• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Maj, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

    FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump holds a "Foreign Trade Barriers" document as he delivers remarks on tariffs in the Rose Garden at the White House in Washington, D.C., U.S., April 2, 2025. REUTERS/Carlos Barria TPX IMAGES OF THE DAY/File Photo

    Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

  • POLITIKË

    Zgjedhjet Parlamentare 2025/ Numërohen mbi 60% e kutive të votimit në rang kombëtar. Partia Socialiste kryeson me 83 mandate

    Mediat ndërkombëtare/ Votimet në Shqipëri, test për rrugën drejt BE-së

    Exit Poll i Albanian Post: Fitore bindëse e PS me 79 mandate 

    Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare.

    SPAK, BKH dhe forcat policore në terren për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

    Kryetari i KQZ-së mesazh qytetarëve për 11 majin: Merrni pjesë në këtë proces vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë

    Vota e Diasporës: 180,144 zarfe të mbërritura në KQZ

    Celibashi: Subjektet politike të respektojnë heshtjen zgjedhore, mediet mos të publikojnë spotet elektorale

  • SOCIALE / KULTURË

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

    Arkiva Marubi, shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    “Defender Europe 2025”/ Albin Kurti: Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

    AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

    Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

    “Si po (vazhdon të) zhbëhet shqipja në Maqedoni të Veriut. Dhe nga vetë shqiptarët.

    LDK fton partitë parlamentare në Kosovë për qeveri tranzitore

    Për të dhjetën herë dështon konstituimi i Kuvendit i Kosovës

    Hapet Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, Osmani-Ibrahim: Moment historik

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Strasburgu përballë « rrebeshit » Realpolitik

22 Maj, 2019
in OP/ED
A A
Plenary session week 10 2016 in Strasbourg.  Wide angle view of the plenary chamber. Hemicycle. Fisheye.

Plenary session week 10 2016 in Strasbourg. Wide angle view of the plenary chamber. Hemicycle. Fisheye.

Share on FacebookShare on Twitter

70 vjet më parë Strasburgu, pika emblematike e konfrontimit dhe pajtimit historik franko – gjerman  u bë selia e Këshillit të Evropës( KiE) të sapokrijuar, në ADN-në e të cilit janë të drejtat dhe lirive themelore të njeriut, si themeli i shtetit të së drejtës. Për garantimin e tyre moral dhe ligjor u ngrit Gykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut mbi bazën e Konventës me të njëjtin emër. Qysh atëhere, por sidomos pas shembjes së Murit të Berlinit dhe ribashkimit evropian, mbrojtja, respektimi dhe zhvillimi i tyre ka qenë  në krye të axhendës dhe për diplomacinë ndërkombëtare.

Së bashku me OSBE-në, BE-në dhe komunitetin ndërkombëtar me SHBA-të në krye KiE ka ushtruar trysni efektivee por jo vetëm mbi çdo vend në këto fusha me ndjeshmëri të madhe publike; ato u bënë kushti themelor i domosdoshëm për integrimin ndërkombëtar dhe antarësimin në BE, NATO, përfitimin e ndihmave dhe mbështetjes së gjithanshme për reforma demokratike. Madje, genocidi i pashembullt në Ruandë më 1994, ku u masakruan 800.000 të pafajshëm nën hundën e trupave të OKB-së, e më vonë në Srebrenicë e Kosovë bëri që ish Sekretari i saj i Përgjithshëm  Kofi Annan të shpallte tezën e « ndërhyrjes demokratike në punët e brendshme » të një shteti kur shkelen këto parime dhe vlera demokratike.  Siç pohonte nga fundi i viteve 90 Robin Cook,  ish ministër i jashtëm laburist britanik « Politika e jashtme duhet të ketë dimension etik dhe ne duhet të mbështetim kërkesat e popujve të tjerë për të drejtat e tyre  demokratike për të cilat ne këmbëngulim»

Mirëpo këto 10 vitet e fundit, vëmendja e politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare për dimensionin e lartpërmendur etik dhe moral është zbehur ndjeshëm; theksi i saj po vihet më tepër te pragmatizmi, dmth te interesat afat-gjatë politike, ekonomike, të sigurisë, duke lënë « prapa liste » vlerat demokratike. Kjo bie në sy dhe në zgjedhjet e tanishme evropiane, ku  vështirë të gjesh një forcë politike që e ka në programin e vet këtë temë, se për përparësi nuk bëhet fjalë.

Ndërmjet aktorëve/faktorëve kryesorë me ndikim në këtë kthesë negative  janë: euforia e parakohshme e Perëndimit pas ngjarjeveve të vitit 1989/1990, kur politikani/filozofi i shquar amerikan Francis Fukuyama  pohonte se « ky është fundi i historisë së komunizmit dhe fitorja e epokës së liberalizmit dhe demokracisë ». Në fakt, shumë raporte zyrtare ndërkombëtare tregojnë se « treni » dhe trendi i fitores së demokracisë ka ndaluar, madje po bën hapa prapa. 

Gjithashtu, krijimi i botës njëpolare me SHBA-në dhe fuqizimi i BE-në krijuan një « inflacion » iluzionesh dhe jashtë realitetit në terren. Më vonë, krizat e njëpasnjëshme politike, ekonomike dhe financiare tronditën rëndë dhe vetë vendet antare të BE-së, bashkë me përshkallëzimin e populizmit, ekstremizmit dhe euroskepticizmit që kulmuan me fitoren absurde të Brexit.

Për pasojë, sigurinë dhe begatinë e dikurshme social-ekonomike, si themeli i garantimit praktik të të drejtave/lirive themelore të njeriut po e zëvendësojnë përditë e më shumë varfëria, papunësia, pabarazitë sociale, uria dhe mjerimi, të cilat janë« shtruar  këmbëkryq » dhe në vendet më  të zhvilluara. Kështu, nga 111 milionë të varfër në Evropë, 14 milionë prejtyre janë vetëm  në Britaninë e Madhe!

Ndërkohë, siç pohon Robert Kagan, intelektual i shquar amerikan «  sot autoritarizmi është bërë sfida më e madhe e botës demokratike; në skenën gjeopolitike kanë ridalë fuqishëm  kombe të mëdha, sidomos Kina dhe Rusia; veç të tjerash ato kanë propozuar anti-liberalizmin dhe modelin Euro-Aziatik si model alternativ qeverisjeje ndaj hegjemonisë së lëkundur liberale, duke sfiduar hapur edhe vlerat demokratike perendimore ». Bashkë me disa vende më të vogla ish lindore ato po synojnë instalimin e intrumentave të reja të kontrollit social, duke forcuar sundimin autoritarist nëpërmjet minimit « nga brenda » të shoqërive liberale evropiane ».

Mirëpo, begatia ekonomike, shmangia e krizave financiare,  siguria e brendshme dhe rajonale, si kushte bazë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut nuk mund të garantohen pa rritur ndjeshëm shkëmbimet ekonomike dhe investimet e huaja, sidomos me vendet e  lartpërmendura. Ndaj, në përgjithësi, thirjet dhe qortimet e BE-së apo dhe raportet e tyre vjetore për të drejtat e njeriut po kthehen në një refren/ritual, më tepër « për të qenë  brenda » me shoqërinë civile.

Më konkretisht, njihet tashmë projekti gjigand kinez “ Një brez, një rrugë” ku do të përshihen rreth 100 shtete me mbi 4,5 miliard banorë, që japin rreth 65 për qind të GDP-së botërore. Në këto kushte, problemi madhor edhe për BE-në nuk është me trysnia për të drejtat e njeriut në Kinë, por si të përballojnë këtë ekspansion të paparë kinez dhe çfarë qëndrimi të mbajnë në raport me SHBA-të dhe Rusinë. Ndryshe, BE-ja rrezikohet që në një të ardhme të afërt të shtypet si sanduiç midis tyre!  

Pesë vjet më parë, Rusia aneksoi ushtarakisht Krimenë dhe Ukrainën Lindore, duke sfiduar hapur të drejtën ndërkombëtare. Sërish asgjë nuk mund të bëhet lidhur me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut  dhe të vlerave demokratike në Rusi, kur në Ukrainë vriten çdo ditë njerëz. Madje, në Deklaratën e shtypit me Parlamentin Evropian pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë më 4 Prill, përfaqësuesit e ODIHR u detyruan të hiqnin termin « agresioni rus « duke e zbutur atë ndjeshëm me « konflikti në Ukrainën Lindore» çka u bë shkak për  përplasje ndërmjet tyre!

Këtë tendencë negative e tregoi më qartë « Forumi i Arktikut « i mbajtur më 9 Prill në Saint Petersburg me ftesë të Rusisë. Pas një mungese të gjatë, aty u përfaqësuan dhe Norvegjia, Danimarka dhe Suedia, krahas Islandës dhe Finlandës, të cilat janë lidere botërore në fushën e të drejtave të njeriut. Vetë Kryeministrja e  Norvegjisë, Erna Solberg pranoi se në takimin e vitit 2014 me  Kryeministrin Medvedev e kishte tepëruar me trysninë e saj për shkeljet e të drejtave të njeriut nga Rusia; aq sa Medvedev i kishte lënë të kuptonte se kjo ishte « too much »  Mungesa e tyre protestë për disa vite në atë forum nuk kishte dhënë asnjë rezultat për përmirësimin e shtetit të së drejtës.  Ndërkohë, gjendja dhe sfidat në Detin e Veriut janë tepër alarmante me problematikën e tyre ulëritëse për ato vende dhe nuk mund të zgjidhen pa dialog me Rusinë. Sepse bëhet fjalë për aspekte jetike si ndryshimet klimatike, menazhimi i mbetjeve bërthamore, peshkimi, ndotja nga thasët plastikë, nxjerra e qymyrit nga Rusia  deri te siguria prej saj, sidomos për Finlandën dhe Suedinë.  

Në vitin 2014 edhe Këshilli i Evropës i hoqi Rusisë të drejtën e votës në Asamblenë Parlamentare pas aneksimit të Krimesë. Mirëpo, rezultati i vetëm i këtij sanksioni ishte ndërprerja e financimeve prej Rusisë prej 60 milion euro në vit, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për projektet e tij pikërisht për financimin e programeve për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut! Si përfundim, disa ditë më parë Strasburgu u «  dorzua » me të drejtë përballë Realpolitikës ruse,  e cila mbeti antare me peshë e KiE-së.

E njëjta situatë paraqitet me Turqinë, ndaj të cilës dihet se vërejtjet dhe kritikat nga ana e BE-së për vlerat demokratike kanë qenë të vazhdueshme duke pezulluar dhe aderimin e saj në BE. Por, pak ndryshime janë bërë nga ky kushtëzim, ndërsa shqetësimet sa vijnë e shtohen. Mirëpo, nga pikpamja e realpolitikës,  veë të tjerash, Turqia ishte shpëtimtare për politikat evropiane të azilit dhe emigracionit me Marrëveshjen me BE-në për  parandalimin e flukseve gjigande migratore nga Lindja e Mesme dhe strehimin e 4 milionë azilkërkuesve. Kësisoj, presioni lidhur me vlerat demokratike nuk mund të jetë efektiv, sepse pala turke do të thoshte «  zgjidhni e merrni, po të dyja jo!

Veç sa sipër, këto fuqi të mëdha janë sidoqoftë dhe përcaktuese të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në botë nga rreziqe të mëdha, duke përfshirë dhe ato atomike; ndaj, vlerat demokratike «  janë të dënuara » të kalojnë në plan të dytë.

Jo pa probleme paraqitet gjendja dhe në SHBA, kampione e vlerave demokratike, ku më 13 Maj, Presidenti Trump priti Kryeministrin hungarez Viktor Orban, vetëm 10 ditë përpara zgjedhjeve europiane, megjithë kundërshtimet nga të dyja krahët politikë. I thuri lëvdata dhe e « ngriti në qiell » Orbanin, por nuk i tha një fjalë të vetme e jo më « t’i tërhiqte sadopak veshin » për vlerat demokratike! Edhe pse me të drejtë Komisioni Evropian ka filluar procedurat e ndëshkimit ligjor të Hungarisë pas hapave  të saj për çmontimin e shtetit të së drejtës në emër të «  demokracisë joliberale »!

Theksimi i dukshëm i primatit të realpolitikës mbi vlerat demokratike të Strasburgut ka filluar të shfaqet dhe në qëndrimet e komunitetit ndërkombëtar në rajonin/vendin tonë, duke anuar ndjeshëm nga stabiliteti dhe siguria. Nisur nga problemet e brendshme por dhe nga nevojat e realpolitikës së jashtme, ekziston rreziku që të drejtat dhe liritë themelore të vazhdojnë të bien më tej në fund të tabelës së hierarkisë sonë  tematike.

Ndaj, krahas zbatimit me pragmatizëm të një realpolitike efektive, mbrojtja dhe zhvillimi i mëtejshëm i parimeve/vlerave themelore demokratike mbetet sfidë madhore për shtetin, politikën, median, organizatat jo- qeveritare dhe gjithë shoqërinë shqiptare.

© Argumentum

Related- Posts

OP/ED

80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

8 Maj, 2025
Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration
OP/ED

Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

7 Maj, 2025
OP/ED

Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

3 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Zelensky i gatshëm të takohet me Putinin në Stamboll për bisedime paqeje

12 Maj, 2025

Zgjedhjet Parlamentare 2025/ Numërohen mbi 60% e kutive të votimit në rang kombëtar. Partia Socialiste kryeson me 83 mandate

12 Maj, 2025

SHBA dhe Kina ulin reciprokisht tarifat

12 Maj, 2025

Zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë konkurruese dhe të organizuara mirë, por munguan kushtet e barabarta të lojës, thonë vëzhguesit ndërkombëtarë

12 Maj, 2025

Mediat ndërkombëtare/ Votimet në Shqipëri, test për rrugën drejt BE-së

11 Maj, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.