• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home OP/ED

Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

27 Gusht, 2026
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EKSKLUZIVISHT PER ARGUMENTUM

NGA DR. JORGJI KOTE

Mjeshtër i Madh në Diplomaci

Kjo javë shënoi dy ngjarje të rëndësishme, jehona e të cilave shkon përtej rajonit të  Kaukazit dhe Azisë Qëndrore. Më 23 Gusht, në Kazakistan u organizuan zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ato u zhvilluan në vijim të referendumit kushtetues të datës 15 Mars 2026, në të cilin krahas të tjerash u vendos që Kurultai, siç njihet Parlamenti të ketë një dhomë. Këto zgjedhje, te të cilat do të ndalemi gjatë shkrimit i fitoi Partia qeveritare ‘Adilet’ me diferencë të madhe nga 4 – 5 partitë e tjera.

Ndërsa më 25 Gusht, lajmi i ditës në Europë ishte njoftimi i Kryeministrit të Armenisë, Nikol Panyishan se së shpejti, Armenia do të dorëzojë kërkesën zyrtare për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Edhe pse Presidenti Putin, i shqetësuar nga kjo lëvizje e re pro-perendimore në Kaukaz  rikujtoi nevojën e referendumit përkatës, Kryeministri armen pohoi se fillimisht do të dërgohet kërkesa në Bruksel dhe në vijim do të zhvillohet edhe referendumi në fjalë. Liderët e BE-së, duke filluar nga Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen e përshëndetën vendimin armen dhe u zotuan për një bashkëpunim të frytshëm për realizimin e këtij objektivi strategjik.

Kësisoj, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë tani i shtohet edhe Armenia në grupin e  vendeve që aspirojnë integrimin e plotë europian, krahas 6 shteteve të Ballkanit Perendimor, natyrisht një sfidë e re për ato vende dhe sidomos për  BE-në.

Dr. Jorgji KOTE

Vështrim panoramik

Këto janë  dy ngjarjet dhe lajmet më të reja nga Azia Qëndrore, por gjatë këtyre viteve të fundit ato janë paraprirë nga zhvillime të tjera intriguese dhe integruese; dëshmi të një ndryshimi dhe kthesë të madhe historike në këtë rajon kyç të gjeopolitikës europiane, të pasur me gaz, naftë dhe pasuri të tjera nëntokësore, lidhur me raportet me aleatët e tyre tradicionalë, Rusinë & Kinën por edhe me SHBA-të, BE-në, Japoninë, Kanadanë, Indinë, Pakistanin dhe vende të tjera.

Padyshim që shkaku dhe faktori kryesor i këtyre  lëvizjeve me dinamika të reja cilësore në marrëdhëniet politike, ekonomike dhe diplomatike në ish republikat sovjetike në Azinë Qëndrore dhe sidomos në gërryerjen e besueshmërisë te aleati i tyre Rusia është  agresioni i saj kundër Ukrainës. Rusia që deri disa vite më parë ishte kombi më i madh udhëheqës në atë rajon dhe më gjerë tani  prej tyre po shihet dhe trajtohet  më shumë si rrezik se sa partner. Në këto kushte, vende si Moldavia kanë shtuar përpjekjet dhe demarshet diplomatike për anëtarësimin në BE; ndërsa të tjerat po kërkojnë dhe  argumente dhe mënyra për një diversifikim të politikave dhe qëndrimeve të tyre në favor të Perëndimit  dhe dora dorës për një distancim të butë gjeopolitik ndaj Rusisë; kjo po shoqërohet edhe me ridimensionimin në përgjithësi të qëndrimeve  të tyre ndaj fuqive të mëdha si edhe blloqeve ushtarake në rajon dhe më gjerë.

Për pasojë, me përjashtim të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar që nuk e kanë prekur për shkaqe specifike objektive, këto vende po i ndryshojnë rrënjësisht qëndrimet e tyre ndaj Rusisë, vetëm e vetëm që të mos krijojnë  shkaqe, precedentë dhe rreziqe  për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre.

Ndërkohë, pa prishur marrëveshjet e shumta që kanë me Rusinë në shumë fusha, ato po  bëjnë një rishpërnarje të komponentëve të varësisë së tyre, me qëllim që të sigurojnë sovranitetin e tyre. Në këtë kuadër, disa vende në këtë rajon po i kushtojnë përparësi garantimit të sigurisë së tyre nga Rusia, modernizimit të infrastrukturës nëpërmjet Kinës, investimeve të BE-së, mbrojtjes nga Turqia dhe teknologjisë nga SHBA-të.

Në fakt, Rusia e dobësuar për shkak të luftës në Ukrainë, me një imazh të rënë, me varësi të madhe  nga Kina dhe tanimë pa investime perendimore është bërë një partnere shumë më pak tërheqëse se para 10 viteve për vendet në Kaukaz.

Nisur nga interesi që ato paraqesin në një rajon të tillë jetik me bashkësi dhe përplasje të mëdha interesash gjeostrategjike,  më poshtë po ndalemi  te zhvillimet kryesore në marrëdhëniet me Rusinë të pesë vendeve në Azinë Qëndrore – Moldavi, Azerbaixhan, Armeni, Kazakistan dhe Uzbekistan.

MOLDAVIA

Pas Ukrainës, Moldavia përfaqëson shembullin më të mirë që vazhdon me konseguencë kursin e saj të vendosur pro-europian.  Qysh nga vera e vitit 2022 Moldavia është vend kandidat për në BE; në Qershor 2024 ajo çeli edhe negociatat e anëtarësimit me të. Në Tetor 2024, në Referendumin lidhur me këtë anëtarësim, forcat  pro-europiane, edhe pse me diferencë të ngushtë fituan mbi ato pro-ruse. Ja pse tani Rusia edhe për Moldavinë shihet si rrezik dhe jo më si partner.

Në vijim, “Partia për Veprim dhe Solidaritet“ e Presidentes Maia Sandu fitoi bindshëm në zgjedhjet parlamentare në shtator 2025, megjithë ndërhyrjet e shumta ruse në ato zgjedhje dhe shumën prej  100 Milion Euro të shpenzuar për propagandën e saj.

Megjithatë, sipas disa burimeve të medias amerikane dhe kryesisht të  New York Times,  Presidenti Putin nuk heq dorë dhe aq lehtë nga synimet e tij. Sipas shumë ekspertëve, mbas Ukrainës, e dyta në “menunë“ e  sulmeve ushtarake ruse mund të jetë  pikërisht Moldavia. Moska do ta bëjë  këtë si  trysni mbi Perëndimin, që ai  të tërheqë mbështetjen për Ukrainën por edhe  për destabilizimin e BE-së dhe të NATO-s. Ndaj, krahas masave dhe meazheve të tjera mbështetëse, në  shenjë solidariteti me Moldavinë, më 1 Qershor  2023 aty u bë edhe takimi demonstrativ i Komunitetit Politik Europian me praninë e  47 kryetarëve të Shtetit/Qeverive; ky ishte takimi i tij i dytë pas Samitit inaugural në Pragë 2022.

ARMENIA

Ndikimi dhe ndërhyrjet e ndryshme ruse po bien ndjeshëm  edhe në Armeni. Partia “Kontrata Civile“ e Kryeministrit Nikol Pashinyan fitoi shumicën ose  56,7 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të datës 7 Qershor 2026, edhe pse Putini dhe Moska kishin punuar shumë në mbështetje të kundërshtarit të tij, Partisë pro-ruse « Armenia e fortë » e cila fitoi vetëm 17,5 për qind të votave. Megjithë retorikën miqësore të Pashynianit me Putinin, për të dhe shumicën e armenëve është bërë krejtësisht  e qartë se tani as atanuk mund të mbështeten më te Rusia!

Zhgënjimi i madh armen lidhet veçanërisht  me mungesën e ndihmës dhe mbështetjes ruse në luftën e Dytë 44 ditore të Karabakut( 27 Shtator – 10 Nëntor 2020) ku Azerbajxhani më në fund arriti ta rimarrë atë rajon tejet problematik.

Në këto kushte, siç u përmend qysh në fillim të shkrimit, Kryeministri Pashynian ka vendosur  ta çojë vendin drejt BE-së dhe për këtë qëllim do të organizojë edhe një referendum, ku do të shtohet edhe amendamenti se Armenia heq dorë nga çdo rivendikim territorial. Kjo do t’i çelte rrugën  nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Paqes, të sigluar me Azerbaixhanin që përmendet më poshtë. Ndërkohë, në kuadrin e shtimit të marrëdhënieve me BE-në, si bllok dhe veç e veç, në  fushën e sigurisë, Armenia  po kërkon fusha bashkëpunimi me Francën, e cila gjatë vitit në vazhdim  është bërë  aleate e saj strategjike. me Armeninë. Një partner tjetër i rëndësishëm është India, e cila siguron furnizimin e Armenisë me pajisjet më të rëndësishme të armatimit.

Gjithsesi, ndarja gjeopolitike nga Rusia nuk është edhe aq e thjeshtë dhe e prerë si me thikë as për Armeninë; dhe kjo jo vetëm në fushën delikate dhe të brishtë të sigurisë, por sidomos në ato të ekonomisë dhe tregtisë. Një pjesë e madhe e eksporteve armene është e destinuar për Rusinë. Gjithashtu koncernet shtetërore ruse kontrollojnë hekurudhat armene dhe një pjesë të infrastrukturës energjitike.

AZERBAJXHANI

Rimarrja e Nagorni Karabakut u bë edhe për Bakunë shkak thelbësor për distancim nga Rusia. Moska e mbajti për dekada të tëra atë rajon si “konflikt të ngrirë“ duke armatosur të dyja palët.

Megjithë tensionet në politikën e jashtme me Rusinë, Bakuja nuk mund të distancohet tërësisht nga Moska. Gjithsesi, nisur edhe nga strategjia e tanishme e diversifikimit të politikës së saj të jashtme, aktualisht Rusia është thjesht një ndër shumë partnerët azerë.

Më tej, Azerbajxhani po i kompenson marrëdhëniet me Rusinë me vende të tjera nga rajoni, Europa dhe bota. Për rrjedhojë, partneri më i rëndësishëm i Azerbajxhanit është Turqia, e cila e ndihmoi shumë edhe në Luftën e Karabakut. Një partner tjetër i rëndësishëm për livrimin e armëve krahas Izraelit është Pakistani. Edhe Kina është partner strategjik i Azerbaixhanit, sidomos në fushën  e energjisë së ripërtëritshme.

Por, pavarësisht nga sa sipër, Azerbajxhani bën përpjekje maksimale me qëllim që t’i ketë krahët e sigurta edhe me Rusinë. Edhe pse marrëdhëniet e tyre janë ftohur ndjeshëm pas rrëzimit nga mbrojtja kundërajrore ruse në territiin e kësaj të fundit të një avioni azer  në dhjetor 2024, bombardimit  tri herë  të ambasadës së saj në Kiev gjatë vitit 2025 dhe incidenteve me shtetas azerë në Rusi. Megjithatë, diplomacia azere tregohet  e  matur,  me distancim por jo armiqësim, duke shtuar kontrollet sidomos mbi fuqinë e butë ruse dhe duke mbajtur hapur në çdo rast kanalet e komunikimit. Këto janë qëndrime të drejta sepse vërtet që pas agresionit në Ukrainë, Rusia  nuk i ka kapacitetet për një fushatë ushtarake në Kaukaz, por prapë  ajo  nuk është se ka hequr dorë  nga ambiciet ekspansioniste në atë rajon.

Rreziku tjetër nga Rusia është bashkëpunimi i saj me Iranin për të penguar procesin e paqes në rajon; duke filluar nga kundërshtimi i ndërtimit të Korridorit të Paqes Trump me SHBA-të dhe me provokime  politike dhe ushtarake në rajon.

Padyshim që ngjarja më madhore për Bakunë ishte ngritja në nivel strategjik e marrëdhënieve me SHBA-të pas takimit të Presidentit Ilham Aliyev me Presidentin Trump në Uashington më 7 Gusht 2025.  Kjo u bë e mundur falë nënshkrimit të « Memorandumi i Mirëkuptimit për krijimin e Grupit të Punës  për  “Kartën e Partneritetit Strategjik” më 8 Gusht. Një arritje e shënuar kjo, mbasi në realitetet e reja gjeopolitike të krijuara në Kaukazin e Jugut, Azerbajxhani u konfirmua si  partner  i ngushtë  i SHBA-ve, një garanci e qartë sigurie kjo edhe nga rreziku rus.

Me rëndësi të veçantë për Azerbajxhanin dhe marrëdhëniet me SHBA-të ishte nënshkrimi më 7 Gusht nga Presidenti Trump i pezullimit të « Aktit të Mbështetjes së Lirisë” dhe sidomos “Seksionit 907”  i  miratuar nga Kongresi Amerikan në vitin 1992. Ai ndalonte ndihmat për Azerbajxhanin, për shkak gjoja të bllokadës së tij ndaj Armenisë. Për pasojë, Azerbajxhani ishte shteti i vetëm post-sovjetik që nuk merrte ndihma të drejtpërdrejta nga SHBA-të për lehtësimin e procesit të stabilizimit  politik dhe ekonomik pas shpalljes së pavarësisë së tij.

Tani shpresohet shumë që politika amerikane ta shfuqizojë  atë akt, sepse nuk është  më efektiv dhe nuk i përshtatet realiteteve të reja.

Nisur nga sa sipër, por jo vetëm, bashkohem me shumë politologë dhe ekspertë të mirënjohur vendas dhe ndërkombëtarë se me diplomacinë e tij pa bujë por plot bukë, Azerbajxhani është konfirmuar si Fuqi e Mesme efektive, me ndikim dhe jehonë rajonale dhe më gjerë. Ajo po jep një shembull pozitiv të kapërcimit të situatave nga më të vështirat; me  mendim diplomatik, me durim  strategjik, me mirëkuptim dhe tolerancë, në bashkëpunim të ngushtë me aktorë dhe faktorë madhorë gjeopolitikë, sidomos me SHBA-të, BE-në dhe zbatimin konsekuent të  fqinjësisë së mirë.

PAQJA ARMENI – AZERBAJXHAN

Këtu vlen të theksohet afrimi i madh këto dy vitet e fundit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në të gjitha fushat jetike dhe e prekshme edhe për njeriun e thjeshtë, duke filluar nga masat për krijimin e besimit. Kjo po bëhet me ndërmjetësimin e  SHBA-ve, si rrjedhojë e predispozicionit të qeverive të këtyre dy vendeve për partneritet strategjik me SHBA-të.  

Fillimi i një epoke të re të paqes së qëndrueshme  midis tyre u zyrtarizua  më 8 Gusht 2025 në Shtëpinë e Bardhë, në përfundim të Takimit mes Presidentit Trump, Presidentit Aliyev dhe Kryeministrit  Pashinyan  me siglimin e « Deklarata e Përbashkët mbi Procesin e Paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë». Gjithsesi, garantimi i një paqeje të qëndrueshme midis tyre varet nga ndryshimi kushtetues në Armeni, që ajo  të mos rivendikojë më territore si Nagorno Karabaku, të cilën e përmendëm kur shkruam për Armeninë.

Në vijim, për Azerbajxhanin dhe Armeninë ishte me rëndësi epokale vizita historike e Zv.Presidentit amerikan J.D. Vance në Baku dhe Yerevan më 9 – 11 Shkurt 2026. Ishte e para vizitë e një zëvendëspresideti amerikan në detyrë, gjatë të cilës u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme. Kjo vizitë dha mesazhin tjetër madhor të largimit gradual të Bakusë nga ndikimi rus dhe afrimit të mëtejshëm me Perëndimin dhe SHBA-të.

KAZAKISTANI

Duke kaluar në Kazakistan, nga viti 2019 nën drejtimin e Presidentit të moderuar Kassym-Jomart Tokaiev, ish drejtor i Përgjithsëm i OKB-së në Gjenevë ( 2011 – 2013)  ish Minister i Jashtëm dhe Ish Kryeminister, Kazakistani është bërë protagonist i “politikës së jashtme shumë vektoriale“ në hapësirën post-sovjetike: vektorët e asaj politike kanë qenë dhe mbeten Rusia, Kina, SHBA-të dhe BE-ja.

Në gjeopolitikën e tij Kazakistani mbështetet shumë në eksportet e naftës, uraniumit, zinkut dhe mineraleve të tjera. Ai paraqitet si një  fuqi e mesme në rritje, që krahas  aktorëve të mëdhenj gjeopolitikë mban lidhje të mira  edhe me Turqinë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe monarkitë e Gjirit.

Edhe në këtë vend, ndikimi rus është dobësuar ndjeshëm pas agresionit rus kundër Ukrainës. Aneksimi i Krimesë më 2014 dhe invazioni në Ukrainë në shkurt 2022  i dhanë lidershipit kazak argumenta të reja për një distancim të kujdesshëm nga Rusia. Presidenti Tokaiev i dha shenjat e para të kundërshtimit qysh në muajin Qershor 2022 kur në Forumin e saj Ekonomik të Saint Petersburgut ia tha në sy Putinit se nuk ishte dakord me agresionin kundër Ukrainës. Më vonë, ai refuzoi të njihte referendumin për pavarësinë e Doneskut dhe Luhanskit. Për të ardhur te takimi më i fundit me Presidentin Putin në Omsk më 25 Korrik 2026, ku ndonëse me gjuhë diplomatike, me vlerësime dhe mirësjellje për të i bëri thirje ta ndalonte luftën në Ukrainë, çka Putini e kundërshtoi. Ndërkohë, ashtu si edhe vendet e tjera të Kaukazit, Kazakistani e ka shprehur solidaritetin me Ukrainën në forma nga më të ndryshmet.  

Gjithsesi, Rusia mbetet e rëndësishme si në pikpamje të  sigurisë ashtu dhe si vend tranzit për eksportet e rëndësishme si nafta, ndonëse Kazakistani po bën përpjekje për diversifikimin e rrugëve të transportit. Ai ka kufirin më të gjatë tokësor prej  7500 km me Rusinë dhe shumë marrëveshje të mëparshme në fusha jetike.

Me qëllim që të ruajë ekuilibrat e nevojshëm për pavarësinë,  Presidenti Tokaiev i kushton rëndësi marrëdhënieve me Kinën, sidomos sa i takon teknologjisë dhe rrugëve të tranzitit; por, ai kërkon njëkohësisht që të kompensojë pretendimet e  fuqive  të mëdha si Kina dhe Rusia me marrëdhënie të mira me Perëndimin dhe partnerët e tjerë aziatikë. Aktualisht, partneri i tij  më i madh tregtar është BE-ja.

Ashtu siç e përmendëm në fillim të këtij shkrimi, më 23 Gusht, kazakët zgjodhën për herë të parë pas ndryshimeve të shumta të Kushtetutës të vitit 1995 Parlamentin e ri.Rreth 12,6 Million zgjedhës votuan për 145 deputetë për Kurultain  me një dhomë. Ashtu siç edhe pritej, Partia  mbështetëse e Presidentit Tokaiv ”Ǻdilet” e cila në fillim të këtij viti ”thithi” partinë e mëparshme qeverisëse ”Amanat” fitoi 71, 1 për qind të votave. Ndërsa 4 partitë e tjera nuk fituan më shumë se 6 për qind. Pjesëmarrja ishte tejet e lartë me 74 për qind.

Megjithë problemet e konstatuara nga vëzhguesit e BE-së, zgjedhjet legjitimuan etapën e re të zhvillimit dhe i çelën rrugën reformave  të reja premtuese. Këto zgjedhje u bënë pas Referendumit të datës 15 mars 2026, ku u ndryshua në masën 95 për qind Kushtetuta e vitit 1995 me shumë masa dhe reforma të rëndësishme, duke përfshirë edhe  parlamentin me një dhomë deputetësh. Ato u karakterizuan nga një pjesëmarrje  të lartë në masën 75 për qind, ku 90 për qind votuan pro ndryshimeve kushtetuese dhe vetëm 10 për qind ishin kundër tyre.

UZBEKISTANI

Mbi tri dekadat e para pas shpalljes së pavarësisë, Uzbekistani i pasur me gaz ndiqte një politikë të jashtme të izolimit. Presidenti autokrat Islam Karimow nuk kishte besim as te Rusia dhe as te Perendimi. Pas vdekjes së tij përpara 10 vitesh, President u bë Kryeministri

Savkat Mirziyoyev, i cili bëri edhe hapjen e vendit ndaj investimeve, ndonëse  pa e demokratizuar atë në kuptimin e plotë të fjalës.

Edhe ai po ndjek diplomacinë shumë vektoriale, asnjanjësinë ushtarake, diplomaci pragmatiste ekonomike dhe  zgjidhjen e konflikteve me mjete paqësore.

Ashtu si edhe vendet e tjera të rajonit, edhe Uzbekistani po i kushton rëndësi forcimit të bashkëpunimit rajonal, ku bie në sy projekti madhor me Azerbaixhanin  ” Central Asia 2040” etj.

Këtë politikë diversifikuese ai po e ndjek edhe në fushën e investimeve të huaja, ku donatori më i madh financiar deri tani është Kina me mbi 10 miliard dollarë, e ndjekur nga Rusia, vendet e Gjirit, Turqia  edhe europianët.

Në pikëpamje të politikës së jashtme, Kryeministri Mirziyoyev  e ka bërë shembull Uzbekistanin. Rusia mbetet e rëndësishme si partner, por jo alternativë e vetme si dikur. Ndërkohë, partneri më i rëndësishëm tregtar dhe blerësi më i madh i gazit  uzbek është Kina.

PERFUNDIME

Në dritën e zhvillimeve dhe dukurive cilësore të lartpërmendura, ashtu siç e pohon edhe eksperti i njohur i çështjeve rajonale, Lukas Aubin, tashmë edhe vetë koncepti  “hapësira port-sovjetike“ që kishte Rusinë në epiqendër po ndryshon ndjeshëm. Edhe pse vendet e lartpërmendura janë bashkë me Rusinë pjestare në Nismën e Bashkëpunimit të Shangait, Traktatin e Sigurisë Kolektive, në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, etj dhe vazhdojnë bashkëpunimin e tyre edhe si vende fqinje, ky koncept po e humbet peshën dhe kuptimin gjeopolitik bashkë me  dobësimin dhe zbehjen e rolit rus. Tani vendet e Azisë Qëndrore nuk duan të mbajnë dhe ca më tepër të shtojnë lidhjet dhe varësinë  nga Rusia, mbasi kjo do të ishte faktor rreziku për lirinë dhe pavarësinë e tyre; ndaj, ato duan të jenë aktorë të rëndësishëm rajonalë dhe më gjerë midis Europës dhe Azisë. Natyrisht Rusia mbetet shtylla kryesore Euroaziatike, por me ndryshimin e madh se tani ajo nuk është më qendra e vetme e gravitetit rajonal dhe ca më pak europian.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Kryesore

Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

10 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.