• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI MAQEDONI

25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

10 Gusht, 2026
in MAQEDONI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët nuk mund të mbeten peng i negociatave të pafundme për zbatimin e të drejtave që janë dakorduar tashmë para 25 vitesh. Brezi që është rritur pas Marrëveshjes së Ohrit ka pritje të reja. Ai kërkon institucione funksionale, barazi reale, respekt për identitetin dhe mundësi të barabarta. Ai nuk është i gatshëm të negociojë vazhdimisht për të drejta që duhet të jenë të padiskutueshme

Nga Blerim HYSENI

Sot kur shënojmë 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje që ndoshta është komentuar dhe debatuar më shumë se çdo dokument tjetër politik në Maqedoninë e Veriut. Për një çerek shekulli ajo ka qenë objekt interpretimesh të ndryshme, debatesh politike dhe analizash akademike, jo vetëm në skenën e brendshme politike, por edhe nga faktori ndërkombëtar, i cili ishte garantues i arritjes dhe zbatimit të saj. Për të kuptuar peshën historike të kësaj marrëveshjeje, mendoj se është më mirë të nisemi nga përvoja konkrete sesa nga teoria. Prandaj, sot do të ndalem më shumë te ndryshimet që ajo ka sjellë në jetën e përditshme të shqiptarëve, pa anashkaluar sfidat që vazhdojnë të ekzistojnë. Në fund të viteve ’80, konkretisht në vitin 1988, unë, si një 14-vjeçar nga Kumanova, u detyrova të shkoja në Gjilan për të ndjekur shkollën e mesme, sepse mundësia për arsimim në gjuhën shqipe nuk ekzistonte në qytetin tim. Më pas, në periudhën 1992–1994, diploma ime nuk njihej për shkak të rrethanave politike. Në vitin 1994 arrita të regjistrohesha në Universitetin e Tiranës, e cila në atë kohë ishte dera e vetme e hapur për shqiptarët që dëshironin të merrnin një diplomë universitare.

Por sfidat nuk përfunduan aty. Edhe diploma universitare nuk njihej, derisa u organizuam dhe ushtruam presion që të nënshkruhej marrëveshja për njohjen e diplomave ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë. Punësimi im i parë i rregullt erdhi vetëm në vitin 2003, pas shtatë vitesh pune si honorar. E mbyll këtu historinë time personale, por jo realitetin që përjetoi brezi im.

Vuajtjet, pengesat dhe diskriminimi ishin pjesë e jetës së përditshme të mijëra shqiptarëve. Kur këto përvoja ia tregoj sot djalit tim 16-vjeçar, ai më shikon me habi, sikur të flisja për një epokë shumë të largët dhe jo për ngjarje të ndodhura vetëm tri dekada më parë. Ky është, ndoshta, treguesi më i mirë se sa shumë ka ndryshuar vendi. Nëse dikur Kumanova simbolizonte mungesën e arsimit të mesëm në gjuhën shqipe, sot gjimnazi mban emrin “Sami Frashëri”. Nëse dikur ishte e paimagjinueshme të kishte fakultete në gjuhën shqipe në Kumanovë, sot ato ekzistojnë. Nëse dikur qytetari shqiptar duhej të lutej për të zgjidhur edhe problemet më elementare administrative, sot ai i kërkon të drejtat e tij si qytetar i barabartë. Nëse dikur në sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme ndodhnin përplasje për shkak të trajtimit diskriminues, sot ato skena i përkasin së kaluarës. Shqiptari nuk hyn më në institucionet shtetërore me kokën ulur, por me dinjitet dhe vetëbesim. Këto ndryshime nuk erdhën vetvetiu. Ato janë rezultat i Marrëveshjes së Ohrit.

Nuk ka dilemë se Marrëveshja e Ohrit ndryshoi fizionominë kushtetuese, institucionale dhe politike të Maqedonisë së Veriut. Ajo i dha fund një modeli shtetëror që prodhonte pabarazi dhe hapi rrugën për ndërtimin e një sistemi më gjithëpërfshirës. Megjithatë, pas 25 vitesh shtrohet një pyetje legjitime: A i ka përmbushur Marrëveshja e Ohrit të gjitha pritjet dhe aspiratat e shqiptarëve? Përgjigjja është jo.

Jo sepse Marrëveshja ishte e gabuar, por sepse zbatimi i saj ka qenë shpesh i pjesshëm, selektiv dhe i kushtëzuar nga vullneti politik i qeverive të ndryshme. Edhe sot vazhdojnë të shfaqen sfida që dëshmojnë se një pjesë e frymës së Marrëveshjes ende nuk është përvetësuar plotësisht. Shembujt janë të shumtë. Përpjekjet për të hequr tabelat rrugore dygjuhëshe dhe për t’i zëvendësuar ato me tabela vetëm në gjuhën maqedonase nuk janë vetëm çështje administrative, ato janë sinjale politike që sfidojnë një nga shtyllat themelore të Marrëveshjes së Ohrit, respektimin e barazisë gjuhësore. Po ashtu, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat vazhdon të mbetet një objekt debatesh, ndërkohë që në praktikë nuk realizohet gjithmonë në frymën me të cilën ishte konceptuar. Në vend që të shihet si një mekanizëm për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve, ai shpesh trajtohet si një detyrim formal.

Një problem tjetër, që prek drejtpërdrejt identitetin e qytetarëve, është regjistrimi i emrave dhe mbiemrave. Edhe sot një numër i konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë përballen me shtrembërimin e emrave të tyre, sepse ato nuk shkruhen sipas drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Emri nuk është vetëm një e dhënë administrative, ai është pjesë e identitetit dhe dinjitetit të njeriut. Prandaj, respektimi i tij është edhe respektim i barazisë.

Duhet thënë qartë se Marrëveshja e Ohrit i shërbeu Maqedonisë së Veriut. Ajo shmangu një konflikt të zgjatur, ruajti karakterin unitar të shtetit dhe krijoi bazat për stabilitetin politik. Në këtë kuptim, Marrëveshja nuk i mori asgjë shtetit, përkundrazi, e forcoi atë. Por është i pamohueshëm fakti se shkelja e legjitimitetit te shqiptarët jo vetëm që është i dëmshëm për shqiptaret por parasëgjithash për vete maqedonasit dhe Maqedoninë. Avazi i përzgjedhjes së politikanëve që do të përfaqësojnë qytetarët është presedan i rrezikshëm sepse me këtë jepen mesazhe të qarta të bishtnimit jo vetëm të Marrëveshjes së Ohrit por edhe të dinjitetit qytetar e kombëtar. Sa do që kjo për një moment mund të duket veprim joshës pasojat do të jenë të pa rikoperushme jo vetëm për partitë, por për vet shtetin.

Është po aq e vërtetë se aspiratat e shqiptarëve në vitin 2026 nuk janë të njëjtat me ato të vitit 2001. Ashtu si ndryshojnë nevojat e një njeriu me kalimin e viteve, edhe shoqëritë evoluojnë. Një fëmijë dhjetëvjeçar nuk ka të njëjtat kërkesa me një të ri njëzetepesëvjeçar. Kjo vlen edhe për marrëdhëniet ndëretnike dhe për zhvillimin e demokracisë. Nëse lufta e vitit 2001 ishte pasojë e diskriminimit dhe e mohimit të të drejtave themelore, Marrëveshja e Ohrit e mbylli atë kapitull. Megjithatë, sa herë që tentohet të relativizohen ose të kufizohen të drejtat e fituara, është e natyrshme që të lindin reagime.

Historia na ka mësuar se rezistenca ndaj barazisë nuk ka qenë kurrë e qëndrueshme. Dikur kundërshtohej edhe një fakultet në gjuhën shqipe, sot kemi universitete. Shumë nga politikanët që në vitet ’90 kundërshtonin këto procese, sot pranojnë se kanë gabuar. Besoj se koha do ta dëshmojë të njëjtën gjë edhe për ata që sot përpiqen ta zbehin ose ta relativizojnë Marrëveshjen e Ohrit.

Në fund, shqiptarët nuk mund të mbeten peng i negociatave të pafundme për zbatimin e të drejtave që janë dakorduar tashmë para 25 vitesh. Brezi që është rritur pas Marrëveshjes së Ohrit ka pritje të reja. Ai kërkon institucione funksionale, barazi reale, respekt për identitetin dhe mundësi të barabarta. Ai nuk është i gatshëm të negociojë vazhdimisht për të drejta që duhet të jenë të padiskutueshme. Prandaj, sfida e 25 viteve të ardhshme nuk është vetëm mbrojtja e Marrëveshjes së Ohrit, por zbatimi i plotë i saj dhe ndërtimi i një modeli të ri marrëdhëniesh ndëretnike, të bazuar jo vetëm në balancë politike, por në barazi substanciale, respekt të ndërsjellë dhe qytetari të barabartë. Ky do të ishte nderimi më i mirë që mund t’i bëjmë Marrëveshjes së Ohrit në 25-vjetorin e saj.

KOHA.mk

Related- Posts

MAQEDONI

Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit

5 Shtator, 2026
MAQEDONI

Autostrada Shkup–Bllacë nis pas më shumë se 20 vitesh: Kurti dhe Mickoski e cilësojnë projekt strategjik për rajonin

27 Gusht, 2026
MAQEDONI

Mickoski në Pustec, shkelet protokolli: Mungon himni shqiptar

20 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Disa mite thjesht refuzojnë të vdesin

29 Shtator, 2026

Kush është Elvis Lila, drejtuesi i komanduar i SHISH? Nga kundërzbulimi në krye të Inteligjencës Shqiptare

28 Shtator, 2026

Eric Wendt në Tiranë: Një mandat amerikan në një pikë kthese për Shqipërinë dhe Ballkanin

28 Shtator, 2026

Përtej debatit për KSK-në, Shqipëria ka nevojë për reformë të sistemit të sigurisë

28 Shtator, 2026

Çmimi i psikozës së luftës

28 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.