Xi Jinping, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, president i vendit dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, priti të premten në Pekin udhëheqësin shpirtëror tibetian, budën e gjallë, Panchen Erdeni Chos-kyi rGyal-po. Xi e inkurajoi atë të përpiqet të bëhet një budë i gjallë i budizmit tibetian me arritje të thella në budizëm dhe i dashur nga murgjit e besimtarët, si edhe të japë kontribut më të madh në promovimin e unitetit kombëtar, harmonisë fetare dhe qëndrueshmërisë, zhvillimit dhe përparimit të Xizang-ut (Tibetit).
Xi Jinping-u shprehu më tej shpresën që Panchen Rinpoche do të trashëgojë traditën e lavdishme të dashurisë për vendin dhe fenë të budizmit tibetian dhe do të ruajë me vendosmëri unitetin e atdheut e të kombit, do të bëjë përpjekje të mëdha në studimet e tij, do të thellojë vazhdimisht studimin dhe praktikimin e fesë, do të përmirësojë arritjet fetare dhe do të forcojë studimin dhe zotërimin e të gjitha aspekteve të dijes. Panchen Rinpoche duhet të jetë proaktiv në punën e tij dhe të luajë një rol më të mirë në promovimin e ndërtimit të një ndjenje të fortë komuniteti të kombit kinez, duke çuar sistematikisht në sinicizimin e fesë në Kinë dhe duke promovuar modernizimin e Xizang-ut.
Panchen Rinpoche tha ana e tij se do të mbajë parasysh mësimet e zellshme të Sekretarit të Përgjithshëm Xi Jinping, do të mbështesë fuqimisht udhëheqjen e PKK-së dhe do të ruajë me vendosmëri unitetin e atdheut dhe të kombit. Ai do të vazhdojë të studiojë dhe praktikojë me zell, do të përmirësojë vazhdimisht njohuritë e tij fetare e cilësitë e gjithanshme dhe do të kontribuojë në promovimin e unitetit dhe përparimit kombëtar, duke çuar sistematikisht në sinicizimin e fesë në Kinë dhe duke promovuar modernizimin e Xizang-ut./cgtn