Boshko Jakshiç–[i]
Irani përllogarit sesi të hakmerret për vrasjen e liderit të Hamasit në atë mënyrë që të evitojë ndonjë luftë më të madhe në rajon. Kryeministri izraelit dëshiron që konflikti të zgjerohet dhe shpreson se mund t’i shfaqet rasti ta asgjësojë programin bërthamor të Iranit.
U zhgënjyen ata që prisnin që raketat iraniane do t’a rrafshonin Tel-Avivin pas likujdimit të liderit Hamasit në Teheran dhe komandantit të Hejzbollahut në Bejrut. Vrasja e Ismail Hanijehut dhe Fuad Shukrusë “ka fyer dinjitetin iranian”, sikurse deklaroi sekretari i përgjithshme i milicisë shìite iraniane, por nënvizon se përshtypja është se “entiteti sionist” nuk është prioritet i Iranit, as Irani prioritet e shtetit hebrè.
Teherani përsërit se ka të drejtë të hakmerret ndoshta edhe kësaj jave, por në planet strategjike për Iranin është e mjaftueshme që të jetë udhëheqësi rajonal i mbrojtjes së “çështjes palestineze”. Synimi kryesor i qeverisë ultrakonservatore izraelite është që palestinezët të mos fitojnë kurrë shtetin e tyre. Lufta ndër vedi do t’i sillte dëme Iraelit dhe Iranit. Kësisoj konflikti në Gaza ka krijuar një ballancë forcash: ka shpëtuar Izraelin nga perspektiva e njohjes së shtetit palestinez, ndërsa Iranin nga forcimi i mëtejshëm i koalicionit të arabëve që kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin.
A i shpjegon kjo pohimet gjithnjë e më të shpeshta se Benjamin Netanjahu, para 7 tetorit 2023, ka injoruar paralajmërimet e shërbimit informativ ushtarak dhe civil Shin bet se Hamasi islamik po përgatit diçka? A duket reale që aksioni në të cilin morën pjesë një numur i madh pjestarësh të Hamasit është planifikuar për muaj me radhë dhe asgjë nuk ka rrjedhur deri te organet izraelite në lidhje me të ? A përputhet në këtë kuadër edhe fakti se disa ditë para maskarës së civilëve hebrej, njësia civile elitë e hebrejve është zhvendosur nga Gaza drejt Bregut Perëndimor?
Më tej, a kërkoi justifikim për sulm kundër Rripit të Gazës kryeministri izarelit si në rastin e invazionit të Libanit në vitin 1982? A është qëllimi i tij jo vetëm “asgjësimi i plotë” i Hamasit por një spastrim i madh etnik i palestinezëve nga Rripi i Gazës dhe nga Bregu Perëndimor tashmë i pushtuar, në mënyrë që të realizohet ëndërra mbi Izraelin Biblik nga Lumi Jordan deri në Mesdhe?
Brutaliteti që karakterizon larjen e hesapeve me civilët palestinezë, refuzimi për ndërprerje të zjarrit dhe përsëritja këmbëngulëse e tezës se palestinezët duhet ta harrojnë shtetin e tyre, e gjitha kjo përfshihet në qëllimit strategjike të Netanjahut. Prandaj është plotësisht e panjohur nëse ftesa për bisedime për pushimin e luftimeve, të cilin e kanë firmosur sëbashku ndërmjetësit, presidenti i ShBA-ve dhe ai i Egjyptit si dhe Emiri i Kuvajtit, do të ketë ndonjëfarë efekti.
Pentagoni ka urdhëruar një shpërndarje të madhe të forcave detare dhe ajrore në rajon, më e madhja që nga fillimi i luftës në Gaza, por është plotësisht e panjohur nëse do të ketë sukses edhe një mision tjetër i sekretarit të shtetit Antoni Blinken i cili do të përpiqet të arrijë një ndërprerje të zjarrit në Gaza dhe çlirimin e pengjeve.
Irani ka përllogaritjet e tij. Teksa po zhvillohet një luftë nervash, Teherani fiton kohë në mënyrë që nëpërmjet ndonjë aksioni të shpejtë të mos shkaktojë luftën të cilën kurrsesi nuk e dëshiron. Është e vërtetë që Garda Revolucionare Islamike ka grumbulluar grupimet militante në Gaza, Irak, Jemen, Liban dhe Siri në një “unazë zjarri” i cili kërcënon “çlirimin e Jeruzalemit”, por e gjithë kjo është në funksion të pohimeve të ambicjeve iraniane për një kontroll sa më të madh në rajon sesa dëshirë për të hyrë në një luftë totale me Izarelin.
Irani, që nga koha e revolucionit në vitin 1979, kërcënon me fshirjen e izraelit nga harta e Lindjes së Afërme. Të gjithë presidentët kanë përsëritur frazat mbi eleminimin e “entitetit sionist”, por të gjithë e kishin të qartë se agjësimi i Izraelit kërkonte shkatërrimin e Izraelit si fuqi bërthamore dhe “eleminimin e Shteteve të Bashkuara”. Gjë që është e pamundur.
Kështu është edhe tani. Irani ka paralajmëruar se “në kohën e duhur dhe në vendin e duhur” do të hakmerret për vrasjet në Teheran dhe Bejrut, për përkundër retorikës luftënxitëse eviton të përfshihet në një konflikt të madh, gjithsesi jo sipas ideve të Izraelit. Teherani ka detyrimin të hakmerret, por planifikon pa nxitim goditjen eventuale kundër Izraelit, e cila do të kalibrohet më vëmendje të madhe, sikurse ndodhi në muajin prill kur Irani për herë të parë i dërgoi raketat dhe dronët mbi Izrael si kundërpërgjigje për eleminimin e komandantit të Gardës islamike në Damask.
Irani, hakmarrjen dhe viktimat e mundshme i’a ka lënë në dorë Hejzbollahëve të cilët kanë marrë nga Teherani udhëzime që të godasin thellë në territorin e Izraelit dhe të mos godasin vetëm objektet ushtarake por edhe ato civile.
Teheranit i kanë mbetur dy obsione: hyrja në luftën të cilën Izraeli e dëshiron por të cilën Irani nuk mund ta marrë përderisa Izraeli të ketë mbështetjen e Amerikës, ose, në përputhje me strategjinë e “durimit strategjik”, të orientohet drejt ndërmjetësve në mënyrë që të arrijë ndonjë zgjidhje diplomatike me Uashingtonin i cili gjithashtu nuk dëshiron luftë totale. Me këtë, në mënyrë afatgjatë, do të siguronte një ndikim të papenguar në rajon. Kërcënimet iraniane janë më shumë vegël e taktikës për bisedime sesa plan që mund të realizohet ushtarakisht.
Izraeli nga ana tjetër, sikurse pritet, do të vazhdojë me politikën e evitimit të goditjeve preventive qoftë kundër Iranit ose Hejzbollahut, por gjithsesi përgatitet për mbrojtje gjë për të cilën i nevojitet ndihma e domosdoshme e Perëndimit. Në muajin prill u tregua se kupola e hekurt ishte mbrojtje e pamjaftueshme nga qindra raketa, dhe, sikur të mos ishin amerikanët dhe disa arabë, viktimat do të kishin qënë masive.
Izraeli paralajmëron kundërgoditje të ashpër, dhe gjatë kësaj kohe pret me ankth nëse sulmi eventual mund të jetë më i fuqishëm sesa ai i para katër muajve. Për herë të parë që nga themelimi i Shtetit të Izraelit janë hapur tunelet nëntokësore për anëtarët e qeverisë dhe gjeneralët. Spitalet janë në gjendjen e gatishmërisë së lartë. Rrugët në Tel-Aviv nuk janë të shkretuara, por gjithsesi janë zbrazur.
Netanjahu përgatitet për luftë të madhe. Vazhdon të shpresojë se do t’i jepet rasti që të asgjësojë programin bërthamor të Iranit. Nëpërmjet luftës në Gaza fiton kohëzgjatjen për qeverinë e koalicionit djathtist. Me vendimin provokues për të likujduar liderin e Hamasit, në momentin kur dukej se marrëveshja për ndërprerjen e luftimeve ishte shumë afër, kryeministri zgjeroi konfliktin në mënyrë që të zgjaste jetën e tij politike. “Netanjahu është përgjegjës për përshkallëzimin aktual dhe ai edhe njëherë po e shpie Izraelin në katastrofë”, shkruan gazeta Haaretz në kryeartikullin e saj.
Përsa i përket Hejzbollahut, ata vazhdojnë me shkëmbime zjarri me Izraelin në kufurin jugor libanez, por të dyja palët presin se çfarë mund të sjellë faza e re – goditje masive në pjesët veriore dhe qendrore të Izraelit. Në përputhje me direktivat nga Teherani, zyrtarët e milicisë shìite flasin për sulme në zonën e Tel-Avivit dhe kundër “një qendre me rëndësi ku është marrë vendimi për vrasjen (e Hanijehut)”- gjë që presupozon shtabin e forcave mbrojtëse të Izraelit në Tel-Aviv.
Ndërsa pritet zgjidhja ose përshkallëzimi, Hejzbollahët ndjekin me kënaqësi agoninë izraelite të pritjes. Jeta në frikë është pjesë e hakjmarrjes së tyre. “Kemi durim”, thotë sekretari i përgjithshëm i milicisë shìite Hasan Nasrallahu nga fjalët e të cilit mund të konkludohet se ata nuk do të donin të përsëritej vera e viti 2006, kur ishin në konfliktin shkatërrimtar dhe direkt me Izraelin.
Kryeministri Netanjahu nuk është i njohur për durim. Shumë gjëra varen nga ajo sa gjatë do të mund t’i qëndojë ai kësaj loje nervash.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/velika-igra-nerava-976902




























































