• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Presidenti Sarkozy: “Ditari i një të burgosuri”

11 Dhjetor, 2025
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ambasador Arben Cici

“Vetëm dje, Presidenti i Francës në  vitet 2007-2012, botoi librin e tij “Ditari i një  të  burgosuri” ku tregon pë rjetimet e tij tre-javore në  burgun “La Santě, pas dënimit për procesin libian. Vepra prej 216 faqesh, botuar nga Fayard tregon disa të  vërteta befasuese dhe therëse”.

Në jetën publike të atij që ka ngjitur shkallët e pushtetit deri në majë, vijnë çaste kur realiteti e rrëzon me një shpejtësi aq të pamëshirshme, sa duket sikur gjithçka buron nga një roman absurd. Le journal d’un prisonnier i Nicolas Sarkozy-së është pikërisht një rrëfim i tillë: një zbritje e beftë në thellësitë e errëta të izolimit, ku njeriu përballet me heshtjen e vetvetes, me ankthin e së panjohurës dhe me shkatërrimin e iluzionit se identiteti social është një mburojë e pathyeshme kundër goditjeve të botës. Atje ku Albert Camus-i do të shihte një përplasje të njeriut me absurdin, Sarkozy-ja sheh një provë morale; atje ku Aleksandr Solzhenitsyn-i pa ferrin e shtetit totalitar, Sarkozy-ja sheh një labirint burokratik në një demokraci që shpesh harron thelbin njerëzor; atje ku Alfred Dreyfus-i pa poshtërimin e padrejtësisë që e hodhi në qendër të historisë, Sarkozy-ja sheh një rit të çuditshëm sakrifikimi, ku ai është më shumë simbol sesa mish e gjak.

Ky libër nuk është vetëm një ditar burgimi. Ai është dëshmi e një përmbysjeje të papritur, një udhëtim i një burri që ka jetuar në qendër të dritave, në zhurmën e pushtetit dhe në vorbullën e vendimeve madhore, për të gjetur veten papritur në errësirë, në ngrirje, në një hapësirë të ngushtë pa duartrokitje, pa turma, pa fuqi, pa ndikim. Sarkozy-ja e përshkruan këtë metamorfozë me një ton që të kujton Camus-in në Le Mythe de Sisyphe: një qetësi e jashtme që fsheh një dhimbje të brendshme, një pranim i heshtur i absurdit, por pa u zhytur në dëshpërimin që çon në dorëzim. Ka aty një vullnet për të zbuluar kuptimin, edhe kur kuptimi mungon; ka një përpjekje për të krijuar dritë, edhe në mes të errësirës.

Që në faqet e para, Sarkozy-ja kap esenën e katastrofës identitare. Ai rrëfen se si, vetëm katër ditë pas takimit me Presidentin Macron në Élysée (një kontrast i mprehtë që shënon kalimin nga maja e pushtetit në fundin e tij, siç ndodhi më 21 tetor 2025), gjendej ulur në një zyrë burgu, i klasifikuar si person i rrezikshëm, i pajisur me një numër si çdo i burgosur tjetër, një njeri i zhveshur nga çdo emblemë që e kishte shoqëruar për dekada. “A-t-on jamais imaginé un contraste plus saisissant?” shkruan ai; dhe lexuesi ndien se ky kontrast nuk është thjesht social, por edhe ontologjik. Burri që ka ndërtuar fjalime, politika, aleanca ndërkombëtare, tani është një trup i heshtur në një karrige plastike, në korridoret e një institucioni që nuk njeh të shkuarën. Në atë çast, natyra e pushtetit shpaloset siç e përshkruante Simone Weil-i: një realitet i brishtë, një iluzion i madh që mund të shpërthejë si flluskë, duke lënë pas vetëm njeriun e zhveshur nga maskat.

Ka diçka thellësisht filozofike në mënyrën si Sarkozy-ja e vështron këtë përmbysje. Nuk është vetëm zemërim apo revoltë e verbër. Është një kërkim për të kuptuar çfarë mbetet nga njeriu kur i hiqet gjithçka që e ka rrethuar. Kjo pyetje është rrënja e çdo filozofie ekzistencialiste. Camus-i, në L’Homme révolté, shkruante se njeriu zbulon lirinë e vërtetë pikërisht kur përballet me kufijtë, kur përjeton dhimbjen e kufizimit, kur kupton se ekzistenca nuk është një dhuratë e përhershme, por një luftë e pandërprerë. Sarkozy-ja nuk teorizon, por rrëfimi i tij ndjek këtë ritëm të fshehtë: në burg, në izolim, ai kërkon një dritë që nuk është më politike; ajo duhet të jetë etike, shpirtërore, thellësisht njerëzore.

Në këtë aspekt, libri lidhet me traditën letrare të izolimit. Arthur Koestler-i në Darkness at Noon e përshkruante qelinë si skenë të ndërgjegjes; Solzhenitsyn-i e shndërronte burgun në hapësirë ku njeriu zbulon të vërtetën e vet; Oscar Wilde-i, në De Profundis, e kthente poshtërimin e burgimit në meditim mbi dashurinë dhe shpirtin. Sarkozy-ja nuk arrin në misticizmin e Wilde-it, por hyn në territorin e reflektimit moral. Ai lexon për Krishtin, kërkon kuptimin e provës, e bën të vetën idenë se vuajtja mund të shërbejë si rrugë pastrimi të brendshëm, jo në kuptimin dogmatik fetar, por si një rindërtim moral. “J’ai puisé une force que j’ignorais”, shkruan ai, dhe ky është një nga ato çaste ku rrëfimi merr një ton të qetë dhe të matur, një zbulim i brendshëm që të kujton qetësinë e Camus-it kur thotë se edhe në zemër të dimrit, zbuloi brenda vetes një verë të pathyeshme.

Megjithatë, burgu për Sarkozy-në nuk është vetëm vend meditimi. Është edhe arenë e padrejtësisë. Ai e sheh veten të zhytur në një proces gjyqësor ku, sipas tij, mungojnë provat, ku logjika është e thyer, ku sistemi i drejtësisë nuk kërkon të vërtetën, por fajtorin. Këtu lind krahasimi i pashmangshëm me çështjen Dreyfus. Sigurisht, Sarkozy-ja nuk është Dreyfus-i; rrethanat historike, natyra e akuzës, sfondi shoqëror janë krejtësisht të ndryshme. Por ajo që i bashkon është pozita e njeriut përballë një drejtësie që perceptohet si e manipuluar, e verbër, e padrejtë. Dreyfus-i shkruante nga qelia se “la souffrance est grande, mais la conscience est tranquille”; Sarkozy-ja, në stilin e tij, shpreh të njëjtin motiv: ai pretendon se ndërgjegjja e tij është e pastër, se padrejtësia e godet, por nuk e deformon as e shpërfytyron. Dreyfus-i u shndërrua në simbol të luftës për të vërtetën; Sarkozy-ja, në një mënyrë më të butë, paraqitet si burrë që qëndron i palëkundur në moralin e vet, edhe kur sistemi bie mbi të si çekiç.

Ndërsa përshkruan ditët në qeli, Sarkozy-ja zbulon me delikatesë marrëdhënien me kohën. Koha në burg është një substancë më vete, një materie viskoze që nuk rrjedh, por qëndron pezull, siç e quante Jean-Paul Sartre-u në L’Être et le Néant. Camus-i e përshkruante këtë ndjesi në kapitujt e burgimit të Meursault-it në L’Étranger. Sarkozy-ja e përjeton këtë peshë, por forca e tij qëndron në bindjen se njeriu nuk duhet ta lejojë kohën ta thyejë. Ai ruan rutinën, orare, dinjitet. Kjo është një ushtrim moral i vështirë: të mos biesh në apati, të mos humbasësh fytyrën në pasqyrën e zhveshur të qelisë. Ai i jep formë ditës, krijon ritëm, mban gjallë një përditshmëri që pengon zhytjen në humnerën e brendshme.

Në të njëjtën kohë, rrëfimi është thellësisht emocional. Sarkozy-ja nuk e fsheh dhimbjen e familjes, lotët e Carla-s, ankthin e fëmijëve, tronditjen e të dashurve. Familja shfaqet si rrënjë shpirtërore, si urë që e lidh njeriun me botën. Në qeli, njeriu kupton se dashuria është energjia e vetme që e mban gjallë, madje edhe kur gjithçka tjetër shembet. Kjo është një dritë që lind nga vetmia, siç e quante Camus-i, një gjendje ku njeriu, i zhveshur nga të gjitha, arrin të shohë vlerat e tij më të thella më qartë se kurrë. Sarkozy-ja e përjeton këtë dhe e shndërron në forcë. Ai thekson se nuk duhet të thyhet, sepse një thyerje do të shkatërronte edhe familjen, do të rrëzonte gjithçka që ka ndërtuar. Kjo përgjegjësi morale e mban në këmbë, e mban të pastër, e mban të lidhur me jetën.

Brenda këtij rrëfimi, një motiv tjetër del në pah: roli i shtetit dhe burokracisë. Për Sarkozy-në politikan, shteti ishte instrument; për Sarkozy-në e burgut, është makineri. Ai vëren se administrata, policia, drejtësia funksionojnë me logjikën e tyre të ftohtë, shpesh absurde, ndonjëherë qesharake. Ai përmend se arriti herët në burg, por burokracia nuk ishte gati; e trajtojnë si rrezik, i vendosin protokolle të tepruara, i japin udhëzime rutinë. Këtu qëndron ironia e madhe, një ironi që Camus-i do ta kishte përshkruar me një buzëqeshje të hidhur: burri që ka drejtuar shtetin tani e përjeton atë si mur. Dhe ky mur nuk është mizor, as i dhunshëm, por i verbër në ritualin e tij; ai është mekanizëm, jo njeri.

Teksa ditët rrjedhin, Sarkozy-ja pranon se kjo përvojë po e transformon. Ai citon se në burg “a recommencé sa vie”. Dhe kjo nuk është një shprehje retorike boshe. Ai sheh se prova e ka bërë më të qetë, më të vëmendshëm ndaj thelbit të gjërave, më të aftë për të dalluar të vërtetën nga zhurma. Kjo ngjan me përshkrimin e Camus-it për “të kthjellëtin”, njeriun që, pas përballjes me absurdin, nuk kërkon më shpjegime metafizike, por gjen forcë në thjeshtësinë e asaj që është. Sarkozy-ja nuk bëhet filozof në kuptimin teorik, por rrëfimi i tij merr këtë drejtim: ai kërkon ndriçim, qetësi, kuptim moral.

Në mbyllje të librit, del një element që e mbyll rrëfimin me ton shpirtëror: premtimi për të vizituar të sëmurët në Lourdes. Ky gjest nuk është deklaratë politike; është një zotim i bërë natën, në qeli, kur ndiente nevojën për të lidhur dhimbjen e tij me një akt dashurie. Kjo ngjan me etikën e Emmanuel Levinas-it: idenë se njeriu gjen veten përmes tjetrit, se dhimbja personale merr kuptim vetëm kur bashkohet me nevojën e dikujt tjetër. Sarkozy-ja, në këtë pikë, rrok një filozofi të thjeshtë dhe të thellë njëkohësisht: njeriu shpëton duke dashur.

Kështu, libri mbyllet me një mesazh sa personal aq edhe universal: se njeriu nuk përkufizohet nga pushteti, por nga mënyra si përballet me rënien; se nuk është fama ajo që e bën të fortë, por heshtja; se nuk është drejtësia ajo që e shëron, por e vërteta e ndërgjegjes; se nuk është sistemi ai që e ruan, por dashuria e familjes; dhe, mbi të gjitha, se errësira nuk është fund, por fillim i një kërkimi të ri.

Në këtë dimension, “Ditari i një të burgosuri” është më shumë se kujtim i një periudhe të shkurtër. Është dëshmi e dërrmimit dhe ringritjes, një meditim mbi vlerat e brendshme që njeriu zbulon vetëm kur gjithçka tjetër i merret. Dhe falë tonit të tij të përmbajtur, të qetë, të matur, libri arrin atë që Camus-i e quante “dinjitetin e heshtur të njeriut që nuk dorëzohet”.

Sarkozy-ja nuk synon të jetë martir apo hero. Ai synon të jetë njeri. Dhe pikërisht sepse e trajton burgun si udhëtim moral, filozofik dhe emocional, rrëfimi i tij tejkalon kufijtë e politikës dhe ngrihet në atë hapësirë të rrallë ku njeriu i thjeshtë dhe ai i madh shkrihen në të njëjtën përvojë universale: përballjen me vetminë, me padrejtësinë, me kohën dhe, në fund, me veten.

10 dhjetor 2025

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Kryesore

Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

10 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Shteti në rënie të lirë? Tirana në flakë, kryeministri Rama hesht

14 Tetor, 2026

SHBA-të “harrojnë” Europën”;  Trumpi dhe Putini “kërcejnë tango”

14 Tetor, 2026

Tirana në flakë, “triada bermudiane” në panik!

14 Tetor, 2026

Ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës

14 Tetor, 2026

Dita e dytë e protestës studentore në Tiranë, bojkot në universitete, përplasje me policinë dhe zjarre

14 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.