• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Në vend të përpjekjeve të ‘frenimit’ të Kinës, SHBA duhet ti vënë fre ëndrrave të veta hegjemoniste!

16 Qershor, 2022
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

Shqetësimi në rritje lidhur me acarimin e situatës ndërkombëtare, që po shoqërohet me rreziqe të paparashikuara nga lufta në Ukrainë, i shprehur nga pjesa dërmuese e pjesëmarrësve në ‘Dialogun Shangra-La’ në Singapor, edicioni i 19-të i të cilit u mbajt më 10-12 qershor, dhe angazhimi serioz i tyre për të përballuar këtë sfidë të re, u ndesh me qëndrimin obstruksionist të SHBA-së dhe të disa vendeve aleate të tij që edhe në këtë rast megjithë sloganet për ‘vullnet të mirë’ po i fryjnë më shumë zjarrit konfliktual nën moton e frenimit të kërcënimit ndaj tyre nga Republika Popullore e Kinës.

Nëse rendi i ditës i Dialogut, i pari që mbahej me prani të plotë fizike pas rënies së valës goditëse të pandemisë kovidiane, të shumë autoriteteve të larta si ministra të mbrojtjes, shefa ushtarakë dhe zyrtarë ushtarakë të rangut të lartë nga më shumë se 40 vende të Azisë, Australisë, Amerikës së Veriut dhe Evropës, ishte nxitja e frymës së paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Azisë e Paqësorit dhe në këtë linjë shumë pjesëmarrës ofruan propozime konkrete, pala hegjemoniste e kryesuar nga SHBA, që nuk heq dorë nga politika e vjetër neokolonialiste, iu përmbajt kërcënimeve e shantazheve për supremaci. Kur të gjithë popujt e botës, veçanërisht në Evropë dhe rajonin e Azisë e Paqësorit, presin fundin e gjakderdhjes dhe shkatërrimit nga lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, SHBA-ja kërkon me një mijë e një mënyra ta zgjasë atë e madje nën hijen e saj të krijojë tensione të reja në zona të tjera të botës. Paradoksi është se këto vatra tensioni kërkohen të ndizen prej Uashingtonit shumë larg territorit të tij, çka është linja e përhershme e strategjisë famëkeqe amerikane: të ngrohin duart në zjarret që ndezin vetë larg vendit të tyre.

A e ka braktisur SHBA vatrën e luftës në Ukrainë duke ia lënë ‘ne derë’ atë Evropës që ti ketë vetë duart e lira për tu marrë me ‘rrezikun nga Kina’ çfarë strategët amerikanë e pretendojnë tani si kërcënim parësor ndaj vendit te tyre e aleatëve të vet? Nuk ka dyshim që po: uturima e zjarrit shkatërrimtar të të gjitha llojeve të armëve që po përdoren në Ukrainë dëgjohet në tërë Evropën, ku edhe janë dyndur me miliona refugjatë ukrainas, dhe pasoja e paparashikuar më parë nga kancelaritë evropiane i dëmeve të kësaj lufte në tokën e saj që pas Luftës së Dytë Botërore ndjehet në rënien galopante ekonomike me pasoja të frikshme sociale në vendet e tyre ku tashmë alarmi është dhënë se krahas krizës energjitike është e afërt edhe kriza ushqimore.

Në të njëjtën kohë opinioni publik është tronditur edhe nga rrëfimi i Papa Françeskut, i cili ka thënë në një intervistë me revistën jezuite ‘La Civiltà Cattolica’, zhvilluar muajin e kaluar dhe botuar të marten (14 qershor), se pushtimi i Ukrainës nga Moska ishte “ndoshta disi i provokuar” teksa kujtoi një bisedë në prag të luftës në të cilën u paralajmërua se NATO “po lehte në portat e Rusisë”.

‘Nisma e Sigurisë Globale’ parapriu ‘Dialogun Shangra-La’

Para edicionit të 19-të të ‘Dialogut Shangra-La’ Presidenti Xi Jinping shpalli Nismën e Sigurisë Globale në muajin prill të këtij viti në Forumin e Boaos për Azinë, i cili përmban një vizion të sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirës, bashkëpunues dhe të qëndrueshëm, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve, dhe respektimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme. Nisma, sikurse është bërë publike, ka në themelet e saj multilateralizmin e vërtetë dhe u kërkon të gjitha vendeve t’u përmbahen qëllimeve dhe parimeve të Kartës së OKB-së dhe të refuzojnë mentalitetin e vjetëruar të lojërave me shumën zero dhe konfrontimin në blloqe. Ajo nxit një mentalitet të favorshëm për të gjithë në adresimin e sfidave komplekse dhe të ndërthurura të sigurisë, si dhe një frymë bashkëpunimi. Kjo iniciativë adreson dëshirën e përbashkët të të gjithë njerëzve për të punuar së bashku për të kapërcyer sfidat dhe për të ndërtuar një botë më të mirë përtej pandemisë.

Në përputhje me objektivat e kësaj Nisme ishte edhe prezantimi i vizionit kinez nga Këshilltari i Shtetit dhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Wei Fenghe në ‘Dialogun Shangri-La’, i cili që në krye të herës deklaroi se bota po përballet me kriza të shumta që rrallë shihen në histori dhe mund të ecet përpara duke u mbështetur dhe praktikuar multilateralizmin me synimin për të ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Por cilat janë disa nga pikat më kryesore të vizionit të Kinës të parashtruara nga Ministri i Mbrojtjes Wei Fenghe më 12 qershor?

“Zhvillimi i Kinës është i pandalshëm”, tha Wei, duke shtuar se Kina është e përkushtuar të ndjekë zhvillimin paqësor. Zhvillimi i Kinës jep një kontribut të madh për paqen dhe zhvillimin global dhe nuk është një kërcënim për të tjerët, tha ai. “Ushtria kineze është gjithmonë një forcë për paqen dhe do të mbetet e vendosur në mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit të Kinës”, vuri në dukje Wei, i cili mori pjesë për herë të dytë në një forum të tillë rajonal.

Duke iu referuar gjendjes në Detin e Kinës Jugore Wei u zotua se Kina do të ruajë lirinë e lundrimit në këtë det bazuar në të drejtën ndërkombëtare, duke u kërkuar vendeve fqinje të ASEAN –it (Asociacioni i Kombeve të Azisë Juglindore) të qëndrojnë të bashkuar dhe të parandalojnë “disa vende” nga ndërhyrja në çështjet në rajon. Vizioni kinez shikon drejt një “deti paqeje, miqësie dhe bashkëpunimi”. Ai shtoi se interesi i Kinës për liri lundrimi është shumë i madh dhe sipas tij nëse do të pengohej ky lundrim ajo do të vuante më shumë dhe ekonomia e saj vështirë se do të rritej.

Duke parë përpjekjet e përsëritura të SHBA-së për të parandaluar negociatat midis vendeve pretenduese dhe manovrat e fundit të rrezikshme të provokimeve të SHBA-së, Australisë dhe Kanadasë atje, ai u bëri thirrje vendeve të rajonit, përfshirë Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore, të zgjidhin mosmarrëveshjet territoriale përmes konsultimeve miqësore dhe të kundërshtojnë ndërhyrjen e forcave të jashtme për ta kthyer Detin e Kinës Jugore në ujëra të trazuar. “Ne, vendet e këtij rajoni, duhet të qëndrojmë vigjilentë dhe të parandalojmë disa vende jashtë tij që të ndërhyjnë në punët e rajonit tonë dhe ta kthejnë Detin e Kinës Jugore në ujëra të trazuar”, tha Wei në fjalimin e tij në Dialog.

Konsekuent në vijën politike të Kinës, Ministri i Mbrojtjes ishte i drejtëpërdrejtë dhe i prerë në ritheksimin e angazhimin të Pekinit zyrtar për ribashkim paqësor të rajonit të Tajvanit me atdheun dhe paralajmëroi se vija e kuqe mbi këtë çështje është e pashlyeshme.

“Tajvani është Tajvani i Kinës, pikë. Çështja e Tajvanit është çështje e brendshme e Kinës”, paralajmëroi Wei. “Askush nuk duhet të nënvlerësojë kurrë vendosmërinë dhe aftësitë e forcave të armatosura të Kinës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.”

Sipas tij, çdo përpjekje për të ndarë Kinën, patjetër që nuk do të ketë një fund të mirë dhe ndërhyrja e huaj është e dënuar me dështim. Duke vënë në dukje se SHBA luftuan një luftë civile për unitet, Wei tha se Kina nuk dëshiron një luftë të tillë civile, por do të shtypë me vendosmëri çdo përpjekje për të ndjekur “pavarësinë e Tajvanit”.

“Më lejoni ta bëj të qartë këtë: nëse dikush guxon të shkëpus Tajvanin nga Kina, ne nuk do të hezitojmë të luftojmë, do të luftojmë me çdo kusht dhe do të luftojmë deri në fund”, tha ai. “Kjo është e vetmja zgjedhje për Kinën”.

Miratimi i fundit i Uashingtonit i një raundi tjetër shitjesh të armëve për Tajvanin me vlerë 120 milionë dollarësh, i katërti nga administrata Joe Biden, është një provokim i hapur dhe shkelje e rëndë e tre marrëveshjeve Kinë-SHBA dhe komunikatave të përbashkëta që hodhën themelet e marrëdhënieve diplomatike dypalëshe.

Si ndër vendet më të mëdha në territor dhe popullsi i këtij rajoni por edhe i mbarë globit, Kina e karakterizon situatën të rrezikshme por me shpresën që askush nuk do të guxojë të luaj me fatet e njerëzimit, me të ardhmen e tij më të mirë në paqe e siguri.

Në këtë kuadër Wei i kushtoi një vend të veçantë raporteve kino-amerikane duke theksuar në fjalimin e tij se nga konfrontimi nuk do të përfitojë asnjë nga të dy vendet, as edhe vendet e tjera. “Do të ishte një gabim historik dhe strategjik të këmbëngulësh për ta parë Kinën si një kërcënim, kundërshtar apo armik”.

Kina kërkon që SHBA-ja “të ndalojë njollosjen dhe frenimin e Kinës, të ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës dhe të ndalojë së dëmtuari interesat e Kinës”, tha Wei, duke vënë në dukje se nëse SHBA duan të bisedojnë duhet të flitet me respekt të ndërsjellë, të kërkohet bashkëjetesë paqësore. “Nëse dëshironi të bashkëpunojmë, duhet të kërkojmë përfitime të ndërsjella dhe rezultate të favorshme. Megjithatë, nëse doni konfrontim, do të luftojmë deri në fund”, paralajmëroi ministri.

Më herët më 10 qershor, Wei u takua me homologun e tij amerikan Lloyd Austin. Ai i tha sekretarit amerikan të mbrojtjes se Uashingtoni duhet ta shikojë zhvillimin dhe rritjen e Kinës në mënyrë racionale dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund praktikave të kërcënimeve dhe frenimit të saj. Marrëdhëniet e qëndrueshme ushtarake kino- amerikane janë jetike për të dy vendet, dhe të dy ushtritë duhet të shmangin konfliktin dhe konfrontimin, tha Wei.

Me atë rast Austin gjithashtu i bëri jehonë rëndësisë së përmirësimit të komunikimit në kohë krize dhe reduktimit të rreziqeve strategjike.

Pikëpamje amerikane: Kina sfida më serioze afatgjatë ndaj rendit ndërkombëtar…

Mirëpo motoja ‘Dialogu Shangri-La’ i veprimtarisë në Singapor, fryma që përcjell vetë fjala dialog, nuk i përshtaten vijës së përgjithshme të diplomacisë amerikane ndaj Kinës apo vendeve të tjera që nuk ndjekin diktatin amerikan. Dialog nuk mund të ketë nën presionin e kërcënimeve e sanksioneve ekonomike, politike e madje edhe shantazhit ushtarak.

Po tu referohesh veprimtarive diplomatike dhe deklaratave më të fundit të Presidentit Joe Biden dhe të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, apo strategëve të lartë ushtarakë, të gjitha ata përçojnë haptas acarin e ‘Luftës së Ftohtë’ kundër Kinës me synimin e ethshëm për të vënë në jetë të ashtuquajturin frenim të rrezikut prej saj.

Kështu pas samitit të Presidentit amerikan Biden me liderët e Azisë Juglindore në Shtëpinë e Bardhë i ndjekur nga një vizitë në Korenë e Jugut dhe Japoni muajin e kaluar, Sekretari Blinken, në një fjalim të zhurmshëm parashtroi strategjinë “anti-Kinë” të administratës, duke akuzuar Pekinin se paraqet “sfidën më serioze afatgjatë ndaj rendit ndërkombëtar”.

Ndërsa ishte në Tokio, Biden mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të Dialogut Quad, ose Katërpalësh të Sigurisë – një grupim jozyrtar i Australisë, Indisë, Japonisë dhe SHBA-së – që shihet gjerësisht si një bllok që synon të frenojë fuqinë e Kinës.

Pekini e sheh Quad si një dredhi për të krijuar një “NATO aziatike” dhe e ka përshkruar bllokun si një “klikë të vogël” që “është e vendosur të provokojë konfrontim”. Kina ka kritikuar gjithashtu diplomacinë përçarëse të Quad duke sugjeruar se ajo përfaqëson një “mentalitet të Luftës së Ftohtë”.

Në Tokio, Biden shpalli gjithashtu një iniciativë ekonomike të quajtur Korniza Ekonomike Indo-Paqësore (IPEF) në partneritet me një grup vendesh të tjera nga rajoni duke përfshirë Korenë e Jugut, Japoninë, Indinë dhe Indonezinë, por në mënyrë të parashikueshme përjashton Kinën.

E gjithë kjo është pjesë e strategjisë më të madhe të Uashingtonit për Indo-Paqësorin, e cila varet nga krijimi i aleancave ekskluzive strategjike gjeopolitike dhe gjeoekonomike me një objektiv të pashprehur për të frenuar ngritjen dhe ndikimin e Kinës në rajon duke përjetësuar interesat hegjemoniste të SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Është e rëndësishme të theksohet se SHBA-ja ka krijuar gjithashtu një aleancë ushtarake me Australinë dhe Britaninë e Madhe, të quajtur AUKUS, si pjesë e strategjisë së saj Indo-Paqësorit.

E parë së bashku kjo tablo me të gjitha zhvillimet e ndërlidhura, sigurisht nuk është mënyra më e mirë për të promovuar paqen dhe sigurinë në rajon. Aleancat ekskluzive ushtarake, sipas përkufizimit dhe mirëkuptimit të heshtur, synojnë një palë të tretë, duke shkaktuar rivalitet të panevojshëm dhe një garë armatimi që mund të çojë në konfrontim dhe madje konflikt.

VCG

VCG

Strategjia amerikane e ‘frenimit’ të Kinës përpjekje e dështuar e radhës

Ndryshimi në objektiva e synime ndërmjet strategjisë së SHBA-së për Indo-Paqësorin dhe Nismës së Sigurisë Globale të Kinës është katërcipërisht i papajtueshëm, dhe çfarë tërheq vëmendjen është se Nisma kineze ndër të tjera parasheh respektimin e qëllimeve dhe parimeve të Kartës së OKB-së si kërkesë themelore për ruajtjen e paqes dhe qetësisë botërore dhe se marrja seriozisht e shqetësimeve legjitime të sigurisë të të gjitha vendeve është një parim i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe qetësisë në botë. Nisma gjithashtu mbështet multilateralizmin e vërtetë pasi është gjithëpërfshirës dhe i hapur për botën, duke mirëpritur pjesëmarrjen e të gjitha vendeve. Ajo ka potencialin për të formuar një rend ndërkombëtar të bazuar në respektin, barazinë dhe besimin reciprok.

Edhe më optimisti e ka të vështirë që të besojë se premtimet e autoriteteve të SHBA-së e partnerëve të tij për ‘vullnet të mirë’ në zhvillimin e marrëdhënieve me Kinën janë të sinqerta. Veprimet praktike janë ata që dëshmojnë realitetin e një rivaliteti në rritje gjeopolitik midis Kinës dhe SHBA i imponuar nga Uashingtoni, i cili në fakt nuk u shërben interesave të dy vendeve dhe popujve, por as mbarë njerëzimit.

Strategjia shantazhiste amerikane e ‘frenimit’ të Kinës shikohet nga analistë të shumtë si një përpjekje e dështuar e radhës e Uashingtonit sepse zhvillimi i vrullshëm ekonomik, social, ushtarak e në të gjitha fushat e tjera i kësaj fuqie të madhe në rritje janë të tilla që nuk mund të pengohen apo të komandohen nga Uashingtoni influenca e të cilit është në rënie si brenda popullit të tij ashtu edhe ndër popujt e botës. Një administrate, e cila nuk mund të mbrojë popullin e vet nga vrasjet makabre të qytetarëve të thjeshtë në mes të ditës, përfshi gra, pleq e fëmijë, të cilat janë bërë të përditshme, dhe as nuk është në gjendje të garantojë siguri e stabilitet ne vend ku arrihet deri në sulme kundër Kapitolit, e ka të pamundur, madje jashtë çdo logjike, të rregullojë punët e njerëzimit në përputhje me ligjet ndërkombëtare e të drejtat e njeriut të sanksionuara nga OKB-ja. Aventurat ushtarako-ekonomiko- politike nuk i shkojnë për shtat Uashingtonit se është e freskët disfata e turpshme e ushtrisë amerikane dhe e aleatëve të saj të NATO-s në Afganistan prej ku ikën nga sytë këmbët siç ka ndodhur edhe në shumë vende e rajone të tjera të botës. Janë Kina e vende fqinjë të Afganistanit që nuk po kursejnë përpjekjet për të shëruar plagët e një populli që kaloi një pushtim 20-vjecar amerikan.

Kësisoj, në vend të përpjekjeve të ‘frenimit’ të Kinës strategët amerikanë do të bënin mirë tu vinin fre ëndrrave të tyre hegjemoniste dhe ta përshtasnin strategjinë e tyre me realitetin e sotëm botëror, që kërkon dialog të vërtetë në frymën e multilateralizmit, bashkekzistencës paqësore dhe stabilitetit për ti hapur rrugë rimëkëmbjes pas krizës globale shëndetësore dhe më pas zhvillimit të mëtejshëm të njerëzimit. Riformulimi i rendit të sotëm botëror e ka zhvleftësuar fuqinë e ‘njëshit’ sepse popujt janë ndërgjegjësuar se planeti ynë i përket të gjithë njerëzimit në mënyrë të drejtë e të barabartë pa asnjë dallim!

Related- Posts

FOKUS

Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

20 Qershor, 2026
FOKUS

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor, 2026
FOKUS

PROTESTA SI PASQYRË E DEMOKRACISË SHQIPTARE 

19 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Delegacionet mblidhen për samitin SHBA-Iran

21 Qershor, 2026

Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

20 Qershor, 2026

Protestë historike në Tiranë: Diaspora dhe qytetarët bashkohen për “një Shqipëri të re”

20 Qershor, 2026

Një gamë e larmishme filmash shfaqet në kinematë kineze për Festën e Varkave të Dragoit

20 Qershor, 2026

Mianmari gati të thellojë miqësinë dhe bashkëpunimin me Kinën

20 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.