• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë për Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim

    PDK-ja dhe Aleanca refuzojnë takimin me Haxhiun, Dehari insiston në marrëveshje para vazhdimit të seancës

    Si u bë Marrëveshja kornizë e Ohrit?

    Abdixhiku: LDK heq dorë nga postet, LVV mund t’i marrë të gjitha

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë për Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim

    PDK-ja dhe Aleanca refuzojnë takimin me Haxhiun, Dehari insiston në marrëveshje para vazhdimit të seancës

    Si u bë Marrëveshja kornizë e Ohrit?

    Abdixhiku: LDK heq dorë nga postet, LVV mund t’i marrë të gjitha

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home Bota

Strategjia e “frikës nga Putini”, rrezik për Bashkimin  Europian

18 Gusht, 2026
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter-geopolitika.news[i]

  • Europa nuk ka kurrfarë strategjie mbi atë se çfarë duhet të bëjë me luftën ukrainase ose më mirë të themi cilët janë qëllimet e saj që mund të përmbushen kur ajo të përfundojë (janë bërë vetëm dëshira). Për pasojë nuk ka as përgjigje të sakta mbi atë se në çfarë mënyre do të reagohet në rast se Rusia e përshkallëzon konfliktin jo vetëm në truallin e Ukrainës, por edhe në vendet fqinjë me të. Në mënyrë paradoksale, “strategjia” e tanishme europiane bazohet në besimin mbi “pavendosmërinë” e Putinit dhe “frikën” e tij për të mos e përshkallëzuar luftën jashtë Ukrainës, dhe pritmërinë e saj se ajo (BE-ja) deri në vitin 2030 do të armatoset dhe se ShBA-të, për shkak të të gjithë këtyre, janë të gatshme të hyjnë në luftë bërthamore me Rusinë.
  • Në mënyrë të logjikshme shtrohet pyetja, cili është atëherë qëllimi i vërtetë i atij 20 përqindshit mizerabël të rajonit të Donjeckut – (madje jo i tërë rajoni i Donbasit të cilin e përbëjnë rajonet  e Donjeckut dhe i Luganskos) nën kontrollin e forcave ukraianse (në fakt dy qytete të mëdha me rrethinat e tyre), gjë e cila për të dyja palët përbën pengesën kryesore ose kyçin për arritjen e paqes – dhe kjo në kushtet kur për shkak të tyre mund të shkohet drejt katalizmës së përgjithshme dhe kjo jo vetëm në Europë? Ekzistojnë vetëm dy përgjigje.

Në pushimoren idilike të Shtëpisë së Bardhë, Camp David, të premten e kaluar erdhi puna deri të shkëmbime të ashpra mendimesh mes presidentit Donald Trump dhe ministrit të tij besnik të luftës Pete Hegseth, të lidhura me gjendjen shqetësuese të numurit të raketave gjurmuese për sistemet antiajrore amerikane – gjë që ishte temë e cila javën e kaluar mbushi faqet e jo vetëm mediave kryesore amerikane. Natyrisht, në kontekstin e luftës amerikano-izraelite me Iranin e cila ndërkohë është transformuar në ekskluzivisht amerikano-izraelite me theks në shkëmbimin ciklik të fazave të armëpushimeve të shkurtëra shoqëruar me disa akvititete diplomatike të të dyja palëve, dhe po ashtu shkëmbime kohëshkurtëra të sulmeve ajrore: ShBA-të kundër Iranit, Irani kundër bazave amerikane në rajon dhe infrastrukturën e shteteve të cilat u kanë ofruar mikpritje foircave amerikane;.

Sikurse lajmëronte The Washington Post-i, Trumpi në Camp David kërkoi me ashpërsi nga shefi i Pentagonit shpjegime mbi shterrimin e raketave gjurmuese dhe pyeti përse nuk është informuar mbi mungesën kritike të municioneve, gjë e cila ka kufizuar mundësitë e vazhdimit të sulmeve të mëdha kundër Iranit. Trumpi ka pohuar se ka menduar se problemi është zgjidhur se se ka qënë i mashtruar. Hegsethi veproi sipas asaj thënies “shqetësimin tim kaloja tjetrit” e kësisoj i’a kaloi përgjegjësinë zëvendësit të tij Stephen Feinberg.

Gazeta në fjalë nënvizon se vetëm në muajin e parë të luftës ShBA-të kanë lançuar më shumë se 850 raketa me rreze të gjatë veprimi Tomahawk, mbi njëmijë raketa gjurmuese Patriot dhe THAAD, si dhe mbi 1.300 raketa ATACANS. Rezervat e këtyre të fundit praktikisht kanë shterruar.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni përgënjështrojnë konfliktin dhe pohimet e lartpërmendura, gjë për të cilën zëdhënësja e Shtepisë së Bardhë Karolyn Leavitt (bashkëpuntore besnike e Trumpit e cila këtyre ditëve sikurse thuhet do të largohet nga kjo detyrë) informoi në Facebook mbi këto lajme si “100% gënjeshtra”, duke shtuar se ka qënë prezente në bisedën mes Trumpit dhe Hegsethit.

Vetë Trumpi sulmoi mediat dhe gazetarët të cilët bënë publike këto gjëra duke i kërcënuar me burgim. Në Truth Social deklaroi si më poshtë: “Shtetet e Bashkuara kanë sasi të stërmëdha muncionesh, në mënyrë të veçantë disa lloje të caktuara. Përveç kësaj sasi të mëdha armatimesh prodhohen dhe dorëzohen sipas nevojës. Këto deklarata tradhëtarësh hidhen në publik. Do të kërkojnë burgime afatgjatë”, shkroi Trumpi dhe shtoi se uzinat amerikane të mbrojtjes ndërtojnë “numurin më të madh të uzinave dhe fabrikave në historinë e vendit”.

Rritje ekstreme e rrezikut për Europën

Megjithatë, ky lajm nuk na intereson për analizën e sotme, në kontekstin e luftës ukrainase, por atë të luftës me Iranin. Megjithëse ky i dyti ndikon që ç’ke me të në Europë, para së gjithash në sektorin e saj energjetik dhe gjithçka është e lidhur me të (dhe është e lidhur pothuajse gjithçka), është lufta ukrainase ajo e cila e trondit Europan në të gjithë sferat dhe dimensionet strategjike; të sigurisë, financave, ekonomike, sociale dhe, natyrisht – gjeopolitike.

Për këtë është e qartë sesi, përveç frazave të njohura politike të cilat datojnë që nga koha e administratës Biden mbi ndihmën Ukrianës derisa të jetë nevoja, dhe(ose) shkaktimi i humbjes strategjike Rusisë, si dhe mbi militarizimin e përshpejtuar europian (i cili tani për tani po ecën ngadalë)- në të vërtetë Europa nuk ka asnjë strategji të përcaktuar mbi atë se çfarë duhet të bëjë me luftën ukrianase ose më mirë të themi cilët janë saktësisht qëllimet që mund të realizohen me përfundimin e saj. Për pasojë nuk ka as përgjigje të sakta mbi atë se në çfarë mënyre duhet reaguar nëse Rusia e përshkallëzon konfliktin jo vetëm në truallin e Ukrainës, por edhe në vendet fqinjë me të. Në mënyrë paradoskale, “strategjia” e tanishme europian bazohet në besimin mbi “pavendosmërinë” e Putinit dhe “frikën” e tij për të mos e përshkallëzuar luftën jashtë Ukrainës, dhe pritmërinë saj se (BE-ja) deri në vitin 2030 do të armatoset dhe se ShBA-të, për shkak të të gjithë këtyre, janë të gatshme të hyjnë në luftë bërthamore me Rusinë.

Ndoshta kjo do të duhej të ishte kësisoj nëse ndërkohë rrethanat politike dhe ushtarake nuk ndryshuan në mënyrë dramatike (për këtë diçka më shumë më poshtë në këtë tekst)

Mbi bazën e “strategjisë” së përmendur është krijuar besimi i “fortë” por në fakt tejet i rrezikshëm (pothuajse haptazi bixhoz) te politikanët kryesorë europianë, i mbushur me pasoja të paparashikueshme për vendet dhe popujt europianë nëse del se janë të gabuara – injorimi i plotë i paralajmërimeve të shumë analistëve dhe ekspertëve (madje edhe të Moskës zyrtare, theksoj zyrtare dhe jo të disa individëve ose grupimeve politike) se “operacioni special rus”  de facto është transformuar në luftë të përgjithshme me Perëndimin – sikurse shprehen Moska dhe Putini personalisht- me dëshirën e vetë Perëndimit.

Meqënëse qënka soje në nivel politik, dhe kur kësaj i shtojmë edhe faktin se Ukraina, duke filluar që para gjashtë muajsh, e ka zhvendosur luftën në thellësi të territorit rus nëpërmjet sulmeve me dronë gjë për të cilën ka mbështetjen e plotë politike dhe ushtarake të Perëndimit (në lidhje me këtë diçka më shumë më poshtë në këtë tekst), është e qartë se në çfarë themelesh të brishta mbështetet “strategjia” e larpërmendur europiane – në të vërtetë një “kulle me letra”. Dhe sa janë të rrezikshme shpresat dhe basti i vënë në gjoja pavendosmërinë e Putinit ose në mosdëshirën e tij për përshkallëzim, dhe kjo në rrethanat kur edhe vetë Europa dhe më shumë se mjaftueshëm po e përshkallëzon nëpërmjet ndihmës ushtarake dhe politike në lidhje me sulmet e lartpërmendura në Rusi, ose nëpërmjet paraqitjes së propozimeve për të cilët dihet që më përpara se Moska do t’i hedhë poshtë.

Çfarë do të ndodhë nëse rusët bëjnë këtë?

Përshembull, Rusia, përshkallëzimin tejet të pakëndshëm për Europën mund t’a nisë nëpërmjet lëvizje “rrëshqanthi” ushtarake të tipit individual të cilët do të kishin karaketer demonstrativ, krahas paralajëmrimit të qartë se çfarë do të ndodhë nëse vazhdohet injorimi i kërkesave ruse që kanë të bëjnë me ndihmën ushtarake dhënë Kievit për sulmet në Rusi. Pra, Moska do ta përshkallëzonte lutën pa zgjerimin e nevojshëm në Europë, me synim të treguarit e urgjencës së nisjes së procesit serioz negociues pa, sikurse nënvizon Moska, vënien paraprake të çfarëdolloj kushtesh si puna e ndalimit të konfliktit sipas linjës aktuale të luftimeve. Që të mos flas pastaj edhe për të tjerat, të cilët de facto do të përbënin kapitullimin e Rusisë (sikurse u hartua kërkesa prej disa pikash në takimin e paradokokshëm në Londër të formatit E3 (Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania) të zgjeruar edhe me pjesëmarrjen e liderit ukrainas Volodimir Zelenski gjë për të cilën kemi shkruar në analizat paraarddhëse.

Sulmet e lartpërmendura dhe të izoluara ushtarake (këtu po përdor burimet ruse mediatike dhe analitike) mund të realizohen në objekte të caktuara ushtarako-industriale dhe energjetike në truallin e Europës, gjë të cilën Moska e justifikon me ndëshkimin e  nevojshëm të ndihmës së hapur europiane ushtarake dhënë Kievit, si edhe si hakmarrje për sulmet ukrainase në objekte të ngjashme në thellësi të Rusisë. Këto të fundit Moska ka kohë që i quan “terrorizëm shtetëror” gjë e cila do të duhej të implikonte faktin se me shtetet terroriste dhe liderët e tyre nuk ka bisedime politike, por vetëm luftarake.

Një sulm i tillë i kufizuar dhe i izoluar (ose shumë syresh) do të ishin tejet të pakëndshme për BE-në dhe NATO-n sepse këta nuk do të mund të karakterizoheshin si fillim i agresionit ushtarake rus duke, patur parasysh se kjo do të kërkonte domosdoshmërisht shpalljen e luftës Rusisë. Natyrisht, në mënyrë formale kjo edhe mund të bëhej, sikurse do të mundej edhe Moska në raport me Perëndimin duke patur parasysh nivelin e lartë të pjesëmarrjes së tij në luftën kundër Rusisë nëpërmjet proxy-t ukrainas, gjë e cila nuk fshihet më as nga Perëndimi – gjë për të cilën dëshmohet edhe si më poshtë.

Me datë 5 gusht, sikurse shkruan POLITICO, raportet mes ShBA-ve dhe Ukrainës në lidhje me shkëmbimin e  të dhënave të zbulimit u kthyen në nivelin e lartë të mëparshëm, gjë e cila është nxitje e mirëseardhur në momentin kritik të operacioneve ushtarake të Kievit.

Media në fjalë mbështetet te ekspertë si puna e zëvendsit demokrat të presidentit të Komisionit të Zbulimit në Senat Mark Warner, i cili thotë se kjo si më sipër e ka bërë më të efektshëm përdorimin ukrainas të dronëve dhe raketave me rreze të gjatë veprimi kundër territorit rus. Me të bien dakjord edhe senatorët republikanë John Cornyn (Teksas), i cili është gjithashtui antar i Komisionit të zbulimit, si dhe Roger Wicker (Mississippi) – kryetar i Komisionit për forcat e armatosura. “Duket se ky është nga ato raste kur të gjithë e duan fitimtarin, e duket se Ukraina e ka përmbysur situatën”, tha Cornyn.

Por edhe nëse nuk bini dakord me këto konstatime të senatorëve, mund tu kujtoj fjalët e para pak kohëve të sekretarit të shtetit Marco Rubio gjatë seancës dëgjimore në Senat, kur tha haptazi se ShBA-të edhe nuk mund të jenë  ndërmjetëse në negociatat për përfundimin e luftës ukrainase duke patur parasysh faktin se ata që në fillim të saj kanë mbështetur Ukrianën politikisht dhe diplomatikisht, gjë të cilën vazhdojnë ta bëjnë edhe tani.

Por le t’i kthehemi pjesës hyrëse të këtij teksti-Trumpit dhe raketave amerikane në kontekstin e luftës ukrainase

Qielli ukrainas i hapur për raketat ruse

Sido që të jetë – qoftë nëse ka të drejtë Trumpi ose gjithsesi edhe Washington Post-i – ekziston një fakt i cili është i padiskutueshëm dhe i parrëzueshëm. Ukrainës i mungojnë në mënyrë kronike mjetete efikase të mbrojtjes antiajrore, më saktë antiraketore dhe sistemet gjurmuese Patriot të cilët janë të vetmit të cilët mund t’u kundërvihen sulmeve raketore ruse.

Për këtë dëshmojnë më së miri sulmet gjithnjë e më të shpeshta dhe më shkatërruese mbi Kievin. Kështu, me 5 gusht gjatë sulmit vdiqën pesë qyetatarë të metropolit 5 – milionësh ukrainas, dhe u asgjësuan edhe një sërë magazinash logjistike e shumë gjëra të tjera. Por në këtë rast ka rëndësi diçka tjetër: Ukraina pranoi haptazi se nuk ka rrëzuar asnjë nga 28 raketat e lëshuara atë natë. Sipas burimeve ukrainase, janë hedhur njëzet e katër raketa balistike (shumica Iskander), njëra pas tjetrës dhe katër raketa hipersonike Cirkon.

Menjëherë më pas Zelenski akuzoi për viktimat partnerët perëndimorë, të cilët nuk i kanë siguruar raketat Patriot. Në këtë kontekst- duke patur parasysh se nuk është më fjala për sulme të izoluara ruse por për prirje – sulmesh sistematike dhe masive jo vetëm mbi Kiev por edhe mbi mbarë vendin përfshirë edhe sistmet portuale të Detit të Zi dhe në Deltën e Danubit, kundër anijeve tregtare vendase dhe të huaja tregtare të cilat lundrojnë atje gjë me të cilën është vendosur de facto bllokada detare e vendit gjë e cila tani shkakton probleme të mëdha në eksport (për këtë kemi shkruar në analizat e mëparshme) –në qarqet analitike ukrainase shtrohet pyetja e pakëndshme.

A mos është fjala, edhe përkundër fushatës së madhe nediatike perëndimore mbi “rikthimin e  Trumpit drejt Ukrainës”, sikurse u interpretua në fillim të muajit korrik mbas samitit të aleancës së NATO-s në Ankara mbi faktin se Shtetet e Bashkuara gjithsesi nuk nxitohen të ndihmojnë Kievin me armët mbrojtesë më të nevojshme pët të?Unë do të shtoja edhe një pyetje, a mos është fjala për bindjen përfundimtare të Trumpit se nuk mund t’a detyrojë Putinin për nënshkrimin e marrëveshjes mbi fundin e luftës sipas kushteve të pranueshme për ShBA-të, dhe me këtë, ta shndërrojë Rusinë, nëse jo partner, sëpaku vend neutral në kontekstin e larjes së pritshme të llogarive me Kinën  për dominim global me spektër të gjërë – sikurse Trumpi dëshironte t’a siguronte në fillim të mandatit të tij të dytë.

Zaten, si për njërin ashtu edhe për tjetrin synim (si edhe për larjen e hesapeve me Iranin)  Trumpi është përzgjedhur si kandidat presidencial nga stukturat e fuqishme brenda shtetit të thellë (deep state). Atij, të cilit për këtë qëllim, në kohën kur askush nuk e shpresonte – brenda natës iu eleminuan të gjitha pengesat me karakter juridik ndër të cilat disa kërcënonin me afate burgimi të gjata. Trumpi paraqitej si personi i cili ka njëfarë “kimie” me Putinin ose “atë diçkanë”. Megjithatë, kjo kimi (e cila për mendimin tim padyshim që ekziston) gjithsesi ishte e pamjaftueshme që të dy liderët e vendeve më të fuqishme të botës në emër të saj të hiqnin dorë nga interesat kombëtare. Një digresion i vogël: shumë media perëndimore e thesojnë Rusinë “si fuqi ushtarake të dobët” e cila nuk është në gjendje të mundë një Ukrainë që prej pothuajse pesë vitesh gjë për të cilën injorojën  tre fakte kryesore:

i pari, në Ukrainë Rusia lufton kundër tërë Perëndimit; i dyti, Rusia prej vitesh është nën sanskione të papara ndonjëherë deri tani nga po ky perëndim; dhe i treti, ushtria ukrainase as ishte e dobët, e vogël dhe e pafuqishme në nisje të luftës, as është tani edhe përkundër problemeve të tilla si mobilizimi ose furnizimi me raketa për shkak të rezevrave të shterruara të po atij perëndimi. Pra, gjëja është ku e ku më e ndërlikuar sesa rrëfimi mediatik tejet i thjeshtëzuar dhe  pasaktë i cili hidhet në publikun e gjërë në mënyrë konstrante.

Fryma e “Anchorege“

Meqënëse marrëveshja gojore (më saktë propozimi amerikan adresuar Putinit të cilin ky i dyti e pranoi) mbi përfundimin e luftës ukrainase është arritur në Anchorege, para një viti, me 15 gusht nuk solli sukses sepse Trumpi u detyrua shumë shpejt të hiqte dorë nga ajo nën presionin e udhëheqësve europainë dhe sëbashku me ta edhe forcat globaliste në ShBA (heqjen dorë përfundimitare e pohoi Marco Rubio në takimin me kolegun rus Sergj Lavrov në Manila)- ndodhi përshkallëzimi rus i sulmeve në Ukrainë (të nxitura nga sulmet ukrainase në thellësi të Rusisë dhe “duartrokitjet” e perëndimit).

Duke patur parasysh se tani është e qartë se vazhdimi i dërgesave të shtrenjta dhe zvolgimi i ndjeshëm i antiraketave PAC për sistemet Patriot – perveç që kërcënoi akoma më shumë pozitën amerikane në Lindjen e Afërt, solli edhe ashpërsimin e raporteve amerikano-ruse dhe përshkallëzimin e mundshëm rus nëpër shenjestrat europiane – ndoshta Uashingtoni nuk ngutet të ndihmojë Kievin. Dukshëm nuk e kanë me ngut edhe metropolet kryesore europiane. Përveç që janë të shtrenjta (antarët europianë të NATO-s dhe Kanadaja duhet t’i blejnë këto raketa të shtrenjta nga ShBA-të dhe t’ia dërgojnë Kievit, në një kohë kur edhe tyre vetë u mungojnë), për të mos folur këtu edhe “irritimin” që shkakton ky akt në Moskë.

Nëe këtë kuptim Zelenskin dhe qyetarët e Keivit mund t’i ngushëllojë deklarata e ministrit gjerman të mbrojtjes Boris Pistorius i cili “si rastësisht” zbuloi informacione sekrete mbi kalimin e sistemeve të artilerisë (me rrota) RCH-55 në Kiev, sikurse infromoi me 4 gusht Bildt-i i atjeshëm, duke shkruar se qeveria gjermane ende nuk i ka pohuar zyrtarisht këto dërgesa.

Por, sikusre e shohim, Ukrainës dhe Kievit nuk i nevojiten mortaja dhe tanke, por sisteme antiraketore. Sepse, meqënëse shpejt vjen vjeshta dhe koha e ftohët, tani ka më shumë shanse agonia e ngadaltë e Ukrainës sesa fitorja e saj ose detyrimi i Putinit për t’u ulur në tryezën e negociatave: sulmet konstante ajrore ruse dhe luftimet cfilitëse në fushëbetejën me gjatësi 1.000 kilometër në kushtet e mobilizimit të vështirësuar dhe rotacionin e njësive me forca të freskëta, krahas shkëtërrimit të infrastrukturës dhe, de facto, edhe bllokimin detar të vendit.

President çfarë na ka mbetur?

Javën e kaluar u mbushën 40 ditë qëkur Zelenski urdhëroi sulmet në thellësi të Rusisë me synim detyrimin e Putinit për ndaljen e luftimeve dhe uljen në tryezën e bisedimeve, e soje mund të shtrohet pyetja se çfarë ka mbetur nga ajo (megjithëse ajo do të vazhdojë më tej, sepse kush po e çan kokën për numurat në Ukrainë).

Kjo taktikë e re ukrainase ishte plotësisht e logjikshme nga këndvështrimi i Kievit dhe i Perëndimit për shkak të dy arësyeve kryesore:

E para, vështërësimi i strategjisë realtivisht të re ruse mbi bërjen e luftës për cfilitjen e kundërshtarit, pa operacione të mëdha masive (domethënë viktima të shumta të supozuara në fushat e betejave gjë e cila në Rusi ishte jopopullore), e cila kërkon mobilizim shtesë zyrtarisht të cilin Putini e eviton me vendosmëri (deri tani është kryer vetëm një, ai i verës së vitit 2022 pas kundersulmit të pritshëm ukrainas i cili pati shokuar rusët dhe mbarë botën). Moska mendon se për shkak të burimeve të saj të stërmëdha do të jetë në gjendje të luftojë për një kohë më të gjatë se Ukraina madje dhe në kushtet e ndihmës gjithfarëshe të perëndimit për këtë të dytën. Megjithatë, me sulmet ukrainase në thellësi të Rusisë asaj i janë bërë tashmë dëme të mëdha të cilët i kanë sjellë pasoja financiare dhe ekonomike (rafineri të dëmtuara, probleme me furnizimin e popullsisë më karburant, sulmet kundër anijeve të cilat transportojnë naftën ruse nëpër Detin Azov dhe Detin e Zi, sulme në qendrat e mëdha logjistike), por edhe dëme të mëdha për imazhin e vendit dhe personalisht Putinit për shkak të pamjeve dramatike të zjarreve dhe shpërthimeve të mëdha të cilat përhapen me shpejtësi rrufeje në rrjetet shoqërore në Rusi dhe në mbarë botën, e soje Kievi dhe Perëndimi shpresojnë te zbutja e qëndrimeve nga ana e Punit;

Dhe, e dyta, jo më pak e rëndësishme Perëndimi tashmë Ukrainës i ka dërguar të gjitha llojet e armëve që ka mundur (po e them gjysëm me shaka- vetëm jo ato bërthamore) – që nga tanket te automojetet e blinduara, nëpërmjet avionëve F-16, deri ta raketat gjurmuese britanike si puna e Storm Shadow dhe SCALP, si dhe sistemet amerikane HIMARS dhe ATACAMS– dhe natyrisht – edhe Patriotët e lartpëmendur, si dhe një numur të panjohur por gjithsesi të rëndësishëm vullnetarësh, dhe e gjitha kjo i ka kushtuar shtrenjtë dhe vazhdon t’i kushtojë. Megjithatë, asgjë nga këto të fund të fundit nuk solli përmbysjen e gjendjes në fushëbeteja në përfitim të Ukrainës. Për më shumë! Forcat ruse duke filluar që nga fundi i vitit të kaluar kanë iniciativën e ngadalshme por këmbëngulëse dhe janë ato që vazhdojnë të pushtojnë territore të reja, krahas disa kundërsulmeve më pak të suksesshme ukrainase dhe rikthimin e disa territoreve nga ana e tyre. Megjithatë, dajla në skenë e dronëve me rreze të gjatë veprimi në ushtrinë ukrainase të cilët Europa i prodhon më lehtë, dhe ç’është më me rëndësi më lirë, dhe ia dërgon Kievit (krahas atyre që prodhon edhe vetë Ukraina), krahas ndjekjes së siguruar precize satelitore për drejtimin te shënjestrat në thellësi të Rusisë – është ajo që edhe vetë perëndimi e ka shenjuar si shpëtimtare dhe e vetmja zgjidhje që i ka mbetur, pasi Moska dukshëm nuk ka synim të ndalë operacionet e saj ushtarake, gjë të cilën e deklaron haptazi.

Në lidhje me këtë të dytën mendoj se edhe përkundër retorikës së tij tejet të ashpër dhe qëndrimeve lidhur me qëllimet përfundimtare Moska do të ishte e gatshme të ndalonte sulmet pas kontrollit të plotë edhe të atyre 15-20 përqind të Donbasit, rajon të cilin nuk e ka ende nën kontroll, dhe do pranonte negociatat. Sepse të gjithë e duan përfundimin e luftës vetëm se nuk dinë si t’a bëjnë një gjë të tillë dhe që në fund të duken si fitimtarë ose sëpaku jo të mundur.

Por taktika e re e sulmeve ukrainase në vetvete që në fillim ka mbartur rreziqe nga sulmet masive ruse mbi objektet strategjike ukrainase (gjë e cila edhe po ndodh prej më shumë se një muaji), gjë të cilën me siguri Kievi e dinte. Megjithatë u mbështet në faktin se perëndimi për shkak të interesave të tij gjeopolitike do të ishte i detyruar të vazhdonte të ndihmonte Ukrainën edhe në planin ushtarak edhe në atë financiar me çdo çmim, domethënë nuk mund të lejonte mundjen e saj!

Megjithatë, krejtësisht me siguri, jo me çmimin e  shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore e cila shumë shpejt do të rritej në bërthamore sepse asnjëra nga palët e përfshira – as Rusia dhe as ShBA-të – nuk do të mund t’ia lejonin vetes humbjen në këtë luftë. Humbja për të do të ishte jetike dhe nuk do të mund të përmirësohej kurrë nga ajo, dhe i vetmi vend i cili do të përfitonte nga e gjithë kjo – do të ishte Kina. Për këtë luftën direkte Rusia dhe para të gjithëve ShBA-të synojnë  t’a evitojnë me çdo çmim.

Rol vendimtar në të gjithë këtë punë do të ketë njohja e faktit mbi  atë se cilës prej të dyjave palëve fati i Ukrainës ose modeli sesi do të duket dhe do të funksionojë ky vend do të jetë vërtetë me rëndësi. Si çështje reale vitale për sigurinë e saj kombëtare dhe jo thjesht për gjeopolitikën.

Mua përgjigja më imponohet vetvetiu, dhe u lë të drejtën të gjithëve për të bërë vlerësimin e tyre. Por një gjë është e sigurtë. Ndërsa ShBA-të dhe Rusia të mos gjejnë një përegjigje për këtë çështje me shumë do të rrënohet Ukraina, ndërsa mbi Europën grumbullohen re të zeza keqndjellëse dhe kërcënuese.

Sidomos do të duket akoma më i zi pas informacionit të javës së kaluar se vendet perëndimore që nga fillimi i invazionit rus në Ukraina kanë siguruar pothuajse 200 miliardë dollarë për financimin buxhetor direkt. Këtë e lajmëroi në facebook presidenti i Bankës Kombëtare të Ukrainës, Andrij Pyshni, dhe të gjithë këtë e quajti rezultat të punës efektive të pushtetit ukrainas.

“Për krahasim, shpenzimet e planifikuara buxhetore të Ukrainës për vitin 2026, duke marrë parasysh edhe revizonimin e  fundit të muajit qershor, kapin shifrën 143,24 milijard dollarë. Të ardhurat për vitin në vijim janë projektuar në 64 miliardë dollarë. Hendeku mes të ardhurave dhe shpenzimeve të grumbulluara në Ukrainë mbulohet nëpërmjet ndihmës dhe kredive të vendeve perëndimore – shkruan për këtë temë media ukrainase “Strana”, e cila nënvizon se “vendet perëndimore i kanë dhënë pa pagesë Ukrainës armë me vlerë qindra miliardë dollarë”.

Kur marrim parasysh të gjitha këto, duket se Putinit në fakt nuk i nevojitet kurrfarë përshkallëzimi. Natyrisht, me kushtin që të mos intensifikohet shkatërrimi i Rusisë me dronë.

Paradoksi e Donbasit

Po të dëgjohen deklaratat zyrtare të Moskës dhe Kievit krijohet përshtpyja se i tërë diskutimi për ndërprerjen e zjarrit është reduktuar në gjithsejt 20 përqind të territorit të Donbasit i cili momentalisht është nën kontrollin e forcave ukrainase. Është fjala për disa “qytete fortesa” sikurse i quan Kievi, gjoja të domosdoshëm për të parandaluar depërtimin e mëtejshëm të ushtrisë ruse drejt perëndimit të vendit.

Në lidhje me këtë çështje qëndrimi kyç i Kievit është thirrja për ndëprerjen e luftimeve sipas vijave të luftimit, ndërsa Moska këmbëngul, nëse dëshirohet fundi i armiqësive, pushteti ukrainas duhet të marrë vendimin “të cilin e di mirë” (sikurse tha para pak koësh zëdhënësi i Putinit Dmitrij Peshkov)- dhe është fjala, natyrisht, për tërheqjen e forcave ukrainase nga Donbasi.

Më saktë, Kievi i thotë Moskës ndaloni luftën në vijën e luftimeve dhe gjithë mundimet tuaja do të përfundojnë, ndërsa Moska i thotë Kievit lëshojeni Donbasin, të cilin heret apo vojë do t’a pushtojmë – dhe të gjithë problemet tona do të zgjidhen menjëherë!

Për këtë, qëndrimet e saj Moska i argumenton me rëndësinë e territorit të lartpëmendur si burime të kanalit Donjecku Verior-Donbas, i cili furnizon me ujë qytetin një milionësh Donjeck dhe qytete të tjera. Por, sikurse replikojnë mediat urkianase, me resurset që shpenzon sot Rusia për luftën, mund t’a sjellë ujin nga lumenjtë e fuqishëm siberianë deri në Donbas.

Nga ana tjetër, këmbëngulja e Kievit që këta dy qytete – secili me nga 100.000 banorë – Sllavjansk dhe Kramatorsk janë të domosdoshëm  për mbrojtjen e pjesës tjetër të Ukrainës janë tejet të zmadhuara dhe nuk i përgjigjen së vërtetës. Sikurse nënvizojnë disa media ukrainase, marrja nga ana e rusëve e pjesës së mbetur të Donbasit në kuptimin ushtarak nuk do të thoshte asgjë: nuk do t’i ofronte forcave ruse kurrfarë përparësie të rëndësishme dhe nuk do të përbente kurrfarë kërcënimi kritik për Ukrainën, sepse drejtimet kryesore logjistike nuk do të ndërpriten, ndërsa ushtria ruse nuk do t’u afrohet qyteteve të mëdha. 

Për të gjitha sa më lart imponohet me të drejtë pyetja, cili është atëherë qëllimi i luftës për këtë territor relativisht të vogël nën kontrollin e forcave ukrainase? Ekzistojnë vetëm dy përgjigje, ndër të cilat njërën e kemi thënë më lart në këtë tekst.

E para, është fjala për përgjigjen se cili fiton në këtë luftë, gjë për të cilën duhet kujtuar se Zelenski deri në muajin mars të vitit 2025 thirrjen për ndërprerje të zjarrit në vijën e luftimeve (atë që kërkon edhe tani) e interpetonte si “kapitulluese”, duke deklaruar gatishëmrinë për luftë deri në kufinjtë e vitit 1991. Por më pas, nën presionin e Trumpit, pranoi ndërprerjen e zjarrit, dhe ky është tani qëndrimi zyrtar i qeverisë ukrainase. Nëse kjo luftë përmbyllet përgjatë vijës së luftimeve, atëherë Kievi këtë do të mund t’a paraqesë si fitoren e tij, megjithëse në fakt kjo do të ishte fitore për Rusinë sepse është ajo që ka pushtuar tokat ukrainase, dhe jo anasjelltas dhe me këtë, Zelenski hoqi dorë nga “kërkesat e palëkundshme” të mëparshme dhe pranoi ato “kapitullueset”. Dhe e kundërta nëse Kevi do të jetë i detyruar të tërheqë forcat e tij, kjo automatiksiht do të ishte dështimi i tij, e ky ndoshta është një prej motiveve kryesore të Putinit për të këmbënguluir në këtë kusht, ose Zelenski t’a refuzojë.

Përgjigja e dytë dhe shumë më e rëndësishme është se qëllimet e vërteta të Kievit dhe Moskës janë tejet më të gjëra sesa kontrolli i plotë i 25% të rajonit të Donjeckut. Keivi dhe partnerët e tij europianë këmbëngulin që t’i shkaktojnë Rusisë “humbje strategjike” duke vazhduar luftën, ose të paktën të fitojnë  kohë duke cfilitur burimet ruse ndërsa Europa vazhdon të armatoset, nën agjendën “nëse lufta në Ukrainë përfundon, atëherë Rusia do të sulmojë BE-në”. Nga ana tjetër, Rusia ndërkohë dëshiron të modelojë plotësisht shtetësinë ukrainase sipas sigurimit të qëllimeve të saj, gjë e cila përfshihet edhe në konfliktin gjeopolitik mes Rusisë dhe Perëndimit rreth pamjes së ardhshme të botës (unipolarite ose multipolare).

Këto janë dy pozita plotësisht të kundërvëna ndaj njëra tjetrës nga i cili shihet se vetëm heqja dorë e njërit prej tyre nga qëndrimet e tij do të jetë ajo që do të mund  të parandalojë përshkallëzimin e rrezikshëm, Luftën e Tretë Botërore dhe kataklizmën e mëtjeshme. Duke patur parasysh sa më lart, diskutimi rreth atij 20 përqindëshit mizerabël të Donbasit – është në të vërtetë plotësisht çmenduri, errësim i mendjes njerzore dhe tregues se nuk jemi të vlefshëm.


[i] https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera/tjedna-analiza-zorana-metera-ekstremni-rast-opasnosti-za-eu-cija-se-strategija-oslanja-na-navodni-putinov-strah/

Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

Bota

Erdogan për Al Jazeera: Turqia nuk do ta lërë rajonin vetëm – nga pakti i Mekës te Gaza, Siria, Libani dhe marrëdhëniet me SHBA-në e BE-në

17 Gusht, 2026
Bota

Kushner takohet me Netanyahun pas bisedimeve me Hamasin për planin e Gazës

17 Gusht, 2026
Bota

SHBA–Iran: Marrëveshja përfundoi. Çfarë vjen pas saj?

17 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Screenshot

Trump publikon hartë ku Ngushtica e Hormuzit etiketohet si “territor i ri i SHBA-së”

18 Gusht, 2026

Strategjia e “frikës nga Putini”, rrezik për Bashkimin  Europian

18 Gusht, 2026

KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim

18 Gusht, 2026

Media franceze “Intelligence Online”: Intensifikohen përgatitjet për ngritjen e mikro-shtetit bektashi në Shqipëri

18 Gusht, 2026

MJK: Bashkëpunimi ShBA–Filipine nuk duhet të synojë palët e treta

18 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.