Zv.presidenti kinez Han Zheng u takua të martën në Pekin me Ajit Doval, këshilltarin e sigurisë kombëtare të Indisë dhe përfaqësuesin e posaçëm për çështjen kufitare Kinë-Indi.
Han tha se Kina dhe India duhet t’i shohin e t’i trajtojnë marrëdhëniet dypalëshe nga një perspektivë strategjike e afatgjatë dhe të punojnë së bashku për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga udhëheqësit e tyre.
Të dy palët duhet të forcojnë besimin e ndërsjelltë strategjik, të shfrytëzojnë potencialin për bashkëpunim, të ruajnë bashkërendimin e ngushtë shumëpalësh, të menaxhojnë si duhet dallimet dhe të nxisin zhvillimin e vazhdueshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-Indi, vuri në dukje ai.
Ndërsa Doval theksoi që, si dy vendet me popullsinë më të madhe dhe dy ekonomitë me rritje më të shpejtë në botë, India e Kina kanë një mundësi historike për bashkëpunim. Sipas tij, India është e gatshme të punojë me Kinën për të thelluar bashkëpunimin me dobi të ndërsjellë, për ta trajtuar siç duhet çështjen kufitare dhe për të bërë përparim të ri në marrëdhëniet dypalëshe./cgtn





























































