• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Shqipëria dëmton veten për sytë e bukur të Qipros

8 Prill, 2020
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Shaban Murati

Pandemia e koronavirusit është koha e një mësimi të madh për diplomacinë dhe për qeverinë, që të rivlerësojnë çdo hap, qendrim dhe veprim në marrëdhëniet ndërkombëtare me perspektivën e interesit kombëtar. Pandemia provoi se bota është me individualiste dhe më egoiste nga sa kemi menduar. Parë në këndvështrimin e perspektivës kombëtare dhe të interesit jetik shqiptar duket i pavend dhe i gabuar qendrimi i qeverisë së Shqipërisë për t’iu bashkuar sanksioneve të BE ndaj Turqisë. Njoftimin për këtë akt opinioni publik nuk e mori as nga qeveria shqiptare dhe as nga parlamenti shqiptar, por e mësoi për herë të parë në 31 mars nga përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e jashtme, Joseph Borrell. Borrell publikoi një deklaratë të posaçme në emër të BE, ku njoftoi se ndër shtetet partnere, që i janë bashkuar masave restriktive të BE ndaj Turqisë për shkak të veprimtarive të saj eksploruese në Mesdheun Lindor, është edhe Shqipëria.

Thënë shkurtimisht, në datën 27 shkurt 2020 Këshilli Europian miratoi vendimin për masat restriktive, (sanksionet), ndaj Turqisë për veprimtaritë e saj eksploruese në Mesdheun Lindor. Turqia po zhvillon eksplorime për burime energjitike në pjesën e zonës ekonomike ekskluzive qipriote, që i përket Qipros turke ose Republikës Turke të Qipros Veriore, që i ka dhënë lejen kërkimeve turke. Qipro, anëtare e BE, ka protestuar në BE dhe gjithandej, sepse e quan të drejtën e shfrytëzimit të gjithë zonës ekskluzive ekonomike qipriote si një e drejtë vetëm e Qipros greke, një pretendim i paligjshëm ky, sepse shfrytëzimi i pasurive ujore e nënujore në zonën ekonomike dhe në shelfin kontinental qipriot është e drejtë e barabartë e përbashkët e qytetarëve grekë dhe turq të ishullit. BE, e cila e anëtarësoi Qipron greke ose gjysëm shtetin qipriot në vitin 2004, duke bërë një gabim të paprecedent strategjik dhe destabilizues në rajon dhe duke vonuar zgjidhjen e çeshtjes qipriote, u nis nga objektiva meskine afatgjata që gjysëm shteti qipriot si anëtar me të drejtë veto të bëhej bllokadë në BE për anëtarësimin e Turqisë, e cila kishte kërkuar zyrtarisht që në vitin 1983 të bëhej anëtare. Në këtë kuadër duhet parë edhe mbështetja, që BE po i demostron tani Qipros greke, me sanksionet ndaj veprimtarive eksploruese të Turqisë në pjesën e zonës ekonomike ekskluzive, që ndodhet në Republikën Turke të Qipros Veriore.

Hapi i Shqipërisë për t’iu bashkuar për hatër të Qipros sanksioneve të BE ndaj Turqisë, shtet anëtar aleat i NATO-s, shtet kandidat i BE dhe një nga aleatët më të rëndësishëm strategjikë të Shqipërisë, vërtet të le me gojëhapur për dy arsye. Së pari, Turqia është aleati më i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë në Ballkan, që e ka mbështetur më shumë se cilido shtet tjetër në rajon pavarësinë dhe shtetin e Kosovës. Së dyti, aktin qeveritar shqiptar e bën më absurd koha e epidemisë së koronavirusit kur është miratuar. Në tronditjen e madhe të karantinës kombëtare dhe të panikut, që përfshiu popullin shqiptar nga epidemia e paparë botërore, Turqia ishte shteti i parë nga të gjithë anëtarët e OKB me të cilët kemi marrëdhënie diplomatike, e cila dërgoi me shpejtësi ndihma mjekësore dhe autoambulanca në Shqipëri. Në errësirën e egoizmit moral, diplomatik dhe gjeopolitik, ku u zhyt sistemi ndërkombëtar i shteteve me koronavirusin, ku BE refuzoi të ndihmonte edhe Italinë, kryeministri dhe ministër i jashtëm i Shqipërisë, Edi Rama, i tregoi shpresën popullit shqiptar me garancinë, që kishte marrë nga Turqia. Në datën 19 mars kryeministri dhe ministër i jashtëm i Shqipërisë, Edi Rama, bëri deklaratën dramatike se “nëse bota përmbyset, Shqipëria e ka garancinë nga Turqia”. Kjo ishte prova e dytë e madhe e solidaritetit vëllazëror të shtetit turk ndaj Shqipërisë në kohë emergjencash tronditëse kombëtare. Jo shumë larg, por në tërmetin katastrofal të 26 nëntorit 2019 pamë provën e parë të madhe të këtij solidariteti me vepra në kohë fatkeqësish të papërballueshme kombëtare, kur Turqia u ofrua e para me ndihma dhe nënshkroi me qeverinë e Shqipërisë marrëveshjen shtetërore për ndërtimin e 500 banesave falas për Shqipërinë për të strehuar banorët e dëmtuar nga tërmeti.

Në kulmin e pandemisë së koronavirusit dhe të nevojave ekstreme shqiptare për ndihma shfaqet sa i befasishëm, aq edhe absurd, gabimi i Shqipërisë, që rreshtohet me sanksionet e BE për sytë e bukur të Qipros, siç thotë një shprehje ironike e popullit tonë. Qipro-një shtet, që nuk ka asnjë lloj relevance për interesat kombëtare e jetike të Shqipërisë. Një shtet, i cili ndër pesë shtetet e BE, që nuk e njohin Kosovën, ka qenë më i egri duke arritur në idiotizma zyrtare me deklarata që “edhe Zoti po t’u thotë, Qipro nuk do ta njohë Kosovën”. Normale pyetja e çdo lexuesi, studjuesi dhe diplomati se përse Shqipëria duhej të bënte këtë gabim dhe midis Turqisë, që po e ndihmon në katastrofat natyrore shqiptare të nëntorit 2019 dhe të epidemise së marsit 2020, dhe Qipros, gjysëm shtetit që ka një politikë të vjetër armiqësore ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, të zgjidhte të dytën. Kur Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në Konferencën e Sigurimit dhe Bashkëpunimit Europian, KSBE, në 19-20 qershor 1991 në Berlin, i vetmi shtet që në minutat e fundit u rrek të ndalonte anëtarësimin e Shqipërisë ishte Qipro. Këtë ngjarje e kam përjetuar vetë si anëtar i delegacionit të MPJ të Shqipërisë, që përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në konferencën e ministrave të jashtëm të KSBE, që sot quhet OSBE.

Profanë të ndryshëm ose dritëshkurtër, që nxiten nga instikte fondamentaliste fetare, mund të ngrihen dhe të thonë që Shqipëria si shtet kandidat i BE është e detyruar që të bashkohet me qendrimet e politikës së jashtme të BE si ky në rastin e Qipros. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Le t’i shohim gjërat me rradhë.

Së pari, vetë shtetet e BE nuk kanë ndjekur gjithmonë vendimet dhe hapat e BE dhe nuk kanë qenë unikë për politikën e jashtëme. Janë pesë shtete të BE: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, që kanë 12 vjet që vazhdojnë të mos e njohin shtetin e pavarur të Kosovës.

Së dyti, edhe kur Këshilli Europian ka marrë vendime të detyrueshme për gjithë anëtarët në fushën e politikës së jashtme disa shtete anëtare të BE nuk i kanë respektuar ato. Mjafton të përmendim që për sanksionet e BE ndaj Rusisë, për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës dhe aneksimit të dhunshëm të Krimesë, kanë qenë zyrtarisht kundër dhe nuk i zbatuan shtete anëtare si Qipro, Greqia, Hungaria, etj.

Së treti, shtetet kandidate të BE, siç janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, ndryshe nga shtetet anëtare të BE, nuk e kanë detyrimin statutor të rreshtimit me politikën e jashtme të BE. Madje vetë BE ka lejuar dhe nuk ka shprehur kundërshtime apo kritika për mosrreshtimin e disa shteteve kandidate me politikën e saj të jashtëme, siç tregon toleranca e BE ndaj Serbisë, shtetit kandidat, që është distancuar më shumë nga të gjthë shtetet kandidate dhe partnere të BE nga qendrimet e politikës së jashtëme të BE. Mjafton të përmendim se Serbia, shteti që ka hapur bisedimet e pranimit me BE, dhe Maqedonia e Veriut, shteti që është kandidat i BE që në vitin 2005, nuk iu bashkuan sanksioneve të BE ndaj Rusisë. Serbia nuk iu bashkua as vendimit të BE për dëbimin e diplomatëve rusë për shkak të çeshtjes  “Skripal”, as për qendrimin ndaj Venezuelës, as për Ukrainën, etj. Po sjellim shembullin e Serbisë, e cila ka hapur bisedimet e pranimit me BE dhe ka mbyllur disa kapituj të traktatit të pranimit. Sipas një raporti të titulluar “Analiza e rreshtimit të Serbisë me deklaratat dhe masat e politikës së jashtëme të BE”, të hartuar dhe publikuar nga “Qendra e Çeshtjeve Ndërkombëtare dhe të Sigurisë” në Beograd, nga 1 janari i vitit 2019 deri në 30 qershor të vitit 2019 nga 48 deklarata të politikës së jashtme të BE, për të cilat Brukseli u ka kërkuar shteteve partnere që të bashkohen, Serbia është rreshtuar vetëm me 29 prej tyre. Në vitin 2018 rreshtimi i Serbisë me deklaratat dhe me aktet e politikës së jashtme të BE ishte 52 përqind dhe në gjysmën e parë të vitit 2018 ishte 44 përqind. Suzana Grubjesiç, sekretare e përgjithëshme e “Lëvizjes Europiane në Serbi”, thekson se shumica e deklaratave të politikës së jashtme të BE, me të cilat Serbia nuk është bashkuar, kanë qenë të drejtuara kundër shteteve, që nuk e njohin Kosovën. Serbia ka refuzuar të bashkohet me BE në gjitha deklaratat ndaj Rusisë, për deklaratat ndaj Venezuelës, Sirisë, Mianmarit, Iranit, Bjellorusisë, etj.

Çfarë tërheq vëmendjen? Në kohën që Serbia i del kundër BE për hatër të atyre shteteve, që nuk e njohin Kosovën, Shqipëria shkon dhe i del kundër aleatit të vet strategjik, Turqisë, për sytë e bukur të Qipros, e cila nuk e njeh Kosovën.

Këtë qendrim të gabuar diplomatik dhe strategjik, këtë zgjedhje të dëmshme në plan afatgjatë, Shqipëria e mban në kulmin e pandemisë së koronavirusit ndaj shtetit, i cili sipas pohimit të vetë kryeministrit shqiptar, e ka garantuar Shqipërinë në rast se bota përmbyset nga pandemia. Nuk e kuptoj se si është marrë ky hap i qeverisë me kaq mendjelehtësi ndaj interesave kombëtare, shtetërore dhe jetike të popullit tonë. Nuk dua të besoj se kjo është rezultat i ndikimit të fuqishëm të lobit grek në qeverinë dhe në diplomacinë shqiptare.

Nuk duhet harruar se në marrëdhëniet ndërkombëtare shtetet mosmirënjohëse paguajnë çmim të lartë, sepse bëjnë që atyre të mos u besojë më askush, as aleatët. Dhe është tragjike të krijojë me dorën e vet situata të tilla një shtet si Shqipëria, e cila në Ballkan ka më shumë shtete armiq se sa shtete miq, dhe ka nevojë jetike ekzistenciale për aleatët e provuar në kohra të vështira, si këto që po kalojmë./DITA

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Kryesore

Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

10 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.