• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Kë do votojnë? Sfida e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

26 Prill, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ndodhen para një sfide të re, ndoshta nga më të rëndësishmet e viteve të fundit: ata do të vendosin se kush do të jetë presidenti i ri i këtij vendi, por, jo vetëm kaq, përmes verdiktit të tyre do të përcaktohet në një shkallë të madhe edhe e ardhshmja e këtij shteti, përmes dy rrugëve, njërës, pro perëndimore, europiane dhe progresive, dhe, tjetrës, rikthimit nën petkun e një nacionalizmi të sëmurë, kthimit në pushtetin presidencial të të përfaqësimit të një klase politike të zvetnuar, thellë të korruptuar, që, në vitet e pushtetit të tyre të zgjatur, bënë pak ose aspak për shqiptarët.

Koha e vendosjes është tani dhe jam i bindur se shqiptarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur, të vetmen të drejtë dhe në prirjen e tyre drejt shtetit multietnik, ku vetë ata do të jenë element shtetformues, jo vetëm në letër, por në të gjithë spektrin e tyre.

Pse është sfida e tyre më e rëndësishme e kësaj kohe dhe çfarë pritet?

Raundi i parë i zgjedhjeve politike në Maqedoninë e Veriut për presidentin e ri dëshmoi shumë gjëra dhe mbi të gjitha se, duan apo nuk duan maqedonasit, gjithçka rreth tyre, që nga qeverisja dhe deri tek presidenti , varen pikërisht nga forca e shqiptarëve dhe përcaktimi i tyre. Atë që do të përkrahin shqiptarët, ai do të jetë në qeveri, ai do të jetë forcë e parë parlamentare, ai do të ketë të drejtën e zyrës presidenciale. Llogaritë tani janë të thjeshta, të hapura dhe të lexueshme. Nëse më parë, e gjithë mund të ishte një mis an skenë, ku luhej me votën shqiptare, tani miti i rremë ka rënë, e vërteta është sheshit dhe e dukshme. E gjithë kjo e ka një fillesë dhe, sado që mund të ketë përpjekje për harrim, çdo gjë lidhet me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe më pas me forcën politike përfaqësuese të saj, BDI dhe liderin e saj, Ali Ahmeti.

Në garën presidenciale ishte edhe një emër i njohur: Blerim Reka, i cili solli një risi në paraqitjen publike të shqiptarëve.

Blerim Reka është një politikan i spikatur, të cilin, të gjithë udhëheqësit shqiptarë, edhe në Kosovë, kanë dashur që të jetë në stafin e tyre, jo si një nga këshilltarët e zakonshëm, por si rregullatori i mendimit politik. Është njeri i lexuar, i qetë, me prirje drejt kombëtares, i saktë në mendimin e tij dhe i besuar. Kjo solli që të ketë besueshmëri shumë të lartë, shumë më të lartë se sa forcat politike që e mbështetën, njëra nga të cilat është me prirje erdoganiste dhe religjioze, ndërsa tjetra, në këtë moment, lidhet pas një emri.

Pjesëmarrja e ulët e shqiptarëve në votimet e para lidhet pikërisht me dualitetin e krijuar rreth emrit të Blerim Rekës, nga njëra anë, dhe një propagande frenetike që u bë forcave të tjera, të cilat nxituan të cilësojnë si tradhtues të kauzës gjithsecilin që do të votonte për një figurë politike jo shqiptare.

Mes dyzimit për politikanin shqiptar dhe forcës politike që i besojnë, BDI-së, ata zgjodhën bojkotin dhe heshtjen.

Por, edhe sikur gjithë votat shqiptare të ishin tek i njëjti njeri, ai do të dëshmonte kaq sa është dëshmuar: kush vendos, por nuk do të mund të ishte përcaktues. Mes realizimit politik dhe entuziazmit politik, mveshur me një nacionalizëm diletant, ka gjithnjë një ndarje dhe një pamundësi.

Në politikë duhet ditur se në cilin moment duhet përdorur “lopata” dhe se kur duhet vënë në përdorim “shata”, pra, kur duhet të japësh dhe kur duhet të marrësh.

Shqiptarët janë pjesë e qeverisë së shtetit maqedon, jo në institucione të dorës së dytë, por në disa raste, në vendosëse. Sidoqoftë, edhe më herët, pas vitit 2001, duke patur këtë të drejtë, ata nuk kanë ecur më tej, pasi, e gjithë rryma nacionaliste e Gruevskit, manipulimet dhe pushteti, ku shpesh herë ai do të mund të ndërtonte një qeveri fillikat, kanë ngushtuar mbijetesën politike shqiptare, por nuk e kanë hedhur tej.

Ndërtimi i një bashkëpunimi të ri politik mes Zaevit dhe Ahmetit, jo vetëm në pushtet, por edhe në institucione, solli që, për herë të parë, në Maqedoninë e Veriut, njëri ndër tre institucionet më të rëndësishme, Kuvendi i tij, të drejtohet nga një politikan shqiptar, figurë e njohur atdhetare dhe përfaqsues i aspiratave të lëvizjes çlirimtare. Kjo nuk kishte ndodhur më parë dhe, duhet pranuar se ndërtimi i një skeme politike duhet bërë gjithnjë mbi bazën e mundësisë dhe jo të dëshirës.

Nëse zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë dhe është një politikan shqiptar, dhe kjo ishte shata që mblodhi rreth vetes një post drejtues të dorës së parë, për shqiptarët është koha që, mes dy rrugëve, të zgjedhin njërën prej tyre, sado e dhimbshme të jetë dhe sado që dikujt mund t’i duket antikombëtare.

Shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër, duhet të përcaktohen për njërin prej tyre: ose të kthehen tek rruga e vjetër e konflikteve dhe përplasjeve nacionaliste, jo vetëm mes tyre dhe një pjese të çartur të nacionalistëve maqedonas, pasues të politikës së Gruevskit, por edhe të mendimit liberal perëndimor me mendimin sllav të politikës ruse, ose të ndjekin një aspiratë perëndimore europiane.

Dyzimi nuk ka të bëjë me nacionalizimin apo antinacionalizmin. Nëse duhet pranuar se në fazën e një stadi politik, shqiptarët përdorën “shatin” politik, tani ka ardhur koha, dita, çasti që të përdorin “lopatën” e politikës së tyre: të përcaktohen, duke falur nga vetja.

Të dy partitë politike maqedonase në këto ditë përbetohen për shqiptarët, për luajalitetin ndaj tyre, do të premtojnë gjithnjë e më shumë, megjithëse gjuhën shpesh herë do e mbajnë brenda dhëmbëve nga dhimbja se kanë mbetur në duart e shqiptarëve.

Është traditë e tyre premtimi para betejës politike dhe injorimi pas saj. Por kësaj here rregullat e lojës kanë ndryshuar. Shumë gjëra kanë ndryshuar.

Qeveria e tashme, megjithëse nuk është ashtu si do të kishin dashur, është më liberale dhe më shpresëdhënëse , më e afërt me shqiptarët dhe më e hapur.

Nga ana tjetër, nacionalistët e Gruevskit, si hije e mendim politik i tij, kanë patur shumë vite kohë për të ndrequr marrëdhëniet me shqiptarët, por në të kundërtën ngritën nga vetja dhe krijuan aksionin e përgjakshëm të Kumanovës, sajuan gjyqe të egra kundër shqiptarëve, ngritën kultet nacionaliste të etnisë së tyre, dhe, edhe tani, janë shprehur haptas kundër disa ligjeve themeltare, si zyrtarizimi i gjuhës shqipe, i cili nuk u nënshkrua nga presidenti i deritashëm, pikërisht përfaqësues i partisë së tyre dhe nuk ka asnjë premtim konkret nëse do të nënshkruhet një ditë nëse vazhdon e njëjta parti në zyrën presidenciale. Ata u përpoqën të bëjnë një grusht shteti institucional , duke synuar të zaptojnë parlamentin, duke dënuar kryetarin e saj shqiptar, duke gjakosur deputetë, përmes huliganësh që edhe sot janë pasvijë e politikës së tyre.

Nga do të shkojë Maqedonia – këtë do e vendosin shqiptarët.

Jam i bindur se edhe më tej, pavarësisht dyzimit fillestar, ata do të jenë në kahun e progresit dhe jo të kthimit pas; do të jenë për mendimin europian dhe jo vazhdim i mendësisë sllave.

Koha ka ardhur. Nëse mësimi i parë është dhënë, pikërisht ai që në këtë shtet vendosin tashmë shqiptarët, është koha e mësimit të dytë, që shqiptarët kanë vendosur të jenë pjesë e Europës dhe jo pjesë e ndryshku neocarist rus./dita

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kroacia ngre shqetësime për armatosjen e Serbisë

3 Tetor, 2026

PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

3 Tetor, 2026

G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

3 Tetor, 2026

Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme: Vuçiç kërkon një rol të ri politik

3 Tetor, 2026

3 Tetori 1990: Si u bashkua Gjermania dhe si ndryshoi Europa

3 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.