Ministria e Jashtme e Kinës mbajti një konferencë për shtyp mbi çështjet që lidhen me Xinjiangun, gjatë së cilës banorët vendas u takuan me mediat kineze dhe të huaja, për t’i paraqitur publikut pamjen e vërtetë të Xinjiangut. Në përgjigje të pretendimit të të ashtuquajturës “punë të detyruar”, banorët e Xinjiangut që punojnë në pjesë të tjera të Kinës ndanë historitë e tyre.
Gjatë konferencës për shtyp, Abraxhan Ablaiti, një student i diplomuar në qendrën e edukimit dhe formimit profesional të zonës Aksu, rrëfeu para mediave historinë e tij.
Përmes studimeve në qendrën e edukimit dhe trajnimit, Abraxhan Ablaiti jo vetëm njohu rreziqet e ekstremizmit fetar, por gjithashtu përmirësoi gjuhën mandarine dhe fitoi aftësi në riparimin e makinave. Pas diplomimit, ai hapi një punishte riparimi makinash, duke fituar mbi 10 mijë juanë në muaj. Ai gjithashtu i përdori aftësitë e tij në gjuhën mandarine të mësuara në qendër, për të punuar si përkthyes për tregtarët që blinin produkte bujqësore, duke fituar 30 mijë juanë shtesë çdo vit vetëm nga kjo punë.
“Ne nuk dalim për të punuar sepse jemi të detyruar, siç thonë disa njerëz. Ne fitojmë para, mësojmë aftësi dhe ndryshojmë jetën tonë me duart tona. A duhet të na detyrojnë të tjerët për këtë?” Kështu iu përgjigj pyetjes lidhur me të ashtuquajturën “punë të detyruar kundër pakicave etnike në Xinjiang” gjatë konferencës për shtyp Xiaili Maimaitimin, një punëtor nga qyteza Moyu në Hotan.
Maimatimin siguronte jetesën duke punuar tokën dhe duke bërë punë të vogla në shtëpi. Në vitin 2017, pasi dëgjoi se mund të fitonte më shumë duke punuar jashtë sesa në shtëpi, bashkë me gruan u nisën për në Yili, për të gjetur punë në një kompani veshjesh.
Ditë pune tetë-orëshe, një restorant hallall, konvikte punonjësish… Maimaitimin është shumë i kënaqur me punën e tij. Ai thotë se pagat llogariten në bazë të punës. Ai që punon më shumë, paguhet më shumë. Nuk ndodh që punonjësit han të fitojnë më shumë se punonjësit ujgurë.
Instituti Australian i Politikave Strategjike (ASPI) publikoi një raport të titulluar “Ujgurët në Shitje”, duke pretenduar se ujgurët në Xinjiang po detyrohen të punojnë në fabrika në pjesë të tjera të Kinës, ku liria personale është e kufizuar. Raporti pretendonte se disa nga këta punëtorë u transferuan nga “kampet e riedukimit” dhe se kjo “punë e detyruar” ishte një zgjatim i “politikës së kampeve të riedukimit”. A është vërtet kështu? Banorët e Xinjiang që punojnë në pjesë të tjera të Kinës, janë në pozicionin më të mirë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.
Ablimiti Mehtikurban ka ardhur nga Fshati Aymak, Komuna Xhahanbag, Qyteza Moyu në Hotan. Ai është një punëtor i zakonshëm në një kompani elektronike në Provincën Guangdong.
Në 2017, ai bashkë me gruan gjetën punë në Guangdong dhe të ardhurat e tyre mujore ishin mbi 8 mijë juanë.
Ablimiti Mehtikurban tha se përpara se të dilnin në punë, ata do të gjenin informacionin përkatës në lidhje me punën në krahinat e tjera, siç janë klima lokale, lloji i punës, kushtet e akomodimit dhe ushqimit, si dhe të ardhurat. Më pas ata do të regjistroheshin vullnetarisht bazuar në situatën aktuale të familjes së tyre dhe aftësitë e tyre, duke ardhur sa herë që dëshironin, pa u detyruar nga askush./cgtn





























































