• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Çfarë kishte historike në Samitin e NATO-s në Madrid

5 Korrik, 2022
in FOKUS, Highlights
A A
MADRID, SPAIN - JUNE 29: Prime Minister Boris Johnson (front, fourth right) stands beside US President Joe Biden (front, fifth right) and other world leaders posing for the family photo during the Nato summit on June 29, 2022 in Madrid, Spain. The two-day summit will align the alliance's defense posture along its eastern edge, including ramping up troop levels and positioning heavy equipment, as Western leaders contemplate the next phase of the war in Ukraine. (Photo by Stefan Rousseau - WPA Pool/Getty Images)

Share on FacebookShare on Twitter

Dragan Biseniç-[i]

Presidenti amerikan Bajden dhe shefat e tjerë të shteteve antare të NATO-s vlerësuan se samiti i sapopërfunduar në Madrid ishte historik, e për pasojë ka nisur debati nëse vërtetë ai ishte historik apo liderët perëndimorë po i japin rëndësi vetes që të hyjnë sa më parë në histori.

Nuk është nevoja të shihet larg në të ardhmen për të konstatuuar se ky samit, në një pjesë të tij, ishte vërtetë historik. I dha fund periudhës së pas Luftës së Ftohtë që zgjaste prej tri dekadash, e filluar në vitin 1992, e mbushur me shpresa se më në fund bota do të çlirohej nga konfrontimet luftarake, gara e armatimeve, luftërat, militarizimi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe se bota e re do të lindë si rezultat i avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e të gjithë shteteve për të mirën e njerzimit. Idetë për një rend të këtillë botëror përfundimisht ishin groposur edhe para këtij samiti. Samiti i Madridit  vetëm sa i zyrtarizoi dhe i hapi derën erës së re të konfrontimit të Europës dhe Rusisë. Kjo erë do të jetë ndryshe në gjithçka nga rendet e mëparshme, do të jetë më brutale dhe më e ashpër. Versioni i  parë i barbarisë moderne në të cilën do të na duhet të jetojmë.

BUZË LUFTËS SË MADHE

Për këtë kontribuojnë disa ndryshime vendimtare të cilat pjesërisht u miratuan ose tani për tani vetëm u lajmëruan. I pari është militarizimi absolut i Europës, i dyti është karakteri absolut tërësisht antirus i NATO-s, i treti është prirja drejt formimit të NATO-s globale, ndërsa i katërti ka të bëjë me përgatitjet e NATO-s për konfliktin me Kinën. Të gjitha këto japin pamjen e një bote të rrezikshme që po ndërtohet në të dyja anët dhe po shkon buzë greminës së konfliktit luftarak.

Në samitin e NATO-s në Madrid, liderët u  morën vesh për ndryshime rrënjësore të aleancës ushtarake perëndimore, përfshirë edhe rritjen e numurit të trupave të stacionuar në Europë. Rreth 300.000 ushtarë në tërë kontinentin europian do të kalojnë në gjendjen e gatishmërisë luftarake duke filluar që në vitin e kaluar, gjë që është pothuajse dhjetë herë më shumë sesa janë tani. Finlanda dhe Suedia formalisht janë ftuar të antarsohen në NATO, meqënëse Turqia hoqi dorë e kënaqur nga vetoja, gjë më të cilën kufiri i NATO-s me Rusinë është dyfishuar, tani numuron 2.500 kilometra. Në këtë kufi do të stacionohet artileria e rëndë dhe raketa largësihedhja e të cilave nuk figuron në asnjë marrëveshje reciproke mes ShBA-ve dhe Rusisë.

Është publikuar tashmë dokumenti mbi konceptin strategjik NATO-2022, i cili e identifikon Rusinë si “kërcënim direkt”, gjë që është vetëm një shkallë më poshtë nga “kërcënimi  imediat”, ky  i fundit vetëm një hap ndahet nga fillimi i luftës. Dokumenti e shenjon fillimin e luftës në Ukrainë si forca nxitëse e ndryshimeve. Është hera e parë që dokumenti rishikohet që nga viti 2010, kohë në të cilën Rusia akoma merrte pjesë në samitet e NATO-s. “Lufta agresive e Federatës Ruse kundër Ukrainës ka shkatërruar paqen dhe ka ndryshuar seriozisht mjedisin tonë të sigurisë. Invazioni brutal dhe antiligjor, shkeljet e përsëritura të së drejtës ndërkombëtare humanitare kanë shkaktuar asgjësime dhe vuajtje të papërshkrueshme”, nënvizohet tani.

Ballkani Perëndimor, sëbashku me rajonin e Detit të Zi, përmenden si zona me rëndësi të madhe për NATO-n në pikën 45 të konceptit strategjik, ndërsa Bosnja e Hercegovina në pikën 41. Ajo që është me rëndësi për NATO-n në  të dy  këto raste është prania dhe ndikimi  i padëshirueshëm i  Rusisë: antari serb i presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Millorad Dodik ishte njëri prej politikanëve të rrallë që është takuar me Putinin pas 24 shkurtit. Përveç kësaj, Bosnjë e Hercegovina është i vetmi protektorat europian, dhe në të ushtrojnë të drejtat NATO-ja dhe EUFOR-i. Në mënyrë që NATO-ja të vazhdojë misionin e saj nevojitet vendimi i OKB-së, por në këto rrethana vështirë të supozohet se ky mund të arrihet. Pa marrë parasysh këtë, NATO-ja nuk ka ndërmend ta lëshojë Bosnjën, e kësisoj është çështje shumë interesante sesi do të zgjidhet qëndrim i saj i mëtejshëm  në Bosnjë e Hercegovinë.

Serbia është i vetmi shtet europian që nuk i ka vënë sanksione Rusisë. Zyrtarët europianë dhe amerikanë përsëritin vazhdimisht se presin prej Serbisë ti bashkohet pjesës tjetër të Europoës, gjë që është një përzgjedhje e vështirë për Serbinë, jo vetëm për shkak të vartësisë së plotë energjetike nga Rusia, por edhe për shkak të pasojave shoqërore dhe politike. Nuk ka dyshim se vendosja e sanksioneve do të ishte një faktor i fuqishëm destabilizimi për Serbinë. Por, nga ana tjetër, NATO-ja dhe BE-ja nuk do të lejojnë ekzistencën e ishujve të papërcaktuar në territorin e tyre.

LUFTA DHE  EKONOMIA:

Konflikti ruso-ukrainas i cili zgjat që prej katër muajsh ndodhet praktikisht pa kurrfarë iniciative diplomatike, ose qoftë edhe ndonjëfarë ideje për përfundimin e tij, ndërprerjen e luftimeve apo ndonjëfarë ecurie paqesore. Iniciativa e fundit që erdhi nga ana e kryeministrit italian Dragi, pas konsultimeve me Makronin dhe Sholcin, u zhyt në errësirë pasiqë u hodh poshtë nga pala ukrainase, me miratimin e presidentit amerikan. Tani, pas përfundimit samitit të Madridit, ka gjithnjë e më shumë kërkesa që NATO-ja të përfshihet në kërkimin e një zgjidhjeje diplomatike për dhënien fund të konfliktit. Eksperti i Këshillit për marrëdhënie me jashtë, Çarls Kupçan thotë se është koha që NATO-ja të fokusohet në përmbylljen diplomatike dhe të shfrytëzojë përpjekjet e saj të suksesshme për të forcuar armatosjen ukrainase me mundësimin e ndërprerjes së luftimeve dhe bisedimet e ardhshme. Ai vlerëson se pas sukseseve fillestare të Ukrainës, vrulli në fushën e luftës është zhvendosur në favor të Rusisë, gjë e cila është një prej arësyeve që Franca, Gjermania, Italia dhe aleatët e tjerë të ShBA-ve bëjnë presion për t’iu kthyer diplomacisë. Uashingtoni deri tani ka bërë rezistencë. Por Uashingtoni nuk mund të qëndrojë tejet gjatë në këto pozita. Dhe, nuk është fjala këtu për ruajtjen e solidaritetit transatlantik nëpërmjet pranimit të idesë europane për strategjinë e zgjidhjes diplomatike. Qoftë edhe me armatime shtesë, Ukrainës ndoshta i mungon fuqia ushtarake për të dëbuar forcat ruse nga territori i  saj. Vazhdimi i luftës mund të thotë humbje jetësh dhe territoresh, dhe jo fitore në fushën e luftës për Kievin. Sa më shumë të zgjasë lufta, aq më i madh është rreziku nga përshkallëzimi, qoftë i synuar qoftë i rastësishëm, ndërsa pengesat në ekonominë globale dhe në furnizimin me ushqime janë gjithnjë e më të mëdha dhe më serioze.

Me rëndësi të veçantë janë edhe efektet ekonomike të luftës te vetë antarët e NATO-s, përfshirë këtu edhe ndikimin potencial të inflacionit në politikën amerikane. Themelet e politikës së jashtme amerikane janë shumë më të brishtë sesa kanë qënë ndonjëherë më parë. Konsensusi dypartiak që mbretëronte gjatë kohës së Luftës së Ftohtë ka kohë që është zhdukur, duke ia lënë vendin jo vetëm polarizimit, por edhe një soji të fortë të një ndjesie neoizalacioniste. Politika e jashtme e ish presidentit amerikan Tramp “Amerika në vend të parë”, ishte më tepër simptomë e kësaj kthese. “Politika e jashtme për klasën e mesme” e Bajdenit sinjalizon se edhe demokratët janë të ndjeshëm ndaj dëshirave të trupit zgjedhor dhe se Uashtingtoni kalon më tepër kohë duke zgjidhur problemet brenda shtëpisë sesa jashtë vendit. Tërheqja nga Afganistani e Bajdenit ka sjellë reaksione të dukshme, të pritshme dhe të mirëseardhura në këtë front. Agjenda e tij ambicioze për investimet dhe rinovimin brenda vendit kishte gjithashtu synim përmirësimin e jetës së amerikanëve dhe ngritjen në këmbë të klasës së mesme si dhe rinovimin e qendrës politike të kombit.

NATO GLOBALE:

Krahas këtyre kushteve ekonomike në prapavijë, zgjedhjet e nëntorit do ta zhvendosin Dhomën e përfaqësuesve dhe, ndoshta edhe Senatin, në duart e republikanëve parashikon Kapçani. Drejtimi kryesor i lëvizjes së republikanëve në Kongres është i pamundur të parashikohet, por ka shumë mundësi që partia në të ardhmen të lëvizë sipas parullës Amerika në vend të parë. Xhej. D. Vens i  nxitur nga mbështetja e Trampit, para pak kohësh fitoi në zgjedhjet e vështira për Senatin  në Ohajo. Këndvështrimi i tij për luftën në Ukrainë mund të jetë simbol i asaj që do të vijë: “Mendoj se është qesharake që jemi  të fokusuar deri në këtë masë me Ukrainën. Më duhet të jem i  sinqertë me ju, në përgjthësi as që më bëhet vonë se çfarë do  të ndodhë në Ukrainën në një mënyrë ose në një tjetër”, tha ai.

Në samitin e Madridit per herë të parë sëbashku morën pjesë edhe partnerët e NATO-s nga rajoni i Indo-Pacifikut: Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Republika e Koresë. Kjo pjesëmarrje është rezultat i shfaqjes së Kinës në konceptin Strategjik, por edhe i nevojës së NATO-s për të shkuar më tej se karakteri Veriatlantik. Mbi NATO-n globale është folur që me rastin e diskutimeve për konceptin Strategjik të vitit 2010. Bazën filozofike të NATO-s globale e përcaktoi një prej historianëve më të njohur europianë bonvivani dhe donzhuani britanik në fushën e tij, Pol Xhonson. Xhonsoni ishte i pari që paraqiti idenë e tij për një NATO të re e cila duhej ndarë nga ekzistenca e saj “territoriale” dhe “vendore” dhe e bazoi kredon e tij politike mbi baza më të gjëra kulturore dhe politike. “Cila është baza për aleancën”, shtronte pyetjen ai, duke shqyrtuar lidhjet mes faktorëve gjeografikë, rrugëve historike të identitetit dhe të interesave kulturore. BE-ja dhe NATO-ja janë në ekspansion, por në çfarë raportesh qëndrojnë faktorët e brendshëm që kushtëzojnë një aleancë?

“NATO ishte aleanca gjeografike e krijuar fillimisht për të siguruar prani të plotë dhe të vazhdueshme amerikane në sistemin e sigurisë europiane dhe qendra e saj ushtarake ishte Gjermania. Ajo filloi ekspansionin drejt Turqisë sepse pushtimi eventual i Turqisë mund ti shpinte sovjetët në dyert e naftës në Lindjen e Mesme”, tha Xhonsoni. Krahas kësaj, NATO-ja është “aleancë kulturash identike”. “Këto janë karakteristikat kulturore të demoracisë dhe shtetit të së drejtës”, nënvizoi historiani britanik, duke argumentuar përse NATO-ja është koncept më superior në krahasim me BE-në. “Në vetë fillimet e saj Europa ishte ideuar si Europa Karoliniane (aleancë e francezëve dhe gjermanëve, si dikur në Mesjetë nën dinastinë e Karolinëve-Perandoria e Madhe gjermane- shën. i autorit). Europa u zgjerua dhe koncepti karolinian u zhduk, ose më mirë të themi u bë i fshehur, por mbetën synimet e saj”. Megjithatë ky është një shikim i ngushtë për Europën sepse ekziston “edhe Europa e emigrantëve” e cila gjithashtu mëkon vlera kulturore europiane. Këta janë edhe Brazili, ShBA, Australia dhe shumë vende të tjera. NATO-ja duhet t’ua hapë dyert atyre, bënte thirrje Xhonsoni, duke konkluduar se krahas “vlerave demokratike”, nuk ka asnjë pengesë për përfshirjen e tyre në aleancëe.

“Për këtë NATO-ja nuk duhet të ketë thjesht ‘karakter transatlantik’, por   duhet të jetë ‘aleancë vendesh që kanë vlera dhe interesa të ngjashme në luftë kundër problemeve globale”, në të cilën “ka vend edhe për Australinë, Brazilin, Japoninë, Indinë, Zelandën e Re, Afrikën e Jugut dhe Republikëkn e Koresë”.

Nëse është kështu, mund të thuhet se pushtimi rus i Ukrainës vëretë e ndaloi zgjerimin e NATO-s në Lindjen e Europës, por ka mundësi që i ka dhënë perspektivë asaj të zgjerohet drejt Lindjes së Largët.

Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.danas.rs/nedelja/sta-je-istorijsko-u-madridskom-samitu-nato/

Related- Posts

President Donald J. Trump participates in a working dinner with G7 leaders at the Hotel Royal Evian, Monday, June 15, 2026, during the G7 in Evians-les-Bains, France. (Official White House Photo by Daniel Torok)
FOKUS

Liderët e G7 mblidhen në Evian mes krizave globale, fokus te siguria, ekonomia dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

16 Qershor, 2026
Kryesore

Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

16 Qershor, 2026
FOKUS

A është përfundimtare paqa mes ShBA-ve dhe Iranit, apo do të zgjasë sa edhe kampionati botëror i futbollit?

15 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Europe, Can You Hear Us?”/ Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 17-të

16 Qershor, 2026
A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

Protesta si shkurorëzim i autoritetit të nënshtrimit, anatomia e një zgjimi

16 Qershor, 2026

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

16 Qershor, 2026

Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

16 Qershor, 2026

SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

16 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.