• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

    Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta: Gjyqësori i Pavarur, garanci për Demokracinë

    Bread & Heart Festival mbledh në Tiranë arkitektë nga gjithë bota, Rama: Shqipëria hyn në një tjetër hartë prestigjioze të Europës

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

    Dështon përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Retrospektive Diplomatike

PUKA ËSHTË DUKAGJINI I VJETËR

15 Maj, 2021
in Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

PREJARDHJA DHE ZHVILLIMI I TOPONIMIT DUKAGJIN.

Nga historiani dhe etnologu Kahreman Ulqini.

Është i njohur në historinë shqiptare roli i madh që luajtën në shekullin XV, gjatë luftrave të udhëhequra nga Skënderbeu, vendet e përfshira në zotërimin e princave feudalë që mbanin emrin Dukagjin. Përsa i përket zanafillës së Dukagjinëve është i miratuar prej studjuesëve mendimi i shfaqur nga M. Shuflaj se emri i familjes rrjedh nga një fisnik arbëresh, që dokumentat e shekullit XIII e quajnë “Ducam Ginium Tanuschum Albanensem” (1).

Se toponimi Dukagjin lidhet me zotërimin feudal të princave Dukagjini na e bën të njohur për herë të parë Gj. Muzaka në testamentin e vet. Më vonë këtë gjë do ta ripohojë Frang Bardhi dhe të dhënat dokumentare na e përforcojnë. Gjithë kjo zonë në kohën e mesme thirrej Pult. Më 1198 përmendet në një dokument “OAb APbBAHACb IIHAOTb” (de Albania pulatum) (2).

Kështu edhe një anonim i vitit 1308 e fut Pultin në Arbën. (3)

Në trevat e Pultit në shek. XIV-XV shtriheshin zotërimet e feudalëve Spanë, Dushmanë e Dukagjinas. Mendojmë se përdorimi i emrit Dukagjin si toponim rrënjën e ka në zakonin e vjetër mesjetar, sipas të cilit tertritoret ku sundonin feudalët e mëdhenj thirreshin me emrin e familjes së tyre. Kështu në dokumentat kemi: “Tokat e Karlit” (Topia), “Tokat e Javanit” (Gjon Kastrioti), “Pulti i Lekës” (Pukë-Iballe-Malzi), etj.

Serbët në gjysmën e dytë të shekullit XIV zotërimin e Balshajve e thirrën “Balshikje”. Fusha e Savrës nga Muzakët u bë Myzeqe. Malet në verilindje të Shkodrës më 1570 thirreshin “Monti Spani” dhe territori ku sunduan ata, në shek. XVII thirrej “Vendi i Spanvet” (D. Vincenti) ose shkurt “Pjetërspanët” (P. Budi).

Këta emra ndonse zënë vendin e një toponimi, nga ana gjuhësore nuk janë toponime të vërteta dhe nga ana historike kanë jetë të shkurtër, vdesin me zotninë feudal ose me familjen, pse janë emra të vënë e të përdorur në kanceleritë e kohës, emra që përcaktojnë kufijtë politikë të një principate, të cilët ishin të paqëndrueshëm, lëviznin tash e parë. Pothuajse asnjëri prej këtyre toponimeve, me përjashtim të Dukagjinit e të Myzeqesë, nuk mundi t’i qëndronte kohës. Mbas pushtimit turk Myzeqeja tregonte një zonë gjeografike, pikërisht fushën e sotme, kurse Dukagjini një njësi administrative. Mund të pyesim pse vendet e Dukagjinëve u bënë toponim, kurse vendet e Kastriotëve jo? Këtu kemi të bëjmë me një fakt tjetër. Shteti i Skënderbeut përbëhej nga krahina të vjetra gjeo-etnografike të formuara e të kristalizuara prej shekujsh si Mati e Dibra. Një gjë e tillë nuk ndodhte atje ku sunduan Dukagjinët. Aty ishin njësi të vogla, si Malziu, Fleti e Fandi ose “Zadrima e Epër” që na i përmend vetëm Barleti, ku sundonin Dukagjinët dhe Zaharijet. Kështu toponimi Dukagjin zuri vend lehtësisht si emërtim i një krahine më të madhe. Është karakteristikë themelore e onomastikës shqiptare prejardhja e toponimeve nga antroponimet e kalimi nga këto në etnonime dhe anasjelltas. Toponimet Vuksanaj. Lekai, Lotaj, Gimaj p.sh. kanë ardhur nga antroponimet Vuksan, Lekë, Lot e Gim. Nga toponimet Shalë e Shosh vijnë etnonimet Shala e Shoshi. (4)

Dukagjin e njohim si toponim e si emër familjeje; e rëndësishme është se na bëhet e ditur për të parën herë prej Gj. Muzakës, që Dukagjin është edhe emër i një personi. Ky autor përmend emrat e tre vëllezërve: Gjergj Dukagjini, Zot i Zadrimës, Tanush Dukagjini që kishte Fandin dhe Dukagjin Dukagjini me banim në Shkodër, i cili zotëronte tetë katunde në Zadrimë. (5)

Në kadastrën e Venedikut (1416-1417) kemi një Dukagjin Budemiro (fq. 64). Ky fenomen duhet të ketë qenë i rëndomtë. Kështu kemi edhe një Span Dukagjini, Muzak Topija etj.

Si pamë këtë karakteristikë të toponomastikës shqiptare, mund të vazhdojmë në shqyrtimin e dokumentave për të ndjekur zhvillimin e emrit topik Dukagjin. Toponimin Dukagjin ndër dokumenta në shtrirjen fillestare e gjejmë që më 1402 “…quod terrenum nominatur de Duchaginis,…”. (6)

Më 1501 përmendet “Paese de Ducagini” (Qytezë Dukagjin-Pukë) po kështu edhe në një burim venedikas më 1595. Te Gj. Muzaka e gjejmë toponimin të formuar plotësisht: “.. tash thirret Dukagjin”. (7)

Trevën fillestare ku lind toponimi Dukagjin duhet ta kërkojmë në ish-Shtatë Bajrakët e Pukës.

Gj. Muzaka përmend si zotërim të parë të Dukagjinëve Malziun dhe kështjellën e Fletit të ndertuar prej tyre, gjurmet i gjejme edhe sot (“Kalaja e Fletit” në Pukë). Aty afër kemi fshatin Dukagjin (fshat i Bajrakut të Malziut të Pukës, sot lokaliteti i Shëmrisë, Kukës).

Malet e kësaj zone në jug të Drinit, (treva e Pukës) qysh në shek. XVI thirren “MALET E DUKAGJINIT”.

Një relator i përmend në relacionin e vet më 1553. (

Një tjetër më 1570 dallon mirëfilli Malet e Dukagjinit (Puka) nga Sanxhaku i Dukagjinit. (9)

Kështu bën edhe ambasadori venedikas Bernardo më 1591. (10)

Relatorët e shek. XVII nuk e identifikojnë Sanxhakun e Dukagjinit me malet e Dukagjinit. Malet e Dukagjinit përmenden më 8 shtator 1614 në planin që Kuvendi i Kuçit i paraqet Karlit II Gonzaga. (11)

  1. Bici (1610) dallon mirfillit në relacionin e vet Malet e Dukagjinit dhe Sanxhakun e Dukagjinit. Gj. Bardhi më 1632 veçon Malet e Dukagjinit (Pukën) prej dioçezit të Sapës e të Sardenjës. Në një relacion të vitit 1634 ai përmend Malet e Dukagjinit, Malet e Pultit e të Kelmendit. Mbasi shetit katundet e lokalitetit të sotshëm të qendrës (Pukë) a të Iballës, kur do të kalojë në Krasniqe, thotë: “Tashti po shkojmë duke nisur vizitën e Maleve të Pultit që i ndan Drini”.

Këtë dallim e bën edhe F. Bardhi në relacionet e viteve 1637 e 1641. (12)

Në disa harta Dukagjini shënohet në zonë të Pukës (13) dhe te Kanteli, Dukagjini shënohet afër kësaj zone. (Pukë) (14)

Të shumtën e herës del si emër gjeografik për të shënuar Malet Krrab-Tërbun.

  1. Zamputi duke u nisur prej relacioneve të shek. XVII, në një studim të vetin dallon Dukagjinin (Pukën) nga Pulti. (15)

A përputhej në shtrirje sanxhaku i mëvonshëm i Dukagjinit me principatën e Dukagjinëve? Mendojmë se jo. Sot për sot e kemi të vështirë të caktojmë një kufi të asaj principate, por sado pak, dimë se në kohë të ndryshme aty përfshihej Lezha, që më vonë iu dorëzua venecianëve, Zadrima, Puka, tokat përtej Drinit deri në Prizren. Sot në Fand gjejmë toponime paralele për Lekën dhe për Skënderbeun. (16)

Edhe sanxhaku përfshinte pothuaj këto vende, duke i shtuar Mirditën, që bënte pjesë në principatën e Kastriotëve, Shalën, Shoshin, Nikaj-Mërturin, tre bajrakët e Pultit e Gashin, që qenë pronë e Spanëve si dhe tokat e Zaharijve në “Zadrimën e Epër” (pjesa malore e lokalitetit të Vaut të Dejës e Shllaku). Megjithë këtë mospërputhje të tokave të principatës e të sanxhakut dhe me ndërrimin e qendrës administrative nga Prizreni në qytetin e Pejës, nuk u prishën uniteti e lidhjet ekonomike të kohës. Përsëri mbetën tregje kryesore qytetet e Pejës, të Gjakovës, Prizrenit e Lezhës, nëpër të cilat kalonin rrugët e vjetra e të natyrshme. Po edhe Pulti nuk është identik me Dukagjinin si mendonte M. Sirdani. Një barazim në mes të Pultit e të Dukagjinit nuk mund të bëhet për arësye se Pulti për çdo shekull ka ndryshuar shtrirje. Në sanxhakun e Dukagjinit hynte jo vetëm dioçezi i Pultit, por edhe pjesë nga dioçezet e Arbnit, të Lezhës e Sapës. Përveç kësaj, ende sot nuk e kemi të qartë dallimin rreth Pultit dioçez e Pultit krahinë. I afrohet së vërtetës mendimi i Rrok Zojzit kur thotë se në mes të Pultit e të Arbnit lindi Dukagjini (Etnografia Shqiptare, vëll. I).

Gjetja e toponimeve të tjera Dukagjin në vende të ndryshme, është një argument me rëndësi që flet në favor të tezës se emri topik Dukagjin ka prejardhje vendase dhe paraturke!!!

Më 1601 në Dukagjin të Matit (17) (dioçezi i Arbnit, principata e Kastriotëve, sot katund në lokalitetin e Darjanit) bëhet një kuvend. Këtu në mes të krahinave të tjera përfaqësohej edhe Dukagjini sanxhak. (18)

Më 1638 Frang Bardhi përmend katundin Dukagjin në krahinën e Malziut (sot në Kukës); në Ungrej (lokaliteti i Kashnjetit, Lezhë) kemi toponimin “Kodra e Dukagjinit”.

A ka ndonjë lidhje në mes të këtyre toponimeve dhe emrit të krahinës, të sanxhakut apo të familjes Dukagjini? Mendojmë se kemi analogji si tek Arbën, principatë e dioçezë me toponimet Arbas (Mat), Arbnesh (Krajë), Arbanë (Tiranë), Arbni (Fusha e Ishmit); si te Kastriot me Kastriot të Dibrës e të Matit; si Muzakaj me Myzeqe, Muzhakë (Mat), Guri i Muzhaqit (Elbasan) e Muzhakë (Opar); si Balshaj me Ballezë (Rrjoll-Shkodër), Balle e Ballsh.

Në shek. XVIII sanxhaku i Dukagjinit vjen e shprishet. Mirdita del prej sundimit të Begollajve. Zadrima, Lezha, Shala, Shoshi dhe Puka me marrjen e sundimit të Shkodrës nga Bushatllitë shkëputen nga sanxhaku i Dukagjinit dhe nga Begollajt. Me administratën e re, më 1831 Porta prishi sanxhakun e Dukagjinit dhe Dukagjini i sotëm mbeti në vilajetin e Shkodrës. Emri Dukagjin u ruajt si kujtim në traditën popullore, e cila ndante në Dukagjin të Vogël tokat e sanxhakut poshtë Drinit dhe në Dukagjin të Madh tokat sipër Drinit pasi kishin një shtrirje më të gjërë si territor I Principatës.

Në këngët popullore të shekullit të kaluar përdoret toponimi Dukagjin me shtrirjen e vjetër. Ky emër vazhdoi të përdorej edhe në tekstet e gjeografisë si “Malet e Dukagjinit”. (Për Pukën)

Toponimi Dukagjin, emri i krahinës së sotme ose i lokalitetit që shkon në rrethin e Shkodrës është një mbeturinë e sanxhakut me të njejtin emër, njësoj si u ka mbetur bajrakëve të Selitës, Kthellës e Bushkashit emri “tre bajrakët e Ohrit”, ose “Ohri i Vogël”, sepse shkonin me sanxhakun e Ohrit. Kështu krahinave ose bajrakëve të Shalës, Shoshit e Pultit u ka mbetur emri Dukagjin.

Nuk ka dyshim se familja e Dukagjinëve gëzonte një famë të madhe, sidomos Lekë Dukagjini, i cili vazhdoi e udhëhoqi luftën kundra turqve edhe dhjetë vjet mbas vdekjes së Skënderbeut. Legjendat, toponimet, kanuni etj. etj., që ende janë të gjalla në popull dëshmojnë për këtë. Këta i përkasin rrethit të Pukës.

Megjithëse Dukagjinët me pushtimin turk braktisën vendin, e disa prej tyre u islamizuan, prapëseprapë pinjoj të asaj dere u kthyen në Shqipëri e për një shekull kryesuan luftën kundër pushtimit turk, (kujto luftën e Brigjeve të Pukës me në krye Bartolome Dukagjinin – 1570) gjë që s’ndodhi me princat e tjerë shqiptarë. Ndoshta edhe kjo rrethanë bën që të jetojë në popull aq gjallë emri e fama e Dukagjinëve.

Gjatë shekullit XVII zona e Dukagjinit (Pukës sot) është bërë një ndër vatrat e fuqishme të luftës për liri. Gjithë kjo krahinë përshkohej prej një rruge kryesore që lidhte Shkodrën e Lezhën me Kosovën e brigjet e Danubit, e njohur qysh nga koha antike buzë së cilës ndodhej stacioni rrugor “Ad Piccaria” paraardhëse e Pukës së sotme (shih për këtë Tabulën Poitingeriane).

Në afërsitë e kësaj rruge duhet kërkuar edhe fortesa e paidentifikuar Klementiana* e rindërtuar prej Justinianit, si edhe qyteti mesjetar Spas, të cilin, I. Adrami e vendos në Krevend (Crevenum). Gjatë rrugës në shek. XVI-XVII kishte disa kështjella si Kabashi (Fortezza di legno, Coroneth), Qyteza e Re (1547) që u morën nga turqit për të siguruar këtë rrugë nëpërmes një krahine gjithmonë kryengritëse!!!

Shumica e krahinave malore të Shqipërisë së Veriut ku regjimi i timareve nuk ishte vendosur ende; u përfshi në sanxhakun e Dukagjinit. (19)

Duket se sulltan Sulejmani u detyrua ta linte sanxhakun e Dukagjinit që të qeverisej simbas kanuneve të vendit. Ky ishte Kanuni i princave të familjes Dukagjini, ashtu si në Mat e Dibër etj. jetoi e veproi Kanuni i Skënderbeut.

Në zonën e Pukës janë të pashlyeshme kujtimet e Dukagjinëve. Frang Bardhi shkruan se në Pukë: “Në rrugë e në punë këndojnë me zë të lartë trimëritë e burrave të mëdhenj dhe sidomos të të pathyeshmit zot Gjergj Kastriotit, të thanunit Skenderbeg, dhe të të përshëndritëshmit zot Lekë Dukagjinit, princit dhe zotnisë së tyne”.

Këtu tradita mbeti e paprekur, ndërsa vende të tjera për rreth përvetësuan këtë traditë në mënyrë të ndryshme.

Siç e dimë prej dokumenteve historike, zona e Dukagjinit të sotëm (rrethi Shkoder) sundohej prej feudalësh Spanë. Sot në popull nuk dëgjohet asgjë për ta, asnjë kujtim. Nga koha e tyre ruhet toponimi “Qyteti i Dakaj” që mund të jetë “citta di Sala e Sosci” i Biemit. Për Lekën tregohet ndonjë gojëdhënë e zbehtë. Toponimi “Guri i Lekës” lidhet sot me Lekë Dukagjinin, kurse në të vërtetë ka marrë emrin prej një Leke që jetoi përpara 3-4 brezash. Edhe kanuni që zbatohej deri dje thirrej kanuni i Lekës.

Duket se kur Dukagjini i sotëm dhe Mirdita bënin pjesë në të njëjtin sanxhak, lindi gojëdhëna e tre vëllezërve mbi prejardhjen e popullsisë së këtyre katundeve me motërzimet e veta dhe paralel me këtë gojëdhana tjetër se Mirditasit zbresin nga Pal Dukagjini dhe Shala e Shoshi nga Lekë Dukagjini. (20)

Kjo gjë bëri që Dukagjini i sotëm në rrethin e Shkodrës të merret gabimisht nga disa studjues si qendër e familjes princërore.

Nga shqyrtimi i të gjitha këtyre të dhënave vijmë në përfundim se toponimi Dukagjin e pati origjinën nga llagapi i familjes princore Dukagjini. Në fillim nuk qe toponim i vërtetë, e vetëm në shekullin XV filloi të kristalizohej si i tillë. Në shek. XVI është i saktësuar nga ana gjuhësore e me krijimin e sanxhakut merr një shtrirje e kuptim të ri.

Në fillim ishte emri i një zone të madhe administrative e sot ende përdoret me kuptimin gjeografik për malet e Pukës dhe përveç kësaj ka mbetur si emër i një krahine anësore të ish-sanxhakut. Toponimi i vjetër Dukagjin s’e pat asnjë herë kuptimin e një toponimi.

_____________________________________________________________________

1) Sufflay, Dr. M. – Serbët dhe Shqiptarët, Tiranë, 1926, fq. 189-190. Hopf. C. Chroniques Greko-romanes, Berlin, 1878, fq. 533. Baldaci A. – Studi speciali albanesi, Roma, 1937, V. III, fq. 106. Instituti I Studimeve shqiptare. – Studime e tekste, Dega I, Romë, 1943, dok. 33, fq. 291, 292.

2) Thalloczy – Jiriiçek – Shuflay – Acta et diplomata res albaniae media e aeta¬tis ilustrantia, V. I. 1913, dok. 113, fq. 37.

3) Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, V. II, Tiranë, 1962, fq. 111-112.

4) Barleti, M. Historia e Skënderbeut (përkthyer nga Stefan Prifti). Gurakuqi, G. – Sapa e Dioçesi i Sapës, Shkodër, 1929, fq. 4. Ceka, H. -Mbi disa të dhana topografike rreth luftave te Skenderbeut sipas Barletit, Buletin i Shkencave Shoqërore, nr. 3, 1952, fq. 21-36.

5) Leka, nr. 4, 1931, fq. 108 .

6) Akta et diplomata … Vëll. II, fq. 212, Dok. 707.

7) Leka, nr. 9, 1931, fq. 108 e 267.

Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, V. III. Tiranë, 1962, fq. 49.

9) Po aty, fq. 162-164. 10. Po aty, fq. 170.

11) Po aty, fq. 120.

12) Zamputi, I. – Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore e të Mesme në shek. XVIII (1610-1634), Vëll. I, Tiranë, 1963; VëII, II. Tiranë, 1965.

13) Cordignano, F. – Geografia Ecclasiastica dell’ Albania (Degli ultimi decenni del secolo XVII), Roma, 1934.

14) Cantelli, G. – Hartë në “Enciklopedia italiana Treccani”, voce Albania.

15) Zamputi I. Dukagjini dhe Pulti në gjysmën e parë të shekullit XVII-të. Buletin Universitet Shtetëror, Nr. 1, 1959.

16) Hoxha Sh. Toponimet e Fandit, Buletini i Universitetit Shtetëror, Seria Shkencave Shoq. Nr. 3, 1962, fq. 204.

17) Zamputi I. Projekte shqiptare për çlirimin e vendit drejtue Europës në vjetet 1577-1621, Bul. Inst. Shkenc. nr. 4, 1954.

18) Ugolini, M. L. – Studi albanesi, III-IV, 1933-1936.

19) Historia e Shqipërisë, vëll. I, f. 337.

20) Nopcsa, Dr. F. – Aus Sala und Klementi Albanische Wanderungen, Sarajevo, 1910. Castoleti. G. – Consuetudini e vita sociale nelle montagne albanesi secondo il “Kanun di Lek Dukagjini”, Studi Albanesi, III-IV, 1933-1936.

____________

Harta nga hartografi i shquar gjerman: Johann Georg Justus Perthes, ku PUKA padyshim dhe natyrisht shfaqet si “DUKAJIN” si trevë e veçantë etnografike.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1044677349364287&substory_index=0&id=548065502358810

Tags: dukagjinipukeshqiperia e veriut

Related- Posts

Retrospektive Diplomatike

Dita e Rusisë: kujtojmë të kaluarën, shohim drejt së ardhmes

10 Qershor, 2025
Retrospektive Diplomatike

“Anija e Filozofëve të Leninit”

18 Maj, 2025
Kryesore

75 Vjetori i Deklaratës së Schumanit: Lindja e Bashkimit Evropian

9 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kancelari gjerman, Merz: Iranit nuk mund t’i lejohet të ketë armë bërthamore

15 Qershor, 2025
Flags of iran and Israel of america against the background of a fiery explosion. The concept of enmity and war between countries. Tense political relations.

Irani kërkon ndërmjetësim ndërkombëtar në konfliktin me Izraelin, Trump premton paqe

15 Qershor, 2025

“Parada ushtarake e presidentit Trump-çelja e një etape të re në historinë e politikave amerikane dhe botërore”

15 Qershor, 2025

Të paktën 10 të vrarë dhe 250 të plagosur në Izraelin qendror dhe verior pas sulmeve iraniane

15 Qershor, 2025

“Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do bëjnë marrëveshje, së shpejti do kemi paqe!

15 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.