• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
28 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

  • SOCIALE / KULTURË

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Avullimi i vitit 2025

28 Shtator, 2019
in KOSOVA, OP/ED
A A
Veton Surroi, a Kosovo opposition leader,  talks to an Associated Press writer in London, Wednesday, Sept. 19, 2007.  A top ethnic Albanian negotiator declared major talks about Kosovo's future to be irrelevant Wednesday, saying Kosovo would be independent soon _ regardless of international efforts to resolve questions about its political status. (AP Photo/Sang Tan)

Share on FacebookShare on Twitter

Në varrezat e ideve të pamenduara mirë evropiane shkoi edhe ajo për anëtarësimin e Serbisë në BE më 2025. Kosova pësoi dëmet më të mëdha anësore. Tash bëhet gati politika e re.

1.

Serbia nuk do të jetë anëtare e BE-së më 2025.

Ky është konstatim pothuajse konsensual i të gjithë ekspertëve që merren me procesin e zgjerimit të BE-së, qoftë në BE, qoftë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe, prapa këtij konstatimi fshihet fundi i një projekti politik dhe fillet e një tjetri.

Projekti politik që përfundoi kishte si ide kulmore anëtarësimin e Serbisë në BE më 2025. Shpresa në disa vende të BE-së dhe në Komisionin Evropian ishte se duke e ofruar (jozyrtarisht) një datë anëtarësimi për Serbinë do të iniciohej apo shpejtohej (varësisht prej këndvështrimit) një proces dinamik reformues në Ballkanin Perëndimor që do të zgjidhte përnjëherësh, si me shkop magjik, disa probleme të hapura. Pra, deri më 2025 Serbia do të reformohej përbrenda e do të bëhej një shtet model demokratik, do të arrinte marrëveshje me Republikën e Kosovës, do të ndihmonte që të reformohej Bosnjë-Hercegovina në mënyrë që të bëhej shtet funksional, do të largohej nga boshti i ndikimit rus dhe kështu do të bëhej varka e parë në sistemin “fregata” të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Pas këtij anëtarësimi, së bashku me Malin e Zi, do të hapej shiriti i përshpejtuar anëtarësimi për të gjithë të tjerët, BH dhe Maqedoni, Shqipëri e Kosovë. Me këtë, shpresohej që Serbia të printe në transformim për të mirë, në vend të rolit prej prijësit në luftëra e shkatërrim gjatë zhbërjes së Jugosllavisë.

Ky projekt politik dështoi. Serbia nuk është vend më demokratik sesa kur e mori udhëheqjen e Komisionit Evropian J.C. Juncker. Gjatë mandatit të tij nuk u arrit marrëveshja mes Serbisë e Kosovës (madje edhe u largua pak më tepër) dhe Serbia nuk ndihmoi reformimin e BH-së (përkundrazi, serbët e Bosnjës kanë politikë më bllokuese për BH-në se më parë). Dhe, për një efekt të madh finaleje ironike, në fund të mandatit të Komisionit Evropian Serbia do të nënshkruajë anëtarësimin në një bashkim tjetër ekonomik evropian, atë euro-aziatik, të prirë nga Rusia.

2.

Kosova ka pësuar dëmin më të madh kolateral (anësor) të politikës që Serbinë e sheh si “shtet pivotal” evropian. Prej pavarësisë e këtej nga Kosova është pritur që të prodhojë gatishmëri për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë, një të atillë që nuk është saktësisht njohje, e madje së fundmi edhe një që nuk do të ishte saktësisht me territorin me të cilin u shpall pavarësia. Prej shpalljes së pavarësisë Hashim Thaçit dhe partnerëve të tij koalicionesh u është kërkuar, dhe ata kanë pranuar, që tërësia tokësore, sovraniteti dhe rendi kushtetues i vendit të bëhen kategori të negociueshme me Serbinë. Hashim Thaçi ka pranuar me Marrëveshjen e Brukselit që në Kosovë të instalohet autonomia territoriale e politike e serbëve e kur kjo nuk mjaftoi ka pranuar që të ofrojë një pjesë të territorit të Kosovës. Në këmbim për këtë qasje, prijësve, kryesuar nga Hashim Thaçi, iu premtua mospërzierje në aktivitete për kapje të shtetit dhe, rrjedhimisht, imunitet.

Në vlerësimin gjeopolitik, Kosova e sunduar prej kriminelëve mund të jetë faktor stabiliteti nëse kriminelët janë të gatshëm për të negociuar me Serbinë, duke hequr dorë prej tërësisë tokësore dhe rendit kushtetues. Në këtë vlerësim gjeopolitik, forcat politike që nuk do të pajtoheshin me vënien në pyetje tërësinë tokësore, sovranitetin dhe rendin kushtetues do të ishin faktorë jostabiliteti, qoftë edhe po të ishin shembuj të politikanëve me duar të pastra.

Këtë e demonstroi që herët Catherine Ashton, ish-shefja e diplomacisë evropiane, e cila më 2010, kur në Kosovë u shënua vjedhja industriale e votave, dërgoi një shkresë në të cilën theksi nuk ishte tek vjedhja e votave, por tek fillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Pra, diçka si “hajt zgjidhni atë punën me vota, por të hënën ju dua te tryeza ime për të filluar dialogun”.

Kosova ka mundur të mësojë prej përvojës boshnjake. Këtë efekt dëmi kolateral ka kohë që e ndien Bosnjë-Hercegovina, një shtet jofunksional të cilit çdo herë që mendohet për reformim të sistemit i përkujtohet se Serbia është shtet garantues i Marrëveshjes së Daytonit, rrjedhimisht nuk mund të bëhet gjë pa të.

3.

Do qartësuar: ndonëse ka vdekur ideja se më 2025 Serbia mund të jetë shtet anëtar i BE-së (edhe për shkak të insistimit të presidentit francez, Macron, që të ndalet zgjerimi i BE-së deri sa të reformohet vetë BE-ja), nuk ka vdekur ideja e Serbisë si shtet pivotal. Nuk është numri i vogël i vendeve që beson, që, sikur Serbia të ndryshonte përnjëherë, i tërë regjioni do të ndryshonte. Dhe, këtë e di presidenti Vuçiq, i cili këtë njohuri e ka ngritur në akt balancimi politik: Serbia do të jetë pjesë e Bashkimit ekonomik euro-aziatik (lexo: në sistemin orbital rus) derisa apo nëse arrin të jetë pjesë e BE-së.

Qeveria e re e Kosovës do të ballafaqohet sërish me kërkesën e shteteve të fuqishme perëndimore që t’u kthehet negociatave me Serbinë. Dhe, prapë do të kërkohet që kjo të bëhet nën ombrellën e BE-së, gjegjësisht shërbimit të jashtëm të Komisionit Evropian. Por, për dallim prej dy vjetëve të fundit, nuk do të ketë presion kohor të afateve të shpikura apo të dakorduara me afatet e integrimit të Serbisë në BE. Dhe, për dallim prej dy vjetëve të fundit, presionit kohor nuk do t’i shtohet edhe presioni i zgjidhjeve të shpejta, shkel e shko, i aksham pazareve për territore e njerëz.

E, megjithatë, në momentin kur të fillojnë përpjekjet e para për të rifilluar negociatat, do të jepen edhe shenjat e para se në ç’drejtim do të shkojë. Njëra prej mundësive më reale është që ambicia më e madhe e Komisionit të ri Evropian është që thjesht të rifillojë një proces negociator, qoftë edhe aty ku kishte mbetur para disa vjetësh. Nëse është kështu, atëherë do të jetë vetëm blerje kohe dhe një lloj stërvitjeje për atë që pritet të ndodhë, një ide e re politike.

4.

Ideja për një qasje të re është duke u zhvilluar tashmë. Njëra pikë e kornizave të saj është se nuk vlen më ngarendja për vitin 2025 për Serbinë e me të edhe shndërrimin e Serbisë si një pol magnetik, që do të tërheqë regjionin drejt BE-së. Tjetra është se procesi i Brukselit nuk solli normalizim dhe se duhet diçka më ambicioze. Dhe një tjetër është se duhet të arrihet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë edhe pa nxitjen pozitive të një anëtarësimi të shpejtë në BE, por për hir të nevojave të vetë shteteve dhe të regjionit. Dhe, kur të jemi te regjioni, kjo është njëra prej pikave thelbësore të kornizës së që mund të jetë në zhvillim e sipër: nëse vendet e Ballkanit Perëndimor duan të hyjnë në BE për shkak të katër lirive (lirisë së qarkullimit të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe personave), atëherë pse nuk munden që këto katër liri t’i përcaktojnë më herët në hapësirën ku jetojnë vetë?

Qeveria e re e Kosovës, me supozimin e mirëbazuar apo mirëbesuar se do të jetë një Qeveri reformistësh, kundërshtarësh të kapjes së deritanishme të shtetit, ka gjasa të përballet me një politikë të re evropiane që mund të jetë duke u vizatuar që tani. Dhe mund t’i integrojë mendimet e veta që në fillim./kohanet

Tags: BEKosovaSerbiaVeton Surroi

Related- Posts

OP/ED

Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

27 Tetor, 2026
KOSOVA

PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

23 Tetor, 2026
KOSOVA

Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

27 Tetor, 2026

Reaksionet e Makronit ndaj trazirave

27 Tetor, 2026
Singaporean Prime Minister Lawrence Wong welcomes German Chancellor Friedrich Merz. During his trip to Asia, Merz is also visiting Japan and South Korea. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Gjatë vizitës në rajonin e Paqësorit, Merz bën thirrje që BE-ja të nxisë tregtinë e lirë

27 Tetor, 2026

Izrael, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: Netanyahu ngre alarmin për votën arabe, opozita akuzon për përpjekje për të vënë në dyshim rezultatin

27 Tetor, 2026

Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

27 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.