• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
31 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Shqipëria shpall dy ditë zi për humbjen e kolosit të letërsisë shqipe! Homazhe dhe ceremoni shtetërore për shkrimtarin Ismail Kadare

2 Korrik, 2024
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria shqiptare shpalli datën 2 dhe 3 korrik ditë zie kombëtare, ku flamujt në institucionet shtetërore dhe publike do të ulen në gjysmështizë.

Shqipëria është në zi kombëtare në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 88-vjeçare. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri është ulur në gjysmë shtizë, ndërsa vendimi për zi kombëtare u mor me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ditën e mërkurë, nga ora 09:00 deri në orën 11:00 dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30. Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror, nën mbikëqyrjen e Kryeministrit.

Ismail Kadare, prijësi historik i letërsisë shqipe prej më shumë se shtatë dekadash ishte anëtarit i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; anëtari i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës; anëtari i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, anëtari i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

 Jetëshkrim letrar i Ismail Kadaresë

Ismail Kadare ka lindur më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër. Është personalitet qendror i kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, protagonist i zhvillimeve më të përparuara në letërsinë shqipe gjatë kësaj periudhe.

Ka kryer studimet e shkollës së mesme në vendlindje. Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës në vitin 1956. Ka studiuar për disa vjet në Institutin “Gorki” në Moskë, por u detyrua t’i ndërpriste studimet për shkak të konfliktit ideologjik në marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike. Ndërsa kryente studimet në “Gorki”, botoi në rusisht vëllimin poetik me titullin “Lirika”, në parathënien e të cilit botuesi Samoilov paralajmëron se autori rrezikohet prej ndikimit të poezisë dekadente perëndimore.

Fillimet letrare të Ismail Kadaresë janë kryesisht në poezi (“Frymëzime djaloshare” – 1954; “Ëndërrimet” – 1957; “Shekulli im” – 1961; “Lirika” – Moskë 1961; “Përse mendohen këto male” – 1964; “Motive me diell” – 1968; “Koha” – 1976). Me kohë proza u bë krijimtari e tij përparësore.

Me emrin e Ismail Kadaresë njësohet ardhja në letërsi e “brezit të viteve 1960”, që e udhëhoqi kulturën kombëtare drejt një emancipimi të përgjithshëm. Ismail Kadare dhe shkrimtarë të tjerë të “brezit të viteve 1960” u ndanë prej “të vjetërve” duke ndryshuar rrënjësisht vjershërimin tradicional, në shqetësime, në problematikë dhe në teknikën e të shkruarit. Poezia e Ismail Kadaresë u mbështet në vlerat më të arrira të vjershërimit në varg të lirë (De Rada, Migjeni). Me këtë poezi ndryshoi paradigma e trashëguar e tematikës dhe e mjeteve të shprehjes të letërsisë. Ismail Kadare i dha vlerë poetike fjalorit bashkëkohor të shqipes, leksikut të periudhës industriale. Poezia e tij e ndau vjershërimin shqip prej analitizmit dhe përshkrimit. Sintetizmi dhe fuqia abstraktuese në këtë poezi marrin rolin parësor ndaj retorizmit dhe subjektit, duke refuzuar letërsinë brohoritëse dhe duke ndërlidhur të përgjithshmen dhe individualen.

Ismail Kadare shkroi poezinë e mendimit dhe të ideve. Ismail Kadare ia kushtoi poezinë e tij fatit historik të popullit shqiptar. Ai trajtoi mbijetesën e popullit në sfidat e mëdha të historisë. Shkroi poezi kryesisht epiko-lirike. Ai e vështron të shkuarën jo vetëm si histori qëndrese, por si histori mbijetese të gjuhës, kulturës dhe qytetërimit shqiptar, duke nxitur te bashkëkohësit mendimin se vlerat shqiptare vijnë nga thellësi të largëta të lashtësisë. Poezia e Ismail Kadaresë, ndryshe nga proza e tij, herë-herë paraqitet më e angazhuar politikisht dhe si rregull ka frymë hyjnizuese për etnotipin shqiptar. Kjo mund të jetë arsyeja që, me ndonjë përjashtim (“Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, 1975) krijimtarinë e Ismail Kadaresë në poezi pak e ka ndjekur mbikëqyrja politike e kohës.

Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, vepër që mbeti e pabotuar deri në vitin 2003, duke qenë se në kohën që u shkrua, u arrit të botohej vetëm fragmenti “Ditë kafenesh”, në gazetën “Zëri i Rinisë” (1962). “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) përbën veprën e konfirmimit të talentit të Ismail Kadaresë në prozën moderne dhe një pikë kthese në historinë e letërsisë shqipe. Prej fillimeve deri në periudhën e pjekurisë, në prozën e tij raporti themelor është gjithnjë vetja dhe tjetri, identiteti i shqiptarëve dhe qëndrimi i tyre ndaj të ndryshmit: armikut, pushtuesit, kundërshtarit, fqinjit.

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është romani i parë në letërsinë e re të Shqipërisë, në të cilën lufta antifashiste u trajtua me largësi kohore dhe emocionale, duke vënë paralele midis së shkuarës dhe momentit historik. Në këtë roman dhe në një varg veprash të tjera të Ismail Kadaresë vendin qendror e zë raporti ndërmjet jetës dhe vdekjes, si shqetësim i përjetshëm i letërsisë. Varri dhe hija (sozia, fantazma) janë fjalë-çelës për të lexuar një pjesë të madhe të kësaj letërsie: “Prilli i thyer”, “Kamarja e turpit”, “Pashallëqet e mëdha”, “Muzgu i perëndive të stepës”(1978), “Vit i mbrapshtë”, “Shkaba”, “Spiritus”, “Hija”, “Pasardhësi”.

Vlerat e jetës dhe çmimi i vdekjes, varrimi dhe zhvarrimi, muranat dhe varret monumentale-piramidale, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja) janë nocione themelore artistike në prozën e Ismail Kadaresë. Vdekja shfaqet në këtë vepër në format më të pangjashme: natyrore dhe e dhunshme, vetjake dhe e gjithë bashkësisë, e vërtetë dhe e sajuar, nga fati dhe nga hakmarrja, nga lufta dhe gjyqi, nga sëmundja dhe plakja, si ndëshkim dhe si shpagim për jetën e tjetrit. Novela “Kush e solli Doruntinën” (1979), për të cilën u zhvillua një diskutim i gjatë në shtypin letrar të kohës, u kujtoi bashkëvendësve ringjalljen, rilindjen, atë vlerë që gjendej në baladat e hershme të tyre dhe që mbante shenjën e humanizmit të Rilindjes Europiane, atë vlerë që krishtërimi ia kishte njohur përjashtimisht Mesisë.

Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) ka luajtur një rol vendimtar në fatin e letërsisë së Ismail Kadaresë. Me botimin në Francë (1971) të këtij romani ndryshoi horizonti i pritjes jo vetëm i artit të tij, por edhe i pjesës më të talentuar të letërsisë shqipe të kohës. Për herë të parë pas shumë shekujsh, qysh prej Marin Barletit, letërsia shqipe fillon të rifitojë përmasën e vet të merituar ndërkombëtare.

“Përbindëshi” (1965), romani i dytë i Ismail Kadaresë, u botua në revistën letrare “Nëntori” dhe menjëherë u ndalua, për shkak të gjendjes së ankthit që kishte në përmbajtje, të shthurjes kompozicionale, sidomos të përdorimit subjektiv të përmasës së kohës. Romani arriti të botohej i plotë vetëm pas afro një çerek shekulli, në fundin e viteve 1980.

“Kronikë në gur” (1971) është romani i dytë i Ismail Kadaresë që trajton temën e luftës antifashiste, duke iu shmangur pranimit të saj si objekt i drejtpërdrejtë dhe me nota të qarta të një frymëzimi autobiografik. Lufta e interpretuar me sytë e një fëmije i jep mundësi autorit ta shohë atë të shtendosur, me një vështrim “nga poshtë”. Në vepër nuk ka rreshtime kundërshtuese luftarake dhe as frymë heroike manifestative. Është një roman në të cilin lufta shihet gati-gati si një lojë, në të cilën komunistët dhe ballistët shfaqen si në role, si në një teatër. Romani është qortuar nga kritika e kohës për ndikime të surrealizmit dhe të psikanalizës.

Romani “Kështjella” fitoi çmimin e parë në konkursin letrar për 500-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe u botua dy vjet më vonë (1971). Në studimet letrare është quajtur “roman historik”, por dhe “roman i heroit të papranishëm”. Ndonëse gjithë vepra i kushtohet qëndresës shqiptare në fillimet e pushtimit osman, figura e kryeheroit, Gjergj Kastriotit, nuk shfaqet drejtpërsëdrejti. Autori arrin të ngrejë në këtë roman kultin e bashkësisë në vend të kultit të heroit ose të personalitetit. Romanet e Ismail Kadaresë me temë nga historia të shkuarën e kanë kryesisht si një shkas për të sotmen. Historia përthirret në romanet e tij si një pretekst. Në thelbin e vet romani “Kështjella” nuk mund të receptohet pa pasur në vëmendje dy ngjarje që ndodhën në botën shqiptare dhe në botën e madhe në kohën kur u shkrua dhe u botua kjo vepër. Kjo është koha kur Shqipëria politike vendosi të dalë nga Traktati i Varshavës dhe te shumë intelektualë lindi shpresa e një riorientimi politik properëndimor të vendit. Por njëherësh kjo është koha e pushtimit të Çekosllovakisë prej ushtrive sovjetike. Në rrafshin sipërfaqësor romani i Ismail Kadaresë është një homazh për qëndresën arbërore si qëndresë e një qytetërimi ndaj barbarisë së huaj.

Në rrafshin përmbajtësor romani përmban raportet e një shteti të pushtuar prej një perandorie të re, moderne, sikurse ishte ish-kampi komunist. Në këtë lexim “Kështjella” paraqitet si paradoksi i një rrethimi. Paradoksi qëndron në faktin që kështjellarët, të rrethuarit, përkundër asaj që pritej logjikisht, paraqiten më liberalë se rrethuesit.

Që prej botimit të kësaj vepre në prozën e Ismail Kadaresë zgjedhja midis urës dhe kështjellës, midis qëndresës dhe paqes, midis mbylljes dhe hapjes, duke qenë një nyje fatale tragjike që kishte përshkuar mendësinë e etnotipit shqiptar ndër shekuj, bëhet një temë qendrore. Ura dhe kështjella janë dy fjalë të tjera çelës për të mundësuar kuptimin e veprës së Ismail Kadaresë. Nocioni i kështjellës, si shenjë e mbylljes së vendit, është i pranishëm te “Prilli i thyer” (kulla e ngujimit); te “Krushqit janë të ngrirë”, te “Ndërtimi i piramidës së Keopsit”, te “Piramida”. Në të kundërtën, nocioni i urës gjendet tek “Ura me tri harqe”(1978), “Kush e solli Doruntinën”, “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”, “Kushëriri i engjëjve”. Autori, duke e parë këtë dilemë si nyje qenësore të etnotipit shqiptar, parapëlqen të mos e injorojë historinë për aq sa mund të shërbejë si zëdhënëse idesh të reja. Ai ekzaltohet nga ura, nga hapja dhe komunikimi, nga miqësitë e largëta të bujarisë së hershme nëpër Europë, por po aq tronditet prej dhembjeve që u ka sjellë shqiptarëve “fati i urës”. Në thelb, dilema “një urë apo një kështjellë” përmban pyetjen thelbësore të epokës kur Ismail Kadare i shkroi këto vepra.

Me romanin “Dimri i vetmisë së madhe” (1973) Ismail Kadare filloi botimin e një trilogjie, në përbërje të së cilës do të ishin tri përballjet e mëdha shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë: me politikën nënshtruese të Beogradit (1948), me arrogancën sovjetike (1961) dhe me mospajtimet ideologjike kineze (1978). Romani u kritikua për frymë deheroizuese, për ndikim të dekadencës perëndimore dhe mungesë perspektive. U botua i ripunuar në vitin 1977, për të hapur rrugën e romanit tjetër “Koncert në fund të dimrit”, i cili pasi fitoi çmimin e parë në një konkurs kombëtar në vitin 1981, nuk u lejua të botohej për disa vjet me radhë, duke u konsideruar një vepër që përmban aluzione të hapura kundër sistemit komunist. “Dimri i madh” është quajtur “një roman me iso”, kurse “Koncert në fund të dimrit”, që është vazhdim i tij – “një roman polifonik”. U botua në vitin 1987. Pjesa e tretë e trilogjisë, e cila nga pikëpamja e rendit kohor duhej të ishte e para, nuk u shkrua dhe nuk u botua kurrë. Romanet janë pasqyrime letrare të dy prej nyjeve më të rëndësishme të historisë së “luftës së ftohtë”, në të cilën Shqipëria është subjekt parësor. Sipas kritikës ruse (N. Smirnova), Ismail Kadare “e ka metropolizuar” dhe “oksidentalizuar” Shqipërinë përballë sovjetikëve, duke e modernizuar atë si një shtet perëndimor.

“Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1979) përfaqëson veprën më problematike dhe më mospajtuese të Ismail Kadaresë me realizmin socialist. Thelbi i romanit është alegoria politike anti-totalitariste, duke marrë shkas prej mënyrës së funksionimit të ish-perandorisë osmane. Romani u kritikua si vepër që dëmtonte socializmin, dhe seria e veprës së plotë në 12 vëllime e autorit u botua pa vëllimin e 11-të, ku duhej të gjendej kjo vepër. “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” njihet si vepër disidente. Në prozën e Ismail Kadaresë rrallë ndodh të respektohen bashkërisht parimet dhe kërkesat e realizmit socialist.

Përmes romaneve me pikënisje nga motivet e prozës popullore, kryesisht të baladave (“Ura me tri harqe” (1978), “Kush e solli Doruntinën” (1979), “Dosja H”, “Emblema e dikurshme”), Ismail Kadare ringjalli në botën shqiptare një “Shqipëri tjetër”, në të cilën ka elitë dhe aristokraci, ka kontë e princër, që çojnë e marrin kumte me Europën. Braktisja e temave aktuale paraqitet jo vetëm si një refuzim estetik, por në funksion të krijimit të imazhit të një Shqipërie europiane në të shkuarën. Në këtë cikël veprash fjalë-çelës për lehtësimin e të kuptuarit të tyre janë miti dhe realiteti. Ismail Kadare shkroi me sukses veprat në prozë “Viti i mbrapshtë”, “Nata me hënë”, “Vajza e Agamemnonit” dhe esenë studimore “Eskili, ky humbës i madh” (Tiranë, 1990). “Ftesë në studio” (Tiranë, 1990) konsiderohet vepra e fundit e tij e shkruar para largimit të tij nga Shqipëria.

Në vjeshtë të vitit 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitet 1990 vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe letrare të shqipes së njësuar. Letërsia e Ismail Kadaresë pas viteve 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike, shpërfaqjen e identitetit shqiptar, duke përfshirë komplekset etnike dhe është e reflektuar dhe në botime si “Pesha e kryqit” (Paris, 1991); “Piramida”, botuar në variantin në gjuhën frënge në vitin 1992, me përkthim të Jusuf Vrionit. Veprat e Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në rreth 50 gjuhë të huaja. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Ismail Kadare është fituesi i çmimeve letrare më të rëndësishme në Europë e në botë, “International Booker Man Prize”, “Prince of Asturias Aëard”, “Jerusalem Prize”, “Neustadt International Prize”, “Nonino”, “Park Kyong-ni”; personalitetit që u nderua me mirënjohjet më prestigjioze në Shqipëri e jashtë vendit, në të gjitha kontinentet.

Prej më shumë se 20 vjetësh ai është rregullisht i nominuar si kandidat për çmimin Nobel dhe disa herë i përzgjedhur në pretendentët e drejtpërdrejtë. Ismail Kadare mban titujt “Nderi i Kombit” (Shqipëri), “Kryqi i Legjionit të Nderit” dhe “Oficer i Legjionit të Nderit” (Francë), si dhe nderime e mirënjohje të tjera.

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Ambasada e SHBA-së: Shmangni protestat në Tiranë, rrezik për përshkallëzim të dhunës

30 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Turqia feston Ditën e Republikës në Tiranë, ambasadori Erciyes: Shqipëria partner strategjik dhe mik i afërt

30 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Katër të vdekur dhe 11 të plagosur nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak italian në Bosnjë

29 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kanadaja dhe BE-ja krijojnë “Aleancën për të Ardhmen”, një partneritet të ri përballë pasigurisë globale

30 Tetor, 2026

Lavrov nga G20: Nuk ka përparim real në marrëdhëniet Rusi-SHBA, pavarësisht kontakteve diplomatike

30 Tetor, 2026
Britain's Foreign Secretary Ed Miliband, Poland's Foreign Minister Radoslaw Sikorski and Secretary of State Marco Rubio attend the G20 Foreign Ministers' Meeting in Atlanta, Friday, Oct. 30, 2026. (Megan Varner/Pool Photo via AP)

G20 në SHBA: Përplasjet gjeopolitike dominojnë takimin e ministrave të Jashtëm, mungon fotografia tradicionale me Lavrovin

30 Tetor, 2026

BE: Gati për negociata paqeje për Ukrainën, por pret gatishmërinë e Rusisë

30 Tetor, 2026

Ambasada e SHBA-së: Shmangni protestat në Tiranë, rrezik për përshkallëzim të dhunës

30 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.