• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

A po afrohen Rusia dhe SHBA-ja përmes Ukrainës dhe Iranit?

27 Gusht, 2026
in FOKUS, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

FOKUS

Nga Marjana DODA

Vizita e papritur dhe tejet e pazakontë e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë nuk mund të shihet thjesht si një takim mes dy shërbimeve të inteligjencës. Në një moment kur lufta në Ukrainë vazhdon dhe kriza me Iranin po merr një peshë të re për Uashingtonin, duket se po krijohet një kanal i ri komunikimi mes dy rivalëve strategjikë.

Udhëtimi u mbajt larg vëmendjes publike, ndërsa përmbajtja e bisedimeve mbeti e paqartë. Kreu i shërbimit të jashtëm rus, Sergei Naryshkin, konfirmoi se kishte zhvilluar një takim pune me Ratcliffe dhe e përshkroi atë si një bisedë për çështje që lidhen me veprimtarinë e dy shërbimeve të inteligjencës.

Por pikërisht mungesa e informacionit zyrtar e bën takimin të rëndësishëm për t’u lexuar përtej versionit të tij formal.

Sipas raportimeve të Wall Street Journal, CBS dhe mediave të tjera amerikane, Ratcliffe i kishte përcjellë Moskës një paralajmërim kundër çdo sulmi ndaj vendeve të NATO-s, në një kohë kur inteligjenca amerikane dyshohet se ka shqyrtuar mundësinë që Rusia të testojë vendosmërinë e Aleancës me veprime të kufizuara, hibride apo kibernetike. Në disa prej këtyre raportimeve përmenden veçanërisht vendet baltike.

Por kjo nuk është e vetmja çështje që e bën të rëndësishëm takimin.

Sipas të njëjtave raportime, Irani dhe çështja e Ngushticës së Hormuzit kanë qenë gjithashtu pjesë e bisedimeve. CBS raportoi se Ratcliffe kishte diskutuar me zyrtarët rusë edhe presionin amerikan ndaj Iranit dhe çështjen e rihapjes së Hormuzit për trafikun detar.

A ishte vizita e shefit të CIA-s në Moskë vetëm një paralajmërim për Rusinë që të mos prekë NATO-n, apo ishte pjesë e një komunikimi shumë më të gjerë, në të cilin Ukraina dhe Irani po fillojnë të shihen si dy anë të së njëjtës ekuacion strategjik?

Përgjigjja ende nuk dihet. Por momenti në të cilin ndodhi kjo vizitë nuk mund të shkëputet nga dy krizat që po konsumojnë një pjesë të rëndësishme të vëmendjes strategjike të fuqive të mëdha.

Rusia dhe SHBA-ja vazhdojnë të jenë rivalë strategjikë. Lufta në Ukrainë mbetet pika më e madhe e përplasjes mes tyre. Megjithatë, paradoksi i momentit është se secila prej këtyre dy fuqive ka sot një “dhimbje” strategjike që pala tjetër nuk e përjeton me të njëjtin intensitet.

Për Rusinë, ajo dhimbje është Ukraina.

Për SHBA-në, gjithnjë e më shumë, ajo është Irani.

Dhe pikërisht kjo asimetri mund të krijojë hapësirën për një komunikim të ri, madje emergjent.

Ukraina: lufta që nuk po mbyllet

Pas më shumë se katër vitesh lufte, Rusia vazhdon të ketë avantazh gradual në terren, por lufta nuk është kthyer në fitoren e shpejtë që Moska mund të ketë imagjinuar në fillim. Përparimi rus është kryesisht një proces konsumimi dhe jo një thyerje spektakolare e frontit.

Nga ana tjetër, përpjekjet e administratës Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje kanë ngecur përballë dallimeve themelore mes Moskës dhe Kievit. Ukraina ka paraqitur propozime për një zgjidhje, ndërsa Rusia vazhdon të mbajë kërkesa territoriale që e bëjnë një kompromis të shpejtë jashtëzakonisht të vështirë.

Kështu, ngërçi po zgjatet dhe bashkë me të rritet edhe kostoja e luftës. Në këtë fazë, konflikti nuk përcaktohet më vetëm nga kilometrat e fituar apo të humbur në front, por nga aftësia e secilës palë për të përballuar koston politike, ekonomike dhe ushtarake. Sa më gjatë vazhdon lufta, aq më i madh bëhet edhe rreziku që ajo të marrë përmasa më të gjera dhe më të rrezikshme.

Pikërisht këtu mund të shpjegohet edhe shqetësimi amerikan për një zgjerim të mundshëm të tensionit ruso-perëndimor.

Nëse raportimet për paralajmërimin e Ratcliffe janë të sakta, Uashingtoni nuk po i thotë Moskës domosdoshmërisht se po përgatitet për një luftë të madhe me të. Përkundrazi, mesazhi mund të jetë më i drejtpërdrejtë; Mos e zgjeroni konfliktin.

Kjo është një vijë e kuqe krejt tjetër nga një kërcënim për luftë.

Por a ka sot Vladimir Putin interes real për të hapur një front të madh strategjik me NATO-n?

Është e vështirë të argumentohet se po.

Rusia është ende e angazhuar në Ukrainë. Një përplasje e drejtpërdrejtë me NATO-n do të sillte një nivel krejt tjetër rreziku, ekonomik, ushtarak dhe politik. Për Moskën mund të ketë kuptim testimi i kufijve të Aleancës përmes mjeteve hibride, kibernetike apo incidenteve të kontrolluara. Por një luftë e madhe me NATO-n do të ishte diçka krejt tjetër.

Edhe Kremlini i ka hedhur poshtë raportimet amerikane për një plan rus për të sulmuar NATO-n si “histori frikësuese”, ndërsa Trump e ka përshkruar udhëtimin e Ratcliffe si “semi-rutinë”.

Ndoshta Uashingtoni mund të jetë duke i vendosur Moskës një kufi pikërisht për të shmangur një krizë që as Moska nuk ka domosdoshmërisht interes ta shkaktojë.

Irani: dhimbja tjetër e Uashingtonit

Në anën tjetër të globit strategjik ndodhet Irani.

Për SHBA-në, konflikti me Iranin nuk është një konflikt periferik. Ai prek Lindjen e Mesme, sigurinë e aleatëve amerikanë, rrugët energjetike, tregtinë ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, Ngushticën e Hormuzit.

Nëse Hormuzi mbetet i bllokuar ose i pasigurt, problemi nuk është më vetëm amerikan. Ai bëhet një problem global.

Dhe këtu Rusia hyn në ekuacion.

Moska nuk është palë neutrale në konfliktin me Iranin. Rusia ka marrëdhënie të rëndësishme strategjike me Teheranin dhe, sipas raportimeve amerikane, ka ofruar edhe mbështetje informative për Iranin gjatë konfliktit.

Por Rusia gjithashtu nuk ka interes që konflikti iranian të shndërrohet në një luftë të pakontrollueshme rajonale.

Kjo është pika ku interesat mund të kryqëzohen.

SHBA-ja nuk dëshiron të mbetet e bllokuar në Iran, ndërsa Rusia nuk dëshiron që lufta në Ukrainë të kthehet në një konflikt pa fund.

Dy situata krejt të ndryshme, por me një problem të përbashkët, luftërat e gjata konsumojnë fuqinë.

Pse përmes inteligjencës dhe jo diplomacisë?

Kjo është ndoshta një nga pyetjet më interesante që ngre vetë mënyra e zhvillimit të takimit.

Nëse Uashingtoni dhe Moska po kërkojnë të kuptojnë nëse ekziston hapësirë për një komunikim të ri, kanali i inteligjencës mund të jetë më i përshtatshëm pikërisht sepse është më pak publik dhe më pak i kushtëzuar nga pozicionet zyrtare.

Diplomacia tradicionale zhvillohet nën dritën e deklaratave publike, protokollit dhe presionit politik. Çdo takim i ministrave të jashtëm, çdo deklaratë dhe çdo hap zyrtar interpretohet menjëherë si sinjal politik.

Inteligjenca funksionon ndryshe.

Një takim mes drejtuesve të dy shërbimeve mund të shërbejë për të testuar qëllimet e palës tjetër, për të përcjellë mesazhe të ndjeshme dhe për të diskutuar skenarë që qeveritë nuk janë ende të gatshme t’i bëjnë publike.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur palët nuk i besojnë njëra-tjetrës.

Në një kanal të tillë mund të përcillen mesazhe pa u shndërruar menjëherë në qëndrime zyrtare.

Mund të testohet edhe reagimi i palës tjetër pa u angazhuar publikisht.

Nëse biseda dështon, askush nuk ka bërë një premtim publik. Nëse funksionon, ajo mund të pasohet më vonë nga kanale diplomatike më formale.

Prandaj fakti që komunikimi kalon përmes inteligjencës mund të jetë më shumë sesa një detaj teknik.

Edhe vetë kanali i komunikimit mund të jetë një mesazh.

Kur dy rivalë strategjikë nuk janë ende gati të flasin publikisht, por kanë nevojë të kuptojnë njëri-tjetrin, ata mund të zgjedhin pikërisht kanalet ku zhurma politike është më e vogël.

Kjo nuk do të thotë se çdo takim i tillë çon në një marrëveshje. Por tregon se, edhe në kushtet e mosbesimit, ekziston një kanal ku mund të përcillen sinjale, të maten reagimet dhe të përcaktohen kufijtë e pranueshëm të veprimit.

A mund të ndryshojnë prioritetet amerikane?

Për Rusinë, Ukraina është një çështje ekzistenciale e sigurisë dhe e pozitës së saj në Evropë. Për SHBA-në, Ukraina është jashtëzakonisht e rëndësishme, por Uashingtoni duhet të menaxhojë njëkohësisht edhe Iranin, Hormuzin, NATO-n, Lindjen e Mesme dhe rivalitetin me Kinën.

Kjo krijon një problem të madh strategjik. Sa më shumë fronte të hapura, aq më e vështirë bëhet për një fuqi të madhe të përcaktojë se ku duhet të përqendrojë energjinë e saj.

Megjithatë nuk mund të themi se Ukraina po bëhet e parëndësishme për SHBA-në, por sigurisht prioritetet mund të ndryshojnë sipas krizës që kërkon vëmendje më të menjëhershme.

Nëse SHBA-ja arrin të ulë tensionin në Ukrainë, ajo fiton hapësirë strategjike për të menaxhuar Iranin dhe Lindjen e Mesme.

Nga ana tjetër, një komunikim me Moskën mund t’i japë Uashingtonit një kanal indirekt për të kuptuar ose ndikuar në një konflikt ku Rusia ka marrëdhënie me Teheranin.

Nuk është miqësi. Është menaxhim i interesave.

A po afrohen “rivalët”?

Rusia dhe SHBA-ja, padiskutim, mbeten dy rivalë strategjikë. Por zhvillimet e fundit mund të tregojnë diçka tjetër: rivaliteti nuk e përjashton komunikimin; në disa momente, pikërisht rivaliteti e bën atë të domosdoshëm.

Ukraina është një interes jetik për Moskën, ndërsa Irani dhe stabiliteti i Lindjes së Mesme janë bërë një problem madhor për Uashingtonin.

Kjo krijon një hapësirë ku secila palë mund të ketë interes të kuptojë kufijtë e veprimit të tjetrës.

Prandaj pyetja për muajt në vijim nuk është nëse Rusia dhe SHBA-ja do të bëhen miq, por nëse do të arrijnë të ndërtojnë një “modus vivendi të ri”, një mënyrë bashkëjetese strategjike dhe pragmatike.

Ukraina dhe Irani mund të jenë dy dosje të ndryshme, por ato i vendosin Moskën dhe Uashingtonin përballë të njëjtit realitet. Mbrojtja e interesave të tyre gjeostrategjike mund t’i bëjë, kësaj radhe, të kenë nevojë për njëri-tjetrin.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

Kryesore

Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

16 Tetor, 2026
FOKUS

Për ata që ofrojnë ose vetë-ofrohen për dialog dhe ndërmjetësim

16 Tetor, 2026
Bota

Samiti BE–Kinë: dialogu tregtar nën presionin e konkurrencës, energjisë dhe interesave strategjike

15 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rama si Neroni

16 Tetor, 2026

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë apel për paqe, drejtësi dhe dialog kombëtar

16 Tetor, 2026

Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

16 Tetor, 2026

Për ata që ofrojnë ose vetë-ofrohen për dialog dhe ndërmjetësim

16 Tetor, 2026

Frederiksen: Aleanca perëndimore është dobësuar, Zelensky i kërkon SHBA-së të mos mbajë anën e Rusisë

15 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.