• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

SHËN VLADIMIRI I DUKLËS, PRINCI MALAZEZ I SHENJTËRUAR, I ADHURUAR NDËR SHEKUJ NGA POPUJT E BALLKANIT

29 Shkurt, 2020
in NGJARJE, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Marinko ÇULLAFIQ *

Në 2011 duke u kthyer nga Tirana për në Elbasan, rrugës së vjetër të qafës së Krrabës, bashkëshortja ime më sugjeroi të ktheheshim në fshatin Shijon dhe të ndiznim një qiri tek një manastir që personalisht nuk e kisha dëgjuar asnjëherë edhe pse ishte kaq afër qytetit tonë. (Duhet të sqaroj që Shqipëria komuniste ishte i vetmi vend në botë ku feja dhe besimi fetar ishin të ndaluara me ligj që nga viti 1967 dhe kishte mungesë informacioni rreth objekteve fetare. Diku nga mesi i viteve ’90 u largova për në emigracion dhe në 2011 u kthyem sërish në vendlindje.) Pranova me kënaqësi dhe e ktheva makinën në drejtim të fshatit Shijon. Pasi shkuam atje dhe ndezëm qirinj, takoj për herë të parë priftin e manastirit At Irinenë, i ri në moshë por më bëri përshtypje urtësia dhe pjekuria e mendimeve të tij. Sapo i kërkova të më tregonte diçka rreth historisë së manastirit, ai u tregua i gatshëm dhe filloi rrëfimin e tij. Me tha se manastiri mbante emrin e Shën Vladimirit, i cili sipas tij ishte me origjinë nga Mali i Zi. Biseduam gjatë dhe u largova i emocionuar që zbulova atë vend të shenjtë aq afër qytetit ku banoja. Që atë ditë u lidha shpirtërisht me atë manastir dhe figurën e Shën Vladimirit. Fillova hulumtimin për të mësuar diçka më shumë për historinë e manastirit.

Sipas historianëve, princ Vladimiri e trashëgoi fronin pas vdekjes së babait të tij sovranit Petër të Duklës. Qendra e kësaj principate ishte e vendosur në rrëzë të malit Rumi që ishte burimi shpirtëror malazez dhe vendi i origjinës së traditës mesjetare malazeze. Princ Vladimiri e sundoi Duklën derisa u sulmua dhe u pushtua nga perandori Samuel në vitin 998. Gjatë kthimit në Prespë, Samueli e mori princ Vladimirin e Duklës si të burgosur lufte. Në Prespë Vladimiri dhe vajza e perandorit Kosara, ranë në dashuri me njëri-tjetrin, dhe ajo i kërkoi babait të saj që të jepte pëlqimin për t’u martuar me të burgosurin e sjellshëm, i cili ishte i pashëm, i përulur, i dashur dhe fisnik, i mbushur me mençuri dhe njohuri për Zotin. Pasi Vladimiri u bë dhëndri i perandorit, Principata e Duklës iu rikthye atij. Shën Vladimiri, i shquar për përulësi ndaj perëndisë, ndihmoi në mbrojtjen dhe përhapjen e ortodoksisë në trevat e Ballkanit. Ai dërgoi predikues për të përhapur besimin e vërtetë.

Sipas gojëdhënave, një ditë Shën Vladimiri kishte dalë për gjueti bashkë me kalorësit e tij në pyllin e Shijonit dhe në mbrëmje pa një dritë afër lumit të Kushës, pranë Elbasanit. U afrua dhe pa një shqiponjë e cila mbante në krahët e saj një kryq të shndritshëm. Shqiponja zbriti në tokë, la kryqin dhe u zhduk. Shën Vladimiri duke u lutur, mori kryqin dhe më pas në atë vend ndërtoi një kishë. Që aty fillon dhe historia mbi një mijë vjeçare e kishës që mban emrin e shenjtorin me origjinë malazeze në Shijon të Elbasanit. Në vitin 1383, princi shqiptar Karl Topia, pas një tërmeti shkatërrues e rindërtoi dhe restauroi nga themelet këtë tempull të Shën Vladimirit, bërësit të mrekullive. Ai vendosi stemën e tij në portën jugore të kishës së manastirit. Sot, emblema e Karl Topisë dhe portiku i portës jugore janë marrë dhe janë të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Në këtë shkrim po përqendrohem shkurtimisht dhe kryesisht në historikun e manastirit gjatë shekujve XIX dhe XX.

Në vitin 1865 u ndërtua një pus brenda mureve rrethuese të manastirit, në kohën kur igumen ka qenë Haxhi Grigori dhe Murgesha Magdalen. Edhe konakët e manastirit janë ndërtuar ndërmjet viteve 1850-1865 nga i njëjti igumen. Në mesin e shekullit të XIX, kisha u shkatërrua nga tërmeti dhe u rindërtua në vitin 1901. Ky fakt vërtetohet nga mbishkrimi që gjendet mbi derën perëndimore të kishës që është dhe dera kryesore, i cili përkthehet: “Ky tempull i Shën Joan Vladimirit u ripërtëri gjatë kohës së fort Hirësisë së tij, Mitropolit të shenjtë të Durrësit Prokopit, si dedikim për të paharruarin Mitropolitin e Durrësit Visarionin nga lagja Kala e Elbasanit, me kujdesin dhe mbikëqyrjen e epitropit Spiridon Xhufkës. Elbasan, më 1 mars 1901”

Në kulmin e shkëlqimit të vet, manastiri ka pasur vulën e vet dhe një bibliotekë të pasur.

Në vitin 1910, Stas Nosi filloi punën për ndërtimin e konakëve të manastirit. Ata mbaruan më 6 korrik të vitit 1913 dhe u hapën në gusht 1914. Në vitin 1935, patriarku Varnava I i dhuroi manastirit një kambanë e cila peshonte 300 kg. Po këtë vit është ndërtuar dhe kambanarja madhështore me 5 kate, e cila u prish nga regjimi komunist në vitin 1967. Gjatë prishjes u thye dhe kambana e madhe. Gjatë viteve 1940-1941, me fillimi e luftës italo-greke, në manastirin e Shën Vladimirit u vendos shtabi i përgjithshëm i ushtrisë italiane. Në vitin 1941, një pjesë e manastirit është djegur nga pakujdesia e ushtarëve italianë. Më 14 mars të vitit 1944 ushtria gjermane në largim e sipër i vuri zjarrin manastirit. Zjarri përfshiu konakët e manastirit dhe një pjesë të kishës.

Në vitin 1948 Instituti i Shkencave shpalli një listë paraprake me monumentet e kulturës dhe midis tyre ishte dhe manastiri i Shën Vladimirit. Kurse në vitin 1963, Rektorati i Universitetit Shtetëror në Tiranë e përfshiu kishën e manastirit të Shijonit në listën e monumenteve që mbroheshin nga shteti. Me ndalimin e besimit fetar në vitin 1967 dhe me shkatërrimin e objekteve fetare, Manastiri i Shën Joan Vladimirit u kthye në repart ushtarak deri në vitin 1997. Shërbyesja e fundit në manastir ka qenë Olimbiadha Andoni ose Haxhija siç e thërrisnin besimtarët. Në vitin 1967 kur e mbyllën kishën, murgun Dionis dhe Haxhijen i çuan në lagjen “Kala” të Elbasanit.

Manastiri ka pasur shumë prona. Ka pasur një mulli bloje, furrë buke dhe shërbenin rreth 20 veta. Në vitin 1893 pasuria e manastirit ka qenë: 732 rrënjë ullinj, 157 dynymë arra, 88 dele, 64 dhi, 25 qe dhe lopë, dhe dy kuaj. Sipas statistikave të kohës, manastiri ka pasur 400 dynymë tokë buke, 86 dynymë me pemë frutore, 8 dynym tokë me bostan, 40 dynym tokë për të mbjellë duhan, etj.

Çdo vit në 3 dhe 4 qershor, zhvillohesh në mënyrë madhështore Panairi i Shën Vladimirit (që vazhdon edhe sot e kësaj dite). Por kjo traditë e kremtimit të Shën Vladimirit vazhdoi deri në vitin 1964, prej asaj dite nuk u zhvillua më. Kryetari i Komitetit Ekzekutiv i rrethit të Elbasanit, me pretekstin për të shmangur sëmundjen e brucelozës, atë vit nuk lejoi zhvillimin e panairit por as personeli i manastirit nuk u lejua të meshonte. Me mbylljen e manastirit në vitin 1967, Lipsanet e Shenjta të Shën Vladimirit u çuan në kishën e Shën Marisë në lagjen “Kala” të Elbasanit. Atje qëndruan deri në vitin 1991. Gjatë periudhës 1967 deri në vitin 1991 kishës së manastirit i ra çatia. Me rënien e çatisë u prishën dhe afresket e kishës. Sot gjendet vetëm një afresk në hierore, i cili edhe ky është shumë i rrënuar.

Manastiri i Shën Joan Vladimirit u rihap në vitin 1991, menjëherë pas ndërrimit të sistemit. Shërbesat e para kishtare i ka kryer At Spiro Veli, megjithëse ishte në moshë të thyer. Ndonëse kisha e manastirit u hap në vitin 1991, vetëm kisha iu kthye Kishës Ortodokse. Pjesa tjetër e manastirit ishte repart ushtarak i cili qëndroi në objektet e manastirit deri në vitin 1997, vit kur u largua përfundimisht dhe i gjithë manastiri, bashkë me objektet e tjera iu kthyen Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare. At Irineja, prifti i Manastirit (që gjej rastin ta falënderoj për informacionin e pasur që më ka dhënë) më tregoi që në atë vit të vështirë, kur shteti kishte rënë, banda të armatosura dhe ish oficerë u përpoqën të zaptonin me forcë ndërtesat e manastirit, por banorët e fshatit Shijon u mobilizuan dhe i dolën në mbrojtje manastirit. Menjëherë pas largimit të ushtrisë në vitin 1997, me fondet e siguruara nga Kryepeshkopi Anastas, filloi restaurimi i objekteve në vitet 1998-1999. Në vitin 1999, me bekimin dhe mbështetjen e Kryepeshkopit Anastas, filloi kampi për vajzat që kisha organizon dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite. Në vitin 2005 u restaurua kisha e manastirit dhe në 2017 u bë përsëri restaurimi i çatisë së kishës së manastirit me fondet e siguruara nga Kryepeshkopi Anastas.

Martirizimi i Shën Princ Vladimirit, sundimtarit të Duklës që vdiq me besimin në zot, dhe historia një mijëvjeçare e kultit të tij dëshmon se ai ka qenë një nga figurat më të dashura dhe të respektuara në rajonin e Ballkanit, nga Budapesti e në Vjenë në Veri deri në Thesali dhe Malin e Shenjtë në jug. Sigurisht, meritën kryesore historike për mbijetesën dhe ruajtjen e kultit të Shën Vladimirit e ka princi shqiptar Karl Topia i cili me krijimin e manastirit siguroi një vend ku ndër shekuj më 3 dhe 4 qershor pelegrinët ortodoksë por edhe ata myslimanë dhe katolikë, vijnë për të festuar, jo vetëm nga Elbasani por edhe nga rajonet e tjera të Ballkanit. Manastiri i rezistoi shekujve të pushtimit otoman falë dhe kujdesit dhe kontributit të popullit elbasanas, duke përfshirë këtu jo vetëm të krishterët e pasur të qytetit, por edhe vllehëve dhe myslimanëve të Elbasanit.

Jeta dhe vepra e Shën Vladimirit të Duklës vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë shembull se si paqja midis popujve është e mundur, por që të arrihet duhet një sakrificë si ajo shenjtit tonë që u kthye në Bir perëndie! Është unike në botë, që çdo vit në manastirin e Shijonit më 3-4 qershor lipsanet e shenjtorit nderohen jo vetëm nga besimtarët ortodoksë të ardhur nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Bullgaria etj., por dhe nga një numër shumë i madh besimtarësh katolikë dhe myslimanë nga qyteti i Elbasanit dhe fshatrat përreth!

*Kryetari i Komunitetit Malazez në Republikën e Shqipërisë

©  Argumentum

Tags: elbasanMali i zimarinko cullaficshen vladimiri

Related- Posts

KOSOVA

Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

4 Tetor, 2026
KOSOVA

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026
NGJARJE

Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

27 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.