Zhelko Panteliç– [i]
Vendet e ‘QUINT-it (ShBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) dhe disa amerikanë të veçantë i shqetëson emërimi i Aleksandër Vulinit në qeverinë e re serbe; në Bruksel janë gjithnjë e më të shqetësuar për shkak të emërimit të Aleksandra Joksimoviçit si këshilltare e kryeministrit Millosh Vuçeviç dhe ndikimit të saj, nëpërmjet kryeministrit, të rrjedhën e mëtejme të integrimeve europiane; komisari për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelji pengoi për më shumë se tetë muaj futjen e marrëveshjes së Ohrit në kapitullin e bisedimeve nr. 35; Gjermani, Franca dhe Italia formuan bllokun me qëndrimin se Kosova duhet të bëjë hapa të pakthyeshëm drejt formimit të Bashkësisë së komunave serbe nëse dëshiron të hyjë në Këshillin e Europës; lufta e Beogradit zyrtar kundër Rezolutës, jo detyruese nga pikëpamja juridike, të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbi genocidin në Srebrenicë solli më shumë dëme sesa përfitime; Republikën Srpska e kërcënon bankrotimi; në Maqedoninë e Veriut problemi kryesor është konflikti brendashqiptar; Mali i Zi do të fillojë me hapjen e kapitujve për antarsim në muajin qershor; treni për antarsim në BE nis nëpërmjet Fondit për rritjen ekonomike, kush nuk do të mund ta kapë do të gjendet në periferi dhe në izolim – kjo është një përmbledhje e qëndrimeve dhe ideve që mblodhëm ditët e fundit në bisedimet me burimet diplomatike në BE dhe me shtetet antare të BE-së.
Presidenti Aleksandër Vuçiç duhet ta falenderojë kryeministrin kosovar Albin Kurti që Serbia nuk është në një pozitë tejet më të keqe sesa kjo aktualja, njëlloj sikurse Kurti duhet t’i jetë mirënjohës presidentit serb që Kosova ka shpëtuar nga një ostrakizëm më intensiv dhe sanksione serioze në ditët e shkuara.
Asnjë shtet me rëndësi i BE-së apo lider i BE-së, kjo na u pohua nga shumë burime, nuk e ka premtuar antarsimin e Ksoovës në Këshillin e Europës.
Në dymbëdhjetë mujat e fundit Beogradi dhe Prishtina i kanë përkeqësuar pozitat e tyre me lëvizjet që kanë bërë në planin e politikës së brendshme dhe asaj të jashtme dhe janë rikthyer në lojë në radhë të parë për shkak procedurave, veprimeve dhe mosveprimeve të palës tjetër. Deri në përpjekjen për kryengritje të armatosur në Banjska në Veri të Kosovës, pushteti serb ishte në një pozitë tejet më të mirë sesa ai kosovar, gjë që u konstatua edhe nëpërmjet vënies së sanksioneve ndaj Prishtinës nga ana e BE-së dhe ShBA-ve. Pas Banjskës pozita e Serbisë u përkeqësua në mënyrë drastike dhe u rregjistruan parregullsi dhe shkelje të të drejtave në zgjedhjet e muajit dhjetor si dhe, thënë në mënyrë eufemistike, deklaratave të pashembullta të zyrtarëve serbë kundër BE-së dhe shteteve të saj antare, në mënyrë të veçantë kundër Gjermanisë. Për fatin e mirë të Beogradit zyrtar, rregjimi në Prishtinë nëpërmjet veprimtarive në Veri të Kosovës (dërgimi në mënyrë demonstrative dhe provokative i forcave speciale), zbatimin e një sërë ndalimesh, përfshirë edhe ushqimin dhe gazetat, si dhe heqjen nga përdorimi të dinarit në komunat me shumicë serbe, i shpërdoroi pikët që kishte fituar.
Fjalori agresiv dhe joadekuat i zyrtarëve serbë në Nju Jork dhe në adresa të tjera orientoi përsëri simpatitë drejt palës kosovare, në radhë të parë si reaksion ndaj strategjisë politike të Serbisë dhe jo sepse mendonin se pala kosovare ka të drejtë. Atëherë Kurti u përpoq ta kthente topin në qendër, duke u përzierë në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut dhe duke ideuar se i është premtuar pranimi në Këshillin e Europës pa detyrimin për të formuar Bashkësinë e komunave serbe.
Megjithatë fjalën e fundit, sëpaku deri tani, e pati Serbia zyrtare. Sëpari, nëpërmjet emërimit të Aleksandër Vulinit në qeverinë e re të Millosh Vuçeviçit dhe Jadranka Joksimoviçit në postin e këshilltares për politikë të jashtme, dhe pastaj nëpërmjet mesazheve gjatë vizitës së presidentit kinez Si Gjinping në Beograd dhe përpjekjet për destabilizimin e qeverisë malazeze.
PËRSE QUINTI SHQETËSOHET PËR VULININ NDËRSA BE PËR JOKSIMOVIÇIN.
Kvintin më shumë e shqetëson Aleksandër Vulini sepse do të ketë kompetenca tejet të mëdha në sektorë mjaft sensitivë, mbi të gjitha për shkak të lidhjeve dhe simpative të tij, të cilat nuk i fsheh, për presidenti rus Vladimir Putin. Në kuadër të Kvintit amerikanët reaguan më zhurmshëm, sepse, sipas informacioneve të tyre, ish zëdhënësi i JUL (Jugosllovenska Levica. Shën. i përkth.) të Mira Markoviçit (bashkëshortja e Sllobodan Millosheviçit. Shën. i përkth.) do të ketë kompetenca me rëndësi në qeverinë aktuale në sektorin informativo-shtarak. Bashkimi Europian është i kujdesshëm dhe pret të shohë sesi do të ndërthuren gjërat dhe çfarë rëndese do të ketë realisht Vulini, ndërsa Uashingtoni kishte një reaksion më të ashpër dhe më konkret duke u shprehur që në Beoigrad të mos jetë më Kristofer Hilli.
Gjithsesi, Vulini është si puna e shamisë së kuqe për amerikanët. Kreu serb duhet të ketë parasysh se në atë moment kur Hilli të laregohet nga Serbia do të lindë problem i madh për shkak të zëvendëskryeministrit nëse vërtetohen kompetencat e tij në sektorin informativo-ushtarak.
Në Bruksel që në deklarimet e para të kryeministrit të sapoemëruar Millosh Vuçeviç dhe një pjese të fjalës së tij kushtuar integrimeve europiane dhe politikës së jashtme të Serbisë u konstatuan zemërim dhe ironi ndaj BE-së gjë për të cilën besohet se është për shkak të ndikimit të këshilltares së kryeministrit. Dhe kjo mund të jetë pengesë shumë e madhe për Serbinë.
Bashkimi Europian nuk është më i lumturi për shkak të emërimit të Jadranka Joksimoviçit si këshilltare e kryeministrit Vuçeviç. Në Bruksel presin që ajo do të ketë ndikim më të madh sesa ministrja për integrimin europian Tanja Mishçeviç. Është fjala për një sinjal shumë shqetësues për BE-së, sepse Joksimoviçi kurrë nuk ka qënë e orinetuar pro Europës. Në Bruksel e evitonin masivisht ndërsa ishte ministre sepse sillej në mënyrë joadekuate duke krijuar kësisoj një atmosferë negative gjë për të cilën është konsideruar si ministrja e integrimeve europiane më pak e suksesshme në Ballkanin Perëndimor.
Eksperienca e krerëve dhe funksionarëve europianë me Tanja Mishçeviçin është plotësisht e kundërta. Ajo, në ndryshim nga Joksimoviçi, pritet gjithandej mirë dhe me kënaësi, që nga Brukseli e deri në kryeqytetet më të rëndësishme të BE-së. Tanja ka bërë një punë pabesueshme që nuk është e dukshme për publikun e gjërë dhe kurrë nuk i është thënë faleminderit, dhe se pa kryerjen e kësaj pune Serbia ishte një hap afër ngrirjes së bisedimeve. Mishçeviçi ka arritur të hekurosë, përshembull, çështje shumë të ndjeshme, siç ishte hyrja e TV rus në Serbi, e deri te nënëshkrimi i marrëveshjes mes Lavrovit dhe Selakoviçit rreth bashkëpunimit mes ministrive të punëve të jashtme.
Në sytë e Brukselit ardhja e Marko Gjuriçit në postin e shefit të diplomacisë përbën një hap pozivitv meqënëse paraardhësi i tij Ivica Daçiç në përgjithësi nuk ka qënë i interesuar për BE-në dhe as për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Me ardhjen e Gjuriçit komunikimi i Ministrisë së punëve të jashtme të Serbisë me BE-në do të jetë më kapilar dhe me frekuent. Gjuriçi në Bruksel ka imazhin e politikanit me qëndrime properëndimore dhe me qëndrim të sinqertë se Serbia duhet të jetë në rrugën europiane dhe të thellojë marrëdhëniet me ShBA-të.
SERBIA PËRSËRI NUK HUMB RASTIN QË TË HUMBË RASTIN
Sikurse ka ndodhur shumë herë në historinë e afërt të Serbisë, Beogradi zyrtar përsëri nuk humbet rastin të humbë rastin, ose më keq akoma, të niset në drejtim plootësisht të kundërt në raportet me BE-në dhe të gjithë fqinjët në Ballkanin Perëndimor. Në gjashtë muajt e fundit ndodhën ndryshime të mëdha në vetë BE-në dhe qëndrimit të saj ndaj zgjerimit gjë që nuk ka për të ndryshuar pa marrë parasysh rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Europian në fillim të muajit qershor.
Bashkimi Europian tani po punon seriozisht në politikën e zgjerimit gjë e cila shihet nëpërmjet vendimeve për të filluar bisedimet për antarsim në BE me Bosnjë e Hercegovinën dhe që rruga e Malit të Zi për në BE të përshpejtohet maksimalisht. Institucionet e BE-së, me miratimin e shteteve të mëdha dhe punën në terren të Austrisë dhe Sllovenisë në kuptimin e plotë të fjalës e shpëtuan Malin e Zi nga krizat turbulente në të cilat ajo mund të rrëshqiste pas zgjedhjeve. Edhe përkundër skepticizimit të disa qarqeve brenda vetë BE-së, por edhe ShBA-ve dhe Britanisë së Madhe, BE-ja ka luajtur një rol me rëndësi për të mbështetur formimin e qeverisë së Millojko Spajiçit me prioritet përmbushjen e detyrimeve nga agjenda europiane.
Amerikanët në kuptimin e plotë të fjalës nuk besuan te ky projekt europian, Gabrijel Eskobari ishte shumë dyshues, por koha tregoi se BE-ja kishte të drejte kur qëndroi pranë kryeministrit malazez Millojko Spajiç. Përparimi i Malit të Zi është sukses për BE-në dhe një sinjal shumë i fuqishëm për rajonin e para së gjithash për Serbinë. Me hyrjen e Podgoricës në BE, politika e zvarritjes së integrimeve europiane dhe koketimi me Kinën dhe Rusinë është shndëruar në një bumerang shkatërrues për Beogradin.
Ndërsa Mali i Zi filloi të bëjë hapa të mëdha drejt antarsimit në BE, në Serbi u rreshtuan, si një një shirit filmi, ngjarjet dekurajuese dhe sinjalet negative. Filloi me Banjskën, vazhdoi me zgjedhjet, probleme me shtetin e së drejtës, sulmet vulgare të ish kryeministrës Ana Brnabiç kundër Gjermanisë. Ishte kundërproduktive në mënyrë të veçantë spekulimi publik se Gjermania ka përgatitur “Majdan-2” në Serbi dhe se Beogradi këtë informacion e kishte marrë nga rusët. Pushteti serb bëri një gabim prej fillestari duke e vënë Majdanin në kontekst negativ, sikur po i drejtoheshin Rusisë dhe jo BE-së dhe antarit më të rëndësishëm të tij, Gjermanisë. Majdani ka konotacion pezhorativ në Moskë, Pekin, Teheran apo Ankara, por në BE ka rëndësi pozitive simbolike pas invazionit rus në Ukrainë. Në mënyrë paradoksale, Brnabiçi sulmoi Gjermaninë e cila kishte një qëndrim tjetër nga ShBA-të dhe kërkonte kompromis për të cilin Viktorija Nuland pati thënë atë shprehjen e famshme “Fuck the EU”. Gjithashtu, Ukraina dhe Majdani janë pika të dhimbshme të politikës së jashtme gjermane sepse koha tregoi se ishin në rrugë të gabuar. T’u kujtosh atyre gabimin është futje klasike e gishtave në sy.
Përveç që fyen Berlinin, zyrtarët serbë i’u turrën, me deklaratat e tyre në muajt e parë të vitit 2024, edhe një pjese të mirë të shteteve antare të BE-së të cilët në mënyrë refleksive filluan të mbështesin Kosovën, ndërsa më parë kishin një qëndrim të ballancuar ose të dezinteresuar, me qëllim që të dëmtojnë Beogradin zyrtar dhe jo të ndihmojnë Prishtinën. Dëmi direkt i qëndrimeve të funksionarëve të lartë serbë shihet në një sërë vendimesh dhe lëvizjesh që u konstatuan muajt e fundit. Megjithatë, për fatin e mirë të Serbisë, seria e lëvizjeve të Kurtit në Kosovë kryesisht me përzierjen në punët e brendshme në Maqedoninë e Veriut “i’a hapën sytë” një numuri antarësh të BE-së, sidomos atyre me më ndikim.
BETEJA E KOSOVËS NË KËSHILLIN E EUROPËS
Shefja e diplomacisë gjermane Analena Berbok në takimin e paradokohshëm joformal i’a bëri direkt me dije Kurtit se nuk është e lehtë të arrihen 31 vota në Komitetin e ministrave të këshillit të Europës, aq sa nevojiten që Kosova të hyjë në këtë organizatë paneuropiane. Berbok në të njëjtin rast i tregoi kryeministrit kosovar se Gjermania mbështet fuqishëm antarsimin e Kosovës në Këshillin e Europës nëse ndërkohë bën disa lëvizje të cilat do të shpinin në mënyrë të pakthyeshme në formimin e Bashkësisë së komunave serbe. Përgjigja e Kurtit ishte aq jodiplomatike saqë Berbok mbeti e shokuar.
Pas Berboku edhe ambasadorët e Kvintës patën një takim me Kurtin në Prishtinë. Ishte një takim i vështirë dhe i mundimshëm meqënëse Kurti nënvizoi me dhjetra arësye përse kurrë nuk do të pranojë formimin e Bashkësise së komunave serbe. Gotën e durimit e derdhi me pohimin se i është premtuar antarsimi në këshillin e Europës pa formimin e Bashkësisë së komunave serbe, gjë që nuk i përgjigjet së vërtetës.
Asnjë antar me rëndësi i BE-së apo lider i BE-së, kjo na u pohua nga shumë burime, nuk i ka premtuar Kosovës antarsimin në Këshillin e Europës. Këtu nuk mund të përllogaritim deputetë në parlamentet nacionale në Kontinentin e vjetër, si puna e Alishia Kernsit, deputete britanike. Madje edhe vetë Viola fon Kramon është distancuar nga narrativi i Kurtit se i është premtuar antarsimi në këshillin e Europës gjë për të cilën ajo u ballafaqua me sulme në rrjetet shoërore nga mediat e huaja, nacionalistët dhe rrjetet shoqërore në Kosovë.
E gjitha kjo bëri që gjermanët ta ndryshojnë pllakën dhe të marrin një pozicion të ashpër, sëbashku me Francën dhe Italinë, sipas të cilit Kosova duhet ta formojë Bashkësinë e komunave serbe nëse dëshiron të hyjë në Këshillin e Europës. E panjohur e madhe është Britania e Madhe, meqënëse Londra ka agjendën e saj e cila në lidhje me Kosovën është ndryshe, madje edhe nga ajo amerikane.
Shqiptarët në Britaninë e Madhe janë të shumtë, me ndikim dhe të rrezikshëm, sepse mafia shqiptare është më e forta dhe më brutalja në Ishull. Njëkohësisht diaspora shqiptare, në të cilën Kurti i’a arriti të hedhë jashtë Edi Ramën nga posti i liderit panshqiptar, ka ndikim të madh te një sërë vendimmarrësish me rëndësi në Londër. Kjo shpjegon përse Mbretëria e Bashkuar ka qëndrime rigjide ndaj Serbisë dhe mirëdashëse ndaj Kosovës.
Britanikët mund të gjejnë aleatë në shtete antare të BE-së, si puna e shteteve skandinave, republikave priballtike ose Sllovenisë, pas cilësimeve të thëna dhe aspak të matura për llogari të sllovenëve nga ana e presidentit të Serbisë në Nju Jork.
BRITANIA E MADHE KUNDËR GJERMANISË, FRANCËS DHE ITALISË.
Varianti më i mundshëm është shtyrja e votimit për antarsimin e Kosovës në Këshillin e Europës ditën e fundit në Komitetin e ministrave, sepse gjendemi, si të thuash, në një terren të panjohur lidhur me pranimin e Prishtinës. Lihtenshtejni, kryesues i Komitetit të ministrave të Këshillit të Europës, por edhe antarët më të rëndësishëm duan të evitojnë votimin sepse nuk dinë sesi duhet të reagojnë në rast se gjatë votimit nuk merren numuri i duhur i votave për hyrjen në Këshillin e Europës. Mosarritja e miratimit të hyrjes së Kosovës nga ana e Komitetit të ministrave do të krijonte një precedent. Deri tani nuk ka ndodhur që vendi kandidat të mos marrë votat e nevojshme në Komitetin e ministrave të Këshillit të Europës pas kalimit të të gjitha shkallëve deri te antarsimi. Për më shumë, kjo mundësi as nuk është parashikuar në dokumentet e Këshillit të Europës. Në Strasburg po përpiqen të hetojnë se cilat do të ishin pasojat e mosmiratimit të hyrjes së Kosovës dhe çfarë duhet bërë në këtë rast. Nuk dihet nëse “rrëzimi” i kandidaturës do të thotë se Kosova nuk mund të jetë më antare e Këshillit të Europës apo nëse tërë procedura duhet kthyer në fillim apo të organizohet edhe një votim tjetër i Këshillit të ministrave.
Gjithçka ndërlikohet akoma më shumë për shkak të votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës e cila ka miratuar pranimin e Kosovës me shumicë të cilësuar: më shumë se katër të pestat e antarëve kanë votuar “pro”. Në këtë konstelacion shtyrja e votimit mbetet zgjidhja e vetme logjike, por gjithsesi të gjithë skenarët mbeten të hapur sepse sponsorët e Kosovës nuk jepen lehtë.
Praktikisht janë formuar disa bloqe. Britania e Madhe udhëheq grupin e vendeve të cilët duan që Kosova të pranohet sa më shpejt në Këshillin e Europës. Franca, Gjermania dhe Italia kanë formuar një bllok që kushtëzon pranimin e Kosovës me lëvizje të qarta dhe të pakthyeshme për krijimin e Bashkësisë së komunave serbe. Pra, nuk është kusht që Bashkësia e komunave serbe të formohet, por të merren vendime të cilat procesin e formimit të bashkësisë e bëjnë të pakthyeshëm. Atyre u janë bashkuar edhe vende të tjera të cilët deri kohët e fundit kanë patur pozicionin se Koosova duhet pranuar në mënyrë që t’i jepet një mesazh Serbisë, por tani edhe ata, për shkak të lëvizjeve të Kurtit mbështesin pozicionin e Berlinit, Parisit dhe Romës.
Përputhja kohore e futjes së Marrëveshjes së Ohrit në kapitullin 35 për bisedimet me Serbinë me votimin për antrasimin e Kosovës në Këshillin e Eruropës, i ka shtyrë disa qarqe të bëjnë një lidhje mes këtyre dy ngjarjeve. Megjithatë, bëhet fjalë për dy procese të ndara. Marrëveshja e Ohrit duhet të futej në kapitullin e 35 shumë më herët, por komisari për zgjerimin Oliver Varheli e ka penguar këtë për pothuajse nëntë muaj. Vetëm kur presidentja e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen ndërhyri me forcë, Varhelji e kreu përfundimisht punën e tij.
KURTIT I DUHET ANTARSIMI PËR TË AKUZUAR SERBINË.
Në BE nuk kanë shumë dilema përse Albin Kurti dëshiron ta futë Kosovën në Këshillin e Europës: qëllimi i parë është që ta akuzojë Serbinë para gjykatës në Strasburg për dëme lufte. Për këtë edhe qeveria e Kuriti ka vënë një datë kufi për zhdëmimet e luftës dhe krimet e kryera deri me 12 qershor 1999, sepse në këtë mënyrë dëshiron të përgatisë terrenin për akuza dhe të dhëna të reja që mund të ruhen. Bëhet fjalë pak a shumë për një histori djegëse dhe, nëse Kurti e realizon, mund të kemi një shkëndijë të re për destabilizimin e rajonit.
I verbuar me idenë që të akuzojë medoemos Serbinë, Kurti nuk e sheh pyllin për shkak të një peme. Antarsimi i Kosovës në Këshillin e Europës është thikë me dy teha sepse edhe serbët në Kosovë në këtë mënyrë fitojnë një instrument të fuqishëm dhe me rëndësi për të mbrojtur të drejtat e tyre si pakicë kombëtare dhe ta akuzojnë Prishtinën sa herë që ajo shkel të drejtat e tyre apo i kërcënon. Problemi është se shumica e serbëve që jetojnë në Kosovë as që e dinë se ekziston ky institucion ose edhe nuk ka mundësi dhe kapacitete që ta kërkojë drejtësinë para Gjykatës në Strasburg.
Në këtë rast shteti i Serbisë duhet të ofrojë ndihmë të plotë juridike për serbët në Kosovë në rastet e akuzave ndaj Prishtinës para Gjykatës në Strasburg. Vendimet për shkelje të të drejtave të njeriut në Strasburg do të ishin humbja më e madhe për Kurtin dhe do të vinin në pikëpyetje jo vetëm politikën e tij por edhe karrierën. Por, që të ndodhë kjo duhet që në Beograd të mendojnë në mënyrë racionale dhe jo me emocione.
KUSH NUK I KA KUPTUAR NDRYSHIMET NË BE?
Fondi për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor nuk siguron vetëm para për shtetet e rajonit por edhe u hap atyre dyert e Tregut të përbashkët të BE-së. Ndërkohë është kthyer fuqishëm në lojë edhe Tregu ekonomik rajonal. Dallimi mes iniciativës së Ballkanit të Hapur dhe Tregut ekonomik rajonal qëndron në atë se e para ishte iniciativë e shteteve të rajonit (Serbia, Shqipëri, Maqedonia e Veriut) gjë që parashikonte standarte të ulëta nga ato europiane me prirje që ato të shkohej poshtë dhe jo lart. Bashkimi Europian kishte rezerva në lidhje me Ballkanin e Hapur sepse ekzistonte rreziku real që standartet e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të ishin më të ulëta dhe nuk lejonin arritjen e parametrave për hyrjen në Tregun e përbashkët ekonomik të BE-së që duhet të jetë synimi kryesor. Me Tregun ekonomik rajonal nën kontrollin e BE-së, standartet do të jenë europiane dhe praktikisht do t’i përgatisin shtetet e Ballkanit Perëndimor që të jenë pjesë e Tregut të përbashkët që përpara se të bëhen antarë të BE-së. Tërë procesi do të përshpejtohet nëpërmjet Fondit për rritjen ekonomike sepse ai jo vetëm që do të sigurojë para për infrastrukturë dhe fushat strategjike por do të ketë detyrë edhe të sigurojë investime afatgjatë dhe të qëndrueshme të cilat ndikojnë direkt në rritjen e PBB-së dhe sëbashku me këtë edhe në standartin e jetës së aytetarëve.
Krerët e BE-së nga kontaktet me Vuçiçin kanë kuptuar se presidenti serb e ka kuptuar kësaj here se loja është serioze dhe se BE-ja punon seriozisht për të përgatitur të gjithë shtetet e rajonit për hyrjen në BE. Ky zhvillim e ngjarjeve përkon edhe me “shiun e parave” të paralajmëruar dhe me organizimin e EXPO- 2027 dhe ndërtimin e infrastrukturave.
Mesazhet europiane i kanë kuptuar të gjithë liderët e tjerë në rajon. Para të gjithëve kryeministri malazez Millojko Spajiç, i cili, në këtë moment, gëzon mbështetjen më të madhe politike. Sinjalet e BE-së i kanë kuptuar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama si dhe kryeministri maqedonas në largim Koçevski dhe ai në ardhje e sipër Mickovski, madje i ka kuptuar edhe Millorad Dodiku. Të gjithë përveç Kurtit.
REPUBLIKA SRPSKA: PAVARËSIA LARG, BANKROTIMI AFËR
Republika Srpska është e tejngarkuar në borxhe dhe ka një rejting tejet të ulët. Presidenti Millorad Dodik nuk ka arritur të gjejë huadhënës për rifinancimin e borxhit dhe ka qënë i detyruar të hyjë në borxh nga bankat e Republikës Srpska si dhe te institucione të tjera financiare për kamata aq të larta saqë republika Srpska në pesë vitet e ardhshme duhet të ketë një rritje ekonomike prej gjashtë përqind që të jetë në gjendje të rikthejë huatë.
Borxhi i Republikës Srpska nuk është në duart e Federatës Ruse sikurse bëhet fjalë në disa qarqe. Institutet amerikanë kënë bërë një analizë të detajuar të borxheve të Republikës Srpska dhe sipas përfundimeve të tyre Rusia është garant minor për Republikën Srpska. Thënë thjesht, pronarët e borxheve të Republikës Srpska janë në masën më të madhe Serbia dhe vende të tjera të rajonit, Kroacia, Austria, Italia, Sllovenia, Hungaria. Natyrisht shtetet e lartpërmendura nuk janë garantë direktë por ndërmjetës nëpërmjet institucioneve financiare dhe bankave lokale.
Vitin e fundit Dodiku kërkoi dy herë nga Moska hua me kamata të përballueshme në mënyrë që të tejkalojë periudhën tejet të rëndë, por në Moskë dy herë i nënvlerësuan kërkesat e tij.
Kërcënimet e Dodikut për shkëputje të Republikës Srpska janë propagandë e pastër, jo për shkaqe sigurie, ushtarake apo gjeopolitike apo se askush nuk do ta pranonte pavarësinë e Republiëks Srpska. Motivi është disi prozaik: nëse në mënyrë hipotetike, sot do të shpallte pavarësinë, Republika Srpska që ditën e nesërme do të bankrotonte, sepse garantët nga shtetet antare të BE-së do t’i kërkonin Banja Llukës të kthente huatë. Njëkohësisht i tërë sistemti bankar do të rrënohej sepse bankat e huaja do të tërhiqeshin sëbashku me kapitalet e tyre. Motivimi nuk do të ishte politik por para së gjithash i natyrës pragmatike meqënëse republika Srpska do të ishte jo stabël dhe jo solvente.
Dodiku luan me shumë kujdes sepse i është shfaqur shansi për të dalë përsëri nga qorrsokaku. Nga njëra anë i mëshon historisë mbi pavarësinë sepse është politikisht e leverdisshme, por njëkohësisht është i vetëdijshëm në mënyrë të përkryer se nuk mund ta realizojë: jo dhe aq për faktin se kurrsesi nuk do të fitonte njohje ndërkombëtare, por për shkak të problemeve ekonomiko-ekzistenciale. Nga ana tjetër, BE-ja vjen me Fondin për rritjen ekonomike, ose më mirë të themi me para të thata, për tërë Bosnjë e Hercegovinën përfsahirë këtu edhe Republikën Srpska. Në tre vitet e ardhshme do të ketë mjaft para, jo vetëm nga Fondi por edhe nëpërmjet investimeve shtesë. Në këtë dritë duhet interpretuar edhe përpjekja e Dodikut për të ndarë procesin e antarsimit dhe tërheqjes së parave nga Fondi për rritjen ekonokike nga përplasjet politike të brendshme në Bosnjë e Hercegovinë. Gjithashtu, në BE nuk e përjashtojnë mundësinë që Dodiku do të mund gjykohet e dënohet në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Sarajevë, por kanë besimin se nuk ka për t’u arrestuar por do të bëjë kompromis me Sarajevën para se vendimi gjyqësor të hyjë në fuqi.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA