatë, kjo vështirë se mund të evitohet duke patur parasysh se Moska, e vetëdijshme për disproporcionin e forcave mes Rusisë dhe Perëndimit të bashkuar, flet haptazi se po gënjëjnë veten të gjithë ata në Perëndim që mund  të mendojnë se Rusia, në rast të një lufte me NATO-n, nuk do të luftonte kundër saj me të gjitha divizionet. Megjithatë, sido që të jetë, përfundimisht do të ndryshonte rreshtimi gjeopolitik global ose rendi botëror, domethënë në të do të mbizotërojnë rregulla të reja loje – të vendosura në vartësi nga rezultati i luftës europiane domethënë nga pasojat e saj.

Por në këtë moment ende nuk duhet të shkojmë kaq larg megjithëse është e qartë se skenari i mundshëm katastrofik për shkak të krizës urkianase është gjithnjë e më i probabël dhe se për të janë të shqetësuar jo vetëm ShBA-të të cilët nuk mund të luajnë më lojën e “ishullit të izoluar” i cili mund të ndikojë në gjithçka në botë, dhe të mos i ndodhë asgjë sigurisë së tij. Në këtë rast mbi të gjitha mbahet parasysh arma bërthamore të cilën e disponojnë tre vende kyçe bërthamore – ShBA-të, Kina dhe Rusia, nga të cilët më shumë dy të parët, të cilët në fushëbetejat ukrainase përplasen ushtarakisht që prej katër vitesh, dhe të gjithë e dinë mirë një gjë të tillë.

Pra, nuk duhet të shkojmë  drejt parashikimeve të zeza (por për ato duhet gjithsesi duhet të mendojmë dhe të kuptojmë se vërtetë ekziston si kërcënim, domethënë është skenar real). Sepse është e qartë sesi të gjithë palët e përfshira në çfarëdolloj mënyre në luftë sinqerisht nuk duan që kjo të shndërrohet në kataklizëm (po të mendonin të kundërtën do të ishte çmenduri). Në rast të kundërt nuk do të kërkoheshin as zgjidhje për përfundimin e saj nëpërmjet negociatave.

Dëshirat dhe mundësitë europiane

Në shkim të parë ndosha duket se vendet kryesore europiane ose më mirë të themi elitat e tyre nuk dëshirojnë sinqerisht bisedime mbi përfundimin e luftës, sepse me këmbëngulje dhe të vetëdijshëm vendosin që më përpara kushte të papranueshme për marrëveshjen paqesore (ngrirja e situatës në linjat ekzistuese të frontit të luftës, e drejta e Ukrainës për antarsim në NATO, pagesën e reparacioneve të luftës dhe shfrytëzimin e pronës së ngrirë ruse për rinovimin e vendit pas lufte, kontingjenti paqesor europian në Ukrainë, e drejta që ajo, si vend sovran mund të vendosë vetë çfarë armësh të ketë etj, etj… gjë që marrë sëbashku do të përbënte kapitullimin ushtarak dhe politik të Rusisë).

Megjithatë, Europa ka arësyet e saj përse e bën këtë (gjë që është temë për një analizë të veçantë), por për këtë ka rëndësi të theksohet se në këto qëndrime nuk do të këmbëngulë nëse Uashingtoni do t’i kërkojë dikur me vendosmëri dhe do t’a kërcënojë me tërheqja të plotë të tij nga kontinenti europian dhe nga “loja e madhe ukrainase”), domethënë ta lërë që të luftojë sëbashku me Ukrainën nëse e dëshiron një gjë të tillë. Aq më pak do të këmbëngulë Europa në këtë qëndrim nëse ShBA-të “thyejnë” Ukrainën me levat e tyre të fuqisë dhe të ndikimit dhe këtë të dytën  t’a detyrojë për pranimin e planit paqesor i cili kërkon lëshime të dhimbshme.

Sepse Europa në këtë moment nuk është as financiarisht dhe as ushtarakisht në gjendje të luftojë e pavrarur kundër Rusisë, ose sëpaku t’a ndihmojë në mënyrë të pavarur Ukrainën derisa ajo dikur eventualisht të sigurojë fitoren në fushën e luftës në mënyrë që të nisë bisedimet në pozita të favorshme përballë Rusisë. Megjithatë, Uashingtoni ende përllogarit rreth gjithë kësaj dhe nuk ka ende qëndrime njëvlerëshe sesi t’i kundër vihet Putinit dhe Rusisë. Skifterët nga radhët e neocons-ëve nga të dyja partitë kryesore amerikane ende agjitojnë fuqishëm për vazhdimin e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën dhe sanksione të reja kundër Rusisë sikurse ka qënë politika e këtij vendi në kohën e administratës Biden, dhe për këtë janë të lidhur fort me elitat e sotme europiane të cilat mezi presin fitoren e demokratëve në parazgjedhjet për Kongres të cilat do të mbahen pas një viti.

Përderisa të jetë kështu, dhe përderisa Trumpi të mos marrë në duart e tij frerët e drejtimit të krizës ukrainase (gjë që ndoshta edhe mundet por ende lëkundet) derisa udhëheqësit europianë të këmbëngulin në kërkesa joreale ndaj Moskës.

Vetëm tre skenarë të mundshëm

Gjendja rreth luftës ukrainase mundet pra të zhvillohet vetëm sipas tre drejtimeve kyçe: ndalimi i plotë i luftës nëpërmjet arritjes së një marrëveshje paqesore, vazhdimi i luftës, ose i treti dhe më i keqi – përshkallzimi.

Ky skenari i fundit është edhe më i logjikshmi nëse nuk ndodh pranimi i planit të paqes, sepse definitivisht do të thoshte vazhdim i konfliktit ushtarak i cili ndoshta mund të forcohet edhe në intensitet dhe në madhësinë e territoreve të pushtuara me luftë. Në vartësi nga ajo se kush e refuzon planin, domethënë nëse e refuzon Ukraina sëbashku me BE-në – nuk mund të përjashtohen as lëvizje të reja ushtarake ruse të karakterit paralajmërues mbi objektivat ushtarako-industriale dhe logjistike mbi disa vende europiane nga ku shpërndahet ndihma për Ukrainën. Ky do të ishte skenari më i rrezikshëm i cili Shtetet e Bashkuara do t’i vinte para vendimit të cilin me çdo çmim duan t’a evitojnë: të përzihen  në konfliktin ukrainas – gjë që do të thoshet luftë me Rusinë ose jo?

Madje edhe sikur Rusia të mos shkonte kaq larg në përshkallëzimin e konfliktit jashtë territorit të Ukrainës, por të forconte dhe rriste ofensivën e saj ushtarake e nisur që në verë të këtij viti dhe të kërcënojë me pushtimin e qyteteve të tjera të rëndësishme ukrainase edhe jashtë territoreve dhe rajoneve që ka aneksuar në fillim të tetorit të vitit 2022 (në rajonet e Dnjepropetrovskit, Harkovit dhe Sumit), mund të krijohet një pamje strategjike krejtësisht e re e luftës ukrainase e cila do t’a dhjetonte akoma më shumë Ukrainën dhe do t’a bënte më pak të vetëmjaftueshme – gjë që do t’a detyronte Uashingtonin të marrë një kundërpërgjigje në lidhje me dilemën kyçe. Meqënëse lufta ukrainase është pikërisht projekti i tij gjeopolitik, vendimi në lidhje me këtë do të ishte tejet i vështirë sepse ka vetëm dy ecuri: dështim gjeopolitik i ShBA-ve – ose luftë direkte me Rusinë. Si njërin ashtue dhe tjetrin  Uashingtoni dëshiron t’i përjashtojë me çdo çmim. Vetëm  shtrohet pyetja sesi mund  ta bëjë këtë?

Momentalisht ndodhemi në një fazë ku asnjëra palë (Ukraina, Rusia, BE+NATO) nuk e hedh poshtë a priori planin e Trampit, por është e qartë se nuk e pranon në formën që është propozuar fillimisht. Ukraina nuk është dakord me disa pika të cilat kufizojnë  sovranitetin e  saj (zvoglimi i numurit të ushtarëve, kufizime në armatime, ndalimi i antarsimit në NATO), dhe një qëndrim të ngjashëm e ka marrë edhe Bashkimi Europian i cili vazdon edhe më tej t’i përmbahet formulës “asgjë mbi Ukrainën, pa Ukrainën”. Dhe përfundimisht – Rusia, presidenti i së cilës Vladimir Putini të premten tha se propozimi amerikan është “themel i mirë” për nisjen e bisedimeve serioze mbi marrëveshjen përfundimtare paqesore.

Në këto rrethana i kujdesshëm është edhe Uaashingtoni, nga ku vinë sinjale të ndryshme mbi perspektivën e propozimit të Trumpit, dhe në njërin prej tyre pala amerikane dhe ajo ukrainase i kanë përafruar qëndrimet e tyre, gjë për të sekretari i shtetit Marco Rubio tha se është “shumë optimist” rreth marrëveshjes përfundimtare por theskoi se pa nënshkrimin përfundimtar të Rusisë nuk mund të flitet për kurrfarë marrëveshje paqesore.

Takim i befasishëm i delegacionit amerikan dhe rus në Abu Dabi

Në Uashingon ka edhe nga ata që shprehen se Trumpi as që e ka lexuar fare tekstin burimor të planit “të tij” i cili ka dalë nga punishtja e bisedimeve amerikano-ruse që i kanë udhëhequr emisari personal i Trumpit Steve Witkoff dhe ai i Putinit Kiril Dimitrijev. Nga ana tjetër, nga Moska, personalisht nga fjalët e Vladimir Putinit del se nuk janë bërë kurrfarë bisedimesh zyrtare mbi planin e Trumpit mes Rusisë dhe ShBA-ve dhe se Moska është njohur me të ekskluzivisht nëpërmjet dorëzimit nga kanale të caktuara të cilët ekzistojnë mes Moskës dhe Uashingtonit. Njëkohësisht thuhet se pritet shkuarja në Moskë e personit të besuershëm dhe mikut personal të zëvendëspresidentit JD Vancea, ministrit të ushtrisë Daniel Driscoll, i cili do të duhet të udhëheqë delegacionin  e zyrtarëve të lartë të ushtrisë amerikane i cili me palën ruse do të merren vesh për kushtet rreth planit paqesor të cilat kanë të bëjnë me ndërkufizimet territoriale mes Rusisë dhe Ukrainës. 

Megjithatë, para udhëtimit në Moskë, Driscolli mund të takohet që sot me përfaqësuesit rusë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe t’u prezantojë atyre versionin e ri të planit i cili është dakordësuar mes Uashingtonit dhe Kievit, dhe për të cilin thuhet se ka një sërë kushtesh të papranueshme për Moskën. Sido që të jetë, është për t’u pritur se teksti burimor i Trumpit do të ndryshohet në njëfarë mase. Se kush do t’a pranojë si të tillë, kush nuk do t’a pranojë ose do t’a pranojnë  të gjithë, ose kanë për t’a refuzuar të gjithë – ende është e pamundur të thuhet dhe për këtë nuk po bëjmë përllogaritje.

Por më mirë po i drejtohem tekstit të mbrëmshëm analitik dhe të errët të media ukrainase “Strana” (megjithëse edhe ai ndërkohë deri diku është vjetëruar gjë që është shenjë e  shpejtësisë me të cilën punon diplomacia) i cili është shumë realist dhe profesional, dhe flet për dyshimet e brendshme ukraianse. Po publikoj disa pjesë të tij të cilat kanë të bëjnë me temën që po shqyrtojmë.

Por më përpara po informoj mbi deklaratën e bërë publike dje të zëvendës komandantit të Korpusit të Tretë të forcave të armatosura ukrainase Maksim Zhorin mbi pëkeqësimin e siuatës në front, gjë për të cilën ai ka informuar në kanalin e tij “Telegram”.

“Ndërsa të gjithë përtypin bisedime dhe çdo pikë më vete, fronti nuk ka lëvizur aspak. ndërsa situata aje vetëm përkeqësohet. Në disa zona, pa ndryshime urgjente, situata do të jetë kritike. Për hir të së vërtetës ka kohë që  nuk e kam parë armikun  të përparojë kaq shpejt. Problem tani nuk është humbja e disa vendbanimeve, por pëmirësim i qënësishëm i pozitës operative armike në tërë sektorët”, shkruan Zorini.

Tani po i kthehemi artikullit analitik të medias ukrainase “Strana” këtu më poshtë, pa kurrfarë korrektimesh nga ana ime.

Çfarë po ndodh pas Gjenevës?

“Para dy ditëve në Zvicër u mbajtën bisedimet mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara mbi planin paqesor të Trumpit. Ka pak informacione zyrtare mbi këto bisedime, por ekzison një numur i madh zërash dhe insajderësh mediatikë, ndër të cilët disa edhe janë në kundërthënie me njëri tjetrin… Mesazhi i përgjithshëm ishte se takimi ishte produktiv, në disa është arritur mirëkuptim i ndërsjelltë. Sekretari i shtetit Marco Rubio pranoi se konsultimet mund të zgjasin deri të enjten, datë në të cilën, sipas informacioneve mediatike, Trumpi dëshiron që të nënshkruhet plani. Gjithashtu deklaroi se nuk është diskutuar për planin  europian në këtë takim dhe se vetë Rubio nuk e ka parë.

Një ditë më vonë Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara dhanë një deklaratë të përebashkët pas bisedimeve në Gjenevë. “Pas bisedimeve, palët përgatitën një dokument të përditësuar dhe të rishikuar për paqen”, shkruhet në deklaratë. Megjithatë ky dokument nuk është finalizuar ende plotësisht, sepse “Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë marër vesh që të vazhdojnë  punën intensive për propozime të përbashkëta në ditët ne vijim”. Më tej “vendimet përfundimtare në lidhje me dokumentin kuadër do t’i marrin presidentët e Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara”

Me fjalë të tjera bisedimet akoma nuk rezultuan me pranimin e Kievit të planit të Trumpit. Dhe, duke gjykuar sipas tekstit të deklaratës, një sërë çështjesh nuk janë zgjidhur ende, sepse i përkasin niveleve presidenciale. Media ukrainase RBC- Ukraina informoi se nuk është arritur marrëveshja rreth dy çështjeve kryesore: kërkesës në planin e Trumpit për tërheqjen e forcave të armatosura ukrainase nga rajoni i Donjeckut dhe refuzimi i Kievit që të antarsohet në NATO. Kjo media informon gjithashtu se këto çështje do të jenë temë e bisedimeve mes Zelenskit dhe Trumpit (megjithëse ende nuk ka një kuadër kohor për këto bisedime).

Më vonë, zëvendës shefi i zyrrës presidenciale Igor Brusillo pranoi problemet që ekzistojnë në lidhje me çështjet territoriale. “Kur të zgjidhen të gjitha çështjet, ndërsa disa prej tyre të mbeten të pazgjidhura, përshembull ajo territoriale, atëherë presidentët do të lajmërojnë sesi do t’i diskutojnë dhe, ndoshta, të përgatisin terrenin për takimin në të cilin mund të finalizojnë idenë e tij”, tha Brusillo.

Kryetari i parlamentit Rusllan Stefançuk gjithashtu foli direkt për dallimet. Ai theksoi “vijat e kuqe” nën të cilat nuk është i gatshëm të pranojë në mënyrë që të përfundojë lufta. Sipas fjalëve të tij, kjo përfshihen njohjen juridike të territoreve  të pushtuara si territore ruse, kufizimin e numurit të ushtrisë ukrainase dhe ufizimet në aleancat e ardhshme të Ukrainës. Sikurse shihet Stefançuku ka një listë paksa ndryshe të “vijave të kuqe” nga ajo që ka RBC-Ukraina. Por tani për tani mund të thuhet me siguri se ekziston gjithsesi njëfarë mosdakordësimi me planin e Trumpit. Kjo del e qartë edhe nga komentet e vetë Trumpit. Gjatë bisedimeve në Gjenevë, presidenti amerikan kritikoi udhëheqjen e Ukrainës dhe Europës. “Udhëheqësit ukrainas” nuk kanë shprehur mirënjohje për përpjekjet tona për ndalizmin e luftës në Ukrainë, për të cilën ai, Trumpi, u shpreh se nuk do të kishte ndodhur po të kishte qënë ai president. Presidenti amerikan bëri publik edhe një koment – më optimist, por disi të dykuptimtë. “A është arritur vërtetë përparim i rëndësishëm në biseëdimet mes Ukrainës dhe Rusisë. Mos e besoni derisi t’a shihni, por ndoshta pikërisht tani po ndodh diçka e mirë” – shkruan Trumpi. Këto komente tregojnë se, nga njëra anë, ekzistojën dallime mes Uashingtonit dhe Kievit, por Trumpi vazhdon të shohë mundësinë që t’i tejkalojë. Kjo ndodh sese Ukraina reagon në mënyrë shumë më të rezervuar dhe “jokonfrontuese” ndaj ideve të Trumpit, gjë që paraprakisht ka shkaktuar deklaratat negative të Zelenskit. Kujtojmë se ShBA-të i kanë propozuar Ukrainës të tërheqë forcat e saj ushtarake nga Donbasi në mënyrë që të përfundojë lufta, ndërsa presidenti ukranias e ka refuzuar shumë herë një gjë të tillë. Por kur kjo klauzolë u vendos shprehimisht në planin e Trumpit, Zelenski nuk e kundërshton haptazi, sikurse nuk bën as për ndonjë klauzolë tjetër.

Përkundër kësaj, Kievi përpiqet në mënyrë aktive të ndryshojë planin në përfitim të tij. Oleksandr Bevz, këshilltar në zyrën e presidentit ukrainas dhe pjesmarrës në bisedimet në Gjenevë, deklaroi se “plani prej 28 pikash, sikurse e panë të gjithë, nuk ekziston më”. “Disa klauzola janë ndryshuar, disa janë hequr, të tjera janë zëvendësuar. Asnjë koment i palës ukrainase nuk ka mbetur pa përgjigje.. Përfundimisht, vendimet për çështjet më problematike do t’i marrin presidentët”, shkruan  Bevzi.

Çfarë ndodh më tej?

Me fjalë tjera, deri tani janë arritur vetëm rezultate të përkohëshme të bisedimeve, por ata nuk kanë rëndësi themelore. Ka rëndësi ecuria përfundimtare, gjë që ndoshta do të bëhet e qartë pas takimit mes Zelenskit dhe Trumpit, nëse vërtetë ndodh ky takim (domethënë, nëse palët arrijnë një marrëveshje të përbashkët mbi  çështjet e diskutueshme që para takimit). Pyetje themelore është nëse Trumpi, nën presionin e  pushtetit ukrainas, europianëve dhe një pjese të enturazhit të tij, të bëjë ndryshime të planit paqesor të cilin Kremlini do t’a refuzojë ose jo. Nëse jo, a do t’a përmbushë kërcënimin e tij që të ndalë dërgimin e armëve dhe të dhënave informative për Kievin nëse refuzon ta pranojë planin. Shumë media perëndimore informojnë se ky kërcënim vazhdon të jetë aktual. Kjo është edhe një prej mundësive përse Kievi nuk e kritikon publikisht planin e Trumpit, sikurse ka bërë në të kaluarënb.

Nëse realizohen të gjithë këta amendamente ukrainase dhe europiane, situata do të ndjekë rrugën e njohur: Rusia do të refuzojë t’a pranojë planin, ndërsa Ukraina, Europa dhe kongresmenët amerikanë do të kërkojnë që Trumpi të ashpërsojë sanksionet kundër Moskës dhe t’u dërgoje forcave ushtarake ukranase raketat Tomahawk. Si zakonisht, Trumpi do të lëkundet, do të imponojë disa masa, disa të tjera jo, disa do t’i miratojë, disa të tjera jo. E kësisoj lufta do të vazhdojë ende me pak shanse për të përfunduar.

Nëse Trumpi i lë pikat kryesore të planit të tij të pandryshuara si edhe kërcënimin e tij se do të ndërpresë ndihmën për Ukrainën nëse Zelenski refuzon t’a pranojë planin, lufta do të përfundojë pavarësisht nëse pranon Kievi ose jo planin  e Trumpit. I vetmi dallim qëndron në kohë (tani ose pas disa muajsh), në kushtet (sa më gjatë të zgjasë lufta pa mbështetjen amerikane, aq më të këqinj do të jenë kushtet për përfundimin e saj për Ukrainën) dhe në atë se cili do t’a nënshkruajë marërfveshjen për paqen – Zelenski apo dikush tjetër.

“Rruga e tretë” e Zelenskit

Problem më vete është edhe fakti sesi do të ndryshojë tani qëndrimi i Zelenskit. Kur mediat dhe politikanët ditët e fundit shkruajnë dhe pohojnë se Zelenski gjendet në një pozitë të vështirë nuk është se janë larg së vërtetës. Nga njëra anë, skandalet korruptive e kanë groposur në mënyrë kolosale rejtingun e Zelenskit. Nga ana tjetër, Trumpi i ka vënë ultimatum: të pranohet plani paqesor nën kërcënmimin e humbjes së të gjithë mbështetjes ose t’a refuzojë. Në këtë kuptim presidenti i Ukrainës përballet me dy mundësi dhe që të dyja janë të këqija për të.

E para, të pranojë planin e Trumpit, i cili parashikon tërheqje të trupave nga Donbasi dhe lëshime të tjera. Më pas të përballet me reaksionin e paparë të opinionit publik në vendin e tij, kur akuzave për korrupsion i shtohen edhe ato për tradhëi.

E dyta të refuzojë planin e Trumpit dhe të humbasë mbështetjen amerikane. Kjo do t’a përkeqësonet akoma më shumë situatën në Ukrainë në fushën  e luftës. Por, sëbasku me skandalet korruptive, do t’i jepej një shtysë akoma më e madhe fushatës kundër Zelenskit për të dhënë dorëhqejn për shkak të mossuksesve në të gjithë frontet.

Duke gjykuar sipas rrjedhjes së informacioneve nëpër mediat perëndimore, Zelenski nuk e përjashtin obsionin  e parë (pranimin e planit). Duke gjykuar sipas fjalimit të të së premtes, nuk përjashtohet as i dyti (refuzimi i planit të Trumpit). Megjithatë, duke gjykuar sipas një sërë sinjalesh dhe deklaratash, ai si më optimale konsideron “rrugën e tretë”, me ndihmën e së cilës njëkohësisht zgjidh jo vetëm problemin me planin paqesor, por edhe aferën  korruptive.

Do të ketë një “rrugë të tretë” nëse e bind  Trumpin ta ndryshojë vetë ai planin e tij, duke larguar të gjithë ato nene të cilët Kievi i kundërshton. Putini e ka bërë të qartë se, nëse Ukraina e ndryshon planin e Trumpit, ai nuk do t’a pranojë. Me që ra fjala, edhe tani nuk ekziston  garancia 100% se ai do t’a pranojë planin në formën e tij të tanishme. Por, nëse ndryshohet në pikat kryesore (në frymën, përshembull, e planit europian), probabiliteti i refuzimi nga ana e Kremlinit rritet në mënyrë eksponenciale.

Sikurse kemi vënë në dukje më parë, nëse Trumpi e ndryshon planin, dhe Kremlini e refuzon, Zelenski dhe Europa do të munden përsëri të akuzojnë Rusinë për mosgatishëmri për të përfunduar luftën dhe t’i bëjnë thirrje ShBA-ve të rritë presionin kundër Rusisë, të ashpërsojë sanksionet, të ritë dërgesat e armëve etj.

Kjo skemë do të ketë edhe pasqyrim në gjendjen e brendshme në Ukrainë. Lufta për ndryshimin e planit paqesor të Trumpit do të bëhet tema kryesore në lajmet ukrainase, duke lënë kësisoj në hije skandalin e korrupsionit. Në këtë luftë Zelenskin e mbështesin mediat kryesore botërore. Në përputhje me këtë, vëmendja e tyre për rastin Mindiç gjithashtu do të dobësohet, sëpaku përkohësisht. Në qarqet politike tashmë qarkullojnë  zëra se NABU me këmbënguljen e europianëve ka pushuar së bëri publike materiale të reja mbi këtë rast, në mënyrë që të mos destabilizojë situatën e brendshme gjatë bisedimeve me ShBA-të.

Nëse vërtetë arrin t’a bindë Trumpin për të ndryshuar planin (ose sëpaku të shtyjë për një kohë të pacaktuar ultimatumin), kjo do të paraqitet si fitore e madhe e Zelenskit. Dhe jo vetëm e Zelenskit, por edhe e tërë ekipit negociues. Nuk është rastësi që si shef të delegacionit ai ka emëruar Jermakun, për të cilin  tani është nën presion që ta zëvendësojë. Në delegacion është edhe sekretri i këshillit për sigurinë dhe mbrojtjen Rustem Umerov, i cili është i akuzuar në rastin e NABU-së kundër Mindiçit. Nëse plani i Trumpit ndryshon  si rezultat i bisedimeve, Zelenski pa dyshim këtë do t’a shfrytëzojë për të rinovuar ndikimin e tij brenda vendit, për të mbrojtur Jermakun dhe Umerovin nga sulmet duke i paraqitur si “negociatorë super të efektshëm”. Më pas, duke shfrytëzuar këtë si bazë, do të përpiqet të godasë ato forca brenda Ukrainës të cilat momentalisht nxitin skandalin korruptiv.

Nuk dihet ende nëse do të ndryshojë ky plan ose jo. Nëse gjërat vërtetë do të vinë në këtë fazë, Trumpi mundet sëpaku të pranojë ndryshimin e planit të tij, përfshirë edhe amendamentet e Kievit dhe Europës. Ose sëpaku të shtyjë ultimatumin e tij, gjë me të cilën do të evitohej tëheqja e mbështetjes maerikane për pushtetin ukrainas.

Sa është e mundur një gjë e tillë? Nuk mund të përjashtohet 100%. Nga Uashingtoni vinë sinjale kundëthënëse.

Disa burime  thonë se Trumpi dhe ekipi i tij i linjës së ashpër do të kërkojë që Kievi dhe europianët ta pranojnë planin në formën e tanishme deri të enjten. Të tjerë thonë se nuk e miratojnë  të gjithë në rrethin e ngushtë të Trumpit dhe se shumë perosnazhe kyç në administratën e tij nuk kanë qënë të përfshirë në hartimin e tij dhe nuk kanë ditur asgjë lidhur me të. Një ditë, vetë Trumpi bën me dije se Zelenski duhet të pranojë planin  e tj ose do të përballet me pasoja. Ditën në vijim thotë se propozimi nuk është përfundimtar. Rubio (i cili brenda rrethit të ngushtë të Trumpit konsiderohet më proukrainas se J. D.Vance apo Witkoffi, për të cilin thuhet se është arkitekti kryesor i planit, sëbashku me dhëndërrin e Trumpit, Kushnerin) gjithashtu paralajmëron se bisedimet mund të vazhdojnë edhe pas “afatit” të Zelenskit.

Përfundimisht, planin  tashmë e kritikojë edhe disa republikanë, në mënyrë të veçantë ata që kanë lidhje me kompleksin ushtarako-industrial. Natyrisht, partia demokrate amerikane gjithashtu i kundërvihet planit, ndërsa antarët e Kongresit e ftojnë  Zelenskin  të “presë vetëm një vit” derisa demokratët tyë rimarrin kontrollin  mbi Kongresin në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Më tej, shumica e vendeve europiane gjithashtu kërkon ndryshime  të planit, duke propozuar tashmë versionin e tyre të cilin  duket qartë se Rusia ka për ta hedhur poshtë.

Duke shfrytëzuat të gjihë këto leva, Zelenski vërtetë mund të përpiqet t’a bindë Trumpin ose t’a detyrojë për të ndryshuar planin ose thjesht të shtyjë procesin në një kohë të pacaktuar. Sidomos pasi presidenti amerikan në muajt e fundit e ka ndryshuar në mënyrë dramatike qëndrimin  e tij mbi Ukrainën.

Trumpi mund të vazhdojë t’i bëjë presion Kievit

Megjithatë, ekzisatojnë  edhe shumë faktorë të cilët mund  ta nxisin Trumpin që kësaj here të vazhdojë me presionin mbi Kievin.

E para, sikurse u tha më lart, ndryshimi i planit të Trumpit ka shumë mundësi të shkakojë refuzimin e Putinit për t’a pranuar. Kjo do të thotë se shanset për një zgjidhje paesore në një të ardhme të parashikueshme janë  praktikisht zero.

E dyta, duke gjykuar sipas deklaratave të vetë Trumpit dhe rrjedhjes së informacioneve nëpër media mbi bisedat mes përfaqësuesve amerikanë dhe europianëve në Kiev, në Uashington gjithnjë e më shumë për shprehet haptazi mendimi se lufta nuk ecën në favor të Ukrainës dhe se kushtet e ardhshme paqesore do të jenë akoma më të këqija për Kievin (edhe për Perëndimin) dhe akoma më të mira për Moskën. Për këtë nuk ka kuptim të zgjatet lufta dhe ajo duhet të përfundojë sipas kushteve që ka propozuar Trumpi. Është domethënëse se madje edhe Kellogu, i cili konsideothet se më “prourainasi” në ekipin e presidentit amerikan, ka shprheur mbështetje për planin  si pasojë e “humbjeve katastrofale të Ukrianës”.

E treta, Putini vazhdimisht promovon qëndrimin se ai dhe Trumpi tashmë janë marrë vesh mbi kuadrin e marrëveshjes në Alaska. E tani, duke paraqaitur një plan të ri paqesor dhe duke bërë presion ndaj Kievit për t’a pranuar, Trumpi “përmbush marrëveshjen e arritur”. Nëse Trumpi vendos ta ndryshojë këtë plan në zonat kyçe me këmbënguljen e Zelenskit dhe Europës, atëherë sipas logjikës së Putinit, kjo do të ishte “mashtrim”. Gjë që do të thotë: Përse të bisedohet për ndonjë gjë me Trumpin nëse nuk i mban premtimet e tij. Kjo potencialisht mund të shpjerë në rritje të beftë të tensioneve mes Rusisë dhe Shteteve  të Bashkuara, të cilët deri tani ishin  të frenuar nga shpresat e të dyja palëve për sukses në procesin e negociatave. Ky rrezik rritet akoma më shumë nëse Trumpi vazhdob të përshkallëzojë presionin kundër Rusisë, gjë që mund të ndikojë ndjeshëm në buxhetin dhe ekonominë ruse. Ose, nëse amerikanët i sigurojnë  Ukrainës lloje të reja armësh si puna e Tomahowkëve. Përsa u përket këtyre të fundit, Rusia tashmë e ka shprehur kërcënimin me goditje bërthamore. Megjithatë, këto kërcënime në Perëndim tradicionalisht hidhen poshtë si bllof. Por, sikurse kanë njoftuar shumë  herë mediat, në realitet për qeverinë amerikane (si nën Bidenin ashtue dhe nën Trumpin) çështja e parandalimit të luftës bërthamore me Rusinë gjithmonë ka qënë një prej çështjeve më të rëndësishme gjatë përcaktimit të politikës ndaj Ukrainës. Vetëm zgjatja e luftës rrit rrezikun e përfshirjes së ShBA-ve dhe (në mënyrë të veçantë) Europës. Rrjedhimsht, rriten rreziqet e konfliktit bërthmor. Por nëse përpjekja e tanishme për përfundimin e luftës në Ukrainë nuk jep rezultat, këto rreziqe, për arësyet e përshkruara më sipër, do të rriten akoma më shumë.

Për këtë është e vështirë të parashikohet se çfarë vendimi do të marrë Trumpi – nëse do t’a ndryshojë planin me kërkesën e Kievit dhe Europës (ose, alternativisht, do t’a shtyjë ultimatumin për një datë të mëvonshme) apo do të këmbëngulë në miratimin e tij deri të enjten në versionin  akual.

E vetmja gjë që mund të garantojë realizimin e planit të Zelenskit është refuzimi rus për të pranuar planin paqesor të Trumpit në formën e tij të tanishme para datës 27 nëntor (pra, para e Zelenski të arrijë t’i thotë Trumpit “po” ose “jo”). Në këtë rast çështja e “detyrimit të Kievit për të pranuar planin” do të zhduket dhe do të dalë në skenë çështja e “detyrimit të Moskës”.

Megjithatë, sikurse sugjerojnë deklaratat e para pak kohëve të Putinit, Kremlini momentalisht ndjek një qëndrim ndryshe: pret nëse Zelenski do ta pranojë planin dhe nëse Trumpi do t’a ndryshojë, e vetëm atëherë do të nisin negociatat themeltare. Në bisedë me Erdoganin, Putini tashmë ka deklaruar se është i gatshëm për të zhvilluar bisedime me themel mbi planin e Trumpit.

Informacionet mediatike shprehen se amerikanët dëshirojnë të bisedojnë me rusët për kushtet e planit në ditët e ardhshme. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse kjo do të thotë para së enjtes apo pas saj (më parë është informuar se delegacioni amerikan planifikon të udhëtojë në Moskë në fund të javës, domethënë me 27 nëntor).

Nëse Trumpi vendos të këmbëngulë te plani në formën e tij të tanishme, Zelenski vërtetë do të gjendet para një zgjedhje të vështirë: ose do të ketë probleme të mëdha në shtëpi ose në probleme të mëdha me Trumpin dhe në front, ndërsa për një periudhë afatgjatë do të ketë edhe problemeve brenda vendit dhe kushte akoma më të këqija paqeje”- konkludon teskti i medias ukrainase “Strana”.

Konkluzion

Si përfundim unë do të konstatoja si më poshtë:

Europa de facto nuk është në tryezën e bisedimeve dhe pikërisht kjo është ajo së cilës i frikësohen me panik elitat e saj politike.

The Washington Post publikoi se një burim i njohur europian i ka thënë se Europa tani nuk ka një ide të qartë përse po bisedojnë ShBA-të dhe Ukraina.  Media “POLITICO” shkon akoma më tej dhe shkruan se sekretari i shtetit nuk dëshiron të takohet me komisaren e lartë të Bashkimit Europian për politikën e jashtme dhe të sigurisë Kaja Kallas.

Njëkohësisht nën këmbët e Trumpi shpejtohen të bien edhe disa liderë të veçantë europianë. Është fjala për ata udhëheqës të cilët ai dëshiron t’i shohë: kryeministrja italiane Georgia Meloni e cila gjithmonë e simpatizon për shkak të qëndrimeve të ngjashme, presidenti finlandez Aleksandër Stub, me të cilin dëshiron të luajë golf, ndërsa kancelari gjerman Friedrich Merz ndoshta duhet të jetë ai i cili desantit të ri europian në Uashington do t’i japë dozën e duhur të seriozitetit.

Sido që të jetë dhe çfarëdo që ata të vendosin në bisedimin me Trumpin (nëse sigurojnë takimin), një gjë është e qartë –Europa kësaj here është hedhur jashtë nga çështjet kyçe të procesit negociator mbi Ukrainën dhe ndoshta do të jetë vetëm dekor dhe jo faktor kryesor. Negociatat i zhvillojnë amerikanët me dy palët kryesore – Rusinë dhe Ukrainën, nga të cilët varet (mos)pranimi i planit të Trumpit.

Nuk është rastësi që Foreign Policy amerikane shkruan se Europa ndoshta edhe nuk ka interes që të përfundojë lufta. Liderët e saj në këtë rast (nëse lufta përfundon) do të duhet të përgjigjen për pyetje të pakëndshme, sepse gjithmonë më shumë kanë folur për Ukrainën sesa i kanë dhënë ndihmë saj-mendon FP.

Sidoqë të përfudnojë, për një gjë jam i sigurtë. Trumpi dëshiron ta përfundojë këtë luftë, e ndoshta definitivisht po këtë gjë dëshiron edhe Putini, pavarësisht nga ajo që kohët e fundit- jo krejt rastësisht – gjithnjë e më shpesh po shfaqet me uniformë ushtarake (dërgon mesazh të qartë se çfarë do të ndodhë nëse nuk vjen puna  deri te marrëveshja). Dhe këta janë dy elementë me rëndësi në këtë histori.

Por, nëse Uashingtoni, Moska dhe Kievi në fund të fundit gjithsesi arrijnë të merren vesh – të gjithë të tjerët do të duhet të adoptohen dhe “të zënë veshët me duar” madje edhe disa të presin zgjedhjet nacionale të cilat do të përcaktojnë të ardhmen e tyre politike.

Ndërkohë vazhdojnë sulmet ajrore ruse në Kiev, Odesë, Harkiv, dhje nga fushëbetejat vinë lajme mbi suksese të reja të njësive ushtarake ruse, ndërsa paralelisht me këtë vazhdojnë edhe sulmet ukrainase kundër infrastrukturës energjetike ruse.

Njëkohësisht në Kievin, në Parlament, flitet për zgjerimin e mëtjeshëm të aktiviteteve antikorruptive të organeve kompetente në kuadër të skandalit të fundit korruptiv i cili e ka tronditur gjithë vendin, por ka jehuar fuqishëm edhe në mbarë botën.


[i] https://www.geopolitika.news/analize/zoran-meter-na-kocki-je-sudbina-kontinenta-najizgledniji-scenarij-i-gdje-je-u-svemu-tome-eu/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FILE - In this Nov. 9, 2016 file photo, President-elect Donald Trump speaks during a rally in New York. Here’s the idea: Swiftly pass a repeal of President Barack Obama's health care law, perhaps so Donald Trump can sign it the day he takes the presidential oath. Then approve new legislation restructuring the nation’s huge and convoluted health care system despite Republican divisions, Democratic opposition and millions of jittery constituents. (AP Photo/ Evan Vucci, File)
Bota

Trump këmbëngul se marrëveshja e paqes në Lindjen e Mesme është “vetëm pak orë larg”, fajëson Izraelin për vonesën

14 Qershor, 2026
Bota

National Geographic: Sazani, ishulli shqiptar për të cilin janë përplasur perandoritë për mijëra vjet

14 Qershor, 2026
JO VETEM LAJM

Pse mediet në Kosovë heshtin për protestën e rinisë në Tiranë?!

14 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

FILE - In this Nov. 9, 2016 file photo, President-elect Donald Trump speaks during a rally in New York. Here’s the idea: Swiftly pass a repeal of President Barack Obama's health care law, perhaps so Donald Trump can sign it the day he takes the presidential oath. Then approve new legislation restructuring the nation’s huge and convoluted health care system despite Republican divisions, Democratic opposition and millions of jittery constituents. (AP Photo/ Evan Vucci, File)

Trump këmbëngul se marrëveshja e paqes në Lindjen e Mesme është “vetëm pak orë larg”, fajëson Izraelin për vonesën

14 Qershor, 2026

National Geographic: Sazani, ishulli shqiptar për të cilin janë përplasur perandoritë për mijëra vjet

14 Qershor, 2026

Në kryeqytet vazhdon për të 15-ën ditë protesta kundër qeverisë

14 Qershor, 2026

Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

14 Qershor, 2026

Pse mediet në Kosovë heshtin për protestën e rinisë në Tiranë?!

14 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.