Ivan Krastev novimagazin.rs[i]
Sot jemi dëshmitarë të zbulimit të rendit europian pas Luftës së Ftohtë dhe rrezikut real nga ndëprerja e marrëdhënieve transatlantike si rezultat i sulmit të presidentit Donald Tramp mbi Europën dhe vendosmërisë së tij për të blerë ose aneksuar Groenlandën.
Europa ishte e shqetësuar pas Luftës së Parë Botërore. Për të forcuar mbrojtjen e tyre nga Gjermania, francezët në vitin 1930 ndërtuan linjën Mazhino- një sistem i stërmadh fortesash, pengesash dhe instalimesh përgjatë kufirit të Francës me Gjermaninë. Në vitin 1940, Gjermania anashkaloi linjën Mazhino nëpërmjet invazionit në Belgjikë, Hollandë dhe Luksemburg në veri, dhe në fund duke mundur Francën në një afat prej gjashtë javësh.
Besimi pothuajse mistik i elitës franceze në pathyeshmërinë se linjës Mazhino ishte një prej shkaqeve të mundjes së çuditshme të vendit të tyre në vitin 1940, pohon historiani Viljam L. Shieer në librin e tij “Ngritja dhe rënia e Rajhut të tretë”. “Francezët varën të gjitha shpresat te linja e fortifikuar e cila në fund u bë më shumë patericë psikologjike sesa përparësi strategjike”.
Sot jemi dëshmitarë të zbulimit të rendit europian pas Luftës së Ftohtë dhe rrezikut real nga ndëprerja e marrëdhënieve transatlantike si rezultat i sulmit të presidentit Donald Tramp mbi Europën dhe vendosmërisë së tij për të blerë ose të aneksuar Groenlandën. Kjo situatë na detyron të shtrojmë pyetjen nëse historianët e ardhshëm, do të pohojnë se besimi europian te Aleanca Veriatlantike (NATO) ka qënë linja Mazhino europiane – paterica psikologjike e cila krijoi ndjesinë e gënjeshtërt të sigurisë dhe e pengoi Europën në përgatitjen për t’u përballur me sfidat ekzistenciale.
SI I DHA FORMË NATO EUROPËS
A është e mundur se ndjesia momentale e Europës është para së gjithash mossukses i fantazisë europiane? Shumica e kreatorëve europianë të politikave në takime kokë më kokë bien dakord se amerikanëve nuk mund t’u besohet më se do të mbrojnë aletatët e tyre. Megjithatë, publikisht këmbëngulin në atë se NATO-ja është vitale për mbrojtjen e Europës. Opinioni publik europian është më pak diplomatik, Anketimi i para pak kohëve që bëri Këshilli Europian për marrëdhëniet me jashtë zbulon se vetëm 16 përqind e europianëve i konsideron Shtetet e Bashkuara ai aleatë. Ndoshta është më me rëndësi të bëjmë me dije se një e pesta e të anketuarve e përjetojnë si kundërshtar ose si rival.
Pas Luftës së Ftohtë, NATO-ja ishte religjioni i fundit europian. Ishte më shumë se thjesht aleancë mbrojtëse; ishte Shpirti i Shenjtë i cili sundonte botën në fundin e historisë. Europianët ishih të hipnotizuar me fuqinë ushtarake amerikane dhe nuk kishin arësye për të dyshuar te përparësia e Uashingtonit për sigurinë e Kontinentit të Vjetër. Ekzistenca e NATO- mundësoi që shumica e europianëve të fantazonin se lufta e madhe në Europë është e pamendueshme në shekullin e 21-të. Besnikëria europiane ndaj NATO-s i pengoi ata të kuptojnë se në mjedisin e pas Luftës së Ftohtë, në mënyrë të veçantë në Europën Lindore, demilitarizimi i Europës, në vend të ndërtimit të aftësive mbrojtëse, u bë detyrë qendrore e aleancës.
Në kundërshtim me mendimin më të përhapur, zgjerimi i NATO-s në Europën e Mesme nuk erdhi si përgjigje ndaj ndonjëfarë kërcënimi rus, por nga frika e rikthimit të nacionalizmit dhe luftërave të frymëzuara nga ai. NATO është zgjeruar në Europën Lindore pas luftërave jugosllave dhe dhe e konsidentonte veten si mbrojtëse e Europës nga demonët e së kaluarës së saj. “Paqa europiane sot nuk është vetëm mungesa e luftës, por margjinalizimi i luftimit nga jeta kombëtare – ndryshim i thellë kulturor dhe institucional”, shkruante Xhejms J. Shin në historinë e tij të Europës së pasluftës, “Ku shkuan gjithë ushtarët”.
Trajtimi i pakicave kombëtare dhe jo i aftësive mbrojtëse, u bë arësyeja kryesore për hyrjen ne Aleancën Atilantike. Për dekada me radhë forcat europiane nuk u trajnuan për mbrojtje automatike por për luftën sëbashku me amerikanët dhe gjithmonë nën komandën e amerikanëve. Roli paradoksal i NATO-s si instrument çarmatimi, dhe jo i ndërtimit të ushtrive të afta, gjen ilustrimin e tij më të saktë në një çift shtetesh pak të besueshëm: Suedia dhe Finlanda, të cilët, për dhjetëvjeçarë të tërë kundërshtuan antarsimin dhe u bashkuan në NATO vetëm pas invazionit rus në Ukrainë dhe tani janë antarët më të gatshëm të aleancës.
Para pak a shumë 15 vitesh, Robert Gejts, ministër mbrojtje në administratën Obama, artikuloi mosdurimin amerikan ndaj vetëkënaqësisë europiane rreth sigurisë ndërkombëtare dhe financimit të mbrojtjes për NATO-n. “Nëse prirjet momentale në rënie të aftësive mbrojtëse europiane nuk ndalojnë dhe ndryshojnë drejtim, krerët e ardhshëm amerikanë – për të cilët Lufta e Ftohtë ishte eksperiencë formative sikurse ishte edhe për mua – ndoshta nuk do ta marrin të vlefshëm kthimin e investimeve amerikane në NATO”, paralajmëroi Gejtsi. Por, europianët nuk ishin të gatshëm t’a besonin.
Pastaj në skenë politike hyri Donald Trampi. Mbasi në qershorin e vitti 2016 pranoi nominimin republikan për president, foli mbi kushtëzimin e mbrojtjes amerikane të aleatëve të sulmuar të NATO-s me kontributin e tyre në aleancë. Pasi u zgjodh, Trampi kërcënoi privatisht me tërheqje nga alaenca në kohën e samitit të Brukselit. Europianët këtë e kuptuan si mburrje dhe pritën të ikte nga detyra. Në janar të vitit 2025, Trampi u rikthye në Shtëpinë e Bardhë. Tashmë ishte tejet vonë për europianët për të ideuar alternativa.
TRAMP DHE E ARDHMJA E NATO-s
Cila është e ardhmja e NATO-s në botën e Trampit në të cilën Europa e ka humbur vendin qendror për Shtetet e Bashkuara? Si është puna e llogarisë së re, për të cilën përshpëritet, por besohet gjithnjë e më shumë, se të jesh aleat amerikan është më e rrezikshme se të jesh armik amerikan?
Trampi jo vetëm e ka ndryshuar pozicionin e Europës në hartën amerikane të botës, por edhe ka sjellë hartë të re me të cilën Uashingtoni e sheh botën. Ai nuk e përjeton sistemin amerikan të aleancave si mjet; ai e përjeton atë si detyrim. Ndërsa disa i’a kanë lakmi Uashingtonit për aleancat e tij, Trampi i’a ka lakmi Kinës që nuk e braktisin aleatët.
Përbuzja e tij ndaj aleancave shpjegon, sëpaku pjesërisht, faktin se luftën në Ukrainë ai e sheh analoge me vitin 1914, kur atentati i nacionalistit serb kundër trashëgimtarit të fronit austro-hungarez Franc Ferdinand në Sarajevë e detyroi Austrohungarinë t’i shpallë luftë Serbisë dhe të nisë reaksionin zinxhir që shkaktoi Luftën e Parë Botërore. Kur Trampi analizon krizën në Europë, duket se nuk mendon mbi çmendurinë britanike duke menduar se ajo bleu paqen pas nënshkrimit të marrëveshjes paqesore me Adolf Hitlerin në Mynih në vitin 1938. Trampi e konsideron rrezik që ShBA-të të përzihen në luftë katastrofike dhe të panevojshme me Rusinë e Putinit si rrezik shumë më të madh se rreziku i kënaqjes se një fuqie revizioniste e cila përpiqet të pushtojë përsëri pjesë të Europës. Për Trampin lufta ruse në Ukrainë është Sarajevë dhe jo Mynih.
Problemin e së ardhmes së NATO-s duhet ta kuptojmë si përgjigje për dy pyetje të ndara. Për administratën e Trampit se çfarë roli ka NATO-ja kur Amerika nuk e sheh më Bashkimin Europian si projekt amerikan, por gjithsesi vazhdon të dëshirojë t’a ketë Kontinentin e Vjetër ne sferën saj të ndikimit. Ky është vizioni në të cilin Amerika këmbëngul të zëvendësojë Perëndimin e Luftës së Ftohtë, i cili është përshkruar si “bota e lirë” dhe i përcaktuar nga vlera të përbashkëta liberale, me Perëndimin kulturor me rrënjë në krishterim dhe të bardhët.
Për europianët, rolet janë ndryshe, pas aspak më urgjentë. Ata e shohin NATO-n si element i qënësishëm për të mbajtur sulmin e Trampit dhe ndërtimin e aftësive të tyre mbrojtëse në një botë gjithnjë e më anarkike, në të cilën garancia amerikane e sigurisë nuk është se garantohet medoemos. Trampi mund të jetë në ngasje të besojë se nëse nuk ekziston NATO-ja, atëherë nuk ka arësye që presidenti rus Vladimir Putin të mos bëhet miku më i mirë i Uashingtonit. Europianët mund të jenë në ngjasje që të besojnë se rritja e buxhetit për mbrojtjen do të jetë e mjaftueshme për mbrojtjen e Europës në mungesë të Shtetëve të Bashkuara.
TEATËR I PERANDORISË AMERIKANE
Operacioni kurajoz i Shteteve të Bashkuara në Venezuelë ishte paradë fuqie perandorake. Ishte një shikim mbi atë që mund t’a quajmë imperializëm teatror – dukuri në lindje e sipër në të cilën fuqitë e mëdha tundin fuqinë si mënyrë të sunduari, dhe në të vërtetë nuk administrojnë. Kjo është shenjë se strategjisë më të re të sigurisë kombëtare të Uashingonit duhet ti besojmë me fjalë. E kuptuar në këtë mënyrë, qëndrimi i administratës Trampo bëhet i lexueshëm: Trampi nuk është i interesuar për shkatërrimin e NATO-s, por për shfrytëzimin e ankthit europian për shkak të braktisjes amerikane si shkop për rirregullimin e Europës.
Euopianët ndoshta do të mund të mbrohen, por Europa ka edhe “problem kohor” dhe “problem politik”. Duhet të zvoglojë vartësinë e saj na armët dhe teknologjia amerikane, dhe ndërkohë t’a mbajë Trampin të lumtur në ruajtjen e iluzionit se Europa mund të mbështetet në fuqinë ushtarake amerikane. Për Trampin me sa duket lufta ruse në Ukrainë përbën një shans. Bash si një firmë private për sigurinë shfrytëzon rreziqet në rritje për të rritur çmimin e shërbimeve të saj, Uashingtoni shfrytëzon dobësinë europiane dhe argëtohet në përshkallëzimin që vjen më pas mes Rusisë dhe aleatëve të tij europianë.
Rusët nga ana e tyre, e konsiderojnë Europën armike, ndërsa Trampin aleat natyror. Lordi Hasting Lionel Ismej, gjeneral dhe diplomat britanik, i cili ka shërbyer si sekretari i parë i përgjithshëm i NATOS, ka vënë në dukje në mënyrë të adhurueshme natyrën e alenacës e cila ishte “të mbajë amerikanët brenda, sovjetët jashtë dhe gjermanët poshtë”. Strategjia momentale ruse mund të përshkruhet si mbajtje e amerikanëve brenda, europianëve jashtë dhe ukrainasve poshtë. Europianët do të duhet të përgatiten për kërcënimet e vazhdueshme të Trampit me aneksimin e Groenlandës- akt i cili do të prekte integritetin territorial të shteteve antare të NATO-s. Ekziston mundësi e madhe që një aneksim i tillë- si të thuash Krimeja e Trampit- mund të ndodhë që këtë vit.
Krerët europianë kaluan një vit duke u përpjekur t’i servilosen Trampit dhe premtuan se do të blejnë armë amerikane, por ultimatumi i tij drejtuar Europës që të heqë dorë nga Groenlanda ose do të përballet me tarifa doganore të rritura i vë ata me shpatulla për mur. Duke e përshkruar sjelljen e Trampit si kapërcim i disa “vijave të kuqe”, kryeministri belg Bart de Wever ka vënë në dukje se Europa duhet të zgjedhë mes asaj se “të jesh vasal i lumtur është një gjë, ndërsa rob i vuajtur diçka tjetër”. Europa do të jetë e detyruar ta bëjë këtë zgjedhje.
Europës i nevojitet akoma dëshpërimisht NATO-ja. Ndërsa rëndësia e Europës në botë do të varet nga gatishmëria e saj për të jetuar në një botë pa aleancën atlantike. Çdo shpresë se europianët do të mobilizohen për t’a përballur me kërcënimet e dyfishta të Trampit dhe Putinit është frymëzuese, por jo reale. Sipas anketës së paradokohëshme të ECFR-së, 20 përqind e të anketuarve të cilët e konsiderojnë Amerikën si armike janë ndërkohë më pak optimistët nga rritja e buxhetit europian për mbrojtjen.
Krerët europianë duhet të bindin opinionin e tyre publik se e kuptojnë dallimin mes bërjes si budalla dhe qënies budalla. Të jesh budalla do të thotë se, edhe përkundër fakteve që flasin për të kundërtën, Amerika do të qëndrojë përkrah Europës në rast të një invazioni të rusëve – ose do të besojë se ShBA-të me t’u larguar Trampi nga posti, do t’i kthehen arësyes. Sfida kryesore strategjike e Europës është të kujtojë slloganin: NATO ka vdekur, rroftë NATO!
[i] https://novimagazin.rs/svet/365148-nato-mozda-nece-preziveti-trampovu-eru
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA





























































