• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË

    Rama i ftuar nderi në festivalin në Bavari: Të rishpikim veten për të mbrojtur shpirtin e Europës

    The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

    30 Vjet në KiE, po në BE kur?

    Hasani pret zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

    Rama: Po hetohet pushtimi kriminal i qendrës së Thethit, legalizuam rreth 300 shtëpi të vjetra

    Shqipëria, 30 vjet në KiE – Spiropali: Konsolidimi i demokracisë dhe drejtësisë, prioritet i Kuvendit

    Rama: Bektashizmi thesar kombëtar për Shqipërinë, gjithçka që mos të zhduket

    MEPJ: 30 vite në Këshillin e Evropës, kapitull kyç në rrugëtimin demokratik të Shqipërisë

    Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

    Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

    Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Maqedoni e Veriut/ Thellohen përplasjet me Bullgarinë, rritet skepticizmi

    Ndihmëssekretari i Shtetit do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Editorial

Pse kryeministri i parë shqiptar i qeverisë teknike në RMV nuk është ngjarje historike?

30 Janar, 2024
in Editorial
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Editorial

Talat Xhaferi, ish-kryetari i Kuvendit maqedonas është zgjedhur kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut.

Talat Xhaferi, u zgjodh kryeministër i Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro dhe 3 kundër, duke hyrë në histori si i pari shqiptar që do të drejtojë qeverinë e vendit fqinjë, megjithëse me një mandat të përkohshëm prej 100 ditësh. Qeveria teknike do të ketë si detyrë mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 8 Majit.

Përfaqësuesit e opozitës maqedonase të VMRO DPMNE, edhe pse të pranishëm në sallën e Kuvendit nuk morën pjesë në votim, pasi ishin kundër qeverisë teknike që do drejtojë Xhaferi.

Ndërsa lideri i BDI-së, Ali Ahmeti e ka cilësuar këtë ditë si historike.

“Kjo ditë është historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit, si dhe për të gjithë të tjerët. Bashkarisht po ndërmarrim përgjegjësinë për t`i prirë vendit, jo njëri pas tjetrit, por krah më krah, bashkë, për një Maqedoni Europiane”, tha ai gjatë një video-mesazhi të shtunën e 27 Janarit.

Kujtojmë se partia “Bashkimi Demokratik për Integrim”, (BDI), është një parti e dalë nga lufta e vitit 2001, ku shtylla e saj kryesore ishte faktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por përgjatë 23 viteve, është faktorizuar vetëm ajo si parti politike.

Në emër të shqiptarëve dhe për shqiptarët, kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti ka qenë gjithmonë me pushtetin, herë me VMRO-DPMNE dhe herë me LSDM-në, ndërsa ka luajtur me karten nacionaliste duke garantuar një karrige të përhershme në parlamentin maqedon.

Edhe në zgjedhjet e vitit 2020,  i gjendur në pikën më të ulët përballë elektoratit shqiptarë “Asi” nën mënge i Ali Ahmetit ishte “Koha për Kryeministër Shqiptar”. Duke përdorur edhe njëherë karten nacionaliste ai siguroi një tjetër mandat bashkëqeverisës.

Ndërsa shqiptarëve u tha se e mbajti premtimin pasi nga BDI do të kishim zv/kryeministrin e parë shqiptar, i cili më shumë mburret për postin e tij herë si zëvëndës i Zaevit e herë si zëvendës i Kovacevskit se sa për angazhime konkrete për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Ali Ahmeti dhe partia e tij BDI, prej 23 vitesh marrin çdo atribut në Maqedoni duke monopolizuar çdo arritje në vend, sidomos përballë shqiptarëve.

“Ne kemi vendosur barazi përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes së paqes të Ohrit, legalizimit të arsimit të lartë në gjuhën shqipe, decentralizimit, simboleve dhe kulturës kombëtare, gjuhës shqipe, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, integrimit në NATO, duke marrë dritën jeshile për anëtarësimin në BE”, deklaroi të shtunën kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Këto arritje padiskutim nuk i atribuohen vetëm BDI-së por të gjithë faktorit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut politik dhe jo politik, por dhe falë faktorit maqedonas. Ndërsa përfituesi kryesor mbetet vetë Ali Ahmeti dhe Partia e tij.

BDI-ja kjo forcë politike e lindur pas luftës ndëretnike të vitit 2001, mes shqiptareve dhe maqedonasve, pikërisht në sajë të një urrejtje etnike ndërmjet tyre, duket se ende mban ndezur pishtarin e nacionalizmit, pasi kjo parti, edhe në emrin e Demokracisë nuk arriti të zhbëjë hijen e nacionalizmit, duke u shndërruar pikërisht në një parti nacionaliste.

Diskursi politik “ne shqiptarët, ata maqedonasit”, krijon një hendek të madh në këtë vend, e për pasojë bën që të zgjohen reminishencat nacionaliste të së kaluarës, sikundër për fat të keq i pamë këto ditë, ndërsa u betua kryeministri i parë shqiptar dhe qeveria teknike nën drejtimin e tij.

Zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, që Ali Ahmeti e quan si ngjarje historike, në fakt rrjedh nga Marrëveshja e njohur si e “Përzhinës”, të arritur në vitin 2015, për zgjidhjen e krizës së atëhershme politike në vend. Sipas marrëveshjes, Qeveria  jep dorëheqje 100 ditë para ditës së zgjedhjeve duke i hapur rrugë qeverisë teknike.

Dispozitat e Marrëveshjes së Perzhinos janë pjesë e Ligjit për Qeverinë, ku ndër të tjera janë paraparë disa pozita ministrore dhe zv/ministrore për opozitën.

Marrëveshja e Përzhinos  thekson qartë kompetencat e Qeverisë teknike dhe ajo nuk mund të bëj asgjë tjetër përveçse të përgatisë teknikisht zgjedhjet.

Në fakt, vetë marrëveshja e Perzhinos  e minon Demokracinë në vend.

E detyruar të zbatohet në një kohë të errët për Maqedoninë e Veriut, çuditërisht ende vijon të zbatohet sa herë ka zgjedhje elektorale.

Sot, ndërsa Maqedonia e Veriut është anëtare e Nato-s dhe prej vitit 2022 janë hapur negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian, është e papranueshme që të ekzistojë kjo qeveri teknike, e cila minon vetë Demokracinë e vendit.

Megjithatë, Ali Ahmeti, ende e përdor këtë element të kësaj marrëveshje si premtim elektoral për shqiptarët, duke u ofruar një karrige bosh.

Edhe për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut që do të mbahen më 8 maj ai ka thënë se “është koha që qeveria të mandatohet me një kryeministër shqiptar”, duke vijuar me të njëjtin premtim si ajo e katër viteve më parë.

Si u premtua kryeministri i parë shqiptar?

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, Bashkimi Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmeti garoi me sloganin “Për kryeministrin e parë shqiptar”, ndërsa kandidat të saj kishte juristin dhe ish-politikanin Naser Ziberi.

Meqë zgjedhjet ishin fituar nga Lidhja Social Demokrate, kryeministër ishte zgjedhur Zoran Zaev, që atëkohë drejtonte LSDM-në.

Por, për të përmbushur premtimin e BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti në marrëveshjen për bashkëqeverisje ishin pajtuar që në 100 ditët e fundit të punës së Qeverisë, kryeministër të caktohet një kandidat i propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Bëhet fjalë për Qeverinë teknike, e cila parashihet me Ligjin për zgjedhjet dhe si detyrë kryesore ka organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ndërsa pjesë e saj do të jetë edhe opozita maqedonase me dy ministra dhe tri poste të zëvendësministrave.

“Një kryeministër me kapacitet të cunguar, që do të thotë se ajo qeveri nuk është politike por teknike. Pra, kapaciteti i saj është i reduktuar dhe kjo lë për të dëshiruar. Nuk është kryeministër me kapacitet të plotë”, thotë Naser Ziberi, ish-kandidat për kryeministër nga radhët e BDI-së në zgjedhjet e vitit 2020.

Por, pavarësisht kësaj, BDI-ja në të gjitha paraqitjet publike caktimin e Talat Xhaferit për kandidat për kryeministër të Qeverisë teknike, e ka vlerësuar si një nga “arritjet më të mëdha”, pas kryetarit shqiptar të Kuvendit, që ishte po Talat Xhaferi, por edhe ministrave shqiptarë të Punëve të Brendshme, Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme.

Ajo që duhet të ishte thjesht një marrëveshje stabilizuese afatshkurtër, u përdor gjerësisht nga BDI si i vetmi mjet për të arritur qëllimin e tij…të sigurojë pushtetin krah për krah me qeverinë në Maqedoninë e Veriut pa marrë parasysh nëse është LSDM-ja apo VMRO-DPMNE

Shqiptarët dhe maqedonasit i kanë thënë JO ndasive etnike

Që prej konfliktit të armatosur midis forcave të sigurisë dhe shqiptarëve në vitin 2001 me humbje të mëdha në njerëz si nga pala shqiptare dhe ajo maqedonase, dhe duke parë në vijimësi marrëdhëniet politike, qytetarët shqiptarë dhe maqedonas, i janë shmangur përplasjes etnike në dy episode të përgjakshme në Maqedoninë e Veriut e nxitur po si pasojë e krizës politike në vend.

Risjellim në kujtesë, krizen politike të 2015 dhe rasti i Kumanovës.

Përleshja e armatosur midis shqiptarësh etnikë të armatosur dhe policisë maqedonase që la 18 të vdekur, risjell në mendje kujtimet e trazirave të kaluara. Fakti që as popullsia shqiptare, e as ajo maqedonase nuk iu përgjigj propagandës për të luftuar kundër njëri-tjetrit, tregon se karta e nacionalizmit është djegur në këtë vend.

Po ashtu, dhe ngjarjet e 27 prillit 2017 në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ku në ambientet e brendshme të Kuvendit i nxitur nga kandidimi dhe zgjedhja e politikanit shqiptar, Talat Xhaferri, në krye të parlamentit, la të plagosur disa persona, mes tyre kryetarin Zijadin Sela të Aleancës për Shqiptarët dhe kryeministrin e asaj kohe, Zoran Zaev, hasi në indiferencën e shumicës së popullsisë që nuk iu bashkua as protestave e as këtyre përplasjeve kundër njëri-tjetrit.

Këto dy raste flagrante përpos situatës tejet të rrezikshme, që nuk arritën të ndiznin armiqësi më të mëdha të motivuara etnikisht, tregon se shoqëria shqiptaro-maqedonase kërkon pajtim dhe jo ndasi etnike.

Të njëjtën gjë duhet të bëjnë gjithashtu politikanët e të dyja palëve politike, qofshin maqedonas apo shqiptare, që të ulin dozat e nacionalitetit dhe të shpalosin, programe konkrete për mirëqenien e secilit qytetarë që jeton brenda territorit të RMV-së pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare.

Por kush është Talat Xhaferi?

Teksa shqiptarët me në krye Ali Ahmetin kishin filluar luftën, Xhaferi ishte ende një oficer në ushtrinë maqedonase si komandant në Tetovë.  Por një masakër e 28 prillit 2001, që njihet si masakra e Vicës, bëri që vetëm disa ditë më vonë Xhaferi të braktiste radhët e Armatës së Maqedonisë dhe kaloi në radhët e UÇK-së. Ai në këtë periudhë u njoh me nofkën komandant Forina, duke marrë emrin e fshatit të lindjes.  Që prej atëherë deri në përfundim të luftës Xhaferi u bë komandanti i Brigadës 116.

Talat Xhaferri, apo dhe partia ku ai aderon, me në krye kryetarin e përjetshëm Ali Ahmeti, prej më shumë se dy dekadash e kanë udhëhequr Maqedoninë e Veriut. Ndaj zgjedhja e tij si kryeministër nuk përbën asnjë tabu për qytetarët maqedonas.

Kështu nëse shohim në retrospektivë, pas marrëveshjes së Ohrit dhe fundit të luftës,Talat  Xhaferi u zgjodh deputet për herë të parë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2002 nga radhët e Bashkimit Demokrat për Integrim të Ali Ahmetit. Nga viti 2004-2006 Xhaferi ishte Zëvendës Ministër i Mbrojtjes, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2013 u rizgjodh deputet.

Në vitin 2013 Xhaferi u emërua nga BDI si Ministër i Mbrojtjes. 4 vite më vonë, në prill të vitit 2017, ai u bë  kryetari i parti shqiptar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, ku mbajti këtë post deri më 28 Janar 2024, ku mori drejtimin e qeverisë teknike si kryeministër i saj.

Nxitimi për ta quajtur këtë ngjarje, si një moment historik, ndonëse pa asnjë rezultat të prekshëm të vete popullsia shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka vetëm një synim, atë të përthithjes edhe një herë të votës së elektoratit shqiptar.

Pra, Ali Ahmeti  synon të fitojë sërish mazhorancën e votës së shqiptarëve, pas 20 viteve, duke mbetur si shqiptari më jetëgjatë në pushtet me të dyja forcat politike maqedonase.

Sot falë Ali Ahmetit dhe propagandës së tij politiko-nacionaliste jemi larg asaj dite, ku shqiptarë e maqedonas ta shohin vetën të barabartë si qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Historike do të jetë dita kur kryeministri shqiptar të zgjidhet me votë popullore nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut pa marrë parasysh përkatësinë etnike të tyre, deri atëhere, Talat Xhaferi mund të quhet kryeministri i parë shqiptar i Ali Ahmetit dhe BDI-së.

/Argumentum.al

© 2024 Argumentum

Related- Posts

Editorial

Mandati që nuk përfaqëson…

3 Korrik, 2025
Editorial

Reagim i Redaksisë Argumentum.al në lidhje me artikullin e Reporter.al/BIRN

27 Maj, 2025
Editorial

Zgjedhjet e 11 Majit/ Fushata e njëmbëdhjetë parlamentare: Spektakël dhe folklor, aspak përgjegjshmëri

10 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Xi Jinping mban një fjalim të rëndësishëm në Konferencën Qendrore të Punës Urbane në Pekin

15 Korrik, 2025

Xi Jinping-u takon krerët e delegacioneve të huaja pjesëmarrëse në mbledhjen e këshillit të ministrave të jashtëm të OBSh-së  

15 Korrik, 2025
Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy looks on during a visit to a military training area to find out about the training of Ukrainian soldiers on the “Patriot” anti-aircraft missile system, at an undisclosed location, in Germany, June 11, 2024.   Jens Buttner/Pool via REUTERS

Marrëveshje e re amerikane për armët në Ukrainë: Çfarë do të marrë Kievi dhe kush do ta paguajë atë

15 Korrik, 2025

Në vend të “aksioneve të tmerrshme”, Trumpi i dha Putinit edhe 50 ditë që të përfundojë punën në Ukrainë

15 Korrik, 2025

Deti i Kinës Jugore: Konflikti dhe Perspektivat për Paqe në Rajonin Strategjik

15 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.