• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Grushti i Dështuar i 15 Korrikut: Triumfi i Erdoğan-it dhe pasojat në Ballkan

15 Korrik, 2025
in FOKUS, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

FOKUS

Më 15 korrik 2016, bota pa me habi një përpjekje dramatike për grusht shteti në Turqi, një ngjarje që tronditi themelet e shtetit dhe la gjurmë të thella në jetën politike dhe shoqërore të vendit. Avionë luftarakë fluturuan mbi Ankara, tanke bllokuan rrugët kryesore të Stambollit dhe një deklaratë e lexuar në televizionin shtetëror shpalli marrjen e pushtetit nga ushtria. Megjithatë, ajo që nisi si një rebelim i armatosur përfundoi brenda natës si një triumf absolut i presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Çfarë ndodhi në 15 korrik?

Natën e 15 korrikut 2016, një fraksion i ushtrisë turke ndërmori një tentativë për të marrë kontrollin e shtetit. Tanket u vendosën në rrugët e Stambollit dhe Ankarasë, avionë luftarakë bombarduan ndërtesa shtetërore, përfshirë parlamentin, ndërsa u lexua në TV shtetëror një deklaratë që njoftonte se ushtria kishte marrë pushtetin për të “mbrojtur demokracinë”, ndërsa presidenti Erdoğan reagoi menjëherë duke i bërë thirrje popullit të dalë në rrugë për të mbrojtur institucionet. Qytetarët iu përgjigjën thirrjes dhe përplasjet me ushtrinë u bënë të përgjakshme. Ndërkohë, ndërtesa të rëndësishme si Parlamenti dhe Pallati Presidencial u bombarduan nga ajri. Pas disa orësh përleshjesh, përpjekja për grusht shteti u shtyp në mëngjesin e 16 korrikut. Si pasojë, mbi 300 persona humbën jetën, mijëra u plagosën dhe filluan arrestime masive ndaj ushtarëve, gjyqtarëve dhe mësuesve të dyshuar për lidhje me lëvizjen e Fethullah Gülen, të cilin qeveria e akuzoi si organizator të grushtit të shtetit.

Nëntë vite pas ngjarjes që tronditi Turqinë dhe botën, grushti i shtetit i 15 korrikut 2016 mbetet ende një nga ngjarjet më të debatuara dhe më të instrumentalizuara në historinë moderne të vendit. Ajo që nisi si një përpjekje për të rrëzuar qeverinë e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, përfundoi si një moment historik që do ta fuqizonte atë më shumë se kurrë më parë.

Presidenti Erdoğan doli nga kjo ngjarje jo si një lider që mezi mbijetoi, por si udhëheqës i pacenueshëm i një regjimi të ri presidencial, ku kontrolli mbi drejtësinë, ushtrinë, median dhe politikën është i përqendruar në një dorë të vetme. Në emër të luftës kundër “terrorizmit të brendshëm” dhe rrjetit të Fethullah Gülenit, që qeveria e akuzon për organizimin e puçit, ndodhi një spastrim masiv, që përfshiu mijëra gjyqtarë, ushtarakë, akademikë, gazetarë dhe qytetarë të zakonshëm. Turqia u kthye në vendin me më shumë gazetarë të burgosur në botë dhe opozita politike u reduktua në një zë që flet mes frikës dhe censurës.

A ishte ky grusht një përpjekje e vërtetë për të rrëzuar pushtetin, apo një skenar i kontrolluar nga vetë pushteti për të krijuar një alibi të re? Kjo pyetje vazhdon të përmendet me zë të ulët në qarqe opozitare dhe analistike, por faktet nuk kanë nevojë për shumë interpretim: çdo diktaturë fillon me një krizë, dhe 15 korriku i dha Erdoğanit atë që ai e quajti vetë “një dhuratë nga Zoti”.

Brenda natës, qeveria ndërmori masa drastike: mijëra ushtarakë, gjyqtarë, akademikë, mësues, punonjës civilë dhe gazetarë u arrestuan ose u shkarkuan, të akuzuar si pjesë e rrjetit të Fethullah Gülen, klerikut në mërgim në SHBA që u akuzua për organizimin e grushtit.

Në vitin 2017, Erdoğan organizoi një referendum kushtetues që e shndërroi Turqinë nga republikë parlamentare në një republikë presidenciale me kompetenca të jashtëzakonshme për presidentin. Ai tashmë emëron ministrat, gjyqtarët e lartë, drejtuesit e ushtrisë dhe qeveris përmes dekreteve. Parlamenti u dobësua ndjeshëm, ndërsa pavarësia e gjyqësorit u rrëzua në mënyrë sistematike.

Në emër të sigurisë kombëtare, pas 15 korrikut ndodhi një nga spastrimet më të mëdha në historinë e një shteti modern: mbi 150,000 persona u shkarkuan nga pozitat publike, dhe mbi 80,000 u arrestuan. Dhjetëra media u mbyllën dhe Turqia u rendit si një nga vendet me më shumë gazetarë të burgosur në botë.

Grusht i vërtetë apo i kontrolluar?

Një pjesë e madhe e analistëve, brenda dhe jashtë Turqisë, ndajnë dyshime nëse grushti i shtetit ishte plotësisht spontan. Teoritë janë të shumta:

Disa mendojnë se grushti ishte i vërtetë, por i dështuar për shkak të organizimit të dobët.

Të tjerë sugjerojnë se qeveria kishte njohuri paraprake dhe e lejoi të ndodhte pjesërisht për ta shfrytëzuar.

Një teori më e fortë e përhapur në qarqe opozitare është se vetë grushti ishte një “ngjarje e kontrolluar”, me qëllim konsolidimin e pushtetit të Erdoğanit.

Megjithatë, pavarësisht natyrës së saktë të grushtit, është e padiskutueshme se pasojat ishin tejet të favorshme për presidentin dhe shkatërrimtare për institucionet demokratike.

Sot, në 2025, Turqia ka një regjim që mban forma zgjedhore, por funksionon si një sistem autoritar i personalizuar. Kontrolli mbi shtetin, drejtësinë, median dhe ushtrinë është pothuajse absolut. Mbi të gjitha, për shumë qytetarë turq, frika ka zëvendësuar shpresën dhe liria është bërë luks.

Grushti që goditi dhe Ballkanin: Rasti i Shqipërisë me “gulenistët”

Grushti i dështuar i shtetit në Turqi më 15 korrik 2016 nuk prodhoi pasoja vetëm brenda kufijve të saj. Ai u shndërrua në justifikimin qendror të një fushate transnacionale nga regjimi i Erdoğan për të spastruar, ndjekur dhe izoluar çdo individ apo institucion që dyshohej se kishte lidhje me lëvizjen e Fethullah Gülenit, jo vetëm në Turqi, por edhe jashtë saj.

Ballkani, dhe Shqipëria në veçanti, u përfshinë menjëherë në këtë presion diplomatik dhe kulturor. Në çdo takim zyrtar me autoritetet shqiptare, Ankaraja ka artikuluar qartë kërkesën për të “çrrënjosur elementët e FETO-s” nga administrata shtetërore, komuniteti mysliman dhe sistemi arsimor shqiptar.

Në fokusin e parë u vendosën institucionet arsimore të lidhura më parë me lëvizjen e Gülenit, të cilat prej vitesh kishin një prani të dukshme në vend, shkolla, kolegje, qendra edukative. Këto u trajtuan si “kështjella ideologjike” të rrezikshme për interesat turke, dhe ndonëse me ndikim të ulët politik real, u shënjestruan si objektiva të lehtë për shantazh diplomatik.

Shqipëria, e kapur midis interesave të veta kombëtare dhe presionit të një partneri të fuqishëm si Turqia, zgjodhi një qëndrim të matur, por jo të pashoqëruar nga veprime konkrete. Përjashtime, mbyllje institucionesh, dhe përpjekje për distancim nga personat me lidhje të mëhershme me fondacionet e frymëzuara nga Güleni, ishin pjesë e kësaj qasjeje.

Megjithatë, Ankaraja ende mbetet e pakënaqur, sidomos lidhur me faktin që në Shqipëri nuk ka pasur një “asimilim” të plotë të personave dhe rrjeteve që ajo i konsideron “gulenistë”. Madje, në disa raste, janë shfaqur praktika të hapura ndërhyrjeje në jetën fetare të shqiptarëve.

Rasti më absurd dhe më shqetësues është ai i ndjekjes sistematike të imamëve dhe hoxhallarëve myslimanë në Shqipëri, të cilët janë etiketur si ithtare të Gülenit, pa asnjë provë konkrete për veprimtari politike apo të dhunshme. Paradoksalisht, këta predikues të Kuranit u kthyen në objektiva të dyshuar të një gjuetie shtrigash të importuar.

A nuk ishin këta të njëjtët hoxhallarë që shpërndanin fjalën e Zotit, predikonin moralin fetar dhe ruanin traditën? Çfarë ndryshoi pas 15 korrikut? Vetëm rendi i prioriteteve ideologjike të një Turqie që, në thelb, e përdori grushtin e shtetit si një trampolinë për një lloj revolucioni kulturor me ngjyrime autoritare, të eksportuar më tej në formën e ndikimit diplomatik e fetar në vendet e Ballkanit.

Turqia e Erdoğanit kërkon më shumë sesa bashkëpunim ekonomik apo diplomatik: kërkon konformitet ideologjik. Dhe Shqipëria me ndjeshmëritë e saj fetare, shtetërore e historike gjendet në një pozitë të brishtë përballë kësaj tendence.

Një nga episodet më të dukshme të këtij ndikimi politik në jetën fetare të shqiptarëve ndodhi me xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, xhaminë më të madhe në Ballkan, financuar nga shteti turk, dhe e ndërtuar për besimtarët myslimanë shqiptarë. Megjithëse ndërtesa ishte përfunduar dhe pritej prej vitesh të hapej, inaugurimi i saj u bllokua për një kohë të gjatë, në pritje të një vizite të vetë presidentit Erdoğan. Kjo nuk ishte vetëm një çështje protokolli, ishte një sinjal i qartë për kontrollin e narrativës fetare dhe përjashtimin e elementëve “të padëshiruar”.

Në ditën e inaugurimit, ndodhi diçka që sfidon logjikën e çdo rregulli fetar e etik, aq më tepër për atë që e karakterizon popullin Shqiptarë: drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar, të cilët u akuzuan më herët si të lidhur me lëvizjen e Gülenit, u përjashtuan nga ceremonia zyrtare, me pëlqimin e heshtur të autoriteteve shqiptare dhe nën diktatin e preferencave politike të Ankarasë.

A nuk është e pabesueshme që një shtëpi e Zotit, ndërtuar për myslimanët shqiptarë, në ditën e hapjes së saj të përjashtojë ata që për vite me radhë e kanë drejtuar dhe ruajtur fenë, duke i lënë jashtë “sofrës” së tyre?!

Kjo ngjarje është shembulli më i qartë i mënyrës sesi, që prej 15 korrikut 2016, ndikimi i Turqisë në Ballkan është shndërruar nga mbështetje tradicionale në ndërhyrje ideologjike, ku feja është mjet për dominim, dhe përkatësia politike është kusht për legjitimitet fetar.

Ndërsa Turqia nderon me krenari dëshmorët e 15 korrikut dhe lavdëron popullin që, me guxim, doli në rrugë për të ndalur një anarki ushtarake të kontrolluar, duhet të kujtojmë se falë këtij grushti shteti, Erdoğan vazhdon pa ndërprerje rrugëtimin e tij autoritar në krye të Turqisë. Njëkohësisht, duhet të pranojmë se nga kjo ngjarje ka lindur një regjim me fuqi të pakufizuara, ku demokracia shërben vetëm si dekor dhe besimi fetar si mjet politik shtetëror.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

Bota

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026
FOKUS

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026
FOKUS

Çfarë do të thotë për zgjerimin dokumenti i ri i Komisionit Europian (Pre-enlargement reforms policy reviews)?

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.