• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Uncategorized

LICEU FRANKO-SHQIPTAR NË KORÇË, EUROPA DHE INTEGRIMI

21 Shkurt, 2026
in Uncategorized
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Nertil JOLE*

Do të jetë një kujtim i veçantë për mua pjesëmarrja, me ftesë të Kryeministrit Edi Rama, në darkën zyrtare të organizuar për Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron. Nuk ishte thjesht një moment ceremonial i një vizite shtetërore. Ishte këmbim mesazhesh politike të qarta se Franca e sheh Shqipërinë pjesë të projektit të afërt të zgjerimit europian.

Europa nuk është një koncept abstrakt dhe as një slogan politik. Që prej Traktatit të Romës në vitin 1957, Bashkimi Europian është ndërtuar e ka funksionuar mbështetur në parime thelbësore, si arsimi, emancipimi shoqëror, bashkëjetesa në diversitet dhe pranimi i vlerave të përbashkëta. Ndërkohe që Europa ka kaluar edhe kriza, nga ato të natyrës gjeopolitike te krizat ekonomike dhe sociale.

Sot, kontinenti përballet me situata serioze, duke filluar nga lufta aktive në Ukrainë, te rritja e nacionalizmit dhe populizmit, tensionet ekonomike dhe energjetike apo konkurrenca globale gjithnjë dhe më e ashpër. Pra, Europa është jo pak e polarizuar. Franca dhe Gjermania, dy shtyllat kryesore të BE-së, kanë sfida të brendeshme politike. Marrëdhëniet tregtare globale janë ridimensionuar edhe nga politikat e SHBA-së. Energjia është kthyer në armë strategjike, ndërsa zhvillimi i Inteligjencës Artificiale kërkon burime të shtuara të energjisë dhe burime njerëzore të kualifikuara gjithashtu. Asgjë nuk është e sigurt, kurse konkurrenca mes modeleve politike, shoqërore dhe kulturore nuk duhet të humbasë boshtin e vlerave dhe standarteve demokratike.

Pikërisht në këtë moment të ndërlikuar europian, Shqipëria ka një shans historik. Hapja e të gjitha grupkapitujve të negociatave, e vlerësuar si rekord nga vetë autoritetet europiane, dhe objektivi për mbylljen e negociatave në vitin 2027 me synimin e anëtarësimit deri në 2030, nuk janë produkte fati apo thjesht retorikë. Janë rezultat i një pune të gjatë dhe shkëputjeje të vetëdijshme nga status-quo-ja. Pra, një orientim kombëtar strategjik që e sheh të ardhmen e vendit vetëm brenda familjes europiane.

Por integrimi nuk është vetëm proces teknik dhe institucional. Ai është thelbësisht proces kulturor, arsimor dhe emancipues. Është proces i pranimit të vlerave, i ndërtimit të një bashkëjetese moderne e cilësore, dhe i krijimit të projekteve vizionare që i përgjigjen realitetit me standartet e kohës.

Pikërisht këtu merr një kuptim të ri projekti i çeljes së Liceut Franko-Shqiptar për Shkencën dhe Inovacionin në Korçë, i planifikuar për t’u hapur në shtator 2027, projekt për të cilin kontribuova si drejtues i Komitetit Pilotues me institucionet e përfshira në të.

Ky Lice nuk lind në një terren bosh. Orientimi perëndimor i Korçës është i hershëm dhe i njohur. Emigracioni edhe pse plagë sociale e kohës ishte shprehje e dëshirave për një jetë perëndimore. Korçarë të emigruar bënë emër kudo që shkuan dhe shumë prej tyre u rikthyen në qytet duke mbartur me vete përvoja e frymë perëndimore, sikurse lanë gjurmë domethënëse materiale. Në këtë atmosferë emancipimi Korça do të ishte patjetër qyteti ku u hap Liceu Francez, një nga institucionet më elitare të arsimit në Shqipëri, që formoi breza intelektualësh, drejtuesish, artistësh dhe mendimtarësh me kulturë europiane, mendim kritik dhe standard akademik të lartë. Liceu Francez nuk ishte thjesht një shkollë, por një urë reale mes Shqipërisë dhe Europës, një laborator i qytetarisë moderne dhe i frymës perëndimore në një kohë kur këto vlera ishin të rralla dhe të guximshme.

Liceu i ri Franko-Shqiptar sigurisht nuk është rikthim nostalgjik, por një vazhdimësi bashkëkohore e asaj fryme e tradite produktive. Ky projekt nuk kopjon të shkuarën, por e përdor atë si themel për të ndërtuar të ardhmen. Nuk është thjesht një shkollë më shumë në qytetin tonë, por një akt konkret europian në territor. Një investim te brezi që nuk do ta fillojë ndryshimin kur integrimi formal të ketë ndodhur, por që do ta jetojë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian me standarte të mishëruara, përpara se të jemi aderuar në këtë familje. Sepse Korça, me traditën e saj arsimore, kulturore dhe historike, si qyteti i Mësonjëtores së Parë Shqipe ka qenë gjithmonë Europë në frymë e në vlera.

Hapja e Liceut Franko-Shqiptar është një rievidentim i këtij identiteti dhe një hap i guximshëm drejt së ardhmes, larg rezistencës ndaj ndryshimit dhe më afër risive të reja e inovacionit.

Në një kohë kur Europa përballet me sfida të mëdha dhe kur integrimi kërkon prova konkrete, jo vetëm përmbushjen e “detyrave të shtëpisë”, ky projekt tregon se Shqipëria nuk kërkon vetëm të anëtarësohet formalisht, por të kontribuojë me vlerat e saj autoktone dhe me standarte të krahasueshme me vendet perëndimore.

Na duhet të ndërtojmë këtu, Europën që fillon nga arsimi e rinia, nga emancipimi dhe standardet bashkëkohore të administrimit të fushave të jetës.

Integrimi europian nuk duhet konsideruar pikënisja, por pikëmbërritja e merituar.

Dhe ku më mirë se sa nga Korça jonë, kjo përkatësi europianiste mund të merrte kuptimin e saj më të plotë?!

Sepse Korça është dhe do të vijojë të jetë frymëzim për qytetari, demokraci e zhvillim europian pavarësisht çdo vështirësie.

*Nertil Jole, ish-Prefekt i Qarkut Korçë

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

Uncategorized

Teleskopi me AI i Kinës përzgjidhet si shembull global i përdorimeve të AI-së

19 Shtator, 2026
Edicion Special (Azerbajxhan)

“Mrekullia” e Realpolitikës: Arkitektura Gjeopolitike e Shfaqjes së Azerbajxhanit pas vitit 2022

26 Gusht, 2026
Bota

Fidan: Politikat e Netanyahut, “barrë” për Izraelin dhe rajonin

11 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.