• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

    Presidenti Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri Rama në Samitin e NATO-s në Hagë: Diskutim për investimin në Portin e Durrësit dhe përgatitjet për Samitin 2027 në Tiranë

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

    Mitologjia Serbe përballë Kritikës Shkencore: Instituti “OCTOPUS” organizon forum mbi Vidovdanin dhe rolin e tij në Projektin Kombëtar Serb

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Çfarë fshihet pas “dialogut ukrainas”

21 Nëntor, 2022
in Bota, FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dragan Biseniç – Danas

Këtyre ditëve komentatorët rusë treguan një anekdotë nga kategoria e humorit të zi: “Goditja më masive i është dhënë Ukrainës në ditën e samitit G20. Dhe ju thoni se Putini nuk mori pjesë në Samit?”. Duke nënvizuar se në çdo shaka ekziston vetëm një “copë shaka”, ata shprehen se, megjithëse nuk dihet me siguri nëse përputhja në kohë e dy ngjarjeve – mbledhja e G20 dhe sulmi i fortë raketor mbi Ukrainën – ishin të rastësishme ose jo, qoftë edhe sikur të bëhej fjalë vetëm për koincidencë, vlerësojnë se liderët e “Perëndimit kolektiv” morën një sinjal të qartë nga Putini – për synimin e qëndrueshëm të Kremlinit dhe mjetet me të cilët ai ka qëllim ti realizojë.

E gjitha kjo bën të mundur të merret një pamje e qartë e zhvillimit të situatës në fushën e luftës gjatë kohës se dimrit që po afron dhe për rrethanat në të cilat do të gjenden banorët e Europës në muajt dimërorë në vijim.

Përsa i përket G20, pala ruse e konsideron atë si formë kalimtare nga dominimi i plotë e ShBA-ve dhe Europës Perëndimore në botën e cila do të jetë e rregulluar sipas parimit të disa grupeve rajonale. Tani për tani vendet perëndimore janë të detyruara që në të gjithë takimet ndërkombëtare të veprojnë në një front të bashkuar – në të kundërt do të shfaqen dyshime në aftësinë e Uashigtonit për të kontrolluar aleatët e tij.

Në këtë kuptim Samiti në Bali përbënte arritje të suksesshme, sepse u miratua deklarata e gjatë prej 17 faqesh në të cilën kërkohet ndërprerje e luftës në Ukrainë dhe përpjekje për zgjidhje diplomatike. Në të ardhmen G20 do të duhet të luajë rol në çështjet botërore vetëm nëse vendet perëndimore do të jenë të gatshëm për të ndarë fuqinë, paratë dhe ndikimin sëbashku me të tjerët.  Rol kryesor në gjithë këtë ndoshta do të ketë ecuria e konfrontimit të armatosur që ende vazhdon në Ukrainë dhe me këtë edhe në Europë, me Rusinë si pjesëmarrëse kryesor.

NGADALËSIMI I LUFTËS, FILLIMI I BISEDIMEVE

Ndërsa njeriu i parë i FIFA-s, Xhani Infantino, bën thirrje për të ndalur operacionet luftarake gjatë kohës së mbajtjes së Finaleve të kampionatit të futbollit në Katar, Kryeshefi i Shtabit të forcave të armatosura të ShBA-ve, gjenerali Mark Mili, shpalli prognozën e tij për zhvillimin e situatës në Ukrainë. Ai fillimisht vë në dukje se operacionet taktike do të ngadalësohen gjatë kohës së ftohtë.

“Presidentët Bajden dhe Zelenski kanë thënë se kjo krizë gjithsesi duhet të zgjidhet politikisht. Pra, nëse operacionet taktike ngadalësohen, atëherë kjo mund të jetë një dritare për zgjidhjen politike ose sëpaku fillimin e bisedimeve”.

Gjeneral Mili është vetëm një prej të shumtëve që supozojnë se në arenën e luftës do të ketë njëfarë qetësimi, ndërkohë që ushtritë përgatiten për përforcimin e pozicioneve të tyre. Pikërisht në këtë kontekst analizohet tërheqja e rusëve nga Hersoni.

Komentatorët rusë vënë në dukje sëpaku dy “vrima të mëdha logjike” në arësyetimin e gjeneralit amerikan. E para është se “hyrja në një dritare bisedimesh” është e mundur vetëm nëse të dyja palët e ndjejnë nevojën për një gjë të tillë. Deri tani nuk shihet nëse Moska apo Kievi kanë një nevojë të tillë. Qëllimet që kanë shpallur të dyja palët në konflikt – “rinovimi i integritetit territorial të Rusisë” dhe “rinovimi i integritetit territorial i Ukrainës” – janë absolutisht të palidhur me njëri tjetrin.

“Dritarja e bisedimeve” do të bëhet praktike vetëm atëherë kur njëra nga palët në konflikt të arrijë në konkluzionin se duhet të rishikojë qëllimet e saj të dikurshme. “Vrima logjike numur dy” është se jo domosdoshmërisht të gjithë operacionet në dimër duhen ngadalësuar. Kur Rusia në muajin nëntor nisi një sulm të fuqishëm me raketa kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, ky ishte një akt hakmarrje për sulmin e shërbimeve speciale të Ukrainës kundër objektit kryesor infrastrukturor rus, atë të urës së Krimesë.

Por sa më shumë kalon koha, bëhet gjithnjë e më e qartë se paaftësimi sistematik i infrastrukturës energjtike ukrainase nuk është vetëm akt hakmarrje. Ky është gjithashtu edhe element i rëndësishëm i strategjisë ruse, qëllimi i së cilës është që regjimi të Kievit ti bëhet i pamundur sigurimi i burimeve për vazhdimin e luftës.

A ka mundësi një shtet modern të vazhdojë të funksionojë nëse ka pak ose aspak energji elektrike? Përgjigja e kësaj pyetje është dhënë, ose më saktë do të jepet, në fushëbetejën e Ukrainës. Kjo është cfilitje klasike, vetëm se në formë (relativisht) të re. Moska nuk ka arësye të heqë dorë nga këto aksione gjatë periudhës së dimrit.

VRAPIM BUZË GREMINËS

Por, Moska i ka të gjitha arësyet për tu përpjekur të përfundojë sa më parë konfliktin në Ukrainë. Analisti rus Aleksandër Baunov shkruan se “pasojat e shpërthimeve në territorin polak mundën të shkaktojnë zgjerim të autonomisë ushtarake të Polonisë dhe mbrojtësve të tjerë aktivë të Ukrainës… Është hapur rruga për përfshirjen e përshkallëzuar të NATO-s në konflikt ushtarak me Rusinë”. Në përpjekje për të deshifruar se çfarë fshihet saktësisht pas frazës “zgjerim i autonomisë ushtarake të Polonisë”, mund të nisemi nga supozimi se Moska është mësuar tashmë që në mënyrë tejet negative të vlerësojë se vendet europiane të NATO-s janë në pozitë vartësie në raport me Uashingtonin dhe kjo është diçka e keqe për realitetin gjeopolitik rus.

Pas incidentit në Poloni, disa vende europiane “vrapuan buzë greminës” dhe para makinerisë ushtarako – politike amerikane, duke kërkuar “zonën e ndalim fluturimit” mbi Ukrainë. Madje edhe ministri i punëve të jashtme të një vendi të kujdesshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare siç është Finlanda, përmendi mundësinë për një gjë të tillë.

“Deklaratat e nxehta finlandeze” i korigjuan shumë shpëejt “shokët e vjetër” nga ShBA-të dhe vendeve “të pjekura” europiane. Personalisht Presidenti Bajden tha se është e nevojshme të pritet para se të merret vendimi përfundimtar, në mënyrë që diçka më vonë pala amerikane deklaroi direkt se raketat Stigler kishin ardhur nga Ukraina. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ishte akoma më preciz, kur tha se forcat ukrainase kishin ndezur raketat megjithëse presidenti ukrainas Zelenski vazhdon të mohojë me këmbëngulje këto përfunime.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare Xhek Salivan shumë shpejt, pas akuzave, thirri në telefon zyrën e Zelenskit dhe u bëri thirrje zyrtarëve të atjeshëm që të jenë të vëmendshëm në vlerësimin e incidentit, pohon pas CNN një burim, nga Shtëpia e Bardhë.

Kujtojmë se më vonë u muar vesh se Bajdeni i kishte informuar partnerët e NATO-s se raketa MKA ukrainase kishte rënë në territorin e Polonisë. Të njejtën deklaratë dha edhe presidenti polak Anxhej Duda.

“Vendosja e ndalim fluturimeve është e rrezikshme sepse kjo do të shpinte në konflikt direkt mes NATO-s dhe Rusisë. Sëbashku me të gjithë partnerët tanë në aleancë jemi njëzëri të mendimit se duam të evitojmë përshkallëzimin mëtjeshëm të luftës në Ukrainë”, deklaroi edhe përfaqësuesi zyrtar i qeverisë gjermane.

Por një njollë nga kjo ngjarje gjithsesi ka mbetur: nëse kësaj here kjo ide e rrezikshme nuk pati sukses, ku është garancia se ngjarjet do të ecin në këtë mënyrë edhe në të ardhmen.

INDUSTRIA DHE LOGJISTIKA E GAZIT SI OBJEKTE

Garancia e vetme për minimizimin e rreziqeve është ndërprerja e menjëhershme e këtij konflikti në qendër të Europës. Prandaj si skenar realist për dimër konsiderohet supozimi se Kremlini nuk ka për ta ulur tempon e operacioneve. Për herë të parë që nga fillimi i luftës ushtria ruse filloi të godasë sistemin e transmetimit të gazit në Ukrainë.

Eksperti ushtarak Vlladisllav Shurigin analizon përse sistemi i gazit ukrainas u gjend në listën e shënjestrave  të shtabit ushtarak rus dhe shpjegon gjithashtu se përse nuk godasin më urat dhe hekurudhat. Trupat ruse me 17 nëntor kryen përsëri sulm masiv me raketa në objekte të ndryshme në territorin e Ukrainës. Qëllimi kryesor i sulmeve ishin goditjet në sistemin e gazit në Ukrainë, i cili më parë nuk ishte goditur. Dihet me siguri se sulmet ndaj objekteve të “industrisë së gazit” janë kryer në në Izjum në zonën e Harkovit, në zonën e Kievit, si dhe në Dnjepropetrovsk. Ushtria ruse në fillim të muajit tetor u largua nga Izjumi, e për këtë që atëherë supozohej se sistemet e gazit dhe energjetike të këtij qyteti mund të ishin shënjestrat e ushtrisë ruse, gjë e cila po realizohet tani.

Krahas kësaj dronët goditën “objektin logjistik” në Oçakovë. Sipas të dhënave të reporterëve të luftës, ushtria ruse në këtë rast goditi rezervat e Forcave të armatosura të Ukrainës që po përgatiteshin për marrjen e lartësisë Kinburnsk. Në përgjithësi, njoftojnë reporterët e luftës, të gjitha goditjet raketore kryhen me synimin që ky operacion të pengohet. Sipas fjalëve të Shuriginit, filluan goditje të fuqishme kundër një prej fabrikave më të mëdha në Ukrainë, atë të Juzhmasit, një prej objekteve prodhuese më të mëdha në Ukrainë. Kjo është një fabrikë raketash që prodhonte pajisje ushtarake dhe satelitore. Juzhmasi për tetë muaj me radhë është goditur me raketa e për pasojë janë shkatërruar reparte të saj ku bëhej prodhimi ose remonti i pajisjeve ushtarake.

Ky është një territor tejet i madh, i cili, në parim, sikurse thonë mund të shkatërrohet me shumë vështirësi. Për këtë të gjitha goditjet ndaj fabrikës konsiderohen veprimtari e zakonshme për shkatërrimin e potencialit ushtarako-industrial të Ukrainës.

Shurigini mendon se pikërisht tani kanë filluar goditjet ndaj sistemit të gazit ukrainas. “Nëse flasim për sulmet ndaj sistemit të gazit, duhet ta kuptojmë se nuk bëhet fjalë për goditjet e gazsjellësve që kalojnë nëpër tërë territorin ukrainas, por goditjet në nyjet e gazit që përdoret për nevojat e brendshme – për prodhimin e energjisë elektrike, për punën e komplekseve të ndryshme industriale. Përse tani? U ka ardhur radha atyre. Asnjë shpjegim tjetër”, shpjegoi ky ekspert.

Vlladisllav Shurigini shpjegon përse nuk ka kuptim të goditen urat. “Ukraina për tre muaj po përpiqet të nxjerrë jashtë përdorimit urën Antonov. Por, kur ishte e nevojshme, thjesht e kaluam dhe tërhoqëm trupat. Nën urë ishin vënë dhe u shfrytëzuan deri në momentin e fundit kalime të veçanta të bëra nga pontonët. Sulmet me raketë ndaj urës nuk luajtën rol të madh. Që ura të asgjësohej, duhej shkatërruar, gjë që e bëmë kur u tërhoqëm duke eleminuar jastëkët e urës. Ose sikurse ukrainasit pjesërisht bënë me urën e Krimesë. Ky është shkatërrim për të cilin duhen muaj të tërë punimesh për ta meremetuar”, thotë Shurigini.

Por, meqënëse opinioni publik rus pyet vazhdimisht përse nuk shkatërrohen urat dhe hekurudhat, ashtu sikurse bëri NATO në Serbi, në mënyrë që të pengohej NATO-ja për të transportuar armë dhe pajisje ushtarake në Ukrainë, Shurigini thotë se meremetimi i një hekurudhe të shkatërruar është detyrë tejet e thjeshtë – për meremetimin e hekurudhës nevojiten një deri në tri orë, ndërsa për një nyje hekurudhore, rreth gjashtë deri në tetë orë.

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

https://www.danas.rs/svet/sta-se-krije-iza-retorike-o-ukrajinskom-dijalogu/

Related- Posts

Bota

Raporti i OKB-së liston kompanitë bashkëpunëtore në “gjenocidin” e Izraelit: Kush janë ato?

2 Korrik, 2025
FOKUS

Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiç?

2 Korrik, 2025
Bota

Trump: Izraeli ka rënë dakord për “kushtet e nevojshme” për të finalizuar armëpushimin 60-ditor në Gaza

2 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Raporti i OKB-së liston kompanitë bashkëpunëtore në “gjenocidin” e Izraelit: Kush janë ato?

2 Korrik, 2025

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

2 Korrik, 2025

Xi uron për hapjen e sesionit plenar të Komitetit të 14-të të Federatës Mbarëkineze të Rinisë dhe Kongresit të 28-të të Federatës Mbarëkineze të Studentëve

2 Korrik, 2025
filter: 0; fileterIntensity: 0.0; filterMask: 0; algolist: 0;
multi-frame: 1;
brp_mask:0;
brp_del_th:0.0000,0.0000;
brp_del_sen:0.0000,0.0000;
motionR: null;
delta:null;
module: photo;hw-remosaic: false;touch: (0.35062483, 0.42312485);sceneMode: 8;cct_value: 0;AI_Scene: (-1, -1);aec_lux: 297.51645;aec_lux_index: 0;albedo:  ;confidence:  ;motionLevel: 0;weatherinfo: null;temperature: 46;

Partia Komuniste e Kinës mbush 104 vjeç, duke çuar përpara modernizimin kinez dhe objektivat e zhvillimit global

2 Korrik, 2025

Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiç?

2 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.