Papa Françesku dërgoi një mesazh solidariteti për viktimat e shpërthimit në Bejrut të Libanit, ku mbetën të vdekur mbi 100 persona ndërsa 4 mijë të tjerë janë plagosur.
“Le të lutemi për viktimat dhe familjet e tyre, le të lutemi për Libanin, me ndihmën e faktorëve fetarë, socialë dhe politikë, të mund të përballojë këtë moment tragjik dhe me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, të kaloje krizën me të cilën po përballet,” – u shpreh Papa.
Kujtojme se shpërthimi i së martës në Bejrut vjen ne nje kohe qe vendi po perballet me krizen e krijuar nga panedmia e Covid-19, teksa autoritetet libaneze kanë bërë thirrje që qytetarët të largohen nga qyteti për shkak të kontaminimit të ajrit me kimikatet që ishin magazinuar në portin e qytetit.