Pavle Mijoviç-Osllobogjenje[i]
Mungesa e empatisë, desensibilizimi dhe spektakli i spirales në rritje të dhunës kanë bërë që opinioni i gjerë publik, pothuajse në përgjithësi, të mos i përjetojë pasojat e konfliktit dhe të mos ndiejë dhimbjen njerëzore, si dhe dramat e tjera ekzistenciale që shoqërojnë çdo konflikt.
Irani, me emrin e plotë Republika Islamike e Iranit është sulmuar si rezultat e aksionit të përbashkët ushtarak të Shtetit të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Në thelb, çdo akt unilateral agresioni i një shteti kundër një tjetri mund të etiketohet si luftë, por meqënëse jetojmë në kohën e ripërcaktimit të koncpteve, ndërhyrjen e përbashkët në Iran – ekspertët e mendojnë se bëhet fjalë për aksion ushtarak të dy aleatëve – amerikanë të cilat e emërtojnë “zemërimi epik”, ndërsa pala izraelite ka zgjedhur termin “luani që pëllet”. Regjimi iranian, aparati i sigurisë, kompleksi ushtarako-industrial, dhe në mënyrë të veçantë programi bërthamor, ishin shënjestrat kryesore të ndërhyrjes së dy aleatëve, shumë më superiorë ushtarakisht se regjimi në Teheran.
Trumpi, direkt pas nisjes së sulmit, në një mesazh prej tetë minutash, përcaktoi si shenjestra kryesore të operacionit, rrëzimin e regjimit teokratik, kapitullimin e plotë të Gardës revolucionare islamike dhe fundin e programit bërthamor të Iranit. Regjimi iranian është kërcënimi iminent i cili kërcënon Amerikën dhe aleatët, nënvizoi Trumpi, duke i’u referuar episodeve historike, ndërsa Irani është shteti malinj numur një në botë, i cili sponsorizon terrorizmin dhe përbën kërcënimin më të madh bërthamor për botën e lirë, aleatët amerikanë dhe Europën.
Por, megjithëse Trumpi e emërtoi si kërcënimi më i madh për sigurinë, goditjet e përbashkëta treguan se ushtria iraniane megjithëse e madhe në numur – përmendet shifra diçka më e vogël se një milionë ushtarë- teknologjikisht inferiore, pothuajse plotësisht jorezistente ndaj goditjeve ajrore të sofistikuara, që në disa orët e para humbi pothuajse gjithçka nga levat më të rëndësishme të regjimit, duke filluar nga ajatollah Ali Hamenei, lideri shpirtëror dhe politik iranian, pastaj komandantët e Gardës revolucionare iraniane, ministrin e mbrojtjes dhe një sërë figurash të tjera. Kjo formë e re e intervencionizmit amerikan bazohet në gjutinë e kokave (bounty hunting), e cila daton që nga Mesjeta, ndërsa në shekullin e 19-të përjetoi ekspansion në Perëndimin e egër amerikan, ka hyrë në marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilat gjithmonë për shkak të stabiltetit të rendit ndërkombëtar mbrojtën çdo veprim të tillë, i cili shkel sovranitetin e shteteve.
Por, edhe kuadri ndërkombëtar ka ndryshuar drastikisht, gjë që shihet edhe nga komunikatat e liderve të ndryshëm europianë. Ursula von der Leyeni mendon se me vdekjen e Hameneit vjen një shpresë e re për popullin iranian, ndërsa ajo personalisht, me kujds, ëndërron një tranzicion të denjë drejt demokracisë. Kancelari gjerman Merz i frikësoht një përshkallëzimi më të madh të konfliktit, por nënvizon se Berlini zyrtar nuk do t’u imponohet aleatëve. Italia pati një pozicion disi më të përmbajtur, ndërsa kryeministri spanjoll Sançez e dënoi në mënyrë direkte aksionin unilateral të Izraelit dhe ShBA-ve, ndërsa më vonë edhe përgjigjen ushtarake të Teheranit, me fjalë të të tilla sipas të cilave nuk mund të lejojmë që një konflikt afatgjatë në Lindjen e Afërme. Presidenti rus Putin nënvizoi se vdekja e ajatollahut dhe e familjes së tij nuk është asgjë tjetër veçse “vrasje cinike e cila shkatërron të gjithë moralitetet njerzore dhe ato të së dreejtës ndërkombëtare”. Parë nga ana etike, vdekja e dhunshme e çdo individi shkatërron postulatet bazë të moralitetit njerzor, por, të gjithë e dinë, se pothuajse çdo politikë, sidomos ajo e fuqive të mëdha, përfshirë edhe e Putinit, është e ndarë nga postulatet etike, dhe është e fokusuar në mënyrë predominuese te interesat strategjike.
Vdekja, për njërën palë e dhunshme dhe prej shehidi, për tjetrën shpëtim dhe liri, e ajatollah Khameneit tetëdhjetë e gjashtëvjeçar, është kombinim i pazakontë i elementëve teknokratikë dhe aparatit represiv shtetëror, lë pas vetes shumë të panjohura të lidhura me tranzicionin e ardhshëm të pushtetit. Ndërsa nga pjesa më e madhe e perëndimit dhe një pjesë e opinionit publik iranian Hamanei demonizohet, nga pasuesit e tij ai glorifikohet, si i vetmi garant i sovranitetit dhe autonomisë iraniane, kështuqë këto këndvështrime diametralisht të kundërta vazhdojnë të jetojnë edhe pas vdekjes së tij, gjë që është rast relativisht i shpeshtë në raportet politike të Lindjes së Afërme, dhe që rëndon skenarët e ardhshëm.
Pjesa më e madhe e opinionit publik ndërhyrjen në Iran e përcepton si njëfarë videoloje- profesionalisht kjo emërtohet gamifikim, dukuria që e ka bërë luftimin modern të ngjajë me një lojë të përparuar ku përplasen e mira dhe e keqja- dhe është reduktuar një një përceptim tërësisht të ri të konflikteve luftarake në opionionin e gjërë publik. Mungesa e empatisë, desensibilizimi, dhe spiralja e dhunës, ka bërë që opinioni i gjërë publik pothuajse në tërësi të mos përjetojë pasojat e lufimit dhe të mos e ndjejë dhiumbjen njerzore, dhe dramat e tjera ekzistenciale në të cilat reduktohet çdo konflikt. Kur nisën goditjet e përbashkëta të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, u godit edhe një shkollë tetëjeçare në qytetin Minab, të shtunën, ditën kur aktivitetet shkollore fillojnë rregullisht në këtë vend. Bëhej fjalë për goditje me raketë balistike me të cilën u vranë fëmijë. Vajza. Numri tragjik ende nuk është përfundimtar, por është dikur mes 108 dhe 141 jetë fëmijësh – organizatat ndërkombëtare e zgjerojnë akoma më shumë numrin e viktimave, në 148, ndërsa pala iraniane vjen deri të numuri 180 – fëmijë që janë fshirë nga fytyra e tokës.
Megjithëse vdekja e një fëmije të pafajshëm në të gjithë mësimet civiluzuese, më pas edhe rregullat moral edhe fetare, dhe në mënyrë të veçantë ato njerzore, parë nga këndvështrimi i arësyes së shëndoshë, është një prej pikëllimeve më të mëdha të të gjitha kohërave, shumica e opinionit publik e konsideron se luftrat prodhojnë edhe dëme anësore. Pra vdekja e vajzave në luftë, thjesht ndodh. Kështu pra, ndërhyrja e fundit në Iran tregoi se paqa përhapet me luftë, dhe luftimi modern gjithsesi bëhet si puna e vieolojërave, e cila paraqitet si luftë apokaliptike mes së mirës dhe të keqes në të cilën nuk vlejnë kategoritë konvencionale – te etika dhe e drejta ndërkombëtare pakkush beson – ndërsa vdekja e dhimbshme e vajzave kurrë nuk ka për të qënë temë e interesave të gjëra publike dhe politike gjë që flet më së miri për natyrën e cilësdo ndërhyrje, dhe në konteksin më të gjërë, për frymën e kohës në të cilën jetojmë.
[i] https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/mirotvorci-koji-napadaju-1117175/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA





























































